Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> SHUPLAKAT E BRUKSELIT
r.mislimi
Postuar nė: 12.02.2007, 19:11
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



SHUPLAKAT E BRUKSELIT


Mr.Bashkim Aliu


Kriza reale mė e re, sepse Maqedonia vazhdimisht ėshtė me kriza, e dialogut dhe proceseve integruese, ka filluar jot ash, por para se tė formohet de jure qeveria e re, gjegjėsisht para zgjedhjeve, kur disa ēuna tė vegjėl, vendosėn tė futen nė lojra tė thella politike, pėr tė cilat nuk kanė takat.

Tė huajėsimi nga origjinaliteti dhe jo varshmėria, do tė vazhdojnė tė jenė hije e zezė mbi trollin e bėrjes dhe kultivimit tė politikės nė Maqedoni, dhe mė gjėrė nė rajon, nė veēanti nė trojet shqiptare, duke treguar nė kėtė mėnyrė pa aftėsi pėr tė nuhatur drejtė proceset politike nė rajon dhe mė gjėrė, dhe pėr tė hekur paralele tė drejta dhe tė qėlluara nė mes poleve tė ndryshme tė politikės botėrore.

Kapadahillėku i llojit tė vetė nė kampanjėn parazgjedhore, demonstrimi i natyrės konfliktuale dhe dėshirės sė flaktė pėr t’u hakmarrė, e tė amballazhuara me pretekste tė avazit tė vjetėr tė pushtetit sllav dhe instrumentalizimit tė institucioneve tė shtetit pėr qėllime partiake, protagonistėt e politikės aktuale lėshuan sinjale tepėr negative pėr opininonin evropian, ku aderojnė tė integrohen dhe rrin gojėn plotė pėr Evropėn.Bile, qė ėshtė edhe mė keq, se e komprometuan edhe kombin tone, duke u detyruar pėrfaqqėsuesit mė relevan tė huaj nė Maqedoni, BE-ja dhe SH.B.A-tė t’i thirrin nė bisedime krerėt e partive politike shqiptare, qė da ndalin gjakun mes tyre.

Formimi i qeverisė aktuale, dha sinjale tė qarta se nė mulli tė kujt shkon uji, qė pa dyshim ėshtė njė gabim krucial dhe tepėr naiv, pėr rrethanat e Maqedonisė dhe aspiratat e saj pėr t’u integruar nė strukturat evro-atlantike.Megjithatė, flet pėr njė pa pjekuri politike dhe kulturologjike e mentalitetit tė akterėve pėrkatės.

Nikolla i VMRO-DPMNE-sė, i mbushur me mllef nga 2001-shi, kur Ali Ahmeti ia harxhoi financat pėr armatim, nė vend pėr planet qė ia kishte vėnė pėr objektiv Lupēa t’i destinojė, vendosi tė bėjė precedent, duke e formuar qeverinė me humbės, e jo fitues.Lėnia jashta pushtetit partingė qė i fitoi zgjedhjet nė palėn shqiptare, ėshtė garancė e mos suksesit dhe dėshtimit tė reformave dhe krijimit tė klimės demokratike nė vend, krahas ndrimit tė kursit politik nė drejtim tė orientimit kah qendrat vendimmarrėse.

Edhe pse nisėn me shumė entuziazėm, prej Brukseli erdhėn habere tė kėqija pėr demokracinė e brishtė nė Maqedoni.

Zhagitja e reformave, mos ekzistimi i dialogut me opozitėn dhe klima jo e relaksuar e angazhimit demokratik, krahas ngecjes evidente nė ekonomi, ishin vėrejtjet kryesore tė Brukselit ndaj qeverisė aktuale.

Se ka krizė, ėshtė e vėrtetė qė nuk mund tė mohohet, edhe pse pushteti ēdo here nuk don ta dėgjojė e pranojė kėtė fakt.

Por, ajo qė shqetėson, ėshtė se faktori shqiptar, edhe tash, edhe ma herėt, si duket ka krijuar bindjen se duhet patjetėr t’i qėndrojė lojal maksimalisht partnerit tė koalicionit, nė llogari tė kauzės sė kombit.Ėshtė pėr tė ardhur keq se ma tepėr u dhimben qeveritarėve sjhqiptar, se sa atyre maqedon, qeveria dhe kritikat.

Me tė vėrtetė, faktori politik shqiptar duhet tė ketė siklet pėr tė drejtat e shqiptarėve dhe avansimin e ēėshtjes shqiptare, e jo pėr partnerin e koalicionit.

Brukseli bie me shuplakė edhe pėr atė se nuk ka pėrparim nė drejtim tė avansimit tė tė drejtave tė shqiptarėve, ndėrkaq shqiptarėt para maqedonėve e kruajnė faqen dhe u shkojnė sytė xixa.Nė veēanti nė kėtė pėrbėrje qeveritare, kur shqiptarėt realisht nuk kanė resore kyēe, nuk duhet tė kenė gjithė kėtė siklet.

Vokabullari tė cilin e pėrdorėn sturkturat e pushtetit, pėr t’i komentuar vėrejtjet e Brukselit, qe krejtėsisht i pa pranuar dhe arrogant.Ata nė vend qė t’i bien vetes mbas, u preokupuan me kritika ndaj kryetarit tė shtetit se ka bėrė “kodoshimin”-denoncimin e Maqedonisė nė institucionet evropiane.

Do tė kish qenė mirė qė ky vokabullar mos pėrdorej nga shqiptarėt, sepse na dėmton nė rrafshin nacional.Me fjalė tjera, vlerėsimet e kėtilla emocionale, euforike dhe tė pa logjikshme, e prekin rėndė dinjitetin e institucioneve evropiane dhe politikanėve evropian.Fjalėt e tyre, nėnkuptojnė se Evropa nuk din se ēka punohet nė Maqedoni, ndėrkaq burim infromatash e kanė kryetarin e shtetit.Njėmend kjo ėshtė cinike, kur dihet se BE-ja nė Maqedoni ka pėrfaqėsuesin e vetė special, dhe raportet u shkojnė ēdo ditė pėr rrjedhėn e gjėrave dhe proceseve politike dhe ekonomike nė Maqedoni.

Alarmi i Brukselit pėr Maqedoninė, si duket, Nikollėn e VMRO-DPMNE-sė do ta ēojė tė shkojė edhe ma naltė Shipkovicės, vetėm e vetėm qė Ali Ahmeti tė pranojė tė takohet me tė.Definitivisht, kryelartėsia iu ul, dhe nuk i ec kali, qė t’u tregojė atyre, qė ai i quan rrėmbyes tė pushtetit, t’ua tregojė muskujt.

Ėshtė shumė e logjikshme qė tė ketė ngecje nė proceset demokratike nė Maqedoni, sepse qeveria ėshtė formuar nė baza jo tė shėndosha, gjegjėsisht nuk ėshtė qeveri fituesish, por nė tė ka humbės, dhe nė parim nuk ėshtė respektuar vota e shqiptarėve.Gruevski, tash ėshtė duke u shpuar nga therrat qė i mbolli vetė nė rrugėn politike nė tė cilėn ėshtė duke ecur, kur nuk e pėrfilli vullnetin e pales shqiptare, tė cilėt votuan pėr ata qė sot janė nė opozitė.

Krahas ēėshtjeve parimore, janė bėrė edhe shumė shkelje tjera, qė BE-ja me vėmendje i pėrcjell, edhe pse strukturat e pushtetit kujtojnė se do t’i mbrojnė ata qė ua kanė dhėnė dritė tė gjelbėrt.Kjo ėshtė logjikė naļve politike.me tė mėdhejtė duhet qenė shumė i kujdesshėm, sepse ata si tė lakmojnė, edhe tė bien me shuplakė, dhe se kanė hiē dert, edhe atė pa tė treguar fare.Pėr kėtė, megjithatė duhet tė mbėshtetesh nė politikėn tėnde reale dhe tė dinjitetshme e demokratike, pėr t’i evituar rreziqet e tė qenit mjet eksperimenti dhe loje.

Para nji kohe realtivisht tė shkurtėr, disa shumė u mėrzitėn pse u organizuan iftare nė shesh tė qytetit tė Tetovės pėr Ramazan, duke e komentuar kėtė verbėrisht, plan dhe project sllav pėr ta dėmtuar imazhin e shqiptarėve dhe pėr ta rrezikuar procesin e mbylljes sė ēėshtjes sė Kosovės.Mirėpo, pas atyre iftareve, BE-ja Maqedonisė ia dha statusin e vendit kandidat, e kur erdhėn kėta shqiptarėt, patriotė tė mėdhej, qė vdesin pas Evropės dhe vlerave perendimore, Brukseli ua plasi fytyrėn me shuplaka tė njė pas njėshme.Tash, nė qofshė Bektesh, e merr vesh.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio