Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Interviste e james pettiferit, interviste e huazuar nga epoka e re
Babadimri
Postuar nė: 21.02.2007, 15:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 77
Antari Nr: 4859
Bashkangjitur: 24.12.2006



Kosova do tė shndėrrohet nė njė vend qė nuk do tė mund tė qeveriset



Intervistė ekskluzive me analistin James Pettifer

Kurti ėshtė patriot kosovar
Unė mendoj se Kurti ėshtė patriot kosovar. Dhe sulme tė tilla ndaj tij nga kryeministri Ēeku nuk janė tė duhura pėr lidershipin kosovar



Prishtinė, 18 shkurt - Analisti anglez dhe autori i shumė librave pėr Ballkanin, James Pettifer, nė njė intervistė pėr “Epokėn e re” flet pėr ngjarjet e 10 shkurtit, reagimin e policisė ndaj demonstruesve dhe pėrdorimit tė plumbave ndaj tyre. Ai shprehet i shqetėsuar se nėse me tė vėrtetė janė pėrdorur plumba tė vėrtetė, atėherė kjo duhet tė publikohet, sepse paraqet krim serioz. Ai flet edhe rreth mundėsisė sė vetos ruse nė Kėshillin e Sigurimit, ndėrsa nga populli i Kosovės kėrkon qė tė jetė i bashkuar nė mėnyrė qė tė mos ketė ndarje tė Kosovės. Nė rast se Kosova nuk merr pavarėsi, Pettifer mendon se Kosova nuk do tė mund tė qeveriset nga Kombet e Bashkuara.

EPOKA E RE: A e keni vizituar tė plagosurin nga demonstratat e 10 shkurtit, Zenel Zeneli, i cili ndodhet nė spitalin e kampit tė Bondsteelit?
Pettifer: Jo, unė sapo kam ardhur sot nga Maqedonia nė Kosovė.

EPOKA E RE: Nuk keni ndonjė informatė pėr gjendjen e tij shėndetėsore?
Pettifer: Jo, por unė jam i brengosur, ashtu siē mendoj se janė tė shqetėsuar edhe tė gjithė miqtė shqiptarė rreth ngjarjeve dhe rrethanave qė kanė ndodhur, po ashtu rreth reagimeve tė lidershipit politik, sepse pajtohemi apo jo me zotin Kurti, unė mendoj se Kurti ėshtė patriot kosovar. Dhe sulme tė tilla ndaj tij nga kryeministri Ēeku nuk janė tė duhura pėr lidershipin kosovar.

Ēeku dhe Sejdiu tė kenė transparencė tė plotė

EPOKA E RE: Si e vlerėsoni reagimin e policisė kundėr demonstruesve? A mendoni se ka pasur brutalitet dhe reagim tė pavend ndaj demonstruesve paqėsor?
Pettifer: Ministri i Brendshėm dha dorėheqje dhe komisionari i policisė, zoti Kurtis dha dorėheqje. Mendoj se ėshtė koha qė qeveria dhe zoti Ēeku tė bėjnė tė qartė, si dhe presidenti Sejdiu tė qartėsojė me informata tė plota dhe tė kenė transparencė, sepse ka raporte qė qarkullojnė ashtu siē kam dėgjuar unė, madje edhe nė Maqedoni, se ėshtė pėrdorur municion i vėrtetė kundėr demonstruesve dhe jo vetėm plumba gome. Dhe nė kėtė rast, atėherė ajo duhet tė bėhet publike, sepse kėto janė krime serioze.

EPOKA E RE: Lėvizja “Vetėvendosje” ka thėnė se janė pėrdorur edhe armė tė vėrteta.
Pettifer: Unė kam dėgjuar raporte pėr kėtė rast. Megjithatė, shtrohet pyetja edhe nėse plumbat e gomės janė pėrdorur nė mėnyrė profesionale.

EPOKA E RE: Ka pohime se njėri nga demonstruesit ėshtė qėlluar me plumba tė vėrtetė.
Pettifer: Sigurisht, kjo ėshtė diskutuar dhe raportuar. Por, mendoj se nė Kosovė ėshtė me rėndėsi tė ketė transparencė tė plotė nė tė gjitha ēėshtjet dhe shpresoj se qeveria do tė jetė mė shumė e qartė se sa qė ka qenė.

EPOKA E RE: A jeni takuar me aktivistė tė “Vetėvendosjes”?
Pettifer: Kam pasur kontakte sot. Dhe ata kanė thėnė atė qė e mendojnė.

EPOKA E RE: Ēfarė mendojnė ata?
Pettifer: Ata janė duke marrė veten nga tronditja e brutalitetit dhe do tė mund t’iu marrė njė kohė tė shkurtėr pėr tė menduar se ēfarė do tė bėjnė nė tė ardhmen.

Qeveria nuk di se si t’ia bėjė me Kurtin

EPOKA E RE: A mendoni se qeveria nuk ėshtė transparente, sepse ajo ka frikė nga e vėrteta?
Pettifer: Mendoj se qeveria ndodhet nė pozitė tė vėshtirė, sepse mund tė mos t’i ketė tė gjitha informatat pėrfundimtare. Por, KFOR-i dhe UNMIK-u me siguri se kanė mė tepėr informata tė plota dhe varet nga ata qė t’i vlerėsojnė ato dhe tė mos presin njė kohė tė gjatė, qė tė shkaktojnė brenga, sepse familjet e personave tė plagosur dhe tė vrarėve, mendoj se e meritojnė tė kenė gjithė pamjen e qartė lidhur me kėtė.

EPOKA E RE: Ēka mendoni rreth arrestimit tė Albin Kurtit? A mendoni se po fshihet diēka prapa arrestimit tė tij?
Pettifer: Unė mendoj se qeveria nuk di se si t’ia bėjė me zotin Kurti ose sa i pėrket edhe rreth Demaēit. Unė mendoj se ėshtė mjaft interesante se zoti Demaēi nuk ishte i arrestuar, kurse Kurti po. Ne duhet tė presim se pėr ēka do tė akuzohet zoti Kurti.

EPOKA E RE: Zoti Kurti ka thėnė se mund tė dėnohet me pesė vjet burg. Nė rast se kjo ndodh, atėherė mund tė ketė reagime mė tė ashpra nga Lėvizja “Vetėvendosje”.
Pettifer: Nga ajo qė unė kam biseduar me dy miq qė kanė pėrcjellė demonstratėn, unė shoh se gjėrat nė Kosovė janė duke u kthyer mbrapa nė kohėn e Stamboliqit dhe tė Millosheviqit para luftės. Dhe unė u them atyre se ndihem mjaft i zemėruar, sepse unė kurrė nuk kam menduar se do tė ulem nė njė dhomė hoteli duke diskutuar pėrsėri pėr kėsi lloj problemesh. Kam menduar se ato kohė kanė pėrfunduar. Dhe i takon kryeministrit Ēeku tė sqarojė pse ato nuk kanė pėrfunduar.

EPOKA E RE: Qeveria e Kosovės, Grupi i Unitetit, e kanė pranuar planin e Ahtisarit pėr statusin, pėrderisa Lėvizja “Vetėvendosje” e ka refuzuar atė, sepse aty nuk pėrmendet fjala pavarėsi.
Pettifer: Mendoj se kjo ėshtė e qėndrueshme. Mendimi im ėshtė se ka shumė dėshmi serioze nė raportin e Ahtisarit, shumė mė serioze se sa kam pritur, sidomos nė gjuhėn e terminologjisė, e cila ėshtė e ngjashme me atė qė ėshtė pėrdorur pėr tė pėrshkruar situatėn nė Republikėn Serbe tė Bosnjės, veēanėrisht me shkallėn e privilegjeve tė minoriteteve. Nuk mendoj se ēdo person do tė ketė mospajtime me decentralizimin nė parime dhe se negociatat e Ahtisarit kanė pasur disa arritje tė vėrteta, sidomos nė mbrojtjen e trashėgimisė sė kishės ortodokse, por mendoj se ėshtė shkuar mė gjer nė kėtė dhe se roli i Beogradit tash ėshtė mė i madh se sa roli i Beogradit nė Bosnjė nė disa aspekte dhe ai do tė mbrohet nė mėnyrė legale, pėr ēka mendoj se kjo ėshtė ēėshtje shumė shqetėsuese. Ėshtė edhe njė tjetėr fakt qė nuk duhet mohuar se tash, pos njė Amerike shumė tė fortė kemi njė Rusi tė re dhe mund qė Rusia do tė jetė mjaft e vėshtirė nė kėtė ēėshtje. Mendoj se kjo ēėshtje nuk ėshtė pėrballur nga shumica e lidershipit kosovar.

EPOKA E RE: Parlamenti i ri serb ka hedhur poshtė planin e Ahtisarit. Si e vlerėsoni kėtė hap tė parlamentit serb?
Pettifer: Mendoj se ata kanė parė dobi nga qėndrimet dogmatike, sepse sa mė gjatė i shtyjnė bisedimet ose ndonjė lloj marrėveshjesh serioze, ata e shohin se Rusia ėshtė duke shtuar fuqinė e saj nė Evropė dhe ata mendojnė se do tė pėrmirėsojnė pozitėn e tyre gradualisht. Ata me siguri mendojnė se koha do tė jetė nė anėn e tyre.

EPOKA E RE: A mendoni se Beogradi ėshtė duke pritur pėr veton ruse nė KS tė KB-ve pėr Kosovėn?
Pettifer: Mendoj se po, por po ashtu nuk ėshtė thjesht dhe aq e lehtė pėr kėtė, sepse Rusia ka mėnyrat e saja, tė cilat nuk ėshtė e domosdoshme tė ndėrlidhen me njė veto formale.

Rusia mund tė vė veto, por Putin mund tė ketė gjėra tė tjera nė mendjen e tij

EPOKA E RE: Po ju personalisht a mendoni se Rusia do tė vė veto nė rast tė propozimit pėr pavarėsisė pėr Kosovėn?
Pettifer: Ashtu siē janė duke ecur gjėrat mendoj se po, por nuk dihet. Zoti Putin mund tė ketė gjėra tė tjera nė mendjen e tij, ai mund tė vendosė se nuk ia vlen konflikti rreth Kosovės nėse ka edhe ēėshtje tjera ku ai do tė ketė pėrfitime. Megjithatė, nuk i dihet, por mendoj se mundėsia e vetos ėshtė shumė e fuqishme. Sa i pėrket njė kompromisi tė mundshėm ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ashtu siē ka thėnė Ahtisari, shanset pėr marrėveshje janė shumė tė vogla, pėr tė mos thėnė tė padukshme.

EPOKA E RE: A mund tė ketė rrezik pėr ndarje tė Kosovės?
Pettifer: Mund tė ketė mundėsi, nėse populli i Kosovės nuk ėshtė i bashkuar.

EPOKA E RE: Si e vlerėsoni kėrcėnimin e serbėve tė veriut se nėse do tė ketė pavarėsi pėr Kosovėn do tė vijė deri te ndarja e Kosovės?
Pettifer: Ky rrezik gjithmonė ka qenė prej korrikut 1999, kjo nuk ėshtė diēka e re. Shpresoj se ata (serbėt) do tė shohin tė ardhmen e tyre pėr tė marrė pjesė nė institucionet e Kosovės.

EPOKA E RE: A mendoni se lidershipi kosovar nuk ka koncept tė qartė nė aspektin politik dhe se ėshtė duke pritur qė bashkėsia ndėrkombėtare tė vendosė pėr fatin e Kosovės nė vend se kėtė ta bėjė vetė ai?
Pettifer: Mendoj se lidershipi kosovar ėshtė duke pritur se ēfarė do tė ndodhė pėr njė kohė tė gjatė, por ne nuk e dimė se ēfarė mund tė ndodhė saktėsisht. Askush nuk mund ta parashikojė tė ardhmen, por mendoj se njerėzit janė duke pritur nėse do tė ketė hapa tė qartė pėr njė pavarėsi dhe pėr njė ndarje tė vėrtetė me Serbinė.

EPOKA E RE: Nėse nuk do tė ketė pavarėsi pėr Kosovėn, cilat do tė jenė reagimet?
Pettifer: Mendoj se Kosova do tė shndėrrohet nė njė vend qė nuk do tė mund tė qeveriset.

EPOKA E RE: Si po mendoni?
Pettifer: Nuk do tė jetė e mundur qė Kombet e Bashkuara ta qeverisin
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio