Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Dhuna ne Demostraten e Vetevendosjes
Ujqit e Bashkuar
Postuar nė: 13.02.2007, 17:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 5517
Bashkangjitur: 29.01.2007



Demostrata e organizuar nga Vetevendosja nga proteste paqesore u shendrua ne nje dhune te ushtruar nga forcat policore te Kosoves ku oerfundoj me djem te ri te vdekur qe eshte diqka shume prekese per momentin,populli i Kosoves sipas mendimit tim nuk meriton me dhune rahje vdekje,populli i kosoves meriton pavarsin dhe asgje tjeter,dhuna e ushtruar mbi demostruesit ishte e njejte me dhunen e ushtruar serbet ne kohen e paraluftes...Si mendoni ju si e komentoni kete dhune qe u ushtrua ne kete demostrate.....
PM
Top
r.mislimi
Postuar nė: 13.02.2007, 19:29
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Shikoni kete video te paEdituar te Protestave te sotme 10fror2007 te Vetevendosje's Kunder Paketes se Marti Ahtisari. Kjo video zgjat 16 min.
Kliko Ketu


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
velushi
Postuar nė: 13.02.2007, 22:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 82
Antari Nr: 3737
Bashkangjitur: 31.10.2006



tung desha tju pershendes per temen sipas mendimit tim levizja vet vendosje kta gjin nuk jan mir me mend.pse shtrohet pytja? sepse levizja vet vendosje nuk ben demostrata ne menyr paqsore sikur egjith bota po shikojn vetm e vetm me dhun me ket ne po i tregoj botes qe sjemi njerz bree sjem gjin te paqes por popull i dhunes. mua me vjen keq per dy te vdekurit ndjej dhembje se vdekja nuk esht sot e neser dhe me vjen keq se mbrapa kujt kan vdek kjo mua me mbrengos se albin kurti ky njeri nuk esht sinqerisht tamon me ment hejjj breee paramendoni ju albin kurti te urdheroj mbi popullin e kosoves a e dini qka don te thot kjo un nuk mund ta merr me mend.
me falni ndoshta esht gabim por ky esht mendimi im kaq kisha tung tung.
PM
Top
vedat.xh
Postuar nė: 14.02.2007, 00:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



KMDLNJ kėrkon hetime tė pavarura
KMDLNJ


Sipas deklaratės dhėnė nga Albin Kurti, aktivist i lėvizjes “Vetėvendosja”, qė edhe sot u vizitua nga KMDLNJ, ndaj tij po pėrgatitet njė proces i montuar politik ku tėrė pėrgjegjėsinė pėr pasojat e protestave tė 10.02.07 po i ngarkohet atij dhe lėvizjes “Vetėvendosje”. Albini deklaroi se me rastin e tij - po merret Grupi i Unitetit qė botėrisht e pėrkrahu arrestimin e tij dhe sugjeroj dėnimin e tij si edhe Grupi i Kontaktit ose siē u shpall ai grupi 5+5 qė do tė shqiptojė dėnimin 10 vjet. Gjithnjė sipas deklaratės sė Albinit, rasti i ėshtė dorėzuar prokurores ndėrkombėtare Elizabet Ren. Albini ka refuzuar ēdo bashkėpunim me hetuesit dhe se me gjithė dėshirė e pret ballafaqimin me gjykatėn.

KMDLNJ konsideron se Deklarata e Grupit tė Unitetit pas protestave tė 10.02.07 ėshtė dhunim i demokracisė, thirrje pėr linēim tė Albin Kurtit dhe Lėvizjes “Vetėvendosje”. Grupi i Unitetit e merr njėkohėsisht rrolin e prokurorit , gjykatėsit dhe ekzekutuesit, gjithnjė duke u thirr nė gjyqėsi tė pavarur. Grupi i Unitetit sponsorues i dhunės dhe mbėshtetės i dhunės policore po e prejudikon fajsinė pa filluar ende hetimet.

Njė pjesė e njėsisė speciale tė SHPK-sė e sidomos ajo ndėrkombėtare ėshtė e disponuar shumė armiqėsisht andaj Albin Kurti nuk ka siguri fizike nė burg andaj KMDLNJ apelon te Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq, Amnesty International dhe Human Rights Watch tė interesohen pėr rastin e Albin Kurtit sepse ky ėshtė proces tipik politik qė po i montohet.

KMDLNJ tėrheq vėrejtjen se disa media janė vėnė nė ndjekje tė Albin Kurtit nė vend tė prokurorėve duke e shkelur nė mėnyrė tė pa skrupull etikėn profesionale dhe obligimin pėr informim objektiv.

KMDLNJ dorėheqjen e Ministrit pėr Punė tė Brendshme, Fatmir Rexhepi e vlerėson si pėrpjekje tė pėrgjegjėsve qė me prerjen e njė koke tė shpėtohen kokat e mėdha. Ish Ministri Rexhepi nuk ishte i sinqertė sepse edhe nė dorėheqje mundohej ta arsyetojė krimin.

KMDLNJ kėrkon urgjentisht tė largohet nga posti dhe Kosova Komandanti i policisė sė UNMIK-ut, St. Kurtis, dhe jo tė mbyllet rasti me largimin e ndihmėsit tė tij. St. Kurtis ėshtė pėrgjegjės kryesorė pėr masakrimin e protestuesve paqėsorė , zbatuesi i urdhrave politik, Sheremet Ahmeti nga SHPK si edhe kriminelet e policisė sė UNMIK-ut nga Ukraina dhe Polonia qė shtin nė qytetarė tė paarmatosur. Ata nuk i kanė vrarė protestuesit por njėrin prej tyre e kanė ekzekutuar nga distanca 3 metra.

KMDLNJ kėrkon pėrgjegjėsi konkrete nga Grupi i Unitetit si dhe hapjen e hetimeve tė vėrteta pėr ndjekjen penale tė pėrgjegjėsve pėr krime.

KMDLNJ dyshon se i ashtuquajturi Komision i Pavarur pėr Hetime do tė jetė objektiv gjithnjė duke u mbėshtetur nė pėrvojat e mėparshme ( rasti i burgut tė Dubravės) kur i ashtuquajturi Komisioni i Pavarur i shpalli fajtorė tė burgosurit e mbytur nga policia ndėrsa fajtorėt i shpalli tė pafajshėm.

KMDLNJ konstaton gjithashtu se dėnimet e shqiptuara tė protestuesve tė protestės paqėsore janė dėnime politike dhe kėrkon lirimin e menjėhershėm tė tyre apo trajtimin si tė burgosur politik.

KMDLNJ falėnderon sinqerisht Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės – Qendrėn pėr Emergjencė pėr ofrimin me materialit komplet dhe tė pėrpunuar profesionalisht lidhur me trajtimin e protestuesve tė lėnduar nga policia nė protestat paqėsore tė 10.02.07.

KMDLNJ kėrkon qė tė bėhen publike rezultatet e obduksionit ngase, sipas informatave tė KMDLNJ-sė , zyra pėr siguri publike pranė Kryeministrit nė njė nga raportet e tij deklaron se njėri nga protestuesit qė ka vdekur, nuk ka vdekur nga arma e policisė por se ėshtė rrėzuar nga ballkoni.

Shėrbimi pėr Informim, Prishtinė mė 13.02.07



----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
Ujqit e Bashkuar
Postuar nė: 14.02.2007, 20:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 5517
Bashkangjitur: 29.01.2007



Sugjerim pėr politikanėt shkurtpamės

SUGJEROHEN FATMIR SEJDIU, HASHIM THAĒI, KOLĖ BERISHA, AGIM ĒEKU,

VETON SURROI…: LEXOJENI LIBRIN E SINAN HASANIT

„KOSOVA, E VĖRTETA DHE MASHTRIMET“!



Shkruan: Koēo DANAJ, Analist
Tirane, 12 shkurt 2007

______________________________

Ato qė ndodhėn ditėn e shtunė, mė datėn 10 Shkurt 2007 nė Prishtinė, do tė mbahen mend gjatė, shumė gjatė. Do mbahet mend shumė gjatė ngjarja e pėrgjakshme, do tė mbahen mend gjatė komenti dhe deklarimet rreth ngjarjes nga politika zyrtare, por dhe nga qytetarėt e thjeshtė. Por 10 shkurti 2007 ėshtė njė analizė qė do tė vazhdojė gjatė, shumė gjatė. Pėr momentin, kam vetėm njė sugjerim pėr politikėn dhe opinion-bėrėsit e hapėsirės shqiptare nė Prishtinė, Tiranė, Tetovė, Preshevė dhe Ulqin. Cili ėshtė sugjerimi? Ėshtė njė sugjerim i thjeshtė: Qė politika dhe politikanėt kudo qė janė, opinion bėrėsit kudo qė ndodhen, le tė harxhojnė pak kohė pėr tė lexuar fragmente nga njė libėr me titull: «Kosova; e vėrteta dhe mashtrimet». Autori ėshtė njė shqiptar, politikan dhe shkrimtar. Quhet Sinan Hasani, ish-anėtar i Presidencės kolektive tė Jugosllavisė. Libri ėshtė shkruar pas demonstratave gjemimtare tė vitit 1981 nė Kosove. Unė e rilexova kėtė libėr. E rilexova veēanėrisht kur dėgjova deklaratėn e Grupit tė Unitetit tė Kosovės tė drejtuar nga Sejdiu dhe Thaēi qė dėnonte protestuesit.



SINAN HASANI

_____________________________

E rilexova, kur dėgjova zėdhėnėsin e policisė, kur deklaronte se dhuna e policisė ishte profesionale. E rilexova, kur dėgjova zėdhėnėsen e kryeministrit tė Kosovės qė deklaronte se protestuesit janė tė frymėzuar nga Beogradi. Mjaftojnė edhe kaq. Prandaj lexojeni edhe ju. ėshtė njė libėr me shumė vlera pėr tė kuptuar atė qė ndodhi ditėn e shtune nė Prishtinė. Nė veēanti do tė sugjeroja ta lexonte kėtė libėr Hydajet Hyseni, Ali Lajēi, Bajram Kosumi, Gani Syla, Ekrem Kryeziu, Emrush Xhemajli, Emin Krasniqi, Bajrush Xhemajli, Mehmet Hajrizi etj.

Aso kohe, ata ishin ndėr drejtuesit e protestave tė Kosovės. Nė librin e Sinan Hasanit, Hydajet Hyseni ka edhe njė fotografi tek rrapi i sheshit tė Prishtinės, duke u folur me megafon protestuesve nė protestėn e njė prillit 1981. Ėshtė me mustaqe. (Tani ėshtė anėtar i Kryesisė sė PDK, a i dėnoi vallė protestuesit nė mbledhjen e kryesisė sė Partisė?) Por kėtė libėr do t’ia sugjeroja edhe Fatmir Sejdiut, Hashim Thaēit, Kolė Berishės, Agim Ēekut dhe nė veēanti Veton Surroit qė ta lexojnė apo rilexojnė. Kėtė libėr do t’ia sugjeroja pėr ta lexuar apo rilexuar edhe Nait Hasanit, Rustem Mustafės, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Ahmet Isufit, etj. Po ēfarė na duhet Sinan Hasani dhe libri i tij mund tė mė thotė dikush apo disa? Ėshtė pyetje reale. Por duke dhėnė pėrgjigjen me duhet tė them se duke lexuar apo rilexuar librin «Kosova; e vėrteta dhe mashtrimet» tė Sinan Hasanit qė ka tė bėjė me analizėn e ngjarjeve tė 1981 nga pozitat e pushtetit tė asaj kohe, do tė kuptojmė me mire ngjarjen e pėrgjakshme tė ditės sė shtune datė 10 shkurt 2007. Edhe njė sugjerim tjetėr: Kur ta lexoni apo rilexoni librin e Sinan Hasanit, atėherė, shumica do tė shtrojnė njė pyetje stėrmadhe: Si ka mundėsi? Si ka mundėsi qė ata tė cilėt nga Komiteti Krahinor i Kosovės i vitit 1981 cilėsoheshin si dora e Sigurimit tė shtetit tė Shqipėrisė, sot akuzojnė pasardhėsit e tyre si dora e Beogradit? Si ka mundėsi qė ata tė cilėt janė akuzuar se po prishin Bashkim-Vėllazėrimin, sot akuzojnė fėmijėt, nipėrit apo mbesat e tyre se po prishin tė ardhmen e Kosovės qė ėshtė vetėm protektorat? Si ka mundėsi qė ata, burgosja e tė cilėve u pėrjetua me gėzim nga kasta nė pushtet nė vitin 1981, sot ndjejnė tė njėjtėn kėnaqėsi kur burgosen protestuesit e 10 shkurtit 2007?
Por duke shtruar pyetjen, shumica prej tyre do tė marrin edhe pėrgjigjen. Prandaj, lexojeni apo rilexojeni librin e Sinan Hasanit: «Kosova; e vėrteta dhe mashtrimet». Libri «Kosova; e vėrteta dhe mashtrimet» duket se ka vlerė edhe pas 10 shkurtit 2007. Ndryshojnė personazhet, por nuk ndryshon thelbi i problemit.

PM
Top
meshirues
Postuar nė: 14.02.2007, 22:07
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 13
Antari Nr: 5285
Bashkangjitur: 16.01.2007



per mendimin tim personal , policia e kosoves e ka kryer detyren e vet ashtu sic duhet dhe nuk ka asnje lloj fajsie , ata qe e kan organizuar kete proteste e kan te gjith pergjegjsi , pasi nuk ka qene demostrat ne menir paqesore por kan qen vandal dhe keta vandal duhet denuar ashtu sic e meritojn dhe nuk duhet leshuar pe , nuk e di po albin kurti paska dasht te ben grusht shtet pasi e kish pa ne ender .......i lushem popullit kosovar te mos shkoj pas ment e personave te till ...dhe mjaft dhune
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 15.02.2007, 11:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Sa keq me vjen per do Shqiptar qe arrijn ti manipulojne shume shpejt, e me keqja kur jan shumica krejt moshe shume te re.

Malltretimet?! Me ven keq, por kur te punojsh me mend e dikujt tjeter mundesh te humbish dhe jeten. Ndoshta dy personat qe humben jeten do jene mesim per tjeret.

Dhuna nuk eshte celsi i problemeve!


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
Ulqinaku
Postuar nė: 15.02.2007, 13:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6691
Antari Nr: 5455
Bashkangjitur: 26.01.2007



Pjatohem plotesisht me ju se jam kunder dhunes..por dhunen e filluan pikerisht ata te Vetvendosjes...Sa keq kur nje popull mundohet te shkatroje te ardhmen e vet, te arriturat e veta...Ju kujtohet tek kendi i lajmrimeve kur ju thoja se nuk jeni ka veproni mir me vetevendosjen ju me quajtet proserb...e shihni tash se ceshtja shqiptare e humbi rejtingun ne qraqet botrore...me tregoni nga cili prej shtetet e evropes e mortet perkrahjen per protesta...askush nuk e pa si te hishme punenen tuaj te protestes...Krjet ju kritikuan,,,Hej vetvendosje zgjohu nga gjumi se sot jetojm ne Globalizem kur vendimet meren ne menyr te perbashket///
Jam perkrahas i udheheqsve tan per intelektualitetin qe e kan ///

Kjo qe ndoshi ishte edhe nje gje e mir sepse perfundimisht VETFUNDOSJA e mori nje shuplak te mirr dhe pikerisht nga vet shqiptaret...
Na keni bere gaz i botes tani bota do thone shqiptaret vet mes veti nuk jan te bashkur...Sepse jemi manipulues nga dora e UNDERGRAUND e proSERBIS

Me falni thjesht jam kunder juve te VETF.....
Me analizen nga prizmi im mendoj se nuk jeni ka veproni per tye miren kombetare,...


----------------------------------------
Edhe nese jam vegjetarian nuk dmth se ha barr....!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio