Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shikoni Kush I Perfaqeson Studentėt E Up-sė, Debatė dhe Fjalimet....
Trimi
Postuar nė: 16.02.2007, 13:23
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 40
Antari Nr: 541
Bashkangjitur: 23.02.2006



Shikoni kush i perfaqeson Studentėt e UP-sė

Elbasan Hoti (Parlamenti i Studentve)
Oj ti, nėse do me ec, ec, e mos ma prish kėtu t’i mua debatin, qyre
niherė, Ulu aty!


Debatė ne sallen e Kuqe tė UP-sė 14 shkurt 2007

Shikone Kush e udheheq Kosovenė

Fjalėn e rastit e morri Werner Wnendt i OSCE-sė.
Ai ka shprehur keqardhje pėr viktimat dhe kėrkoi nga studentėt qė sė pari tė
merren me analizėn e pako sė Ahtisaarit pėr statusin. ai ka thėnė se sidomos
studentėt tė cilėt studiojnė nė drejtimin e shkencave politike ėshtė mirė qė
ta marrin dokumentin dhe ta analizojnė, pėr shkak qė tė mos mendojnė ashtu
siē mund t’ua interpretojė dikush, faleminderit shumė!

Fatmir Sejdiu
Faleminderit , tė nderuar pėrfaqėsues, tė dashur studentė dhe kolegė
profesorė. Mendoj se ėshtė njė iniciativė e mirė dhe njė rast i veēantė qė
tė bisedojmė pėr njė nga ēėshtjet mė me rėndėsi, qė ka tė bėjė me tė ashmen
dhe tė ardhmen e Kosovės dhe qė lidhet drejtpėrdrejt me procesin mė tė
rėndėsishėm, nėpėr tė cilin po kapėrcen Kosova, dhe kėtė shans tė madh qė ka
pėr ēėshtjen e definimit tė statusit politik tė saj, dhe do tė doja tė thosha, ēėshtjene pavarėsisė.Kėto ditė tė fundit ishin vėrtet ditė tė vėshtira, posaēėrishtme
manifestimet tė cilat ishin nė Prishtinė dhe qė si rezultat i asaj qė u
shpreh dhe pėrplasjeve tė atilla, humbėm dy njerėz.
Ndjejmė dhimbje tė pėrbashkėt me ta, me tė gjithė ata qė nė njė formė apo
formė tjetėr, kanė pasur po kėshtu pėsimet nga kjo kohė.
Ai i ka ftuar studentėt qė tė pranojnė pakon e Ahtisaarit pėr shkak se kėtu
qėndron substanca e shtetit.

Joachym Ruecker
Faleminderit pėr ftesėn, para se tė filloj tė flas pėr pakon dua t’ju shpreh
ngushėllimet e mia familjarėve tė tė humburve, pėr atė qė ndodhi tė shtunėn.
Ishte njė tragjedi, dua t’ju them se dhuna ėshtė njė gjė e cila ėshtė
definitivisht nė interes tė kundėrt me Kosovėn. Vdekja e dy tė rinjve tė
shtunėn ėshtė shkaktuar nga plumbat e gomės, ne kemi iniciuar njė hetim etj,
etj (flet pėr iniciativat e hetimit)

Hashim Thaēi
Tė nderuar studentė dhe profesorė… jam i nderuar qė jam sot kėtu me ju,
bashkė me kryeadministratorin dhe me kryetarin Sjediu…(I pėrmendė tė
pranishmit me tė cilėt ėshtė ulur nė njė tavolinė).
Ai tregon se si vetė ka qen student, atėherė ka qenė ndryshe ka qenė shumė
mė vėshtirė, sepse nė kėtė vend ėshtė edhe gjeneza e rezistencės sonė tė
organizimit, por edhe ēlirimit tonė, prandaj sot nė kėtė fazė tė rėndėsishme
tė nxjerrjes sė vendimit pėr statusin politik tė Kosovės, unė e kam theksuar
dhe po e theksoj shpesh, se realitetin e Kosovės sė pavarur e kemi ndėrtuar
qė nė vitin ’99-tė. Ne edhe atėherė kemi qenė tė pėrgatitur pėr Pavarėsi, ne
iu kemi vonuar, por tjerėt kanė neglizhuar, por erdhi momenti i atij takimi.
Dhe jam shumė i sigurt se qytetarėt e Kosovės janė qytetarėt mė
properėndimorė nė rajon, kjo ėshtė vlerė dhe respekt, edhe pėr tė kaluarėn
tonė edhe pėr angazhimet tona, por megjithatė, ėshtė vlerė qė respektohet
pėr vizionin tonė, pėr tė ardhmen e integruar edhe nė BE dhe nė NATO.
Prandaj, jemi sot kėtu qė t’ju sigurojmė se e kaluara nuk do tė pėrsėritet
mė kurrė, e ardhmja ėshtė nė duart tona, nė duart tuaja.
Presidenti Ahtisaari nuk e sjellė Pavarėsinė, ne jemi duke e jetuar atė. Ai
nuk ka bėrė ndonjė shpikje pėr ta prezantuar njė dokument nga atje lart qė i
pėrgjigjet realitetit mirėkuptues tė Shqiptarėve.
Pėrfaqėsuesi i Solanės,
Ka shprehur keqardhje pėr atė qė ka ndodhė tė shtunėn dhe ka shpresuar se
hetimet do ta japin rezultatin e tyre. Ai ka thėnė se dhuna nuk i duhet
Kosovės.

DEBATI

Taulant Hoxha, student i departamentin tė shkencave politike tė UP-sė.
Pyetja ime ėshtė pėr anėtarėt e Ekipit tė Unitetit: Fatmir Sejdiut dhe
Hashim Thaēit: Pikė sė pari e kam lexuar Propozimin e Ahtisaarit. A mund tė
ndėrtohet shteti i Kosovės, siē e proklamoni ju, kur nė propozimin e
Ahtisaarit, nė mes tjerash gjėra tė papranueshme, pėrmban edhe klauzolėn e
badinterit. Pėr masat e pėrgjithshme juridike pėr njė shtet tė mirėfilltė,
siē janė kushtetuta, Simbolet, shpallja e Pavarėsisė dhe pėr kėtė kėrkohet
shumica e dyfishtė pėr miratimin e tyre nė Parlament, si do t’i miratoni
kėto akte, kur dihet vullneti I Pakicės Serbe nė parlament.
Edhe njė vėrejtje tė vogėl: Pse m’u kėrkua paraprakisht kontrollimi i
pyetjes para se ta parashtroja. Ju faleminderit!

Andin Brahaj student i fakultetit filozofik, dega e historisė;
Ekipit tė unitetit, pse mė sė paku ju jeni nė dijeni se pakoja e Ahtisaarit
nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr shqiptarėt, kur dihet se kėtė e kanė thėnė
shumė pjesėtarė tjerė Brenda trupit tuaj aty nė Parlament, por sepse
nuk guxoni ta thoni tė vėrtetėn, sepse ju atėherė nuk do tė konsideroheni si
George Washingotni e Thomas Jefersoni, por do tė jeni ndoshta si mashtrues tė popullit tė Kosovės.

Mirjeta Hetemi, e cila ka pėrfunduar fakultetin e mėsuesisė:
I kisha lutur tė gjithė kėta studentė qė janė kėtu, pasi nuk ju ra nė
mend kėtyre politikanėve kėtu qė janė, ta mbajmė njė minutė heshtje pėr dy
qytetarėt qė ranė nė demonstratat e 10 shkurtit
(duartrokitje-pėrkrahje)
Hashimi dhe Fatmiri filluan tė qeshnin dhe vazhdonin tė rrinin ulur, derisa
tė gjithė studentėt u ngritėn nė kėmbė, asnjėri nga kėta politikanė nuk u
zgjuan nė kėmbė, ata u zgjuan, por vazhdonin me buzėqeshje, derisa u ngritėn
pastaj edhe ndėrkombėtarėt.
Njėri nga studentėt?: LAVDI(tė gjithė: LAVDI!)
Pas pėrfundimit tė kėsaj mbajtje tė heshtjes, Mirjetės ia marrin
Mikrofonin, nuk ia japin mė.
Genc Zekaj, kandidat i shkallės sė tretė shkencave politike pėr Master, njėherėsh gazetar.
Nė njė intervistė qė e kam zhvilluar dje me ish kryeministrin Bajram Kosumi,
ai ka deklaruar haptazi se Grupi Negociator ėshtė njė hajn dhe ka rrėshqitur
nga rruga qė ėshtė zhvilluar. Ai pėr kėto gjėra jep shumė argumente, a shtė
e vėrtet dmth qė ju keni shmangur rrugėn pėr tė cilėn keni filluar?Sjediu pėrgjigje rreth klauzolės sė badinteritĖshtė njė klauzolė qė nėnkupton respektimin e 2/3-ave pėr miratimin e disa ligjeve, ka tė bėjė me momentin e miratimit tė kushtetutės, por mendoj se duhet interpretuar ndryshe nė kėtė rast. Klauzola nėnkupton...

Studentja Mirjeta:
Kėta janė tradhtarėt e Kosovės, kėta duan ta shesin Kosovėn pa e pyetur
popullin, nėse Hashim Thaēi ka luftuar nuk ia jep tė drejtėn askush qė ta
shesė Kosovėn, vetėm le ta dinė se Kosova ashtu qysh ka pasur gjithmonė djem
e vajza pėr t’u sakrifikuar, pėr tė derdhur gjak pėr kėtė dhe do tė ketė
prapė, ashtu qysh pati me 10 shkurt, le ta dinė mirė, vetėm nėse
Ahtisaari i merr me pakon e tij edhe i qet jashtė Kosovės, se nė Kosovė nuk kanė
vend.Edhe ju z. Rycker ta keni me dije se nė Kosovė ende ka djem e vajza…
E kėto ligje qė po i zbatoni nė Kosovė shkoni e zbatoni nė vendin tuaj edhe
shikoni se si do tė reagojnė qytetarėt atje, ju z. Rucker e vratė popullin
Shqiptar. Dhe nuk ėshtė e ēuditshme nėse edhe mua mė vrisni, e shkoni tash e
sillni policinė e le tė mė vrasin mua, se ju kėshtu keni vendosur qė ta
vrisni popullin shqiptar (brohoritje VETĖVENDOSJE - VETĖVENDOSJE!……!)

Elbasan Hoti (Parlamenti i Studentve )
Oj ti, nėse do me ec, ec, e mos ma prish kėtu t’i mua debatin, qyre
niherė, Ulu aty!


Thaqi: Krejt populli e di se Serbia ėshtė e larguar qė nga e 99-ta
(duartrokitje me qėllim qė ta ndėrpresin)Edhe ai qė dėshiron gjakderdhje duhet ta kuptojė se nuk ka gjakderdhje nė
Kosovė pėr qėllimet e tija politike. Dhe kur ka qenė koha ne i kemi prirė
punės (tė gjithė studentėt nė sallė ahahahahaha uuuuuuu!!!!! duartrokitje
dhe shushurima pėr ta ndėrprerė)

Mirjeta: edhe pse ke luftuar askush nuk tė jep tė drejtė me e shit Kosovėn .
Thaqi: Ashtu siē kam qenė prej mė tė parėve, qė e kam rrok pushkėn, edhe
politikisht studentėt prapė: (tė gjithė studentėt nė sallė ahahahahaha
uuuuuuu!!!!! duartrokitje dhe shushurima pėr ta ndėrprerė).

Nga studentėt e ndryshėm:
Ku ėshtė pavarėsia e Kosovės
Qe shtatė vjet na keni rrejt
Tradhtarė
Ju duhet tė vriteni
E keni shkelur gjakun e dėshmorėve
E keni shkelur betimin nė flamur
Kjo ėshtė tradhti
Etj… etj…
Njėri nga studentėt:
A e dini se me pakon e Ahtisaarit ne jemi shoqėri shumetnike, ne do t’i kemi
shenjat shumetnike, do ta kemi flamurin nė tė cilin do ta kemi shenjėn e Serbisė, tė magjupve, hashkalive, etj.“Thaēi shikon me ironi dhe qesh prej zori”

Njėri nga studentėt:
Njė pyetej pėr Sejdiun, unė e kam parė platformėn e planit tė
Ahtisaarit, ku
i pėrmend tė zhdukurit, njė problem shumė madhor, nuk e di se si ka qenė
programi juaj qė keni hyrė dhe keni marrė pozitėn e kryetarit pėr kėtė
ēėshtje mjaft tė ndjeshme, dhe mua mė ka shtyrė ky problem qė ju, jo qė nuk
keni bėrė asgjė pėr kėtė ēėshtje, por edhe po i rrihni nėnat, ashtu siē
ndodhi me datėn e 10 shkurtit tė 2007-ės, po i shtrini nė rrugė dhe prapė po
i demoloni edhe mė zi.Do ta pyes edhe Ruecker-in pėr ēka ju po ia gjuani edhe disa kompetenca atij.Ēka duhet tė bėjė pala Kosovare qė tė mos ketė mė Mision ndėrkombėtar nė Kosovė, por kėta qė po fshihen pas asaj se nuk kemi kompetenca tė vijnė aty
dhe tė shohin se ēfarė do t’iu thotė populli.

Njė tjetėr student po ashtu:
Si nuk patėt turp qė nė ditėn kur po mbahej protesta tė mos dilnit para
qytetarėve tuaj, si nuk patėt turp, kur qytetarėt po vriteshin nė
Prishtinė, ju disa fshiheshit nėpėr biruca tė miut, e disa fluturoni me helikopter tė
KFOR-it mbi Mitrovicėn Veriore, pse nuk shkuat nė kėmbė atje…… ops ….. u
ndal rryma! (filloi tollovia. Brohoritje KEK-u KEK-u.)
Sjedi Hoxha, kryetari, e pėrmbylli debatin, tė gjitha truprojat e mundshme i
rrethuan politikanėt dhe filluan studentėt tė dalin, derisa po dilnin nga
hyrja e Sallės sė Kuqe, kishte brohoritje tė tilla si Rrencat, rrenca, Tradhtarėt, tradhtarėt etj…!)
Vlen tė pėrmendet se kur dolėm jashtė e pamė se nė anėn tjetėr tė
fakultetit Filologjik kishte rrymė, ndėrsa nė anėn ku kishte qen debati u ndal dhe
arsyetoheshin se s’mund ta ndezim gjeneratorin se kemi probleme diēka me tė!
Kėtė rrenė e mbulesė politike mbrojtėse e bėri kryetari i parlamentit


Jepni edhe ju vlersimin e juajė pėr Lideret e Kosovesė dhe per Parlamentin e Studentve tė UP-sė

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Stafi nė 02.01.2008, 15:43
PM
Top
zeshkani
Postuar nė: 16.02.2007, 14:08
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Cfar te them me te vrete nje ngjarje e pa lakmueshme, nje debat i pa vler, se sic thot nje fjale e urte latine "NESE PERFUNDIMI ESHTE I MIR GJITHQKA DO TE JET MIR"
e une sa mujta me kuptu perfundimi paska qen katastrof, paski met ne terr dhe debatin nuk e paski perfundu, qe shum po me vjen keq por qka te bejsh realitetit nuk kemi ku me i hik.

Kete debat e kisha vlersu negativ, ndoshta e kam gabim por keshtu mendoj un.

Edhe dicka kisha pasur me shtu se shum leht eshte me gjyku por shum e shum veshtir me vepru nese je ne postin e aty qka e gjykon.

PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
dajki
Postuar nė: 17.02.2007, 02:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2336
Antari Nr: 2293
Bashkangjitur: 21.08.2006



Per mendimin tim nuk paskeni ba asgje...un sa munda me pa,,,shum nga akuzat e studenteve ishin pas drejtuar Hashim Thacit...kur dihet fakti se ai tan kohen ka qen opozit dhe askush sja ka rr.....s per asgje.ter kohen ka vepru LDK-ja dhe me ne fund te gjitha akuzat per Hashimin...me falni qe po bej kesi ndarje politike,por....edhe brohoritja e studenteve "vetevendosje"me duket shuuum politike.

te them te drejten nuk po di cka me mendu mo,kush me kan asht????
a mundet ndokush me me tregu me cfar te drejte Albin Kurti e nxiti rinin per protest kur thoshte :"Kosova nuk do te kete ulese ne Komisionin evropian,,,Nuk do te kete Kushtetut te veten,perfaqsues te vet..etj etj etj.. kur me pakon e ahtisarit (disa ne menyre direkte e disa terthorazi) garantohen te gjitha...???

kush do te pergjegjet per viktimat e protestes...ai eq e nxorri ne proteste per gjera te paverteta...apo ndoshta Hashim Thaci???????????????

ju lutem mendoni miiir o shqiptaret e mi te dashur..eshte shuum leht me bertit aauuu uuuuu...por bene vlersimin e drejte..me pas vdek Hashim thaci ne luft sot do ta kishi rrespektuar sikurse Adem Jasharin,,,ndersa ju tash po e trajtoni njejt me ata qe fshiheshin te Papa ne Vatika.... Maqedoni,Shqiperi..etj

shum rrespekt.


----------------------------------------
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qė kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis.
PM
Top
Ujqit e Bashkuar
Postuar nė: 17.02.2007, 16:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 5517
Bashkangjitur: 29.01.2007



Ky nuk i ka ngja debatit po ky thjesht ka qene nje montim politik kunder hashim thacit,elbasan hoti e dime kush eshte mire ku i ka renjet po ashtu e dime edhe ky sejdi hoxha se po kthen si pasqyre berberi vetem e vetem te kete funksion ne Unionin e studenteve kjo loje ka qene e pergatitur nga AAk dhe klyshe te LDKse ku urdherine kane zbatuar Sejdi Hoxha si kryetar dhe me studenta qe kane qene te pergatitur prej me heret..Kjo eshte turp i shoqeris kosovare,e dime kush eshte Hashim Thaci nese mendojn keta klysh te AAK dhe LDK se munden me njollos Hashim Thacin gabohen dihen meritat e ati...Ju pershendes
PM
Top
zeshkani
Postuar nė: 17.02.2007, 18:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Edhe une ju bashkangjitem ketyre replikave te Ujqit e Bashkuar dhe te dajkit.Jan shum reale dhe te sinqerta ashtu po mendoj une.

Me te vertet shtrohet pyetja se kush e ka pregadit gjithe keta hauz nese ALBIN KURTI apo ndokush tjeter qe eshte pjestar i "vetvendosjes" bashkpunojn ose kan marveshtje me ndonjeren nga partit politike ateher turp duhet me ju ardh, se po e morin popullin ne qaf po dalin e po folin ne emren te popullit, po bajn gjera te pa lakmueshme sic kan bere edhe ne kete Debatė ne sallen e Kuqe tė UP-sė 14 shkurt 2007 .

Ishalla nuk kan bshkpunim por jan me te vertet te pa m'varur, prej partive politike se ateher do te jet shum shum keq per Kosoven.
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
selimdaku
Postuar nė: 01.01.2008, 21:46
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 11
Antari Nr: 12056
Bashkangjitur: 18.12.2007



Une ketu do isha nderlidhepak,arsyeja e bertimes nuk qendron,neve si popull duhet te kemi nje kulture te gjuhes dhe sjelljes me ne nivel,e sidomos ne kete faze historike per kosoven,ndoshta munde te ket qene e pergatitur ndonje grack,mirepo nuk medoj qe vetem per z.Thaqi sepse njejt ka qen i akuzuar edhe z.Sejdiu dhe mendoj se per gjendjen ne kosove per gjat tere ketyre viteve te pas luftes duht nje analize pak me e detajizuar per te treguar te gjitha faktet dhe argumentet apo arsyetimet e tyre per shtyerjen e statusit te kosoves.Sido qe te jete te gjitha ato akuza qendrojne sepse te gjithe pushtetaret po jane te varur (nen ndikim) nga zyrat e ambasadave te te gjitha shteteve te huaja ne
kosove.
PM
Top
ar2yy
Postuar nė: 19.02.2008, 01:30
Quote Post


CHELSEA`S FAN
*****

Posti: Antarė
Postime: 4166
Antari Nr: 13665
Bashkangjitur: 15.02.2008



Student te UP-se dhe anetare te ketij forumi, a e pat kulturen e Studenteve te UP-se, dhe ndarjet poltike te ketyre studenteve, dhe montimet kunder z.Hashim Thaēi?
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio