Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndarja e Maqedonise sipas analistit KOCO DANAJ, KOCO DANAJ njohes i mire i Ballkanit
Ujqit e Bashkuar
Postuar nė: 08.02.2007, 22:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 5517
Bashkangjitur: 29.01.2007



Tiranė, 8 gusht – “Nė vitin 2013 Maqedonia do tė ndahet pa dhimbje, ndėrsa pjesa e mbetur e saj do tė integrohet nė BE” ka thėnė analisti dhe njohėsi i mirė i rrethanave nė Ballkan, Koēo Danaj nė njė intervistė ekskluzive pėr “Epokėn e re”. Danaj nė kėtė intervistė flet pėr zhvillimet politike nė Maqedoni, hyrjen nė qeveri tė PDSH-sė, tėrheqjen e paralajmėruar tė Arbėn Xhaferit nga politika, pėr Ali Ahmetin, Gruevskin, Georgievskin, politikėn e “bishtave” qė bėjnė partitė shqiptare nė Maqedoni...

Fytyra e qeverisė Gruevski e atillė qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull

EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare mund tė na thoni sa mendoni se mund tė jetė e qėndrueshme qeveria e re e Shkupit?
Danaj: E shoh me njė fytyrė tė re dhe me parashikimin e njė thelbi tė ri. Cila ėshtė kjo fytyrė do tė thoni? Po ėshtė fytyra e braktisjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė fytyra e heqjes dorė nga identiteti kombėtar shqiptar nė emėr tė njė jete mė tė mirė. A nuk do tė thotė kėtė Gruevski kur deklaron se ekonomia do tė jetė prioriteti i tij. Qė do tė thotė sipas nxėnėsit tė Dimovskės dhe mikut tė Georgievskit se pėrkatėsia etnike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka buka e gojės. Pra, fytyra e qeverisė Gruevski duket qė do tė jetė fytyra e atij qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull.

Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumetnike ka dy opozita

EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi nė kampin politik shqiptar mbeti jashtė qeverisė sė Maqedonisė. Mendoni se janė tė qėlluara protestat e filluara nga BDI-ja?
Danaj: Protesta ėshtė njė mjet i luftės politike. Dhe sa kohė qė ajo nuk ėshtė e dhunshme, ėshtė normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndėshkohen nga ajo pjesė e pa zbatuar e Marrėveshjes sė Ohrit, ku edhe BDI-ja ka pėrgjegjėsinė e saj kryesore krahasimisht me PDSH-nė.

EPOKA E RE: Cila ėshtė kjo?
Danaj: Ėshtė ajo pjesė, e cila partitė politike shqiptare i trajton si bisht tė politikės maqedonase dhe jo pjesė pėrbėrėse e politikės sė Maqedonisė. Qysh nga viti 1991 qė tė gjithė, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli nė kohė tė caktuar kanė pranuar tė jenė bisht i politikės sė Maqedonisė.

EPOKA E RE: Ēfarė doni tė thoni me kėtė?
Danaj: Dua tė them se pėr partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk ka pasur rėndėsi se sa vota kanė marrė nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrė partia maqedonase me tė cilėn ata kanė pasur atė qė ata e quajnė pėrputhje tė bindjeve politike. Dhe kėtu qėndron demagogjia e partive politike shqiptare nė Maqedoni pėrballė shqiptarėve. Kur ka qenė momenti pėr pushtet dhe karrige pushteti, krerėt e kėtyre partive kanė nxjerrė nė plan tė parė bindjet politike tė majta apo tė djathta. Ndėrsa kur ka qenė momenti pėr kredibilitet politik pėrballė shqiptarėve ata kanė nxjerrė nė plan tė parė gjoja patriotizmin.
Ėshtė njė hendikep i madh i politikės shqiptare nė Tetovė. Ėshtė njė dyfytyrėsi, qė ēėshtjen shqiptare pranon ta lerė nė harresė. Duke u kthyer te pėrgjigja e pyetjes suaj do tė thosha se Ali Ahmeti ėshtė pjesė e kėsaj politike dhe kėtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik ėshtė njė tezė qė nuk pėrkon asfare me ēėshtjen shqiptare. Ėshtė njė tezė internacionaliste. Pėr katėr vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjėherė tezėn se koalicionet qeveritare nė Maqedoni duke qenė nė thelb etnike, nuk krijohen mbi pėrputhshmėri politike, por mbi sasi votash nga secila etni. Ndėrsa maqedonasit janė mė tė zgjuar. Ata i pėrdorin tė dyja edhe pėrkatėsinė etnike edhe bindjet politike, me synim qė tė mos kėrcėnohen nga votat e shqiptarėve. Qė ėshtė kėshtu mjafton fakti qė “djathtisti” Gruevski pėr tė bėrė shumicėn nė Parlament ka thirrur nė qeveri “majtistin” Petkovski, “djathtistin” Xhaferi etj. Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumė etnike ka dy opozita: Njėra ėshtė opozita etnike dhe e dyta ėshtė opozita politike. Ato plotėsojnė njėra tjetrėn, por nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn siē kanė vepruar politikanėt shqiptar nė Maqedoni gjatė 15 vjetėve.

Sfidat e qeverisė sė re tė Maqedonisė

EPOKA E RE: Cilėt janė sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet qeveria e re e Maqedonisė dhe cili mendoni ju se do tė jetė pozicioni i PDSH-sė nė kėtė qeveri. Mendoni se PDSH-ja bėri kompromis pėr tė hyrė nė qeveri?
Danaj: Ka njė kamuflim diabolik tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Ai flet pėr njė program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar tė evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisė nuk ėshtė programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi qė po i bėn Gruevski aspektit etnik dhe pėrkrahja qė po merr nė kėtė diabolizėm politik nga shqiptarėt ėshtė paralajmėrimi i destabilizmit dhe ndarjes sė Maqedonisė. Problemet nuk eksportohen atje ku dėshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janė. Pikėpamja e parė ėshtė Ēeguevarizėm, e dyta ėshtė realizėm. Ēeguevaristi i VMRO-sė, Gruevski ėshtė ai qė sė bashku me 443 mijė maqedonas ka votuar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit nė referendumin famėkeq. Kėtė e di gjithkush nga shqiptarėt dhe politikanėt e tyre. Atėherė: A janė ata dakord me kėtė Marrėveshje, apo pushteti vlen mė shumė se njė Marrėveshje? Ndėrsa lidhur me atė se a bėri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo ėshtė fare e thjeshtė: PDSH-ja ka bėrė kompromis, por se ēfarė synon kjo do tė duket tė paktėn pas njė viti. Uroj tė jenė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.

Deklarata e ēuditshme e Arbėn Xhaferit

EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?
Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.

EPOKA E RE: Pse e thoni kėtė?
Danaj: Sepse po ta pranojmė si tė saktė pohimin e tij qė do tė tėrhiqet nga politika tani qė PDSH-ja hyri nė qeveri, kjo ėshtė komprometuese pėr vetė Xhaferin.

EPOKA E RE: Pse ėshtė e tillė?
Danaj: Sepse do tė na duhet tė pohojmė se e gjithė lufta politike e Arbėn Xhaferit pėr ēėshtjen shqiptare paska qenė e pa vėrtetė, se Arbėn Xhaferi nuk na qenka ideologu i ēėshtjes kombėtare shqiptare, por njė ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtė pėr tė avancuar nė pushtet disa nga njerėzit e tij etj., etj. Ky ėshtė problemi i parė dhe mė kryesor. Tė tjerat nuk kanė rendėsi fare.

EPOKA E RE: Besoni nė kėtė lloj arsyetimi?
Danaj: Personalisht nuk e besoj kėtė lloj arsyetimi, sepse e njoh mirė Arbėn Xhaferin. Por nuk do tė thotė aspak se meqė nuk e besoj unė qė njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston nė vetvete. Zėvendėsimi i ideologut kombėtar me pushtetarin provincial ėshtė njė problem nė tėrėsi pėr ēėshtjen shqiptare nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Edhe kur kėrkon tė jesh ideolog i tė gjithėve siē ka vepruar Xhaferi, nuk tė lėnė tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė deklaratė nėn trysni. Por le tė presim.







BOX

Koēo Danaj ka lindur mė 1 Prill 1951 nė Tepelenė, ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe gjimnazin. Studimet e larta pėr Filozofi i ka kryer nė Tiranė. Mė 1986 merr titullin Doktor i Shkencave Politike. Nė fillim tė viteve 90-ta bashkėpunon me disa gazeta si Analist Politik i Pavarur, ndėrsa mė 1992 detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe qėndron nė Zvicėr deri nė shtator tė vitit 1997. Gjatė kėsaj periudhe, bashkėpunon ngushtė me redaksinė e gazetės “Zėri i Kosovės” dhe shkruan nė disa revista dhe gazeta tė diasporės. Pas kthimit nė Shqipėri, vazhdon tė punojė si Analist Politik i Pavarur. Nė nėntor tė vitit 1999 fillon punėn si Shefi i Kabinetit dhe Kėshilltar Politik i Kryetarit tė Partisė Socialiste Shqiptare, Fatos Nano, ndėrsa prej shtatorit 2000 deri nė Shkurt 2002 punon si Kėshilltar Politik i Kryeministrit tė Shqipėrisė tė asaj kohe, Ilir Meta, e mė pas edhe si Kėshilltar i kryeministrit Pandeli Majko.
Ėshtė autor i njė mori librash dhe analizave politike, si: “Koha e demokracisė apo shpėtimit kombėtar” (1993); “Tragjiket e Evropės” (1994); “50 vjet histori e pahumbur (Enigma e Madhe)” (1995); “Totalitarizmi nė marrėdhėniet Ndėrkombėtare” (1996); “Ndėrgjegjja e vrarė” (1997); “Popull i tradhtuar” (1998); “UĒK dhe cinizmi i politikės” (1998); “Idealistet kėta tragjikė qė bėjnė histori” (2000); “Doktrina Kinton dhe shekulli i 21” (2001), etj.
Aktualisht ėshtė Drejtor i Institutit tė Prognozave Politike dhe Sociale dhe agjencisė sė lajmeve Lajme.Net (ALN).
PM
Top
Ujqit e Bashkuar
Postuar nė: 08.02.2007, 22:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 5517
Bashkangjitur: 29.01.2007



Kjo eshte nje interviste e Koco Danajt dhene gazetes se perditshme kosovare Epoka e Re,si e komentoni ju parashikimin e analistit Shqipetar per ndarjen e Maqedonise...
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio