Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shkaku i njė pėrparėsie tė tillė tė ATEIZMIT, Cka Mendoni?
GentIeman
Postuar nė: 11.02.2007, 02:32
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 37
Antari Nr: 4260
Bashkangjitur: 26.11.2006



Gjeta disa shkrime ne lidhje me Ateizmin dhe desha te postoj ketu ne forum, kerkoj falje nga staffi per COPY-PASTE, dhe pres mendimet nga antaret e faqes ne lidhje me Ateizmin, Cka Mendoni?

Ateizmi, nisur nga pėrfundimet, ėshtė i lidhur me mospranimin dhe kundėrshtimin, mė shumė ėshtė i lidhur me rrėnimin shpirtėror tė botės. Natyrisht mund tė flitet edhe pėr praninė e shkaqeve tė tjera.

Ateizėm do tė thotė kundėrshtim nė mendim, mospranim i Allahut, femohim; nė pėrfytyrim do tė thotė liri pa kufi dhe, pėr sa tė jetė e mundur, mosangazhim, kurse nė punė e sjellje, situatė papėrgjegjėsie.

Ateizmi nė mendim, i zhvilluar si rezultat i papėrgjegjėsisė sė brezave, i shpėrdorimit tė dijes dhe ēerdheve tė dijes, duke gjetur mbėshtetje nė njė pjesė veēorish tek tė cilat do tė pėrqėndrohem mė pas, ėshtė kah merr vrull dhe pėrhapje.

Mjedisi ku bleroi pėr herė tė parė ateizmi brenda njė shoqėrie, atmosfera ku u pėrhap dhe u zhvillua, ėshtė atmosfera ku sundonte injoranca dhe pandjeshmėria e zemrės. Shtresat qė s'u ushqehet zemra dhe shpirti, herėt a vonė bien nėn kthetrat e ateizmit dhe po s'qe ndihma e Krijuesit, tė duket sikur shpėtimi i tyre tashmė ėshtė i pamundur…

Po s'u tregua kombi i ndjeshėm nė shkallėn e duhur ndaj individėve qė e pėrbėjnė atė nė ato gjėra tė rėndėsishme pėr t'u mėsuar dhe besuar, nė synimin drejt mėsimit dhe besimit, ata individė tė rėnė nė pasivitet bėhen gati tė pranojnė ēdo gjė qė do t'u jepej pėr t'u pėrvetėsuar dhe, pėr pasojė, ėshtė arritur shtytja e tyre nė ateizėm…

Ateizmi fillimisht nxjerr krye me indiferentizmin ndaj bazave tė besimit nė formėn e mosinteresimit. Ky qėndrim qė ka brenda edhe embrionin e njė shkujdesjeje mendimi e gjykimi, po gjeti edhe njė shenjė tė vogėl qė do t'i bėhej mbėshtetje kundėrshtimit dhe femohimit, menjėherė fillon tė rritet e tė lėshojė degė. Kundėrshtimi nuk ka asnjė shkak serioz, tė rėndėsishėm ose dituror. Disa herė atė mund ta lindė njė mospėrfillje, ndonjėherė pakujdesia, nganjėherė edhe ndonjė vlerėsim i gabuar.

Nė ditėt tona ka shumė vetė qė janė pėrlyer me tė gjithė kėto elementė tė veēantė. Midis kėtyre, nė radhė tė parė sipas shkallės sė rėndėsisė, janė ato pėr nga ndikimi dhe shkatėrrimi dhe ne duam tė qėndrojmė vetėm mbi to.

Dua tė theksoj menjėherė edhe kėtė qė lexuesi, me qė kėtu nuk po flasim pėr zhdukjen e kundėrshtimit dhe ateizmit dhe parashtrimit tė argumenteve tė duhura nė kėtė specifikė, nuk duhet tė na kėrkojė gjėra qė do tė duhej tė pohoheshin me vėllime. Nė tė vėrtetė, nė rubrikat pyetje-pėrgjigje, njė temė e tillė e konsideruar shumė e ngarkuar, vlerėsohet e paanalizueshme. Mbetet tė themi se kur ekzistojnė kryevepra pėr kėtė ēeshtje, ē'mund tė shkruhet tjetėr, shumė, shumė do tė jetė pėrsėritje e tyre.

Tė kthehemi tek thelbi i ēeshtjes. Nė ditėt tona, secila nga llojet e materies –nga njė letėr hyjnore mė vete- dhe secila nga ngjarjet – tė dala nga pena e fuqisė hyjnore – e shprehur ndryshe, natyra dhe ligjet e saj, i tregohen ateizmit si njė zabel dhe i mashtrojnė brezat. Ndėrkaq, ligjet e natyrės, siē ėshtė shkruar dhe pėrvijuar pesėdhjetė mijė herė nė Lindje e Perėndim, njė mekanizėm qė punon nė harmoni, nė se janė njė fabrikė me njė prodhimtari jahtėzakonisht tė madhe, nga e kanė marrė kėtė ritmikė dhe harmoni, kėtė pajtueshmėri dhe fuqi prodhuese? A ėshtė e mundur qė kėtė rrjedhshmėri si poezi tė natyrės, kėtė pėrkėdhelje shpirtrash si muzikė, kėtė zė dhe frymėmarrje t'ia atribuojmė vetės sė saj apo rastėsive?...

Po qe se natyra, ashtu siē pandehet, do tė zotėronte njė forcė ndėrtuese, a mund ta shpjegojmė se si u krijua ajo vetė, se nga e siguroi kėtė forcė? Apo do tė themi e krjoi vetveten! Ē'sofizėm i frikshėm, ē'gėnjeshtėr e pabesueshme!

Fytyra e vėrtetė e kėtij evenimenti kontradiktor apo e kėsaj kundėrvėnieje ndaj faktit(1), ėshtė kjo: druri e krijoi drurin, mali malin, qielli qiellin… Nuk pandeh se do tė dilte ndonjė individ e t'i thoshte po, kėsaj mungese logjike. Dhe nė qoftė se kur thuhet natyrė, atakohen drejtpėrdrejt ligjet nė Ligjshmėrinė e krijimit(2), edhe kjo ėshtė njė gėnjeshtėr mė vete. Sepse ligji - sipas shprehjes sė tė parėve – ėshtė njė simptomė. Simptoma ekziston pse ekziston elementi, ėshtė ekuivalenti i tij, por jo elementi ekuivalent i simptomės. Si tė thuash, pa i menduar pėr njė ēast gjithė pjesėt qė pėrbėjnė formėn e pėrgjithshme tė njė substance, tė njė organizmi, ėshtė e pamundur tė pėrfytyrohet koncepti i ligjshmėrive qė lidhen me to. Sipas njė shprehjeje tjetėr, ligjet ekzistojnė me qeniet. Ligji i mbirjes dhe i zhvillimit ekziston me farėn ose bėrthamėn, ligji i tėrheqjes ekziston me marrėdhėniet e ndryshme midis trupave ose me vėllimet. Kėtu mund tė zgjerohemi. Atėherė, tė mendosh ligjet pa menduar qeniet, sidomos t'i konsiderosh ato ligje si prejardhje e bazė tė qenies, ėshtė krejtėsisht njė lojė prestigjitatori dhe dialektikė.

Edhe trajnimi i shkaqeve si parim dhe baė tė qenies, nuk ėshtė mė pak i ēuditshėm se kjo. Ē'ėshtė e drejta, tė ngrihesh e ta shpjegosh me shkaqe dhe rastėsi pa asnjė lloj vlere diturore kėtė gjithėsi qė pėrmban njė mijė e njė urtėsi dhe imtėsi, ėshtė mjaft qesharake dhe, sa ē'ėshtė qesharake, ėshtė njė kontradiktė dhe kllapi nė formėn e njė pretendimi shkencor.

Me provat e Mylerit qė bėnin tė ditur pamjaftueshmėrinė e shkaqeve dhe pafuqinė e rastėsive, kishte thėnė fjalėn e vet shkenca dhe kishte qenė ajo qė kishte dhėnė konkluzionin e saj. Pėrsėri ishin shkencat dhe shkencėtarėt ata qė flisnin pėr faktin se nė 22 vjet veprimtarie tė Insitutit Kimik tė Bashkimit Sovjetik nėn drejtimin e Oparinit, eksperimentet kimike dhe konkluzionet teorike kishin mbetur shumė larg mundėsisė pėr tė hedhur dritė mbi qenien.

Sot, evolucionit dhe transformizmit tė pėrvetėsuar si njė e vėrtetė e pasuruar me pėrvojė pėr vite me radhė nė auditoret e shkencės, pėrballė arritjeve tė reja shkencore dhe zhvillimeve tė gjenetikės, mė sė fundi, duke u shndėrruar nė pikėpamje fantaziste, nuk i ka mbetur mė asnjė vlerė shkencore veēse si element historik. Sa i hidhur qė kėto ēeshtje tė kota e tė pėrkohshme ende japin si rezultat ateizmin e brezit tonė tė mjerė ende nė gjendje pasigurie, pa kulturė, pa mbėshtetje e pa parime.

Sa mirė qė nė anėn tjetėr, paralel me kėtė, po pėrhapen nė treg njė sėrė veprash qė do tė na e kapėrcenin hallakatjen e ndenjave dhe mendimeve e do tė na i mjekonin plagėt e zemrės e tė shpirtit. E mė sė fundi, sot, pothuaj nė ēdo vend ėshtė e mundur tė rastisėsh nė qindra vepra tė shkruara nė gjuhėt e Lindjes e tė Perėndimit, nė tė cilat natyra dhe shkaqet qė lidhen me zhvillimin e saj janė ndriēuar me fytyrėn e tė vėrtetave. Edhe nėse ato ēka janė shkruar nė botėn tonė i refuzojmė pėr shkaqe karakteri, afro njėqind autorė perėndimorė qė synojnė mendimin botėror me libra tė tillė si Pse i besojmė Zotit, tė paktėn duhet tė na bėjnė tė mendojmė pėr kėto lloj shqetėsimesh...

Pasi tė jetė ndriēuar gjer kaq mjedisi dhe atmosfera e diturisė, nuk e teprojmė po tė themi se ateizmi ėshtė njė ēeshtje karakteri, njė inat dhe vendim i marrė qė mė parė si dhe pak infantilitet. Ē'e do qė rinia jonė, me qė ende s'e ka njohur veten dhe s'ėshtė pėrfshirė nė shpirtin e botės, duke i pandehur si tė vėrteta shkencore njė pjesė pikėpamjesh muzeale dhe plotėsisht fantaziste, nuk quhet se ka shpėtuar krejt nga vetmashtrimi.

Ėshtė pėr kėtė arsye qė nė ditėt tona, mė sė fundi, mobilizimi pėr tė mėsuar e pėr t'u mėsuar tė tjerėve ka fituar peshė mbi ēdo lloj detyrimi dhe zotėrimi tjetėr. Kurse shfaqja e kėsaj detyre tė lartė do tė sillte, madje ka sjellė, nė shoqėri, polarizime tė pariparueshme. Dhe, ndoshta, shkaku themelor i ankthit tonė pėr vite e vite ky ėshtė. Ėshtė ngjitur nė bashkėshortėsinė e zemrės e tė mendjes, ėshtė thelluar nė vetvete; djegur e tretur me ashkun pėr tė mėsuar tė tjerėt, ne jemi njė pjesė tė varfėrish tė pafat ndėr prijėsit e plagosur. Ushqejmė shpresėn qė mėsuesit e sė vėrtetės ta marrin pėrsipėr kėtė detyrė me rrėnjė njerėzore dhe tė na shpėtojnė ne nga ankthi shekullor! E atė kohė brezat do t'ia arrijnė vendosmėrisė nė mendim e pėrfytyrim, do tė shpėtojnė nga zvarritja pas mendimeve tė gabuara, nga vajtje-ardhjet e lėkundjet majtas-djathtas si njė lavjerės e nga tė ndėrruarit vend shpesh e shpesh e, sikur edhe pjesėrisht, do tė shpėtojnė nga ateizmi.

Si konkluzion, mund tė themi se ateizmi nė mendim i brezit qė buron nga paaftėsia pėr tė sintetizuar, nga tė paushqyerit e zemrės e tė mendjes. Sepse njeriu e do atė ēka di, sidomos po tė ketė edhe parapėlqime, kurse pėrballė asaj qė s'di, mban qėndrim armiqėsor, mė e pakta rri indiferent.

Tani tė ngremė kryet e t'u hedhim sytė librave nė rafte e vitrina, mendimeve qė na shpalosin ato dhe autorėve qė na prezantojnė. E atėherė do tė na jepet mundėsia pėr tė kuptuar se pse ai fėmija vishet si apaēi(3), pse ia pėrngjet veten Zoros dhe si kthehet nė njė Don Zhuan. Ēka pėrmenda janė nja dy shembuj qė i bėjnė dritė sė vėrtetės. Kur ju t'u keni shtuar kėtyre elementėve shkatėrrues edhe ato tė identitetit shoqėror-ekonomik, do tė mund tė pėrballeni edhe me njė sėrė dukurish tė tjera qė tė shtien drithėrimėn gjer nė palcė.

Njerėzit tanė, me dje e me sot, i deshėn e u ranė pas atyre qė ua prezantuan veten si tė mirė. Dhe, ndaj atyre qė s'i dinin e s'i njihnin, mbetėn gjithnjė tė huaj e indiferentė. Tani neve na takon qė, pėrballė shpirtit tė tyre tė pashtruar, duke menduar se ē'mund t'u japim, tė mos i lėmė zbrazėt, por t'u tregojmė rrugėn e dritės.

Faktori i dytė i zvarritjes sė brezit nė ateizėm dhe i pėrhapjes sė kundėrshtimit, ėshtė krijimi i tė riut. Dėshirat e tė rinjve pėr liri tė pakufizuar, uritė qė s'dinė tė ngopur dhe zemrat si zogj tė stėrmėdhenj pėrrallorė, si shfaqje mungese drejtpeshimi, janė kah e pėrvetėsojnė ateizmin pa pra. Kėto zemra tė shkujdesura, nė rrugėn e pėrgatitjes sė njė fundi pėr tė ardhur keq pėrmes parapėlqimit tė njė gram kėnaqėsie nė shkėmbim tė vuajtjeve e mjerimeve tė ardhshme me okė, me pėrfitimin nga dėfrimet dhe kėnaqėsitė pėr dukje qė djalli ua shpalos pėrpara, si flutura qė hidhen nė flakė, janė kah hidhen nė ateizėm fluturim.

Kur tė shtohen e fitojnė pėrmasa veēori tė tilla si tė paushqyerit e zemrės e tė mendjes, kur sendet t'ua vjedhin fitoren ndjenjave sublime dhe kur tė ndodhė si Fausti qė ia lėshoi qenien e vet Mefistofelit si pasojė e njė papjekurie, tė rinjtė e shkretė do tė jenė kah ia lėshojnė zemrat djallit. Sigurisht, pėr shpirtrat e vdekur, pėr zemrat e varfėra, pėr mendjet nė kllapi, ateizėm do tė thotė drejtim i detyruar. Kurse besimi, ndjenja e pėrgjegjėsisė, zemra e vendosur, shpirtrat e edukuar e tė larė janė siguria mė e madhe qė rinia tė mbetet njė filiz i drejtė. Pėrndryshe, njė shoqėri, universit ndiesor tė sė cilės i ka rėnė nė qafė djalli, do tė bjerė nga kllapia nė kllapi, do tė ndėrrojė orientim pa pra dhe ēdo filozofi tė shfaqur, sė pari do ta duartrokasė si njė shpėtimtare dhe do tė jetė kah e lėshon veten nė prehrin e saj si nė prehrin e njė dadoje. Kur tė ngrihet nė mėngjes, do tė duartrokasė nihilizmin, drejt drekės do tė pėrshėndesė marksizėm-leninizmin, nga mesdita do t'i bėhet pjesėtare ekzistencializmit dhe ndoshta, sė bashku nė errėsirėn e natės do t'ua thotė kėngėve pėr Hitlerin. Por vetėm e vetėm rrėnjės-shpirt tė vet, drurit komb tė vet, fryteve shekullore tė tij-kulturės dhe qytetėrimit tė vet nuk do tė jetė kah u hedh sytė e i sheh.

Bota e pėrfytyrimeve, shpėtimi i njė brezi me trung tė shformuar prej kotėsive e pėrkohshmėrive, ardhja nė binarė e mendjes dhe e tė menduarit janė mjaft tė ndėrlikuara, ndoshta dhe tė pamundura.

Pėr kėtė arsye, afrimi ndaj brezit tonė – mbi bazėn e konsideratės se atij i jemi borxhli pėr ekzistencėn tonė deri mė sot – nėpėrmjet njė terminologjie tė fiksuar dhe njė mendimi tė orientuar nė botėn e tij logjike, pėrbėn kusht. E kundėrta ėshtė njė pėrpjekje majmunėrie dhe:

Shoqėria jetoka me kėtė pandjeshmėri? Ē'ėshtė ajo fjalė!
Tregomė njė komb me shpirt tė vdekur, po tė mbetur gjallė!

Dhe njė tjetėr shkak zvarritės drejt ateizmit, ėshtė vėshtrimi i ēdo gjėje si diēka normale, krejt e zakonshme dhe logjika e pėrfitimit prej ēdo gjėje tė mundshme. Kjo pikėpamje e mbėshtetur nė filozofinė e tė shijuarit tė tė gjitha tė mirave tė kėsaj bote, veēanėrisht nė ditėt tona, duke u sistematizuar, ėshtė sjellė nė formėn e nė shkolle filozofike. Duke ardhur drejt nesh, ndjenja e turpit, e ndikuar dhe e tronditur me libido-n(4) me anė tė J.P.Sartrit dhe A. Kamysė, ėshtė shrirė pėrtokė e kthyer nė gėrmadhė.

Kjo filozofi e varfėrisė shpirtėrore qė e bėn me turp pėr njeriun atė ēka ėshtė njerėzore tek ai dhe e pėrngjason mė tepėr me njė plehėrishte, u aspirua dhe u prezantua si njė sistem tė menduari qė brezave ua nxjerr nė dritė fytyrėn e vėrtetė tė njeriut. Fillimisht gjithė rinia europiane, kurse mė vonė bota imituese, vrapoi pas kėsaj rryme si e hipnotizuar. Njerėzimi pandehte tek kjo mundėsinė qė pema e personalitetit e katandisur nė distrofe me komunizmin, do tė hapte degė, do tė zhvillohej dhe do tė rikonstituohej nė vetvete. Sa keq! Ai s'i binte dot nė tė se edhe njė herė tė fundme po mashtrohej!

Ja, pra, me qė pranimin e Krijuesit besimi me ndalime(5) dhe normalitete(6) i erdhi ters filozofisė sė pėrfitimit tė shijes prej ēdo gjėje tė njė brezi qė ėshtė kah e hedh veten nė prehrin e ateizmit dhe kah pėrpiqet tė gjejė parajsat e gėnjeshtėrta tė gjumit tė mėngjesit!

Specifikat si mė sipėr i pėrshkruam me mendimin se administratorėt e kuptueshėm, udhėheqėsit dhe dijetarėt do tė formojnė konsideratėn e pengimit dhe ndalimit tė ateizmit. Kurse ēfarė u parashtruan, s'kanė tė bėjnė as me shkaqet e vagabondazhit dhe tė marrėzive, as dhe u kushtohen atyre qė flasin pėr pėrqėndrim forcash tė nevojshme kundėr tyre.

Me dėshirėn qė kombi ynė tė gjejė vetveten e ta fitojė atė, procės qė ka filluar tashmė!...

F.Gulen


----------------------------------------
The Heart Hold Answers The Brain Refuses To See...
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 11.02.2007, 19:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Pershendetje GentIeman

Te them te drejten shenimin e postuar e lexova deri diku dhe ishte shenim interesant (me fal po skam durimin ta lexoje deri ne fund se eshte goxha i gjate :)

Nuk e di sa jane te pershtatshem kto reshtat qe do i shkruj tani me temen, por personalisht nuk kam asgje kunder atheistve. Jan njerez dhe kan shkaqet e tyre. Mund te jete se jan rrite ne nje familje te tille, ose jan agnostic qe kerkojne me shume evidence, ku ta dish. Eshte shekulli 21, dhe normla qe njerzit nuk jan si me pare qe i kan besu cdo fjale qe dikush te nivelit pakes me te larte ka arrite ti manipuloje. Teknologjia e ben te veten, dhe kuptohet qe do kete me shume ?. Nejse, mos futem shume thelle, pastaj ne fund te fundit eshte ceshtje personale e cdo individi.


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio