Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> LETĖR E HAPUR: PĖR ZOTĖRI HASHIM THAĒIN
r.mislimi
Postuar nė: 19.02.2007, 10:19
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



LETĖR E HAPUR:
KRYETARIT TĖ PARTISĖ DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS (PDK) - ZOTĖRI HASHIM THAĒIT

Shkruajnė:
Xhemil ZEQIRI – Fadil SHYTI

Ėshtė bėrė zakon kėtyre viteve tė fundit qė krejt lehtėsisht nga njerėz tė ndryshėm, tė cilėt dallojnė shumė nga idetė dhe veprimtaria e tyre, tė shkruajnė letra tė hapura pėr personalitete shtetėrore nga ēdo vend i botės sė sotme demokratike.
Ne, kur vendosėm tė tė shkruajmė nuk e patėm shumė zor, por as lehtė, jo qe besa! Themi kėshtu, sepse duke u nisur nga parimi qė ne dikur ishim pėrkrahės tė vendosur tė rrugės tėnde ilegale, ne jemi nga gjenerata e demonstruesve vitit tė madh 1981, tė cilėt nė fakt veprimtarinė atdhetare e kemi filluar nga mesi i viteve 70-ta, duke vepruar pandėrprerė kundėr regjimeve okupatore serbe dhe kolaboracionistėve shqipfolės. Ne jemi ata, tė cilėt jemi ballafaquar edhe me ndjekje e persekutime nga ana e armiqve, por edhe me linēime dhe fyerje nga ana e honxho-bonxhove, titistėve shqipfolės. Fati e ka dashur, ndonėse mė i ri nė moshė, aty nga fillimi i viteve ’91, kur politika pacifiste rugoviste e bėri Kosovėn tė heshtė si mumie pėrballė represionit, me njėrin nga letėrshkruesit, ty z. Thaēi tė ka rastisur tė takohesh nė ilegalitet, atėbotė kur po bėheshin pėrpjekjet e para pėr njė rezistencė ndryshe nga ajo paqėsore, e cila na la jo vetėm nė robėri, por na e zvetėnoi si mos mė keq edhe krenarinė kombėtare, pra krenarinė e qėndresės. Vitet rrodhėn me ecejaket e tyre, jeta, por jo rezistenca, na ndau, njerėzit tanė i pėrfshiu stuhia historike, disa vepruan nė viset tona, ndėrsa tė tjerėt vepruan edhe jashtė Shqipėrisė Natyrore. Ne i takuam grupit tė dytė, pra, pėr asnjė kohė nuk jemi ndalur sė vepruari sipas mundėsive dhe dijenisė sonė qė pėr Shqipėrinė ta vemi njė gur mė tepėr nė Kalanė e quajtur LIRI.
Ne, kishim kurdoherė nderim tė madh dhe u pėrballėm jo rrallė herė edhe me sfida tė cilat e ngrinin kokėn si bushtrat dhe lehnin kundėr UĒK-sė, dhe personalisht kundėr teje, sepse ishe ti qė e pėrfaqėsoje emrin e ndritur tė famėmadhes UĒK-ė.
Ėshtė njėri nga letėrshkruesit kėtu, qė kur ishe kryetar nė Qeverinė e Pėrkohshme, dikur ty ta ka pėrgatitur terrenin ta vizitosh Danimarkėn dhe tė pritesh me elementet, qė priten burrat shtetėror nga miqtė danezė; njerėz tė artit dhe tė politikės, por edhe nga qeveritarė dhe ministra.
Pastaj, pėr ty kemi folur e shkruar me pietet tė lartė, pėr ty kemi reaguar kur tė quanin horrat, por edhe qorrat politikė: vegėl e Nanosit, hajn i “farmerkave” (pantallonave tė ngushtė), dinak i prapė e tė tjera epitete ofenduese, pėr ty kemi shkruar kur tė kanė ndalur e tė kanė penguar tė udhėtosh jashtė Kosovės, pėr faktin se ishe i dėnuar nga regjimi millosheviqjan, hiq mė pak se 20 vjet. Tė ndiqnin armiqtė, tė shanin bashkėpunėtorėt e tyre, sepse ishe djalė i qėndresės shqiptare, qė ua ke treguar vendin tek thana, qė u ke marrė gjak nė ballė xhelatėve serbomėdhenj.
Meritat tuaja gjatė luftės i vlerėsojmė lart si shqiptarė realistė qė jemi.
Por, o vėlla i dashur, jeta po e dėshmon se paska edhe zik-zake e tė papritura si rrezet diell-hėnė gjatė njė udhėtimi, ato rreze janė, por natyrisht mund tė sjellin edhe fatkeqėsi - mbase, ne e dimė se trimat si ju nuk brengosen aspak pėr ato mike “mėsuese” tė heshtura nė mendjet e frikacakėve pacifistė, por kėtu duam tė dalim gjetiu: deri nė Konferencėn e “famshme” tė Rambujes. Keni qėndruar si duhej, por atje bėre gabimin e parė: si duket e humbe rrugėn nė mjegullnajat e asaj kalaje mesjetare, sepse atje ty nuk tė takonte ta dėgjoje zėrin e kukuvajkave pacifiste dhe ta pranoje tė nėnshkruhej ajo marrėveshja famėkeqe, e cila i solli pastaj aq shumė fatkeqėsi dhe humbje Kosovės. Kemi lexuar dhe dėgjuar se vėrtetė ke pasur presion tė madh nga ndėrkombėtarėt dhe po ashtu nga delegacioni i Kosovės, e nė veēanti nga dyshi jo i sinqertė kombėtarisht, Shala-Surroi, tė cilėt ishin kėmbėngulės tė mėsuar nga padroni i tyre i heshtur, I. Rugova, qė pa kurrfarė hezitimi tė nėnshkruanit aktin, tė cilin ne e vlerėsojmė hiq mė pak se njė akt tė rėndė mashtrimi, pėr tė mos thėnė akt tradhtie.
Gabimi yt i dytė ėshtė presioni i ndėrkombėtarėve gjegjėsisht i danezit, Hanns Hakerup, qė ju tė pranoni qė pas LĒ-re, qė I. Rugovėn ta pranoni si Kryetar.
Mė vonė e pranuat Kornizėn Kushtetuese, emėrim jo i varur prej Luftės Ēlirimtare -nė konflikt, dhe me pas filluan sulmet qė i pėrgatitėn veprimtarėt e LDK-sė gjatė luftės, kinse djemtė tanė po i thyenin rregullat e luftės dhe si rrjedhim pastaj erdhi ngritja e akuzave ne gjykatėn e Hagės. Mu pėr kėtė, ti z. Thaēi e ke pėrgjegjėsinė mė tė madhe, sepse atėbotė ti e drejtoje Drejtorinė Politike, e cila pastaj nga presionet e brendshme dhe tė jashtme, pra, pas luftės pranuat ta demilitarizoni pa kushte UĒK-, gjendja u rėndua sė tepėrmi pėr faktin qė Kosova faktikisht pas luftės u nda nė enklavat serbe dhe qyteti i Mitrovicės e pėsoi rėndė, fatin e Dibrės, pra u nda nė dy pjesė. Ti, atėbotė mesa na kujtohet ishte viti 2001 deklaroje se vitin e Ri do ta presim nė Mitrovicėn e bashkuar. Kur populli revoltohej pėr kėtė padrejtėsi tė madhe, aty tek ajo ura famėkeqe, kur binin djelmosha dhe cuca nė lulen e rinisė, ishe kurdoherė i gatshėm tė shkoje atje qė ta shuaje revoltėn popullore; populli tė dėgjonte sepse kishte shumė besim tek ju dhe luftėtarėt tuaj tė djeshėm, por, ngjau ajo qė s“mund ta besonte as i ēmenduri, ngadalė dhe tepėr dinakėrisht u katandise si mos mė keq me politikėn tuaj qorre , sipas variantit tėnd: kemi besim, bota “demokratike” s“do tė na tradhtojė, kur e pranove lojėn e djallit, qė lirisht mundet tė quhet (si ajo loja e zezė e lakuriqėve tė natės me nė krye Ali Shukriun, kriminelin shqipfolės me damkė fashiste - xhelatin e djeshėm tė qindra e mijėra shqiptarėve. Por, tani Ali Shukriu iku dhe s“ka vend ta fyen rininė, kurse tani, pėr fatkeqėsinė mė tė madhe kombėtare, kėtė rrugė me besnikėrinė e ideologjisė titiste, po e ndjek ish-oficeri i UĒK-sė, Naim Maloku!!!
Ky polemizues i vijės sė ashpėr, me intrigat boshe dhe me shpifjet e fyerjet aspak burrėrore pėr traditat tona, kundėr veprimtarėve tė Lėvizjes Vetėvendosje, para kamerave televizive, mos tė mendojė se kjo i bėnė nderė! Aspak civilizuese nuk qe shprehja qė doli nga goja e tij, kur i tha Visar Ymerit, veprimtarit sypatrembur tė Lėvizjes Vetėvendosje, ”mos llomotit”, kjo nuk i ngjante pastaj njė debati demokratik, por sikur po zhvillohej njė gjyq i publik, qė tė kujtonte aferėn e oficerit Drajfus.
Zoti Thaqi!
A po e di se lufta pėr pushtet, tani ju ka bėrė mė tė papėrmbajtur ndaj rinisė shqiptare se Ibrahim Rugova dhe politika e tij pacifiste kundėr shqiptare.
Ti, si pjesėtar i ilegales nuk ėshtė nė nderin tėnd personal, tė merresh me shpifje dhe komplote, si pėr shembull: kur Rugova e quante UĒK-n, se janė djemtė e frustruar, dorė e zgjatur e Serbisė dhe kėrkonte qė Interpoli tė vijė t’i arrestojnė, sepse e provokonin Serbinė.
Fatkeqėsisht, i njėjti skenar po zbatohet tani me ju! Tė kujtojmė se ju po shpifni ndaj Albinit dhe Vetėvendosjes, por dijeni mirė se shpifjet tua, tė Naim Malokut, Jonuz Salihajt dhe tė tjerėve qė janė bėrė vegla qorre tė huaja, nuk ia ulin aspak vlerat kombėtare rinisė heroike shqiptare!
Ėshtė e vėrtetė e pamohueshme se Serbisė po i merret pjesėrisht sovraniteti mbi Kosovėn, por kjo tani po shpėrblehet sepse njė sovranitet maksimal po u jepet serbėve tė Kosovės, dhe qarqet kundėr shqiptare me kėtė rast po pėrgatisin Libanin apo Palestinėn, nė Ballkan.
3. Nėse larg qoftė, realizohen skenarėt e planeve tė zeza, tė krishterėt do jenė kundėr myslimanėve, sepse ju ua falėt pasurinė kulturore tė krishterė iliro-shqiptare dhe pranuat qė ato tė quhen pasuri kulturore serbe - ortodokse. Dhe, nė tė ardhmen e afėrt kjo do tė jetė njėra ndėr rreziqe mė tė mėdha, sepse ndonėse kjo tani duket jo kurth e madhe, mirėpo kur lufta kalon midis feve, kjo zor se ka mbarim pastaj…
Kjo do ta rrezikoj pandalshėm qetėsinė nė rajonin ballkanik e jo vetėm nė Kosovė.
Ne, nuk mund tė kuptojmė si ke pasur mundėsi, guxim moral e njerėzor ta tejkalosh mėsuesin e madh tė rezistencės sonė, Adem Demaēin dhe ta dėgjosh, nė veēanti djallin vet tė politikės sė prapakthimit historik tė Kosovės, Veton Surroin apo atė ēunakun “analistin” Blerim Shalėn, apo shkrimtarin e madh, Ismail Kadare , i cili vėrtetė ka njė duzinė me vepra tė famshme letrare, por nuk e ka asnjė “pako” me vepra teorike politike por as praktike nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve shqiptare nga zgjedha e huaj shekullore!
Sa i pėrket presionit ndėrkombėtar, dihet nga tė gjithė se nuk ishe as i pari as nuk do tė jesh i fundit: presioneve diplomatike ndėrkombėtare u kanė qėndruar me sukses burra tė mėdhenj tė kombit si Abdyl Frashėri, Fan Noli, Isa Buletini, Enver Hoxha, Ukshin Hoti dhe po atėbotė kur ju me delegacionin e pacifistėve u thyet, u qėndroi stoik Adem Demaēi, fjala e tij s“u dėgjua, prandaj po ngjanė kėto fatkeqėsi mbi popullin tonė deri sot. Konsiderojmė se atje janė burimet e tė gjitha kėtyre “peshqesheve” tė hidhura qė sot po na i servon bota “demokratike”. Por gabimet nė drejtimin e politikės shqiptare nuk mbaruan vetėm me kaq: ato u trashėn me llucėn e kėnetės paqėsore; ju lejuat tė zbatohet 1244, sepse vet e kishit pranuar, sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn, ju lejuat tė bėni koalicione nė K.P.A, ndonėse partia juaj fillimisht premtonte se do tė ishte opozitė e mirėfilltė, se do ta ngriste zėrin kundėr sulmeve qė po i bėheshin Kosovės, kjo u konkretizua me mospranimin nė parim tė Kornizės Kushtetuese, tė cilėn LDK-ja dhe AAK-ja e pranuan lehtėsisht, si njė mollė qė do ta kapėrdijnė lehtė, e cila nė fakt ju doli jo atyre, por popullit njė arrė qė edhe sot po i thyen dhėmbėt nė tė...
Pra, teorinė nuk e zbatuat nė praktikė, edhe ju opozitarėt e PDK-sė, e pranuat e zbatuat dhe po e zbatoni pikė pėr pikė...
Ngjarjet rrodhėn me shpejtėsi: nė vitin 2004 populli i revoltuar dhe i dėrrmuar nga kolonializmi i ri unmikas dhe nga korrupsionistėt nė pushtetin fiktiv, tė pa shtet, i rėnduar nga varfėria, nga pa perspektiva qė ju e kishit futur me politikėn tuaj pa kurrizore u ngrit nė protesta, me ē “rast u vranė shumė protestuesė, u dogjėn shumė shtėpi dhe objekte banimi dhe objekte fetare si kisha etj...
A e keni analizuar si duhet ndonjėherė shkakun kryesor pse ngjanė kėto demonstrata?!
Ju, natyrisht do tė thoshit po; por nė fakt kurrė kjo analizė s“u bė si do tė duhej tė bėhej.
Demonstratat mbarė popullore tė marsit 2004 ngjanė me plotė arsye, por ishin disi me ca elemente anarkiste, pikėrisht se nuk e kishin njė udhėheqje tė fuqishme qė nuk do t“i lejonte tė degjeneronin ashtu. Duke e parė kėtė gabim historik njerėz tė cilėt i kuptuan gjėrat thellėsisht se kjo nuk qe nė rregull, e morėn mbi vete pėrgjegjėsinė shumė tė madhe duke dalė nė ballė tė njerėzve tė pakėnaqur nga rrjedhimet e vjetra me petka tė reja; pra, kėta njerėz vizionarė ishin dhe janė djemtė dhe cucat e Lėvizjes Vetėvendosje. Kėta, tė bindur se do tė ballafaqohen me rreziqe dhe me pengesa ecėn dhe po ecin tė sigurt nė betejat e reja, qė populli shqiptar tė fitojė tė drejtėn e ligjshme tė VETĖVENDOSJES.
Ju dhe klika e qyqarėve politikė tė “grupit tė unitetit” nė vend se t“i arsyetonit ata, pėrhapėt dhe po pėrhapni njė retorikė tejet tė paarsyeshme kundėr tyre, po i etiketoni ata, si revolucionarė, si anarkistė, udhėheqėsin Albin Kurti po e akuzoni si padrejtėsisht, si cheguevarist, si tė etur pėr ambicie pėr tė ardhur nė pushtet me dhunė, bile disa “mendjendritur” po e quajnė edhe tė marrė (budalla!!!), i shitur tek serbėt po ēka jo tjetėr! Tė gjitha kėto janė akuza boshe tė cilat do tė shkrihen si flluskat e borės pas ikjes sė 10 shkurtit tė pėrgjakshėm. Me akuza tė tilla rinia dhe populli shqiptar ėshtė ndeshur mė se njėherė gjatė historisė: dikur brezin tonė, titistėt gjakatarė dhe puthadorėt e tyre qė ti i ke tani pranė nė tavolinė, e quanin irredentistė, nacionalistė, separatistė etj, pastaj brezin tėnd e quanin terroristė, dorė e zgjatur e Serbisė, djelmosha tė frustruar e tė tjera epitete...
A nuk do tė ishte mė e logjikshme, mė e arsyeshme politikisht, qė ju politikanėt e Kosovės t“i eliminoni praktikat e vjetra titiste dhe millosheviqjane, tė cilat dje, sot, por as nesėr nuk dhanė as do tė japin rezultate pozitive?!
Pra, nė vend tė akuzave pa kripė tė ofroni arsyen, nė vend tė terrorit dhe burgjeve tė ofroni bashkėpunimin edhe me ata qė mendojnė ndryshe?!
Zotėri Thaqi! Kujdes!
Rruga qė ju po e zbatoni, kemi drojėn do tė na shpie nė mos sot, nesėr deri nė rrugėn mė tė errėt tė vėllavrasjes! Pastaj, pėrgjegjėsinė historike do ta merrni ju qė tė parėt po e filloni vallen e zezė tė nxitur nga dirigjentėt e huaj!
Nuk ka shqiptar qė se dėshiron ēlirimin e vendit, nga kthetrat e huaja kolonialiste dhe pushtuese.


Ne, e dimė se NATO-ja, dje e mbrojti popullin tonė nga gjenocidi i tmerrshėm serbomadh, por si rrjedhim i kėsaj nuk do tė thotė qė tani NATO- ja, tė na sundojė nė emėr tė demokracisė.
Ju, jeni kthyer jo si aleatė me tė, por si shėrbėtorė tė tyre, derisa ajo ėshtė duke i bėrė shėrbime tė mėdha Serbisė

Ne, e dimė se NATO-ja, dje e mbrojti popullin tonė nga gjenocidi i tmerrshėm serbomadh, por si rrjedhim i kėsaj nuk do tė thotė qė tani NATO- ja, tė na sundojė nė emėr tė demokracisė.
A nuk do tė ishte mė e logjikshme pėr ju politikanė tė Kosovės, qė para akuzave tė pabaza t“i lexoni bile njėherė kėto parulla tė demonstratės sė 10 shkurtit 2007:
UĒK! UĒK! Grupi negociator tė bėjė vetėvrasje! Decentralizimi sjell ndarjen, ndarja sjell luftėn! Kishat e manastiret faltore tė stėrgjyshėrve tanė! Vetėvendosje!
Z. Thaqi!
Po na brengosė fakti qė pas ngjarjeve tepėr tragjike mė 10 shkurt nė Prishtinė, elementėt “politikanė” pacifistė qė ishin dhe janė tė dėshmuar si kundėrkombėtarė po dinė t“i fshehin kėmbėt si breshkat me deklaratat e tyre po tregohen tė matur, jo pse janė mė atdhetar se ju, por juve po ju shfrytėzojnė si tellall tė keq - zėdhėnės i sė keqes sė madhe qė ata janė fajtorėt kryesorė, sepse e kanė numrin mė tė madh nė pėrfaqėsimin e Kuvendit dhe tė “Grupit tė Unitetit” pra, juve po ju pėrdorin si vegėl qorre. Shi pėr kėtė ty po tė qesin nė ballė si zjarrfikėsin pėr ta shuar rezistencėn popullore. Betimet tuaja, se “jemi duke shkuar drejt pavarėsisė, mos ta rrezikojmė procesin, t“i ruajmė institucionet, tona, nėse nuk do tė kishim pavarėsi unė i pari do tė reagoja” dhėnė nė RTK, tashmė janė krejt tė pakuptimta dhe s“i beson njeri me arsye tė shėndoshė! Shembuj kemi sa tė duash se ju keni rėnė nga fiku me kompromiset tuaja tepėr tė hidhura pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare, tė cilat janė kthyer nė koloni tė vendeve sllave.
Z. Thaqi!
A tė ka shkuar ndėrmend bile njėherė, pse ty po tė pėrkėdhelin kaq shumė, pikėrisht ata qė dje ta kishin aq me tė pabesė dhe ndaj teje kishin aq mėri?
Nėse jo, ja po ta themi: kėta besėprerė ty tė pėrdorin si njė trap derisa ta kalojnė lumin e turbullt, qė i ka pėrfshirė pėrpara nga rrebeshet e “shirave tė mėdha”...
Po, a janė pikėrisht kėta bashkėpunėtorėt e sotėm qė t“u kanė ofruar si dhelparakėt qė pikėrisht RTSH- ta kanė censuruar, ndihmat materiale t“i kanė penguar, propagandėn ēlirimtare ta kanė mbytur, aq sa kishin mundėsi, kurse sot “ujqėrit” pacifistė qenkan bėrė dele!!!
Reflekto drejt o burrė, se nuk i shėrben atdhedashurisė ky mashtrimi yt ndaj faktorėve tė brendshėm dhe tė jashtėm!!!
Ne, e kuptojmė se keni presione, tė cilat ne vetėm mund tė parashikojmė, por stuhive politike kėrkohet nga ju t“ju qėndroni e jo t“ i humbni vlerat personale qė me aq sakrifica i keni krijuar nga stuhitė e Luftės Ēlirimtare.
E kaluara na mėson se disa titistė shqipfolės me nė krye Ali Shukriun, vėrtetė e kanė luftuar fashizmin italo-gjermanė, por pas luftės dihet veprimtaria e tyre tradhtare, pastaj dihet fundi i tyre...
Ne, nuk do ta dėshironim kurrė njė fat tė tillė; pėr mė tepėr pėr ato arsyet qė t“i cekėm mė lart, pėr arsye se nuk na duhet asnjė shqiptar qė dje ka kontribuar aq shumė nė Luftėn Ēlirimtare, por sot si po duket e ka devijuar rrugėn, tė na e shkelė nesėr pamėshirshėm historia!

Danimarkė - Suedi, 18 shkurt 2007


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio