Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ja si shpetova nga droga dhe nisa Universitetin
MIRA_
Postuar nė: 16.02.2007, 20:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Pershendetje o njerez


Po lexoja disa artikuj ne gazeten albanian, dhe hasa ne artikullin ku beheshte fjal per nje ish- narkoman me la teper pershtypje (mendoje ishte teper e dhimbshme ta lexosh, por ama njekohsisht shume interesante se i vereje emocionet e verteta).Po e sjell refimin e tij qe po deshet ta lexoni.



Ja si shpetova nga droga dhe nisa Universitetin

Flet Genti, njė ish-narkoman, qė ėshtė duke u trajtuar nė Komunitetin Emanuel

Ervin Koēi

Gentiani, njė ish-narkoman, merr guximin dhe tregon pėr gazetėn “Albania” historinė e tij tė dhimbshme, atė tė njohjes me drogėn. Duke u trajtuar dhe kuruar nė Komunitetin Emanuel nė Tiranė, Gentiani na prezanton me jetėn e tij dhe tė gjithė kalvarin e kaluar nė eksperiencėn me drogėn. Si filloi, si vazhdoi, dhimbjet, mundimet, vėshtirėsitė, ndarja me shoqėrinė, problemet me familjen dhe shkollėn, tė gjitha kėto Gentiani na i rrėfen me njė qetėsi tė madhe qė na magjeps. Ai ia dedikon tė gjithė kėtė jetės sė re qė ka nisur nė gjirin e Komunitetit Emanuel dhe vullnetit tė tij pėr tė dalė nga errėsira ku, siē thotė dhe ai vetė, ka qenė i zhytur. Duke pėrfituar nga eksperienca e tij, ai u bėn njė apel tė gjithė tė rinjve qė tė kenė kujdes nga helmi i bardhė, si dhe tė gjithė atyre qė i kanė hyrė kėsaj rruge qė tė dinė se ka edhe njė mundėsi pėr tė dalė dhe pėr tė rinisur jetėn nga e para.


Kur ka qenė kontakti juaj i parė me drogėn dhe si e keni nisur atė?

- Kontakti im i parė ka nisur qė nė vitin e parė tė gjimnazit, kur pėr herė tė parė nga disa shokė tė mi kam marrė njė cigare hashashi. Kur e kam filluar kam menduar se ėshtė mė tepėr njė duhan dhe jo njė drogė dhe se nuk ka pėr tė mė shkaktuar ndonjė dėm. Por pikėrisht aty gabova. Mendova se diēka e lehtė si hashashi nuk do tė mė sillte ndonjė dėm pėr fizikun tim, por qe ai qė pėrgatiti rrugėn pėr drogat e tjera mė tė forta. Mė pas e vazhdova rregullisht hashashin, pas tij rashė nė kontakt edhe me droga tė tjera tė lehta. Mė pas, edhe pse mendoja se mund tė shkėputesha, erdhi heroina. Kontaktin tim tė parė me heroinėn e kam patur nė vitin e tretė tė gjimnazit. Ajo filloi si njė lojė, kur unė isha akoma duke pėrdorur hashashin. Nisėn qė rreth meje tė mė afroheshin edhe preparate disi mė tė forta, deri tek heroina. Atėherė ishte dhe mosha e atillė qė unė nuk lija gjė pa bėrė dhe pa provuar. Nisur nga kjo thashė ta provoja njė herė edhe kėtė. Por kurioziteti i madh ndonjėherė dhe tė vret. E kam fjalėn pėr kokainėn, e cila ėshtė njė gjė qė njė herė po nise ta provosh nuk i shkėputesh mė. Lidhja me tė tė bėhet diēka e zakontė, pasi vetė ai lloj malli tė bėn qė ta kėrkosh gjithmonė.

Si arritėt ta siguronit kokainėn ose mė mirė kush u “prezantoi” me tė?

- Tė thashė qė kur nisa kėtė lloj loje me drogėn isha nė njė moshė qė nuk i mendoja gjatė gjėrat. Je nė njė moshė qė kur nuk tė mungon asgjė nis e prezantohesh me gjithēka. Pėr t’i thėnė mė konkretisht gjėrat, dozėn e parė e kam marrė falas nga njėri qė njihja e qė mė parė pinim bashkė hashash. Ajo kohė ka qenė vėrtet e bukur, kur rreth meje kisha gjithēka, nuk kisha as problemin pėr para dhe kur tė gjithė, si prindėrit ashtu dhe shoqėria, ishin akoma rreth meje. Nė atė kohė isha mirė edhe nė gjendjen time fizike dhe shėndetėsore dhe mendoja se edhe pasi ta kisha provuar edhe kokainėn mund tė kisha kohė tė shkėputesha. Por pikėrisht nė atė kohė, kur mendon kėto gjėra, tė nisin dhe problemet e para. Ngadalė fillojnė tė nisin edhe krizat, nė njė kohė qė akoma je duke menduar hė se e kam unė nė dorė.


Nė cilin moment nisėn krizat pėr ju dhe kur filluat ta ndjenit se ishit nėn varėsinė e drogės?

- Nėn varėsinė e drogės vihesh qė nė momentet e para. Pikėrisht qė kur mendon se po luan me tė. Unė nisa tė ndjeja problemet e para rreth njė vit pasi kisha nisur tė pėrdorja ato tė fortat. Aty nisa tė shoh problemet e para. Fillimisht nuk po kisha mė para, rashė edhe nė mėsime. Me shoqėrinė nuk kisha mė marrėdhėnie tė mira dhe po bėhesha gjithmonė e mė agresiv dhe nervoz. Edhe me familjen time nisa tė kisha probleme, pasi filluan grindjet e mė pas sherret. Dilja vetėm me shokė, qė, ashtu si unė, pinin edhe ata mall. Vetėm me kalimin e kohės kuptova se eksperimentet e mia me trupin tim nisėn qė tė jepnin pasojat qė i kishim dėgjuar prej tė tjerėve. Nė fillim e pinim, pastaj rrinim dy ditė pa tė dhe kur na nisnin krizat e fillonim pėrsėri. Vetėm pasi e kishim marrė dozėn e radhės e kuptonin se nga pas na vinin qė tė gjitha sikletet e tjera.

Cilat ishin pasojat mė tė kėqija qė ju linte pėrdorimi i heroinės?

Pasojat nga pėrdorimi i heroinės janė tė shumta. Tė parat qė tė kapin janė disa ethe tė forta, tė cilat tė sjellin probleme edhe nė frymėmarrje. Pas etheve, tė nisin djersitje dhe njė nxehtėsi e madhe, ndjen se ke shumė vapė. Mė tej tė nis edhe njė lodhje e tmerrshme dhe njė kėputje e gjithanėshme, nuk ke pikė force dhe nuk mund tė bėsh dot asgjė. Mė tej tė nisin dhimbje nė formė krizash dhe prerje tė mesit dhe pasi kalon tė gjitha kėto tė kap njė dobėsim dhe njė mėrzi e madhe. Gjatė gjithė kohės qė tė shoqėrojnė dhimbjet dhe krizat ke padyshim dhe lodhje, dhimbje kockash, kyēesh, dhimbje tė mėdha koke, si dhe qėndron gjithmonė me nerva dhe i tendosur. Je dhe shumė konfuz, pasi nė tru tė vėrtiten mendime tė zymta ku 200 tė vijnė dhe 200 tė ikin. Ndihesh gjithmonė nė mėdyshje, por nuk mendon pėr gjė tjetėr pėrveēse si tė sigurosh ca para pėr tė blerė mall. Nė ato kohė nuk bėn dot pa tė, por dhe kur e pi nuk ėshtė se tė stabilizon gjėrat.

Pėr sa kohė keni qenė nė kėtė situatė dhe pėr sa kohė keni pirė mall?

- Fillimisht, kur nisa, e pėrdora mallin pa ndėrprerė pėrreth dy vjet e gjysmė. Gjatė kėsaj kohe, droga mė e fortė me tė cilėn u takova dhe vazhdova gjatė ishte heroina. Mė pas arrita ta ndėrpres atė pėrreth dy vjet, pasi pėsova njė aksident dhe kėshtu arrita qė ta lė, edhe pse nuk isha nė komunitet. Por duke qenė se vazhdova pas aksidentit qė tė bėja tė njėjtėn jetė si mė parė, vura sėrish kontakte me kokainėn. Kjo filloi sepse rrija gjatė me shoqėrinė, shkoja nė shtėpi kur mė dilte koha, bridhja natė e ditė rrugėve e pėr mė tepėr edhe pse nuk merrja kokainė vazhdoja tė pija hashash si cigare, pasi nuk mė dukej ndonjė problem i madh. Pas hashashit dhe tė gjitha problemeve tė tjera, vjen njė moment kur tė gjitha gjėrat tė mblidhen dhe nuk di se ēfarė tė bėsh. Ndihesh vėrtet keq dhe mendon qė tė rifillosh. Drogėn mund ta nisėsh ose ta rinisėsh edhe nga njė mėrzi e madhe, por ndonjėherė edhe nga ndonjė gėzim dhe kėnaqėsi e madhe. Nė kėto momente tė gėnjen mendja dhe thua sikur ta pi njė dozė ta ēlodh njėherė trurin, pa tė shkojė ku tė shkojė. Dhe kėshtu, pas dy vjetėsh pauzė, rinisa sėrish edhe dy vjet tė tjerė pėrdorimin e kokainės, fazė kjo qė pėr mua ishte fare degraduese si njeri dhe si fizik. Pikėrisht nė kėtė periudhė, kur mendova se ishte dhe fundi, vendosa tė vija nė komunitet pasi nuk kishte mbetur mė pėr mua asnjė mundėsi.


Pėrse narkomanėt marrin nė momente tė caktuara metadon?

- Metadoni ėshtė njė zgjidhje momentale. Ai tė ndihmon deri diku, kur nuk ke zgjidhje tjetėr dhe tė ul disi krizat dhe dhimbjet kur nuk ke pėrdorur njė drogė tjetėr. Megjithatė, metadoni ndonjėherė mund t’i ketė krizat dhe dhimbjet mė tė forta se sa mund t’i ketė ndonjė substancė tjetėr. Ai ndonjėherė tė jep kriza edhe mė tė forta se heroina, madje tė dhemb edhe zemra ose tė krijohet tharja e kockave. Kėtu kanė ardhur dhe djem qė kanė pėrdorur mė parė edhe metadonin dhe unė i kam parė qė kanė qenė nė njė gjendje vėrtet tė keqe. Kėtu, nė Qendrėn Emanuel, nuk pėrdoret metadoni, prandaj dhe unė nuk e kam pėrdorur atė. Di qė ai jepet edhe nė Spitalin Ushtarak pėr tė sėmurėt nga droga, por dhe shoqata tė tjera e shpėrndajnė atė. Duke parė dhe eksperiencat e ndryshme se si kanė qenė djemtė kur kanė ardhur kėtu, punonjėsit e qendrės nuk e rekomandojnė njė preparat tė tillė. Por edhe nėse do ta pije pėr tė kaluar krizat njė apo dy javė apo dhe nėse do tė merrje qetėsues pėr gjumė, procesi me metadon do tė zgjaste akoma mė shumė deri dhe nė 25 ditė.

Pse menduat se duhet tė vinit kėtu, nė komunitet? Kush ua sugjeroi?

- Unė isha nė dijeni edhe mė parė pėr ekzistencėn e njė komuniteti tė tillė, pasi e kisha dėgjuar kėtė nga djem tė tjerė qė kishin patur problemet e mia. Disa prej tyre kishin qenė dhe ishin shėruar, por ka patur edhe tė tjerė qė i janė rikthyer drogės duke qenė se i janė kthyer tė njėjtės jetė. Kurse pėr mua ēėshtja ishte se kisha arritur njė moment qė po bėja gjėra krejtėsisht tė pamenduara dhe tė rrezikshme. Malli mė kishte nxjerrė atė pjesė tė jetės sime qė nuk kisha arritur kurrė ta njihja. Dhe kur nis e bėn gjėra komplet jashtė karakterit tėnd, pikėrisht aty dije se po tė vjen fundi. Nisin e tė mbyllen tė gjitha mundėsitė. Me njerėzit bėhesh pėr herė e mė tepėr i lig dhe nuk tė mbeten shumė rrugė pėr tė zgjedhur. Aty e kupton se duhet tė gjesh njė zgjidhje patjetėr, pasi nuk ke rrugėdalje dhe nuk ke se si e kalon mė jetėn. Duke nisur se kisha dėgjuar edhe pėr Komunitetin Emanuel dhe duke parė se nuk mė kishte mbetur ndonjė zgjedhje e madhe pėr tė bėrė, vendosa qė t’i telefonoja qendrės ditore ose “Qendrės sė Dėgjimit” qė ndodhet te “Zogu i Zi” nė Tiranė. Ata mė lanė njė takim dhe unė kur shkova fola me njė punonjėse sociale si dhe me znj. Besa. Pasi e diskutuam gjatė problemin tim, ata vendosėn qė tė mė sillnin kėtu nė komunitet pėr tė nisur njė jetė tė re.

Prej sa kohėsh jeni nė Komunitetin Emanuel dhe si ndiheni?

- Qė kur kam ardhur kėtu po bėj rreth 5 muaj dhe mė duket se kam rigjetur vetveten. Aktualisht ndihem shumė mirė, pasi edhe kėtu ėshtė mjaft mirė. Ky ėshtė njė vend i qetė dhe i kėndshėm, ku ēdo njeri qė ka njė problem gjen qetėsinė, paqen dhe harmoninė e munguar. Qė nė momentin kur rashė nė kontakt me personat e kėtij komuniteti, nisa tė ndihesha shumė mirė dhe e kuptova se nuk do tė isha mė vetėm. Kur erdha kėtu u mirėprita nga tė gjithė dhe ndjeva njė ngrohtėsi vėrtet tė madhe. Dua tė them se kėtu janė vetė kushtet dhe njerėzit qė tė bėjnė tė ndihesh vėrtet mirė. Po ashtu dhe terapia qė ndiqet kėtu pėr ne ėshtė vėrtet e veēantė. Ajo tė shėrben qė tė ndihesh vėrtet mirė dhe nė formė dhe ndryshimet pozitive fillojnė e ndihen. Siē ju tregova edhe mė sipėr, kisha provuar vetė qė ta lija mallin, por jeta qė unė bėja ishte sėrish e njėjta dhe pėrsėri rashė viktimė. Kurse kėtu mund t’ju them se jeta qė bėj ėshtė krejtėsisht ndryshe dhe e mbushur plot me aktivitete e punė.

Si e kaloni ditėn nė Komunitetin Emanuel dhe a mendoni se po shėroheni?

- Po, mendoj se po shėrohem. Terapia kėtu ėshtė mjaft intensive. Ajo ėshtė psikike dhe fizike. Ka mjaft orė psiko-pedagogjike, por edhe elementė tė shoqėruar qė janė ndihmės. Pėrsa i pėrket aktivitetit fizik, ai ėshtė i mbushur me sporte, lojėra, animacione, si dhe me punė tė ndryshme, ku mund tė mėsosh zanate tė vlefshme pėr jetėn. Nė kėtė mėnyrė, ne fillimisht mėsojmė ta mbajmė mendjen larg nga malli e mė pas tė gjejmė njė stil tjetėr jete. Duke u marrė me aktivitete, kėtu i harron tė gjitha hallet, problemet, mėrzitė dhe tė kthehet harmonia e humbur. Pėr tė harruar gjėrat, kėtu nuk ke nevojė tė pish mė. Pėr kėtė na ndihmojnė tepėr edhe orėt psiko-pedagogjike, ku ne i rikthehemi problemeve tona por edhe mundohemi qė tė analizojmė dhe tė shikojmė ēastet kur ne e kemi patur gabim, me qėllim qė tė kemi njė formim sa mė intelektual pėr jetėn. Nė kėtė mėnyrė, ne gjejmė atė “pse”-nė qė na ka shtyrė mė parė tė pėrdornim mallin dhe se si duhet tė veprojmė aktualisht. Kjo tė shėrben qė tė gjesh zgjidhje edhe nė tė ardhmen nė tė tjera momente tė vėshtira qė jeta mund tė tė vėrė pėrpara dhe jo direkt t’i kthehesh mallit, duke gjetur kėshtu njė zgjidhje qė nuk ėshtė zgjidhje.

Si i keni marrėdhėniet me djemtė e tjerė tė komunitetit qė kanė tė njėjtat probleme si ju?

- Kėtu ke tė bėsh me tipa qė kanė histori nga mė tė ndryshmet, por kush vjen nė komunitet menjėherė bėhet i barabartė me tė tjerėt. Tė gjithė ata qė vijnė nė komunitet mundohen qė tė pėrshtaten me tė gjithė. Kjo ėshtė dhe njė prej qėllimeve primare tė kėtij komuniteti, i cili mundohet qė fillimisht t’i rregullojė njerėzit pėrsa i pėrket sjelljes sė tyre. Po kėshtu, komuniteti mundohet qė tė tė rregullojė marrėdhėniet me tė afėrmit, me miqtė, me shokėt nė komunitet, nė raport me sjelljen dhe me vetveten. Nė kėtė mėnyrė, ēdokush fillon tė ndryshojė pa e kuptuar modelin e jetesės. Duke parė kėtė qė tė gjithė pėrpiqen qė jetėn kėtu ta bėjnė sa mė normale dhe sa mė harmonioze, pasi tė qėndruarit pėr njė kohė tė gjatė bashkė sjell edhe pėrshtatshmėrinė. Kėtu ne qė tė gjithė nė njė vend hamė, nė njė vend rrijmė, nė njė vend lozim, punojmė bashkė dhe ēdo gjė kėtu e rregullojmė bashkėrisht pėr tė mirėn tonė dhe tė njėri-tjetrit. Nė kėtė mėnyrė, do s’do, me tė gjithė do tė miqėsohesh dhe do tė bėhesh shok, pėr mė tepėr nuk mund tė lidhesh dot me persona nė veēanti. Kėtu nuk mund dhe nuk duhet tė krijohen grupe tė ndara, sepse, kur njeri mė pas largohet nga komuniteti, tė tjerėt mund ta ndjejnė mungesėn, prandaj mbahet njė unitet dhe njė bashkėsi.

E keni ndjerė ndonjėherė nevojėn pėr mall gjatė qėndrimit tuaj nė komunitet?

- Edhe pse kam njė kohė relativisht tė gjatė kėtu, nevojėn e mallit nuk e kam ndjerė asnjėherė. Nuk e kam ndjerė pasi kur kam ardhur kėtu kam ardhur me mendjen pėr t’u ndarė pėrfundimisht me tė. Kėtu kam ardhur pasi e kam kaluar fazėn e astinencės, qė ėshtė periudha e krizave. Kur erdha nė kėtė vend, pashė se kėtu dita ishte komplet ndryshe, kishte punė, aktivitet, humor, harmoni dhe dashuri. Ia kam kaluar pėr bukuri deri tani dhe nuk e ndiej aspak ditėn kur kalon. Por edhe kur kam ndonjė moment mėrzie, me anė tė punonjėsve kėtu kalojmė gjithēka pa e vėnė re. Nėse mėson qė tė kalosh edhe kėto momentet e mėrzisė, kur tė dalėsh qė kėtu do tė dish qė tė pėrballosh vėshtirėsi edhe mė tė mėdha.

Si i keni raportet me familjarėt tuaj, sidomos tani qė jeni kėtu?

- Me familjen time gjithmonė kam patur raporte shumė tė mira. Tė gjithė ata janė munduar qė tė mė mbajnė afėr gjithmonė dhe tė mė japin ēdo gjė. Para se tė vija kėtu, i shkėputa disi marrėdhėniet me ta, edhe sepse isha njė tip i atillė qė prej mallit isha bėrė mjaft nervoz. Duke qenė gjatė gjithė kohės nė varėsinė e drogės, shpesh nuk e kisha mendjen se ēfarė hallesh kishte familja ime. As nuk merakosesha mė parė se prindėrit dhe tė afėrmit e mi shqetėsoheshin shumė pėr mua dhe para se tė vija i kam patur marrėdhėniet shumė tė acaruara. Por ata gjithmonė janė dhėnė me mish e me shpirt qė unė tė gjeja njė rrugėzgjidhje dhe ta lija mallin. Kurse tani, pasi kam ardhur dhe po jetoj nė komunitet, marrėdhėniet e mia me familjen janė mjaft tė mira dhe mendoj se do tė jenė gjithmonė kėshtu qė kėtej e tutje.


Pas gjithė kėsaj jete me probleme dhe pas kėtyre terapive kėtu, a mendon se do tė heqėsh dorė nga malli?

- Unė nuk mendoj, por unė po heq dorė nga droga. Po bėj tė pamundurėn qė tė mos i rikthehem mė asaj jete qė nuk ka qenė aspak e bukur pėr mua. Por duhet tė dini se drogėn ėshtė shumė e lehtė qė ta nisėsh, por shumė e vėshtirė qė ta lėsh dhe pėr gjithė jetėn do tė mbetet njė njollė. Kjo tė paktėn pėr 10 vitet e para qė shkėputesh nga droga. Gjatė kėsaj kohe duhet tė ecėsh shumė pėrpara, duhet tė bėsh maksimumin si dhe duhet tė punosh shumė pėr tė rregulluar jetėn tėnde pa e kthyer kokėn prapa sepse droga mund tė tė kapė pėrsėri.

Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr tė gjithė tė rinjtė pėrdorues ose jopėrdorues tė drogės?

- Mesazhi im pėr ta do tė ishte: Drogėn mos e filloni as pėr qejf, as pėr shaka dhe as pėr kuriozitet! Fillimi mund tė jetė i bukur, por vazhdimi ėshtė i dhimbshėm dhe tė ēon drejt fundit. Mė vjen keq edhe pėr ata qė e kanė nisur e qė janė shumė. Mė vjen keq qė kanė rėnė nė kėtė llum dhe lutem qė tė gjejnė edhe ata njė zgjidhje sa mė parė dhe tė vijnė, pse jo, edhe kėtu nė komunitet. Mund t’u them se jeta bėhet edhe pa mallin.


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
zeshkani
Postuar nė: 16.02.2007, 21:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Eshte nje histori e tmerrshme ne fillim, shkatrruse nga mesi, por shum e mrekullueshme ka fundi, pse e them kete se kete qe e lexova me preki pa mas se ishte nje djal i ri qe prej mos kujdesit ndaj vete vetes ra ne kontakt me drogen dhe gjith ate kohe e kishte kaluar me te, nders pas disa vite i thot stop qe eshte diqka e mrekullueshme me ne fund nuk mvarte prej saj dhe e fillon jeten e tij ashtu sic duhet.

Pra kisha pasur deshir qe mos te ket as nje njeri ne bot te vuaj prej kesaj smundje sic eshte marrja e droges e posaqerisht asnje shqiptar te mos mvaret prej keti shkatrruesi total.

Perfund nuk di qka te them per veq se mesazhin e keti te riut kisham me ju bashkangjit edhe un - Mesazhi im pėr ta do tė ishte: Drogėn mos e filloni as pėr qejf, as pėr shaka dhe as pėr kuriozitet! Fillimi mund tė jetė i bukur, por vazhdimi ėshtė i dhimbshėm dhe tė ēon drejt fundit. Mė vjen keq edhe pėr ata qė e kanė nisur e qė janė shumė. Mė vjen keq qė kanė rėnė nė kėtė llum dhe lutem qė tė gjejnė edhe ata njė zgjidhje sa mė parė dhe tė vijnė, pse jo, edhe kėtu nė komunitet. Mund t’u them se jeta bėhet edhe pa mallin
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
amazon
Postuar nė: 24.05.2007, 21:18
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 8
Antari Nr: 7450
Bashkangjitur: 24.05.2007



vertet nje histori shum e dhimbshme por me pernfundim te mir te gezueshem,i uroj shum ketij djaloshi qe ka mar guximin edhe forcen te larohet nga ai helm shum shekullor dhe shkatrues,dhe mesazhi i tij drejtuar te rinjeve tjere ishte shum i qart qe "JETA VAZHDOHET DHE JETOHET EDHE PA AT HELM"te pershendes dhe te uroj sukses ne jete.
PM
Top
muzafer
Postuar nė: 25.05.2007, 12:28
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 6835
Bashkangjitur: 09.04.2007



me falni kush mundet te me gjej literatur per paktin e stabiliteti ju fsliminderit shume
PM
Top
muzafer
Postuar nė: 25.05.2007, 12:30
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 6835
Bashkangjitur: 09.04.2007



ok ky eshte nje veprim i cili eshte ndermarr ne kohen e duhur hallall te qoft i nderur per vendimin jetesor qe ke marre te lumt te pershendes
PM
Top
babilon
Postuar nė: 27.12.2007, 23:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 77
Antari Nr: 7670
Bashkangjitur: 07.06.2007



zoti i ndihmon te miret dhe gjithashtu i sprovon ata
andaj ndihu nga ata qe je e dashur te krijuesi e nderuar...
PM
Top
sweetgirl
Postuar nė: 16.01.2008, 09:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 724
Antari Nr: 12756
Bashkangjitur: 13.01.2008



histori shum prekese
o zot te lutem largoj njerezit nga ruga e droges ,sepse po u fute ne te pikpyetje a do gjesh rugedalje


----------------------------------------
Scared of my comeback here?hihi who cares
PMMSN
Top
InSiDe
Postuar nė: 16.01.2008, 12:56
Quote Post


Moderator
*****

Posti: Antarė
Postime: 1036
Antari Nr: 10446
Bashkangjitur: 25.10.2007



Hallall ja boft zoti edhe pse e ka pas veshtir me u largu ai e ka arrit ket qellim...
Ishalla edhe te tjeret e ndjekin rrugen e tij


----------------------------------------
Kontakt: djmali@live.se
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio