Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Amerika financon “Shqipėrinė e Madhe
vani-1
Postuar nė: 31.01.2013, 22:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011





Projekti amerikan pėr tė krijuar “Shqipėrinė e Madhe” po realizohet qė disa vite, ngadalė, me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan ditorja kroate Slobodna Dalmacija.
“Ėshtė i pandalshėm bashkimi i shqiptarėve”, ka thėnė nė Tiranė Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, gjė qė nė mediat rajonale ėshtė komentuar si shpallje e projektit tė “Shqipėrisė sė Madhe”. Pėr kėtė ide ėshtė folur edhe gjatė 100 vjetorit tė shėnimit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ėshtė festuar nė Tiranė, Prishtinė, Shkup...

Kah fundi i vitit 2010, Koēo Danaj, Drejtor i Institutit tė Parashikimeve Rajonale, ka thėnė se nė vitin 2013 nė mėnyrė paqėsore duhet tė formohet shteti qė do tė pėrfshinte territoret shqiptare. Derisa disa analistė thonė se shteti i ri shqiptar ėshtė projekt real i cili tek disa ngjallė frikėn se mund tė sjellė tensione tė reja, tė tjerėt thonė se fjalėt e Berishės janė keqinterpretuar.

Projekti amerikan i krijimit tė “Shqipėrisė sė Madhe” po realizohet ndėr vite me mjete diplomatike dhe ushtarake. Ekziston njė histori e angazhimit amerikan nė rajon, por kur ėshtė fjala tek ky projekt, duhet cekur disa detaje kyēe. Kėtu ėshtė bombardimi amerikan, i NATO-s, ndaj Serbisė mė 1999, pas sė cilės NATO nė Kosovė ka dislokuar 50.000 trupa tė armatosura mirė.

Kėtu ėshtė edhe Marrėveshja e Ohrit, projekti i SHBA-ve, me tė cilin filloi procesi i reformave politike tė Maqedonisė pėrmes ndryshimeve kushtetuese dhe me miratimin e njė sėrė ligjeve tė reja qė ofrojnė mė tepėr tė drejta pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Ndėrsa, pika e tretė, sipas ditores kroate, ėshtė mbėshtetja e pavarėsisė sė Malit tė Zi dhe Kosovės, me ēka ėshtė dobėsuar Serbia, ėshtė realizuar zbėrthimi i saj, dhe ėshtė arritur njė ekuilibėr rajonal. Politika amerikane, me kėto angazhime ushtarako-diplomatike, pėrgatit projektin e “Shqipėrinė sė Madhe”, thotė analistja Jadranka Polovic.

Politologia nga Spliti ceku rėndėsinė e Kosovės si pjesė tė Evropės Juglindore.

“Juglindja e Evropės, si nė tė kaluarėn ashtu edhe sot, ka njė domethėnie tė rėndėsishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, qė pėrcakton tė ardhmen politike tė rajonit. E lidhur me Mesdheun, Lindjen e Mesme, malet e Kaukazit dhe Azinė Qendrore, si dhe rajonin e Danubit dhe Evropėn Qendrore, ka qenė gjithmonė subjekt i interesave tė fuqive tė mėdha. Pėr shkak tė rėndėsisė sė energjisė nė gjeopolitikėn e shekullit XXI, kjo hapėsirė, ku janė rrugėt e rėndėsishme tė transitit, bėhet njė zonė e konkurrencės tė fortė tė qendrave tė pushtetit botėror. Nė fakt, Evropa Juglindore ėshtė rruga mė e shkurtė transiti midis Evropės Perėndimore dhe zonave tė pasura me gaz dhe naftė nė Azinė Qendrore dhe basenit Kaspik, dhe si i tillė ėshtė i aftė tė bėhet pjesė e lojės sė re tė madhe gjeopolitike, pra njė hapėsirė ku ballafaqohen interesat e Shteteve tė Bashkuara, Evropės, Rusisė dhe Turqisė”, thekson Polovic.

Ekspertja kroate shton se projekti i dominimit amerikan nė Euroazi nė fakt fillon nė Evropėn Juglindore me Shqipėrinė, ndėrsa pėrfundon nė Kinė. Shtetet e Bashkuara, gjeostrategjinė e saj drejt Azisė Qendrore, e mbėshtesin nė rrjetin e shteteve proamerikane nė Evropėn Juglindore, si Maqedonia, Shqipėria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e nė kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajoni Kaspik - Azerbajxhani dhe Uzbekistani – por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, nė tė cilėn, siē thotė ajo, pėrhapet strategjia e unifikimit tė amerikanizimit botėror.

“Nė fakt, shembulli i Kosovės, si shtet i ri krijuar nga pėrdorimi i instrumenteve tė politikės amerikane, ėshtė njė tregues i dominimit tė vazhdueshėm tė SHBA-ve nė rajon dhe pėrpjekjet pėr tė ruajtur udhėheqjen unipolare amerikane jo vetėm nė juglindje tė Evropės, por nė tė gjithė rajonin e Euroazisė”, thotė Polovic, duke shtuar se Kosova mbetet njė shembull amerikan nė zotėrimin e rregullave tė demokracisė, tregut tė lirė dhe tė hapjes pėr investitorėt e huaj.

“Politika amerikane tund tė gjitha projektet nė Kosovė. Ėshtė turp qė zyrtarėt amerikanė qė mundėn Serbinė, tani privatizojnė pjesėt mė vitale tė ekonomisė sė Kosovės”, thotė politologia kroate, e cila
nuk pret trazira tė reja nė rajon.

“Udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare shqiptare kėto ditė thanė se SHBA-tė dhe Rusia kanė rėnė dakord pėr rishikimin e kufijve, nė mėnyrė qė Presheva, Kosova, dhe unė besoj njė pjesė e Maqedonisė dhe e Malit tė Zi, do tė gjenden brenda njė Shqipėri tė Madhe. Unė ju besoj, sepse konfigurimi i deritashėm i rajoneve tė ish Jugosllavisė ėshtė bėrė nė rrugėn e dy proceseve integruese: anėtarėsimin nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Shtetet kombėtare e kanė humbur kuptimin, ndėrsa akterėt globalė avancojnė me projektet e zgjerimit tė demokracisė, tė drejtave tė njeriut dhe tregut tė lirė, qė nėnkuptojnė globalizimin e varfėrisė nė rajon. Shtetet e reja janė krejtėsisht tė varura nga kapitali i huaj, ndėrsa kėto ditė shohim Qeverinė kroate si shembull qė adapton gjithēka qė akterėt e huaj u thonė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio