Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Masteromania dhe doktoromania
Sybella
Postuar nė: 09.11.2009, 21:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8150
Antari Nr: 18495
Bashkangjitur: 14.11.2008



Nga Emin Azemi

Individėt e paisur me tituj tė pamerituar, mund tė krekosen para fėmijėve dhe gruas se tyre kur nė fund tė muajit nė shtėpi ēojnė rroga tė majme, sepse, fundja, ata kėtė qėllim tė vetėm kanė. Ata, as qė kanė botuar libra origjinal, as kanė patur ndonjė kontinuitet nė zhvillimin e tyre si shkencėtar e inteletual. Paisja me mr. e dr. buron jo nga etja pėr tė zgjeruar horizontet e diturisė, por nga lakmia pėr tė zėnė poste tė pamerituara dhe pėr tė zhvatur rroga qė mund tė jenė mbi mesataren e pagave tė kėtushme.

Sikur juve, edhe mua, na ka rėnė, viteve tė fundit, tė shohim shumė persona qė, fluturimthi, brenda natės, stolisen me tituj mr. e dr. dhe ata sikur pėrnjėherė e bindin veten para pasqyrės (dhe gruan e vet nė shtėpi) se janė mė tė menēurit e dynjas. Mund ta kuptojmė garėn pėr dije dhe pėr karrierė tė ndershme profesionale, por nuk mund ta kuptojmė garėn e analfabetėve pėr t’u bėrė brenda natės “tė menēur”. ...............................

......Copy past magjistrat dhe doktorat e sotėm janė krimi mė i shėmtuar intelektual qė i bėhet njė shoqėrie. Jo vetėm qė shoqėria nuk ka nevojė pėr kėta shkencėtarė tė mendermethėnshėm, por ajo pėr ēdo ditė pėson nga njė humbje. Individėt e paisur me tituj tė pamerituar mund tė krekosen para fėmijėve dhe gruas se tyre kur nė fund tė muajit nė shtėpi ēojnė rroga tė majme, sepse, fundja, ata kėtė qėllim tė vetėm kanė. Ata, as qė kanė botuar libra origjinal, as kanė patur ndonjė kontinuitet nė zhvillimin e tyre si shkencėtar e inteletual. Paisja me mr. e dr. buron jo nga etja pėr tė zgjeruar horizontet e diturisė, por nga lakmia pėr tė zėnė poste tė pamerituara dhe pėr tė zhvatur rroga qė mund tė jenė mbi mesataren e pagave tė kėtushme.......

......A e dini pse ata dalin ashtu tė mjerė para opinionit publik? Sepse, kanė kaluar shkallėt e gradimit shkencor ekspres, pa njė pėrgatitje tė mirėfillt paraprake shkencore e inteleketuale, sepse pėr shumė autorė e studuies tė shquar ata kanė dėgjuar pasi i kanė marrė titujt shkencor, sepse shumica prej tyre kanė qenė, zakonisht, nxėnės a studentė tė dobėt, sepse ata qė u japin kėtyre dibiduzave tituj shkencor, janė qyqarėt mė tė mėdhenjė qė meritojnė burgim tė pėrjetshėm.

Kanė thėnė se njė gjysėmhoxhė tė len pa iman, kurse njė gjysėm-mjek tė len pa shėndet. Tash duhet thėnė ruana Zot prej disa mr. dhe dr. tė cilėt po na e marrin jo gjysmėn por komplet ardhmėrinė tonė nė emėr tė do ambicjeve tė tyre tė sėmura.......

-Pėr tė lexuar komplet artikullin kliko http://www.studentet.info/modules/news/art...hp?storyid=2070 .





----------------------------------------
Kur ti prangat mi hodhe nė mish,
unė i putha duart tua,
ėshtė rast i pashembullt ta dish
qė xhelatin ta puth e ta dua...-D.Agolli
PM
Top
Sybella
Postuar nė: 09.11.2009, 21:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8150
Antari Nr: 18495
Bashkangjitur: 14.11.2008



E lexova kėtė artikull me vėmendje. Nuk ėshtė i pari qė trajton njė temė tė tillė. Deri mė sot s'di se sa kritika tė tilla kam lexuar, duke ia filluar me atė thėnien e famshme "Po ta kisha ditur se kaq lehtė ėshtė tė diplomosh nė fakultet, do tė kisha shkuar edhe nė shkollė tė mesme". Njė fjali e vetme flet shumė.

Po, jemi dėshmitarė pėr gjithė atė qė e thotė artikulli. Por, ku mbetet zgjidhja e problemit? Pse heshtim? Pse nuk angazhohen akademikėt e t'i luftojnė kėta mr. e dr.plagiatorė?

Plagiatura ėshtė pra njė krim i rėndė intelektual. Kėta persona duhet tė dėnohen e jo tė stolisen me tituj e me pozita tė larta. Jo vetėm nė vendin tonė por, me zhvillimin e teknologjisė-gjegjėsisht internetit, plagiatura ishte njė rrezik i madh nė mbarė botėn. E di se nė Gjermani nė dy vitet e fundit zbatohen dėnime tė mėdha kundėr plagiatorėve. Universitetet kanė instaluar softuerė tė veēantė pėr zbulim tė plagiateve, ndėrsa ata qė bėjnė plagiat ndėshkohen me dėnime qė s'ta merr mendja (varėsisht prej Rregullores sė Universitetit pėrkatės): u hiqet e drejta pėr tė magjistruar, paguajnė gjobė prej 10.000, 20.000 euro, u bėhet diploma e pavlefshme nė rast se e ka marrė dhe mė pas vėrtetohet se ėshtė plagiat, dhe para se tė dorėzojnė punimin e magjistraturės a doktoraturės japin deklaratė me shkrim se punimi i tyre nuk ėshtė plagiat dhe se citimet e burimet janė shėnuar, e kėshtu me radhė.





----------------------------------------
Kur ti prangat mi hodhe nė mish,
unė i putha duart tua,
ėshtė rast i pashembullt ta dish
qė xhelatin ta puth e ta dua...-D.Agolli
PM
Top
kombi
Postuar nė: 09.11.2009, 23:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4209
Antari Nr: 18791
Bashkangjitur: 29.11.2008



Ky fenomen eshte njeri nder fenomenet me shqetesuese te shoqerise sone pasojat e se ciles edhe me teper kemi ti vuajme ne te ardhmen!Kete fenomen e jetesojne nje sere shkaqesh qe jane te lidhura zingjire.Per te shpetuar nga kjo smundeje nuk besoj qe ka rrugdalje tjeter pervec vetedijes se profesorve,intervenuesve(qe jane njerez me pozita te larta ne shoqeri) dhe vete studenteve!


----------------------------------------
Askush nuk eshte autor i te vertetes apsolute!
[COLOR=red][FONT=Times][FONT=Courier][B]
PM
Top
dajki
Postuar nė: 10.11.2009, 00:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2336
Antari Nr: 2293
Bashkangjitur: 21.08.2006



E lexova gjithashtu edhe un me vemendje shkrimin e Emin Azemti.
Fatkeqesisht me duhet te them se e ka shum me vend.
Me pelqeu ajo pjesa kur thote se me nje "titull" te tille ata mund ti lavderohen vetes para pasqyres dhe grave te veta ne shtepi.

POR nuk eshte edhe kaq e thjeshte.Sikurse ti kishin ata tituj vetemse per nje vend pune dhe per nje lavderate para grave te veta,,kem tu jav fal.smil3dbd4d99c6eaa.gif
Pasoja kryesore eshte kur behen krahasimet.
Nje njeren ane te kesh numer te madh te "intelektualeve"...dhe ne tjetren ane me mijera student shqipetare te varfer per dituri,,,eshte turp.smil3dbd4dcd7b9f4.gif


----------------------------------------
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qė kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis.
PM
Top
thales
Postuar nė: 10.11.2009, 00:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 564
Antari Nr: 16213
Bashkangjitur: 29.06.2008



Tituj te till te pamerituar bartin shume vajza,dhe djem apo familjar te disa profesoreve tane ne USHT dhe te disa familjareve te atyre qe udhheqin me politiken e shqiptareve ne MK.
Kjo eshte per tet ardhur keq,e te fillosh te qah dy dit e dy net pa u ndalur.
Pastaj kerkojn dije,nga te paditshmit qka mund ta dalin?vetem te paditur me te medhej se vet ata.


----------------------------------------
Mos e ler asnjehere personin qe do per nje person qe pelqen, pasi nje dite personi qe pelqen do te te lere per personin qe do
PM
Top
Embargo
Postuar nė: 10.11.2009, 01:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 14446
Antari Nr: 18552
Bashkangjitur: 17.11.2008



Keta parazite, dieletante dhe kuazi intelektuale jane bere vertet shqetesim i shoqerise shqiptare, sepse jane shnderruar ne stagnacion te zhvillimit te shoqerise shqiptare, sepse per fat te keq sot te ketille mund te hasesh ne cdo institucion e sfere te jetes!!
Ky fenomen i shemtuar i shperblimit te atyre pa vlera dhe pa pike merita eshte shume evident ne vecanti ne Maqedoni dhe ne Kosove, per fat te keq!!!


----------------------------------------
Kush nuk do qė tė arsyetojė ėshtė Fanatik, kush nuk di tė arsyetojė ėshtė Budalla dhe kush nuk guxon tė arsyetojė ėshtė Skllav i tė tjerėve!
PM
Top
shkembi
Postuar nė: 10.11.2009, 09:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 406
Antari Nr: 16510
Bashkangjitur: 22.07.2008



 Citim (Sybella @ 09.11.2009, 22:32)
Nga Emin Azemi

Individėt e paisur me tituj tė pamerituar, mund tė krekosen para fėmijėve dhe gruas se tyre kur nė fund tė muajit nė shtėpi ēojnė rroga tė majme, sepse, fundja, ata kėtė qėllim tė vetėm kanė. Ata, as qė kanė botuar libra origjinal, as kanė patur ndonjė kontinuitet nė zhvillimin e tyre si shkencėtar e inteletual. Paisja me mr. e dr. buron jo nga etja pėr tė zgjeruar horizontet e diturisė, por nga lakmia pėr tė zėnė poste tė pamerituara dhe pėr tė zhvatur rroga qė mund tė jenė mbi mesataren e pagave tė kėtushme.

Sikur juve, edhe mua, na ka rėnė, viteve tė fundit, tė shohim shumė persona qė, fluturimthi, brenda natės, stolisen me tituj mr. e dr. dhe ata sikur pėrnjėherė e bindin veten para pasqyrės (dhe gruan e vet nė shtėpi) se janė mė tė menēurit e dynjas. Mund ta kuptojmė garėn pėr dije dhe pėr karrierė tė ndershme profesionale, por nuk mund ta kuptojmė garėn e analfabetėve pėr t’u bėrė brenda natės “tė menēur”. ............................... 

......Copy past magjistrat dhe doktorat e sotėm janė krimi mė i shėmtuar intelektual qė i bėhet njė shoqėrie. Jo vetėm qė shoqėria nuk ka nevojė pėr kėta shkencėtarė tė mendermethėnshėm, por ajo pėr ēdo ditė pėson nga njė humbje. Individėt e paisur me tituj tė pamerituar mund tė krekosen para fėmijėve dhe gruas se tyre kur nė fund tė muajit nė shtėpi ēojnė rroga tė majme, sepse, fundja, ata kėtė qėllim tė vetėm kanė. Ata, as qė kanė botuar libra origjinal, as kanė patur ndonjė kontinuitet nė zhvillimin e tyre si shkencėtar e inteletual. Paisja me mr. e dr. buron jo nga etja pėr tė zgjeruar horizontet e diturisė, por nga lakmia pėr tė zėnė poste tė pamerituara dhe pėr tė zhvatur rroga qė mund tė jenė mbi mesataren e pagave tė kėtushme.......

......A e dini pse ata dalin ashtu tė mjerė para opinionit publik? Sepse, kanė kaluar shkallėt e gradimit shkencor ekspres, pa njė pėrgatitje tė mirėfillt paraprake shkencore e inteleketuale, sepse pėr shumė autorė e studuies tė shquar ata kanė dėgjuar pasi i kanė marrė titujt shkencor, sepse shumica prej tyre kanė qenė, zakonisht, nxėnės a studentė tė dobėt, sepse ata qė u japin kėtyre dibiduzave tituj shkencor, janė qyqarėt mė tė mėdhenjė qė meritojnė burgim tė pėrjetshėm.

Kanė thėnė se njė gjysėmhoxhė tė len pa iman, kurse njė gjysėm-mjek tė len pa shėndet. Tash duhet thėnė ruana Zot prej disa mr. dhe dr. tė cilėt po na e marrin jo gjysmėn por komplet ardhmėrinė tonė nė emėr tė do ambicjeve tė tyre tė sėmura.......

-Pėr tė lexuar komplet artikullin kliko http://www.studentet.info/modules/news/art...hp?storyid=2070 .

Njė shkrim i vonuar i cili, tė mos them se ėshtė COPY-PASTE, por ėshtė shumė i ngjashėm me shkrimin e publicistit tė madhė KIM MEHMETI.


Mjaftė doktoruam, le tė mėsojmė pak

Kuptohet, shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nguten tė shėrojnė plagėn mė tė madhe qė ua la dekadat e socializmit: mosmundėsin tė arsimohen. Pastaj shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nxitojnė tė ngjiten nė shkallėn e arsimimit tė bashkėkombėsve tė tyre nė Shqipėri e Kosovė dhe duan tė mos mbeten pjesa mė e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga mė e rėndė nė trupin e shqiptarėve tė Maqedonisė e marrė gjatė dekadave tė socializmit nga mospasja mundėsi tė arsimohen nė gjuhėn amtare, nuk shėrohet ashtu siē vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim tė ngutshėm.

Njeriu i paarsimuar sheh qartė dhe njeh vetėm vetvete dhe gjerat rreth tij, gjysmė i arsimuari nuk e sheh vetėm atė qė shikon por edhe hijet qė i duken se ecin pranė tij, ndėrsa i arsimuari i mirėfilltė nuk e lodh shikimin me gjėrat qė ka pranė vetes, por donė t’i sheh largėsitė, jeton me bindjen se gjithmonė do mbetet vetėm njė nxėnės qė duhet tė mėsojė. Por, mes kėtyre tri kategorive, ekziston edhe njė grup tjetėr i tė arsimuarve, njė lloj i ri i tyre qė e pollėn dy dekadat e demokracisė, e numri i tė cilėve u rritė nė pėrmasa tė turpshme mes shqiptarėve tė Maqedonisė: shkencėtarėt me tituj doktorėsh e magjistrash e qė kėto tituj i morėn duke mbrojtur temat shkencore nė vendkalimin kufitar tė Qafė - Thanės. Aty ku "mentorėt" nga pėrtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatėt e tyre ua dorėzonin punimet shkencore tė shkruar nė bardhėsitė e dhjetėra monedhave evropiane me ngjyrė tė kuqe. Dhe kėshtu, shqiptarėt e Maqedonisė sot kanė aq shkencėtarė sa do mjaftonin pėr t’u kompletuar me kuadėr arsimorė e shkencorė tė gjitha institucionet shkencore e universitare tė Ballkanit Perėndimorė. Pra, tė gjithė universitetet e kėsaj pjese tė Ballkanit qė u ngjajnė vetėshėrbimeve ku mund tė blesh atė diplomė qė ta lejon xhepi. E me ēka u krijua bindja se arsimimi nuk ka tė bėjė me atė qė ke nė kokė dhe nė bėrthamėn njerėzore, por me atė qė ke nė xhep dhe me thellėsinė e tij.

Kuptohet, shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nguten tė shėrojnė plagėn mė tė madhe qė ua la dekadat e socializmit: mosmundėsin tė arsimohen. Pastaj shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nxitojnė tė ngjiten nė shkallėn e arsimimit tė bashkėkombėsve tė tyre nė Shqipėri e Kosovė dhe duan tė mos mbeten pjesa mė e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga mė e rėndė nė trupin e shqiptarėve tė Maqedonisė e marrė gjatė dekadave tė socializmit nga mospasja mundėsi tė arsimohen nė gjuhėn amtare, nuk shėrohet ashtu siē vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim tė ngutshėm.

Shqiptarėt e Maqedonisė sot kanė nė ēdo lagje nga dy-tre doktorė shkencash dhe nga dhjetėra magjistra, kėshtu qė mbase ka ardhur koha qė tė fillojnė tė mėsojnė, ka ardhur koha qė disa nga kėta shkencėtarė t’u kthehen librave tė shkollės sė mesme sa tė mos duket aq qartė se janė prodhim i "katedrave" tė shitblerjes sė diplomave nė Qafė tė Thanės, Bllacė e Deve-Bair. Shqiptarėt e kėtushėm duhet ta kuptojnė se njė inflacion i tillė i diplomave, pėr ata mund tė ketė po tė njėjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaēėrisht kur kėta shkencėtarė bėhen ligjėrues nėpėr universitetet e kėtushme, apo drejtues tė institucioneve tė pakta kulturore e shkencore. Sepse kur tė arsimon analfabeti, dėmi ėshtė po aq shkatėrrues sa edhe kur ta ndalojnė arsimimin. Andaj nėse deri dje ishte e domosdoshme njė shfryrje e atyre qė kanė pasur ambicie, por nuk u ėshtė dhėnė mundėsia ato t’i realizojnė me kohė, sot ka ardhur dita qė ambiciet pėr tituj shkencorė tė jenė nė proporcion me atė qė ke nė kokė.

Se arsimimi i gjeneratave tė reja tė shqiptarėve tė Maqedonisė sot ėshtė lėnė edhe nė duart e atyre qė kanė doktoruar, por ende nuk kanė filluar tė mėsojnė, ėshtė diēka qė e dinė tė gjithė shqiptarėt e kėtushėm. Kėtė e dinė edhe partitė e kėtushme shqiptare, tė cilat kėtė brumė "shkencorė" e pėrdorin pėr t’i vėnė nėnė kontroll institucionet e kėtushme arsimore nė gjuhėn shqipe. Atė qė nuk e dinė as shqiptarėt e kėtushėm e as partitė e tyre, e qė duhet thėnė hapur, ėshtė vėrteta se me kėtė brumė mund tė ngjeshėsh vetėm tė diplomuar tė paditur. Njė arsimim pa standarde vlerėsuese, solli edhe deri te ajo, pėr shembull, qė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės tė ndėrrohen ligjėruesit sezonalisht dhe varėsisht nga partia shqiptare nė pushtet. Apo nė kėtė universitet tė kesh "komisarė partiak" qė mbajnė "rendė" nė punėsimin e profesorėve, duke u dhėnė pėrparėsi atyre si vetvetja, atyre qė marrin pagė mujore, por kurrė nuk dalin pėrpara studentėve, tė vetėdijshėm se do pėrballen me studentėt qė dinė mė shumė se profesorėt e tyre.

Mė nė fund, sikur shqiptarėt e Maqedonisė tė kishin aq doktorė shkencash, aq magjistra dhe aq tė diplomuar nėpėr universitetet e kryeqendrave fqinje sa ėshtė numri i tyre, atėherė atyre nuk do u ndodhte kjo qė ėshtė duke u ndodhur: qė Gruevski t’i kullotė sikur bagėti pa bari. Pra, sikur shqiptarėt tė kishin aq shkencėtarė sa janė nė numėr, ata prej moti do ta merrnin nė duar tė veta edhe universitetin "Shėn Cirili e Metodi" nė Shkup, e jo mė ato dy nė Tetovės qė janė bė thuajse pronė e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre qė mbajnė tituj tė lart shkencorė tė ishte proporcional me diturinė e tyre, shqiptarėt e kėtushėm qėmoti do dilnin nga gėnjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetėm me pesė ministra nė qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk ėshtė gjithaq ai se ēka pėr ta shkruajnė akademikėt shoven maqedonas, por pse ende mbetėn popull "joinstitucional". Dhe ata shkencėtarė dhe elita tė arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftė mė me kėtė luftė ndėrpartiake pėr tė ardhur nė pushtet qė t'ia lehtėsoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjė platformė tė qartė politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha tė riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit qė shqiptarėt e kėtushėm tė kenė njė kėshillė koordinues qė do jetė korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijė proceseve qė do e ēojnė pėrpara shoqėrinė shqiptare nė Maqedoni.

Nuk ka dyshim se shqiptarėt e Maqedonisė mirė bėjnė qė i pėrkushtohen shkollimit, qė bėjnė ēmos tė kompensojnė tė humburėn. Por nė ndėrkohė, duhet ta kuptojnė se e humbura nuk kompensohet nėse nuk ke arsimim tė shėndosh. Shqiptarėt e Maqedonisė kanė nevojė pėr fakultete nė ēdo lagje tė tyre, qė tė shėrojnė varrėn nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitė i punėsojnė tė paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnė universitetet nėpėrmjet "komisarėve partiak". Sepse nėse vazhdon ky proces, shqiptarėt e Maqedonisė do bėhen populli i vetėm qė do ketė mė shumė doktorė shkencash e magjistra se sa tė arsimuar me shkollim tė mesėm. Ēka do shkojė nė favor tė autorit tė kėtij teksti.
PM
Top
Arbitri
Postuar nė: 10.11.2009, 09:36
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 37
Antari Nr: 10403
Bashkangjitur: 23.10.2007



zotrote,
per dukturi te tilla asnjehere nuk eshte vone. Jo vetem Emin Azemi dhe Kim Mehmeti, por te gjithe ato qe kane peshe ne shoqeri si intelektual te mirefillte, qe titujt i kane fituar me djerse duhet te ngrene zerin. Keta dy persona veē kane bere nxitjen e nje fenomeni apo dukurie qe po shkaterron nga brenda shoqerine si kanceri qe shfaqet ne organizmin e njeriut dhe perhapet ne te gjithe trupin deri sa merr timonin e organizmit...(pastaj mund ta imagjinoni se ēka ndodh).
Pra, edhe shume te tjere duhet ta ngrene zerin edhe nese duket si "copy paste". Vetem kur te behet zhurme e madhe mund te levizet diēka (kujtone enciklopedine Maqedone).
PM
Top
inginieri
Postuar nė: 10.11.2009, 10:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 65
Antari Nr: 6098
Bashkangjitur: 27.02.2007



kete teme e ka trajtuar dhe i madhi Kim Mehmeti,kush e ka lexuar
une jam shume dakord me shkrimin
PM
Top
Anubisi-E
Postuar nė: 10.11.2009, 11:15
Quote Post


Pacifist
*****

Posti: Antarė
Postime: 9660
Antari Nr: 14168
Bashkangjitur: 07.03.2008



Edhe une jam shume kunder gjithe kesaj "masteromani" qe po ndodh ne vendin tone. Por ja qe, desha sedesha, me ne fund u regjistrova edhe une. Edhe pse bere pauze prej nje viti vetem per tu angazhuar ne drejtim tjeter (te fitoj prakse pune, te bej zgjidhjen e duhur, te shoh mundesit, te shoh kerkesat...).


Mendoj se ka disa arsye per fenomenin qe ndodh:

- Papunesia. Shumica e te diplomuarve ne fakultet, nuk gjejne pune menjehere, keshtu qe thon "hajde e bej edhe at master, se skam cka bej".

- Sistemi i ri. Studimet 3+2, duket sikur studentet qe perfundojne vetem 3 vite i len si pergjys dhe keshtu jane te detyruar te vazhdojne dhe ato +2 vite master. (per dallim nga ato me 4 vite)

- Trendi. Tregu i punes behet cdo dite me konkurent dhe kuptohet qe ne CV e cdo kujt, master eshte edhe nje plus qe kerkohet.

- Mentaliteti yne. Djali Rexhes e ka bo, pse mos e bej edhe une?

- Mundesia. Tani, per dallim para 10-20 vitesh, eshte bere me e lehet te studiohet, ne shume aspekte: pagesa, mundesit e shumta per zgjidhje te drejtimit, univerzitet te shumta, mundesi per studime jasht, akomodimet, casjet per materiale, libra, internet...

- Korrupcioni. Mundesia qe cdo kush te "mesoj" edhe kur nuk i mesohet.




Megjithate, megjithate kjo nuk do te thote se te gjithe te diplomuarit, magjistrat dhe doktorat jane te rrejeshem, te paditur dhe se e kane blere diplomen. Eshte apsurde te mendohet ashtu.


----------------------------------------
Beati pacifici!
PM
Top
Alb4nian
Postuar nė: 10.11.2009, 12:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 477
Antari Nr: 16077
Bashkangjitur: 19.06.2008



I nderuari Azemi, nuk pritet edhe pak qe te harrohej shkrimi i Kim Mehmetit por ngurruat te shkruani edhe ju ne temen per te cilen sapo lexuam javen e kaluar.

Nuk e di a esht shkrimi origjinal i juaj, nese po atehere ju keshilloj te ndiqni ndonje kurs se ku duhet te perdoren shenjat e pikesimit dhe ku jo, se ben gabime te tilla kete e kuptova ne paragrafin e pare, gjithashtu ju kujtoj se intelektuali esht intelektual dhe jo inteletual.


----------------------------------------
Menduat se ne ju krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni kurr tek ne?
PMUsers Website
Top
Sybella
Postuar nė: 28.02.2010, 00:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8150
Antari Nr: 18495
Bashkangjitur: 14.11.2008



 Citim (thales @ 10.11.2009, 01:21)
Pastaj kerkojn dije,nga te paditshmit qka mund ta dalin?vetem te paditur me te medhej se vet ata.

smil4a8acf686328f.gif

Dikur thonin se dija nuk blihet me pare, dhe, pajtohem, sepse jo dija, por diploma po blihet me pare, mirėpo n'ditė tė sodit jo dija, por diploma po kėrkohet e vlerėsohet. Ēfarė mjerimi!


----------------------------------------
Kur ti prangat mi hodhe nė mish,
unė i putha duart tua,
ėshtė rast i pashembullt ta dish
qė xhelatin ta puth e ta dua...-D.Agolli
PM
Top
packs
Postuar nė: 28.02.2010, 01:12
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



 Citim (Anubisi-E @ 10.11.2009, 12:15)
Edhe une jam shume kunder gjithe kesaj "masteromani" qe po ndodh ne vendin tone. Por ja qe, desha sedesha, me ne fund u regjistrova edhe une. Edhe pse bere pauze prej nje viti vetem per tu angazhuar ne drejtim tjeter (te fitoj prakse pune, te bej zgjidhjen e duhur, te shoh mundesit, te shoh kerkesat...).


Mendoj se ka disa arsye per fenomenin qe ndodh:

- Papunesia. Shumica e te diplomuarve ne fakultet, nuk gjejne pune menjehere, keshtu qe thon "hajde e bej edhe at master, se skam cka bej".

- Sistemi i ri. Studimet 3+2, duket sikur studentet qe perfundojne vetem 3 vite i len si pergjys dhe keshtu jane te detyruar te vazhdojne dhe ato +2 vite master. (per dallim nga ato me 4 vite)

- Trendi. Tregu i punes behet cdo dite me konkurent dhe kuptohet qe ne CV e cdo kujt, master eshte edhe nje plus qe kerkohet.

- Mentaliteti yne. Djali Rexhes e ka bo, pse mos e bej edhe une?

- Mundesia. Tani, per dallim para 10-20 vitesh, eshte bere me e lehet te studiohet, ne shume aspekte: pagesa, mundesit e shumta per zgjidhje te drejtimit, univerzitet te shumta, mundesi per studime jasht, akomodimet, casjet per materiale, libra, internet...

- Korrupcioni. Mundesia qe cdo kush te "mesoj" edhe kur nuk i mesohet.




Megjithate, megjithate kjo nuk do te thote se te gjithe te diplomuarit, magjistrat dhe doktorat jane te rrejeshem, te paditur dhe se e kane blere diplomen. Eshte apsurde te mendohet ashtu.

...per here te pare smil3dbd4ddd6835f.gif ,Pajtohem me ty ne te gjitha pikat , pervec pak tek Papunesia , nuk te kuptoj , si mesyen njeriu qe ka perfundu fakultet e troket ne Master vec pse qenka i papune , si i ka kry ato tri a kater vite ne fakultet pra ai ? Papunesia te te coje ne shkollim , me duket e pakapshme , megjithate !



Kam lexu shkrimin e Kim Mehmetit ( se zakonisht i botohen shkrimet ne nje te perditshme kosovare ) , me ka pelqyer fjali per fjali. Gjendje e tille eshte ne Kosove , vecse me e rende bile.

Eshte nje "rrjet i madh" qe lejon gjithe kete te ndodhe . Eshte nje zinxhir qe shume veshtire keputet . Per shembull: kryetar partishe a njerez ne poste te larta , jane edhe pronar te institucioneve shkollore ( duke fillu nga UP smil3dbd4d8676346.gif smil4a8acf4d179b2.gif ) e poshte...keshtu qe nje diplome nuk u bene "dem" aspak. Vecse kur ua shofim emrat ne TV e shohim se Filan Fisteku ka qene ndoshta vec pr.

...Tash , sa ēel e mshel sytė, u be mr.dr. zhglll ... smil3dbd4dcd7b9f4.gif smil3dbd4d99c6eaa.gif


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top
Anubisi-E
Postuar nė: 28.02.2010, 13:08
Quote Post


Pacifist
*****

Posti: Antarė
Postime: 9660
Antari Nr: 14168
Bashkangjitur: 07.03.2008



 Citim (packs @ 28.02.2010, 02:12)
...per here te pare smil3dbd4ddd6835f.gif ,Pajtohem me ty ne te gjitha pikat , pervec pak tek Papunesia , nuk te kuptoj , si mesyen njeriu qe ka perfundu fakultet e troket ne Master vec pse qenka i papune , si i ka kry ato tri a kater vite ne fakultet pra ai ? Papunesia te te coje ne shkollim , me duket e pakapshme , megjithate !




Flm qe pajtohesh me mua. smil4a8acf686328f.gif

Ja ta sqaroj edhe pjesen qe nuk pajtohesh. Vazhdojne master kur jane te papune sepse:
1. Fakultetin u a ka paguar babi, njejte do e paguaj edhe magjistraturen
2. Te mbaroj magjistraturen, qe ti rris shancat me shume per punsim.
3. Dhe te shfrytezoj kohen qe eshte i papune per dicka.

Qarte? smil3dbd4d4e4c4f2.gif


----------------------------------------
Beati pacifici!
PM
Top
aha
Postuar nė: 28.02.2010, 13:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2857
Antari Nr: 22889
Bashkangjitur: 17.07.2009



Anubisi-E, ke dhene pikat kyqe qe e "detyrojne" secilin te magjistroje ose te doktoroje. Sidoqofte, ky "fenomen" duhet te kontrollohet dhe te mos leshohen studente te magjistrojne ose doktorojne kur nuk kane piken e dijes.
Ne USHT sa kam degjuar prej vitit te ardhshem do te jete pjese e kritereve edhe nota mesatare, gje qe kete vit nuk ishte dhe nuk eshte ne rregull mos jete nota mesatere. Te ishte per mua, une do ta caktoja noten 8.5 e me larte per te pasur te drejte per te vazhduar studimet.


----------------------------------------
Njerėzit janė tė njejtė para natyrės; edukata i bėn tė dallohen.
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio