Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Letėr kryetarit tė VMRO-DPMNE-sė
TetovaLovER
Postuar nė: 25.02.2007, 11:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 180
Antari Nr: 5596
Bashkangjitur: 02.02.2007



Tetovė, 22 02 2007


I nderuari z. Gruevski

Dialogu dhe negociatat nė mes bartėsve tė proceseve politike nė vendin tonė ėshtė dukuria mė normale dhe kushti mė elementar pėr funksionimin e sistemit, implementimin e standarteve dhe perspektivėn e shtetit.

Letrėn tuaj e kuptoj si orientim dhe pėrcaktim pėr vėnien e linjės direkte nė mes jush dhe meje si bartės tė mandatit tė shumicės sė dy bashkėsive mė tė mėdha etnike nė shtetin tonė, - asaj maqedonase dhe shqiptare.

Do tė isha dakord me Ju se fatet e shtetit dhe tė qytetarėve tė tij pėr tė gjithė ne duhet tė jenė preokupimi madhor dhe se pėrcaktimet dhe veprimet partiake gjithsesi duhet tė vihen nė kėtė funksion, pra, implementim tė plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe reforma gjithpėrfshirėse, qė pėr Maqedoninė do tė garantojė perspektivėn evropiane dhe anėtarėsimin sa mė tė shpejtė nė aleancėn Veri-atlantike.

Mė lejoni z. Gruevski, t’ju rikujtoj se unė personalisht dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim si strukturė e pėrgjegjshme politikė qysh para zgjedhjeve tė 5 korrikut tė vitit 2006, kemi patur prononcime tė hapura se do tė respektojmė subjektin fitues te pala maqedonase, qė do tė thotė se kemi patur qėndrim tė ndėrtuar qė ne si strukturė e organizuar politike do tė vlerėsojmė vullnetin e shumicės sė qytetarėve tė komunitetit maqedonas, sepse ēmojmė dhe konsiderojmė se sovraniteti dhe legjitimiteti burojnė nga qytetari dhe vota e tij.

Kemi vlerėsuar kėshtu sepse:

nė Maqedoni, nė praktikė, partitė politike ende janė tė organizuara dhe funksionojnė nė esencė mbi baza etnike. Pra, maqedonasit etnik aderojnė dhe votojnė subjektin e tyre tė parapėlqyer, dhe poashtu edhe shqiptarėt aderojnė dhe votojnė partinė e tyre nacionale. Mė lejoni t’ju kujtoj se subjektet qė drejtojmė ne tė dy kanė marrė mandatin e shumicės respektive tė tė dy komuniteteve mė tė mėdha nė RM,
ne ndėrtuam dhe afirmuam qėndrimin se do tė respektojmė vullnetin e shumicės, pėr faktin se ne dhe shteti ynė, pėrgjegjės pėr fatin e tė cilit jemi ne, ka nevojė pėr ndėrtimin e koncenzusit ndėretnik si kusht pėr perspektivėn tonė evropiane dhe anėtarėsim tė Maqedonisė nė NATO,
vlerėsuam dhe ende konsiderojmė se kemi tė drejtė nė pozicionin tonė pėr respektim tė vullnetit shumicė tė tė dy komuniteteve tona pėr arsye se shteti dhe shoqėria do tė kishte rritje tė besimit mes etniteteve. Nė ēdo shoqėri postkonfliktuoze puna e parė qė duhet bėrė ėshtė kapėrcimi i hendeqeve, eliminimi i barrierave ndarrėse apo evitimi i tė gjitha atyre elementeve qė nė tė kaluarėn i ka ndarė dy popujt tanė. Gjykoj se ajo qė u arrit nė periudhėn 2002-2006 shėnoi pajtimin mes elektoratit shumicė tė shqiptarėve dhe asaj pjese tė elektoratit maqedonas qė pėrfaqėsonte LSDM-ja. Kjo vlerė jona solli edhe fitimin e statusit tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE pėr vendin tonė dhe hapjen e dyerve tė NATO-s. Po ai pajtim duhej tė ndodhte edhe me pjesėn tjetėr qė pėrfaqėson VMRO-DPMNE-ja. Ne duhet tė punojmė sė bashku qė nė tė ardhmen e afėrt nė Maqedoni tė kemi organizim politik jo ekskluzivisht mbi bazat etnike, por mbi ato ideologjike dhe koncepte e filozofi politike.
Mendoj se edhe Ju jeni dakord me mua pėr kėtė. Sikur tė kishte ndodhur kėshtu, realiteti do tė ishte krejt ndryshe. Maqedonia do tė kishte krejt tjetėr pozicion dhe rruga jonė pėr nė NATO dhe BE do tė ishte shumė mė e lehtė.

Mė 5 korrik 2006 shumica e qytetarėve maqedonas dhe shqiptarė besimin ua dhanė koalicioneve qė udhėhiqnim unė dhe Ju.

Tė dy palėt shprehėm vullnet dhe gatishmėri pėr tė biseduar. Unė dhe koalicioni BDI-PPD e vlerėsuam Manifestin ekonomik tė VMRO-DPMNE-sė, sepse ēmuam se krahas pajtimit ndėretnik qė do tė vazhdonte tė afirmohej dhe avancohej mes dy popujve tanė, perspektiva mė e mirė ekonomike dhe reformat aq tė nevojshme do tė ishin ēelėsi i anėtarėsimit tonė tė plotė nė NATO dhe BE.
Natyrisht, ne paraqitėm platformėn tonė, dhe kjo platformė ishte ajo qė mori verdiktin e shumicės sė votuesve shqiptarė. Siē duket ky koncept yni nuk Ju ka pėlqyer. Kėtė duhet ta pranoni edhe Ju, e jo tė nxirrni “argumente” tė paqėndrueshme se gjoja BDI-ja paraqiti kusht qė nė qeverinė e ardhshme tė mos jetė PDSH-ja. As qė dua ta komentoj tash qėndrimin tonė hipotetik tė atėhershėm rreth pėrfshirjes apo mospėrfshirjes sė PDSH- sė, por fakt ėshtė se pėr kėtė ēėshtje nuk ėshtė biseduar asnjėherė mes dy grupeve tona negociuese.
Ne patėm edhe dy takime bashkė. Ju pata thenė sinqerisht se suksesi juaj nė drejtimin e vendit do tė jetė edhe i BDI-sė, do tė jetė sukses edhe i shqiptarėve, ashtu siē do tė ishte avantazh pėr gjithė qytetarėt e RM-sė.

Ua kam pėrsėritur disa herė se as unė, as BDI-ja dhe as shumica e shqiptarėve nuk dėshirojnė tė bėhen pengesė e proceseve, e as tė shndėrrohen nė rrėnues tė asaj qė me aq mund dhe sakrifica e ndėrtuam.

Ju, si duket, le qė nuk na keni besuar, por na keni vepruar pas shpine, na keni ecur me hile!

Ju z. Gruevski morėt programin tonė politik. (Ende nuk e kam tė qartė se nė ēfarė nivelesh e keni analizuar.). Pėrshtypja jonė ėshtė se as qė keni patur qėllim tė ndani pėrgjegjėsinė bashkė me ne, pėrfaqėsuesit e shumicės sė votuesve shqiptarė.

Nė kohėn kur dy grupet negociuese ishin nė takim, Ju, pasi e morėt mandatin nga kryetari i shtetit, shpejtuat tė deklaroni se me kė nuk do tė bėhet qeveria! Nuk kumtuat se me kė do tė ngritni ekipin e ri qeverisės, siē ndodh nė gjithė botėn e qytetėruar, por shpalosėt se kė do tė pėrjashtoni!

Ju me kėtė sjellje pėrjashtuese dhe arbitrare jo qė mė fyet mua dhe grupin tonė negociator, Ju na fyet neve si shqiptarė. U pėrcollėt shqiptarėve mesazhin se pėr Ju dhe subjektin qė pėrfaqėsoni, nuk ka kurrfarė legjitimiteti vota e shqiptarit, nuk ėshtė fare me rėndėsi se pėr kė voton qytetari shqiptar. Pėr Ju, qytetarėt ende ndahen nė dy kategori: nė bartės tė sovranitetit dhe nė ata vullneti i tė cilėve nuk pėrfillet. Nėse te komuniteti maqedonas sovraniteti buron nga vota e qytetarit, tė cilėn ne e ēmojmė dhe respektojmė, te shqiptarėt sipas Jush, nuk ėshtė me rendėsi se cilin subjekt e mbėshtet dhe pėrkrah ai, sovraniteti i votuesit shqiptar ėshtė ekskluzivitet i vullnetit tė liderit tė partisė shumicė maqedonase! Kėtė porosi ua pėrcollėt qytetarėve shqiptarė tė RM-sė!
Jo se u bė kiameti pse BDI-ja nuk do tė jetė nė qeveri, por duke e pėrjashtuar nė mėnyre arbitrare pėrfaqėsuesin e shumicės shqiptare, Ju dėshmoni se nuk u besoni atyre!

Na sqaroni se si, ne ti bindim qytetarėt shqiptarė tė RM-sė se u besoni atyre kur mohoni vullnetin e lirė tė shprehur me anė tė votės sė tyre?!
Edhe sot unė dhe bashkėpunėtorėt e mi pėr ēdo ditė ballafaqohemi me pyetjen qė na e parashtrojnė votuesit tanė:
“Pse tė dal nė zgjedhje kur nuk merret parasysh vota ime”?! apo “pse tė organizohemi nė parti politike kur shkilet dhe nėpėrkėmbet vullneti im”?!

Si pasojė e kėsaj politike tė instaluar prej Jush, te qytetarėt shqiptarė u rrit revolta!

Nė mbrojtje tė votės dhe dinjitetit tė nėpėrkėmbur tė qytetarit shqiptar u organizuan protesta masive.

Elektorati na bėnte presion tė dorėzojmė mandatin sepse nuk u pėrfill vullneti i tij, por ne, duke patur kujdes pėr interesat dhe perspektivėn e shtetit, bėmė sakrificė qė Ju tė fitoni nė kohė dhe tė reflektoni nė tė mirė tė proceseve.





Ne vendosėm tė marrim pjesė nė punėn e Parlamentit pėr tė dėshmuar kooperativitetin tonė nė favor tė pėrcaktimit tonė madhor: implementim tė tėrėsishėm tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe integrim sa mė tė shpejtė tė Maqedonisė nė BE dhe NATO.

Pėr fat tė keq, shumica parlamentare qė udhėhiqni Ju, le qė nuk reflektoi por vazhdoi tė radhisė gabimet njėri pas tjetrit:

- nė Kuvendin republikan u instalua praktika e dėmshme e majorizimit,
- ndodhi instrumentalizimi i Komitetit pėr marrėdhėnie mes bashkėsive etnike,
- nė vend qė tė avancohet decentralizimi si njė ndėr shtyllat kryesore tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe si tendencė bashkėkohore pėr afrimin e pushtetit te qytetari, Qeveria qė Ju drejtoni ua merr kompetencat pushtetit vendor dhe tenton tė ricentralizojė pushtetin,
- ligji pėr polici u miratua pa koncenzus politik dhe etnik,
- sollėt ligjin pėr festat qė diskriminon dhe margjinalizon shqiptarėt,
- bėhet shkelja e Rregullores sė Kuvendit duke u votuar ligje e amendamente pa kvorum,
- u ndryshua ligji pėr veprimtari radiodifuzive pa shumicėn e Badinterit (tė Ju kujtoj se ky ligj, nė pėrbėrjen e kaluar parlamentare u soll pikėrisht me kėtė shumicė),
- u hap procedura e ndėrrimit tė Rregullores sė kuvendit, ku gjuha shqipe vendoset nė pozitė diskriminuese dhe antikushtetuese, etj.

Si pasojė e kėsaj sjelljeje arogante, pėrjashtuese dhe mospėrfillėse nga ana e shumicės aktuale parlamentare, ne u detyruam tė pezullojmė punėn tonė nė Kuvend.

E ndėrmorėm kėtė hap pėr tė alarmuar qytetarėt e Maqedonisė dhe komunitetin ndėrkombėtar se nė RM po ndodh rrėnimi i Marrėveshjes sė Ohrit, se po shkatėrrohej ajo qė me shumė mund e sakrifica e patėm ndėrtuar.

Politika e imponuar prej Jush, fatmirėsisht nuk ėshtė vetėm shqetėsim imi dhe i koalicionit BDI – PPD. Raporti i Komisionit evropian ėshtė shumė i qartė dhe direkt. Ai raport nėnvizon:

-mungesėn e dialogut ndėretnik,
-partizimin e tejskajshėm tė administratės shtetėrore, dhe
-braktisjen e kursit reformator.

Mė besoni i nderuari z. Gruevski se, si qytetar dhe si politikan, nuk jam ndier aspak mirė kur miqtė tanė nga SHBA-tė dhe Evropa krejt me qėllim tė mirė na sugjeronin se si duhet tė drejtohet njė vend, i cili pretendon tė jetė pjesė e Evropės sė bashkuar dhe NATO-s!

Nuk jam ndier mirė kur Qeveria qė drejtoni Ju, jo vetėm qė nuk pėrfilli vullnetin e shumicės sė qytetarėve shqiptarė por, qė nė ditėt e para tė ushtrimit tė pushtetit bėni veprime duke destabilizuar situatėn nė vend e prish imazhin e vendit tonė nė sytė e komunitetit ndėrkombėtar:

internimi i zyrtarėve tė lartė tė MPB–sė, vetėm pse kanė qėnė udhėheqės stacionesh policore dhe dikasterėsh nė kohėn e qeverisjes sė BDI – sė,
ndėrhyrja e paligjshme dhe antikushtetuese nė autonominė e Universitetit shtetėror tė Tetovės,
atentati politik mbi zyrtarin e lart tė BDI-sė dhe ish – komandantin e UĒK – sė Isa Lika,
skandali ende i pazbardhur nė njė aktivitet kulturor siē ėshtė “Nota fest”,
si dhe shumė skandale dhe afera tė pandriēuara deri mė tani.
Pėr kėto dhe shumė momente tjera qė karakterizojnė Maqedoninė e pas 5 korrikut 2006, miqtė tanė nga SHBA-ja, Evropa dhe NATO-ja kanė shprehur shqetėsimin dhe brengėn pėr faktin se si me kaq lehtėsi dhe para syve tė gjithė botės po zhbėhet storia e suksesshme e Maqedonisė sė pas Marrėveshjes sė Ohrit.

Dua tė besoj se si unė, ashtu edhe Ju, nuk e doni kėtė imazh pėr shtetin tonė. Dėshiroj qė kjo gjendje e keqe tė merr fund, prandaj jam i prirur tė besoj se e keni me seriozitet kėrkesėn pėr instalimin e dialogut dhe negociatave.

Dua tė besoj se edhe Ju, sikurse unė, interesat e shtetit dhe tė qytetarėve tanė i vėni mbi egon personale dhe interesat e ngushta partiake.

Prandaj, unė dhe Ju bashkė me partitė tona tė ulim krenarinė dhe tė ndėrtojmė bazė tė qėndrueshme pėr ardhmėrin e vendit tonė.

Pėr kėtė, jam i interesuar dhe i gatshėm tė takohemi.

Perspektiva evropiane e Maqedonisė, anėtarėsimi i shtetit tonė nė NATO, dhe implementimi i tėrėsishėm i Marrėveshjes sė Ohrit pėr mua janė prioritet mbi interesat partiake, prandaj jam i gatshėm tė takohem me tė gjithė qė mund dhe duhet tė kontribuojnė nė sendėrtimin e kėtij pėrcaktimi.

Mė lejoni t’ua shpreh se si unė e mendoj dhe e kuptoj dialogun.
Asnjėherė nuk kam qenė ithtar i spektakleve, i improvizimeve, i fasadės, por jam dhe do tė mbetem sinqerisht i pėrkushtuar pėr punė transparente, konkrete dhe tė efektshme. Qytetarėt e Maqedonisė, qofshin ata shqiptarė apo maqedonas, nuk kanė nevojė tė na shohin neve se si i japim dorėn njėri -tjetrit, se si pėrshėndetemi, se si marrim pozė para kamerave dhe nė fakt nuk arrijmė kurrgjė!

Si ēdo herė, edhe tash, unė dua tė shfaq respekt, konsideratė dhe mirėnjohje ndaj miqve dhe mbėshtetėsve tanė SHBA, BE dhe NATO. Gjithēka e mirė pėr vendin tonė ka ardhur nga kėto tri qendra, tė gjitha projektet qė kemi realizuar pėr tė mirėn e vendit tonė i kemi bėrė bashkė, prandaj unė insistoj qė takimet tona tė jenė tė pėrbashkėta me miqtė tanė nga kėto tri qendra relevante, sepse vlerėsoj se, nėse duam tė jemi pjesė e familjes sė madhe qė quhet Evropė e bashkuar, nėse pretendojmė tė bėhemi anėtare e NATO-s dhe nėse jemi dakord se mbėshtetėsi dhe miku mė i madh jo vetėm i shtetit tonė, por edhe i dy popujve tanė, janė SHBA-tė, atėherė jam i bindur se kjo qė kėrkoj unė, nuk ėshtė kurrfarė “kushti” siē parapėlqeni ta quani ndonjėherė, por veprim i logjikshėm dhe i domosdoshėm.

Prandaj, duhet tė takohemi dhe tė bisedojmė pėr agjendat tona, tuajėn dhe timen, sepse nėse ekziston vullnet i mirė politik dhe nėse i kemi marrė me seriozitet mesazhet qė na vijnė nga Vashingtoni dhe Brukseli, ne, nuk do ta kemi tė vėshtirė t’i themi stop abrogimit tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe tė ndėrpresim margjinalizimin e faktorit politik shqiptar si bazė e stabilizitetit tė vendit si kriter kryesor politik pėr tė ardhmen Evro-atlantike tė vendit.

Pėr kėtė pėrcaktim mė keni bashkėbisedues dhe bashkėdialogues tė gatshėm nė ēdo moment.

Me nderime!

Ali Ahmeti,
Kryetar Bashkimi Demokratik pėr Integrim
PM
Top
ndeshkuesi
Postuar nė: 27.02.2007, 03:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1151
Antari Nr: 4817
Bashkangjitur: 21.12.2006



hehehe mesa duket e paska ngushtuar Ali Ahmeti Gruevsin...
Ej ju te pdsh-s cfar burash jeni more ju te tallet gruevski me ju njeher ju mer ne qeveri tash u thot se nuk kam care pa u larguar .....
Mendu Thaci konstatoj ne media se nuk i vjen keq te kaloj ne opozit por ndoshta tani e kuptoj se eshte nje deshtak prej deshtakve...
Nuk ka kapacitet te manipuloj shqiptaret duke i perbuzur maqedont me fjal..... Iku koha e fjaleve ndoshta shqiptaret e kuptuan se te ky personalitet nuk egziston vepra......
Ajo me skandalozja do ndosh tani kur do largohet nga qeveria......
Ndoshta edhe Gruevsi ndodhet ne kriz emocionale por me ne fund do e kuptoj se nuk mund te perbuzet populli shqiptar nuk ka kapacitet aj i mallkuari qe ja be fiksim evropa te manipuloj shqiptaret.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio