Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Studentėt, kopje me bluetooth dhe MMS
Gazetari
Postuar nė: 07.02.2007, 18:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 137
Antari Nr: 637
Bashkangjitur: 03.04.2006



Bluetooth dhe MMS janė moda e re e studentėve shqiptarė, se si realizojnė kopjet nė provime. Mė shumė se sa tė ulin kokėn mbi libra dhe tė shtrydhin trutė pėr zgjidhjen e njė ushtrimi, preferojnė tė harxhojnė ca para pėr teknologjinė qė u siguron notėn qyl. Kanė hequr dorė nga ajo metoda e lodhshme, kur i shkruanin me orė tė tėra pyetjet nė copėza tė vogla letre dhe i nxirrnin kur pedagogu kthente kokėn. Rroftė teknologjia! Tashmė ka bluetooth dhe MMS, tė cilat shėrbejnė jo vetėm pėr tė shpėrndarė me shpejtėsinė e dritės tek njėri-tjetri, video ‘funny’ apo ‘hard’ nga mė tė ndryshmet, por janė edhe njė mjet mjaft komod pėr tė kopjuar dhe qė pedagogu nuk ‘i bie nė erė’.

Strategjia

Sofistikimi i mėnyrave tė komunikimit e ka bėrė mė tė lehtė notėn kaluese nė universitetet tona. Jo se studentėt e pėrdorin atė (teknologjinė) pėr tė pasuruar njohuritė e tyre, por e kanė kthyer nė njė mjet mjaft tė dobishėm, sidomos nė kohė sezonesh. E ndėrsa tė apasionuarit pas librave i gjen tek-tuk, ata pas teknologjisė janė me qindra. Dhe radhėt e tyre sa vijnė e shtohen. Kėshtu ka ndryshuar edhe mėnyra se si merret njė notė kaluese, pse jo edhe e mirė, pa lexuar as njė rresht, ose pa ditur tė zgjidhėsh as ekuacionin mė tė thjeshtė. Bluetooth dhe MMS-tė janė metodat e reja, qė tė rinjtė e universiteteve tona po i aplikojnė me sukses. Sėrish, mė tė privilegjuarat janė vajzat, sepse edhe kjo mėnyrė e re e tė siguruarit tė notės kaluese ka strategjinė e saj. Duke qenė se provimet me shkrim zhvillohen nė salla tė mėdha, ku marrin pjesė tė gjithė studentėt e kursit, gjithēka ėshtė shumė e thjeshtė.

Zakonisht, sė bashku me studentin qė ka provimin, futet edhe njė mik i tij (i cili mund tė jetė njė student i njė fakulteti tjetėr apo thjesht shok) dhe ulen nė mėnyrė tė tillė, qė tė kenė tė njėjtin grup pyetjesh. Mė pas, ai qė ka ardhur pėr tė ndihmuar shokun, qėndron disa minuta, bėn sikur nuk di t’u pėrgjigjet pyetjeve, dorėzon fletėn mbi tė cilin ka shkruar njė emėr fiktiv dhe ndėrkohė, tezėn e ka futur nė xhep. Kur del jashtė sallės sė auditorit, e pret pjesa tjetėr e skuadrės, tė cilėt fillojnė e shfletojnė librat dhe pasi gjejnė pėrgjigjet e pyetjeve, nisin komunikimin on-line me studentin qė ėshtė nė sallėn e provimeve. Tė dy palėt janė tė pajisura me aparat bluetooth (qė kushton 4 mijė lekė tė reja), i cili i ngjan sė tepėrmi njė aparati dėgjimi. Studenti qė ėshtė nė provim, e vendos nė vesh dhe e ndez, ndėrsa aparatin celular e ka nė xhep. Duke qenė se teknologjia e bluetooth-it lejon komunikimin normal nė njė distancė prej 100 metrash, ai dėgjon pėrgjigjet e sakta tė pyetjeve qė vijnė nga jashtė sallės sė auditorit dhe i shkruan, pa i lėnė tė kuptojė asgjė pedagogėve, tė cilėt me gjithė dėshirėn e mirė pėr tė qenė sa mė objektivė nė vėnien e notės, nuk kanė se ēfarė t’i bėjnė asaj qė ėshtė shkruar e zeza mbi tė bardhė. Gjithēka ėshtė mė e lehtė pėr vajzat, sepse aparatin qė vendosin nė vesh e mbulojnė me flokėt e gjatė dhe kėshtu gjithēka ‘ecėn vaj’.

MMS-te

Ndryshe veprohet kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen e ndonjė ushtrimi. Kėtu hyjnė nė lojė MMS-tė. Studenti qė ėshtė nė provim, e fotografon ushtrimin dhe ua nis me MMS shokėve qė ka jashtė. Ata e zmadhojnė me ‘zoom’ dhe pasi e zgjidhin, ia nisin tė gatshėm atij qė ėshtė nė provim, i cili nuk ka se pėrse tė lodhė kokėn se si gjendet X apo Y, duke qenė se teknologjia i vjen shumė nė ndihmė. Studentėt pranojnė vetė se e aplikojnė shpesh kėtė mėnyrė tė tė marrurit tė notės, ndėrsa pohojnė se liria pėr tė hyrė nė leksione dhe numri i madh i studentėve pėr njė kurs, i ndihmon ata qė pedagogėt tė mos e marrin vesh nėse je nė tė vėrtetė student i X kursi, apo nuk ke lidhje fare me sallėn ku
PM
Top
fato1
Postuar nė: 01.06.2007, 15:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



Tani nuk ka nevoj per asgje qe te pergatitin studentet tani eshte nje "regull "e re vet profesori apo profesoresha ua jep pyetjet studenteve edhe kryhet puna kjo eshte metoda me e re tash ne USHT ....nuk ka nevoj te lodhet studneti qe te gjej ndoshta telefon me te mire per te kopju ne provim se i ka gati pyetjet vetem i mson ato qe do jene ne provim edhe kryhet puna
eheeee shkona para USHT a lum na per ato profesor qe kemi aty
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PM
Top
Incorporation
Postuar nė: 01.06.2007, 18:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 122
Antari Nr: 7278
Bashkangjitur: 09.05.2007



Po eshte e vertet kjo Gazetari, kam pas rast vet ta shikoj se si nje vajz u gjet duke kopjuar ne kete menyre ne UEJL dhe ju mor provimi nga prof Artan Luma (i cili ishte si vezhgues me 2 koleg tjere)!
Se cka u be me ket vajze nuk edi, per me shum informata mund ta pyesni prof. Artan Luma dhe profesorin e lendes qe ju gjet provimi Ylber Sela.

tung
PM
Top
shkupjani
Postuar nė: 01.06.2007, 19:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 82
Antari Nr: 5944
Bashkangjitur: 19.02.2007



gazetari

tema shum e mir, mirpo ti pik se pari e paske vjedh temen hehehehehe ne revisten "studenti shqipetar " numri i par po nejse oki ti duhet me mos kopjosh e mandej tu sugjerosh te tjerve qe te mo s kopjojn ncncncncncncncn hehehehehehe
PMUsers Website
Top
MIRA_
Postuar nė: 02.06.2007, 09:08
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Nuk eshte veper e mire per t'ja arrite dikund ne te ardhmen, personalisht sdo e kisha guximin ta beja. Sa i perket profesoreve nqs nuk jane aq te afte sic duhet ti kontrollojne studentet se cfar bejne e s'bejne gjate ores se provimeve atehere....ne te ardhmen le ti hapin syte sic duhet!


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
Knell
Postuar nė: 11.09.2007, 22:08
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 8137
Bashkangjitur: 30.06.2007



e shoh se Artan Luma qenka profesionalist per te zene ato qe vjedhin nepermes bluetooth.


----------------------------------------
LOD
PM
Top
STUDENTI_01
Postuar nė: 12.09.2007, 00:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 70
Antari Nr: 8488
Bashkangjitur: 18.07.2007



Pershendetje te gjithve,e ty shkupjani te lumte,po gazetari nuk e di a eshte student a vetem me kurs te gazetarise,po nuk e di une jam student ne USHT dhe sa per dijeni ja bej gazetarit se nuk guxon studenti te hyje ne amfiteater pa fletparaqitjen e vete qe profesori e thir me emer e mbiemer para salles qe ti lejohet e drejta te hyje ne salle te bej provimin e para eshte kjo se skam ndegjuar keshtu raste ne gjoja parimin e e pare te zotri gazetarit.A sa mer mms pse lodhesh kot be me sa e di une profesoret nuk kane pune tjeter ne provim nuk ligjeron ne provim,por mer edhe asistent dhe profesore me vete apo cat pune e ka??andaj gazetari nauk proklamoj nje teknologji qe nuk perputhet per shitje ne treg ...mos lodheni me kopje teknologjike.tung
PM
Top
AeRtOn
Postuar nė: 16.09.2007, 15:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3865
Antari Nr: 6944
Bashkangjitur: 15.04.2007



nejse be, ne u kputem tu e lavderau teknologjine,ce teknologjia na ka be parazita, une jam prap pro teknologjise, ama per cfare e shfrytezojm ...


----------------------------------------
“Dikur thonin se palestinezėt luftojnė si heronj, e tani thonė se heronjtė luftojnė si palestinezė.”
— Norman Finkelstein
PM
Top
safet bexheti
Postuar nė: 12.10.2008, 20:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 502
Antari Nr: 7274
Bashkangjitur: 09.05.2007



Profesoret me libra ne dor, nuk din me spjegu dhe tani jemi baraz
PM
Top
andy
Postuar nė: 27.10.2008, 01:53
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



Metoda ma e re e kopjimit eshte se tash perdorin ato ndegjueset e mobilave dhe njeri lexon prej jash kurse ky tjetri vetem shkruan, shum metod e mir kjo.

Po ka edhe nje te mir sepse keta operatoret e telefonis celulare kan edhe tarifa qe ta mundesojn shum lir te flasesh.

Mir jemi kshu, duhet me provu edhe une.


Kaloni mir.


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top
want3d
Postuar nė: 27.10.2008, 12:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4854
Antari Nr: 9176
Bashkangjitur: 28.08.2007



gjith kjo nese e analizon mire mire, eshte ne dem te studenteve, sepse veten e len sakat ne dije, profi e merr rogen dhe si intereson ma.edhe kjo tema eshte sa po e shof stervitje ne metoda te reja se si te kopjohet ne provime.
rrespekte!


----------------------------------------
Nese mendon se arsimimi kualitativ kushton shtrejt, atehere provoje injorancen

LEXIMI demton rende INJORANCEN!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio