Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ENDERRA EUROPIANE DHE SOLUCIONI PRAGMATIK NE DEMOK
INDEXI
Postuar nė: 26.02.2007, 17:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqpenza&lajmid=1046& amp;PHPSESSID=c1c8c9116e51961e59c6ebf9db204b89



Endrra Evropiane dhe Solucioni Pragmatik nė Demokracinė e Maqedonisė

Nga Hamdi Nuhiju




Nga njė kėndvshtrim gjėrat jetojnė si solucione esenciale pėr tė konfrontuar tė vėrtetėn reale dhe tė bujshme. Gjendja dhe modusi konceptual integrojnė mendimin e lirė ne suaza tė frikshme tė denacionalizimit tė pushtetit lokal dhe europianizimit tė ėndrrės shqiptare. Realiteti kėrkon mund dhe elan pėr tė mbijetuar nė mesin e mijėra gjendjeve pa gjendje nė thundėrrinat e kohės. Gjithmonė thirremi nė ėndrra dhe fantazi , nė mplakje , nė vdekje , e lindje... Treguesit ekonomik kanė dale jashtė loje nga avazi i tepėrt i karvanit politik orientuar nga demaskimi i politikės sė brendshme. Sllogane tė njejta pėr ēdo ditė dėgjojmė nga e njejta sintagmė e njė ”revolucionereje demokratike” e cila kėrkon me afsh kontaminimin e masės djegėse nė dobi tė kolltuqeve tė ideologjisė sė tyre.

Dobia nga masa ėshtė thjeshtė ėndėrr , koncept i vjetėr sa vet njeriu ... Kanė filluar tė vėrshojnė me tė madhe edhe kompanitė piramidale ku objekt transaksioni ėshtė njeriu i cili shpreson tė realizojė ėndrrėn... Na ėshtė i njohur fakti i njė kompanie tė kėtillė fillimisht e hapur nė Prizren ku pas 6 muajsh mbyllet , pastaj e hapur nė Strumicė dhe sė fundi edhe nė Ohėr ku bazė pėr futjen nė kėtė lojė ka qenė investimi individual i ēdo personi nga 2500 euro me pretendim se ēdo njeri qė sjell tė investoj nė kėtė shoqėri do tė marrė nga 600 euro plus. Ky sistem piramidal thjeshtė ėshtė njė konjuktur e frikshme e cila po lanēohet nė Maqedoni nė ēastet kur ėndrra luan me ne...

Gnostika filozofinė do ta bindė se gjėrat janė nė harmoni e nė rehati tė skajshme , por prap e njejta sėmundje na paraqitet edhe nė sufiksin e filozofitė demokratik ėndėrra...

Instituti pėr demokraci nė Maqedoni realizon projekte tė ndryshme pėr kuptimin e demokracisė , ndėrtimin e demokracisė nė vend , ardhmėrisė demokratike , sfidave tė saja , njoftimin me armiqtė e demokracisė etj. Nga presioni i gjerė dhe i madh i kėtij instituti dhe trajnimi i bujshėm i vokabularėve tė politikanėve tanė sot pėr ēdo ēast dėgjojmė kėtė termė , atė parajsėn e ndėrtuar nga Robert Shuman e tė tjerė. Unioni Europian si koncept mė shumė u shndėrrua si sindrom politik sesa si zgjidhje e problemeve tona . Ky konstatim nuk ėshtė kontra-europian , por thjeshtė mė shumė kontra-fodullėk e humbje kohės kotė nėpėr biseda e debate... Qytetari i Maqedonisė nuk ka shumė nevojė tė dijė nė detaje mbi marrėveshjet politike qė bėnė R.M. me Unionin Europian . Nuk justifikoj punėn nė fshehtėsi , por nuk duhet tė ketė kohė asnjė qytetar tė humb shumė me aventurat politike qė realizohen nga ana e kėsaj garniture. Populli duhet tė jetė i nxėnė me punė , me arsimim e me fe , e nga populli do tė dalė njė shtresė qė do tė kujdeset edhe pėr udheheqje.

Jam shumė pesimist nė lidhje me kyējen e Maqedonisė nė Nato dhe nė UE pėr arsye se ende nuk kemi njė klimė stabile politike nė vend. Njė shtet i tipit tė kėtillė si Maqedonia , nuk ma merr mendja se mund tė konfiskojė gjithė atė garnitur progresive nė dobinė e saj Europiane. Ėndrra e qemotshme duhet tė realizohet , por jo me njerėz shkurtpamės , e as me demoralizime strikte nė segmentin ekonomik. Ėshtė i realt mendimi se koncensusi politik nė rrethana tė caktuara do tė thotė edhe lėshim pe nė mendime dhe konkluzione. Por , loja e partive politike nė stilin e prostitutave latine thjesht nuk do i pėrshtatej ardhmėrisė europiane tė Maqedonisė. Kemi tė freskėt mendimin e udhėheqėsisė politike nė vend ,tashme nė ēastet kur duhej tė raportojnė pėr aspektin e investimeve ekonomike nė vend kjo garnitur luan nė thirrjen e marrėveshjeve pozit-opozit dhe nė zgjerimin e mundshėm tė pozitės nė vend.

Komisioni Europian dha vlerėsim pėr ngecjen e Maqedonisė nė reformat gjyqėsore , nė krijimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt midis pozitės dhe opozitės dhe humbjen kohė nė gjėra jo tė vlefshme pėr ardhmėrinė e saj europiane. Ky vlerėsim nuk ėshtė lojė , por dėshmi se Maqedonia po ngec , dhe vetėm se po kthehet mbrapa duke harruar ardhmėrinė e saj politike. Komisioni Europian kėrkoi sjelljen e ligjit pėr rregullimin e marrėdhėnieve fetare nė Republikėn e Maqedonisė ku nė bazė tė propozimit tė tyre edhe grupet e vogla fetare do tė kishin mundėsi tė regjistroheshin si fe mė vete. Prapavijat e kėsaj politike nga ana e Komisionit Europian kėrkojnė qė tė bėjnė shtetin e dytė mė tė fortė laik nė Ballkan pas pavarsisė sė Kosovės kuptohet.
Nė fund na mbetet tė shpresojmė se Maqedonia do tė shoh ardhmėrinė e ndritshme tė saj nė konceptet arsye dhe logjikė...


26/02/2007
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio