Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> "Maqedonia bombardohet nga investimet e huaja"
ndeshkuesi
Postuar nė: 28.02.2007, 01:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1151
Antari Nr: 4817
Bashkangjitur: 21.12.2006



Kėshilltari i Nikolla Gruevskit, Sem Uaknin, kritikon “Qeverinė Gruevski”




Gazeta ditore “Dnevnik”, 14 shkurt 2007

Kėshilltari i mėparshėm i Nikolla Gruevskit, Sem Uaknin, pėrmes mesazhit “Mos u ngutni tė investoni nė Maqedoni”, nė kolumnėn e tij tė botuar nė mė tepėr media botėrore, e rrėnoi mitin e Qeverisė pėr tė krijuar parajsė-biznesi nė Maqedoni.

Eksperti izraelit ka akuzuar politikanėt se “ėndėrrojnė vetėm pėr tė vjedhė pa i kapur” dhe ka theksuar se “politika, korrupsioni dhe terrorizmi janė adresat kryesore tė lėvizjeve sociale tė kėtij shteti tė vogėl, me dy milionė qytetarė tė varfėruar”.

Pėr tė, fushata “Investoni nė Maqedoni”, ėshtė vetėm “shminkė pėr pėrmirėsimin e imazhit tė vendit.

Nė vazhdim, po pėrcjellim pjesė nga intervista e tij dhėnė tė pėrditshmes nė gjuhėn maqedonishte, “Dnevnik”.

- Arsyeja pėr kritikat ėshtė se konsideroj se Qeveria ka gabuar shumė me fillimin e fushatės “Investoni nė Maqedoni”. Ideja pėr fushatėn ėshtė e shkėlqyer. Ajo ėshtė e vjetėr mė se dhjetė vite dhe ėshtė pjesė e librit tė cilin e kemi botuar bashkė me Nikolla Gruevskin. Por, pėr t’u realizuar, paraprakisht duhej pėrgatitur terrenin, dhe pastaj tė fillohej me promovimin. Arsye plus pėr kritikat ėshtė edhe ajo se personalisht jam i dėshpėruar nga funksionimi i kėsaj qeverie. Kam pasur mundėsi tė punoj me z. Gruevski dhe kam pritur qė ai do tė krijojė qeveri e cila nuk do tė brengoset vetėm pėr imazhin e saj, por se do t’i caktonte vetes detyra tė cilat do t’i zgjidhte. Kam llogaritur se do tė merren me zgjidhjen e problemeve reale, tė cilat e pengojnė ekonominė. Kur kuptova se ai ishte bėrė kryeministėr, isha nė Gjermani. Nė atė kohė unė dhe bashkėshortja ime mendonim madje tė vimė dhe tė jetojmė nė kėtė shtet.

Ēka ua ndryshoi mendjen?

Me aktivitetet dhe masat qė u ndėrmorrėn gjatė periudhės sė kaluar u dėshmua se Qeveria kujdeset vetėm pėr imazhin e saj. Siduket titujt nėpėr media pėr ta janė mė tė rėndėsishėm se sa zgjidhja e problemeve nė gjyqėsi, nė katastėr, nė infrastrukturė. Shembull tipik ėshtė edhe fakti se para se tė vinte nė pushtet, Nikolla Gruevski paralajmėronte luftė tė ashpėr kundėr korrupsionit, ndėrsa ai vetė kontribuoi qė imazhi i vjetėr jo vetėm tė ruhej por edhe tė pėrkeqėsohet duke emėruar kushėrinjtė e tij nė pozita udhėheqėse. Nė Europė ishin shumė tė dėshpėruar nga sjellja e kėtillė, si dhe nga largimet dhe ndryshimet nė administratėn publike, tė cilat kishin prapavijė politike.

Thoni se fushata “Investoni nė Maqedoni” ėshtė ide e mirė. Pėrse atėherė llogaritni se do tė ketė efekte negative?

Fushata ėshtė e shkėlqyer pėr pėrmirėsimin e imazhit. Por, ajo ėshtė vetėm makiazh, shminkė. Me shminkė, efektet janė afatshkurtėra dhe nė rastin e Maqedonisė mendoj se do tė jenė tejet negative. Fushata vėrtetė e ka vėnė kėtė shtet nė hartėn e destinacioneve interesante pėr tė investuar. Ka shumė kompani tė mėdha tė cilat mė janė drejtuar gjatė periudhės sė kaluar dhe tė cilat vėrtetė janė tė interesuara pėr tė investuar nė Maqedoni. Po ēfarė do tė ndodhė pasi ta kenė kuptuar situatėn reale? Do tė vinė dhe do tė hikin brenda tre ditėve, ndėrsa pėrshtypjet e kėqija shumė shpejtė do tė pėrhapen nėpėr botė. Gjithė fushata bazohet nė fakte jo tė sakta, tė cilat nuk i pėrgjigjen situatės reale. Faktet tė cilat janė dhėnė si pėrparėsi nė krahasim me shtetet tjera nuk janė tė sakta. Mjafton vetėm tė thuhet se Maqedonia nuk ėshtė shteti me tatimet mė tė ulėta, siē dėshirohet tė paraqitet, edhe pse tatimet ashtu kėshtu nuk janė vendimtare pėr njė kompani tė huaj pėr tė investuar.

QEVERIA PARAQET TĖ DHĖNA TĖ PASAKTA
Cilat tė dhėna nuk janė tė sakta dhe do t’i kishin kthyer kompanitė serioze prapa?

Nė kushtet e tanishme ata do tė kuptojnė se i kanė gėnjyer vetėm pėr t’i sjellur kėtu. Nė Maqedoni tatimi korporativ ėshtė vėrtetė i ulėt, si edhe tatimi personal. Por, detyrimet e pėrgjithshme tė tė punėsuarve nuk janė mė tė ulėtat nė botė (rreth 60 pėrqind nga detyrimet e pėrgjithshme pėr njė tė punėsuar). Kėtu Maqedonia ėshtė lider i pakontestueshėm dhe deri diku do tė mund t’i konkurronte vetėm Suedia. Gjithashtu ėshtė e vėrtetė se Maqedonia ėshtė shteti i parė nė tė cilin i gjithė territori ka qasje nė internet pa tel (wireless). Por kjo ėshtė e kotė pėr shkak se ēmimet e internetit janė mė tė lartat nė Europė. Qasje nė kompjuter mund tė kenė njė numėr shumė i vogėl i njerėzve, nė internet kanė qasje vetėm rreth gjashtė pėrqind, ndėrsa njė numėr i madh i tyre nuk janė mjaft tė edukuar se si ta pėrdorin atė. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė ndėrtoni rrugė nė kushte kur askush nuk ka para pėr tė blerė veturė, ndėrsa ata qė kanė vetura, nuk kanė para pėr benzin. E njėjta vlen edhe pėr ēmimet e tė gjitha shėrbimeve tė telekomunikacionit. Nė fushatė thuhet se bruto rroga mesatare nė vend ėshtė 380 euro. Kjo ėshtė plotėsisht gabim. Asnjė punėtor serioz e kualitativ nuk do tė pranojė tė punonte pėr mė pak se 600-700 euro nė muaj. Kjo rrogė mesatare e dhėnė ka dalė nga njė kalkulim matematikor duke nxjerrė mesataren nga rrogat e drejtorėve, shoferėve dhe pastruesve. Njė problem tjetėr ėshtė se Maqedonia me rrogat e saj nuk mund t’u konkurrojė shteteve me strukturė tė ngjashme ekonomike. Ajo llogaritet si shtet ku turizmi, bujqėsia dhe industria e tekstilit janė kryesoret nė ekonomi. Ka strukturė tė njejtė me Vietnamin. Ndėrsa Maqedonia nuk ka shans qė t’i konkurrojė Vietnamit me lartėsinė e rrogave mesatare. Nuk janė tė sakta as tė dhėnat qė jepen pėr inflacionin. Inflacioni ėshtė shumė mė i lartė se sa qė paraqitet.

Konsideroni se fushata nuk do tė sjellė investues tė mirėfilltė?
Problemi nė kėtė rast ėshtė edhe fakti se fushata jep imazh tė njė shteti tė cilit i nevojiten tepėr shumė investimet e huaja, qė ėshtė vėrtetė e saktė. Por, nuk duhet propaguar ashtu publikisht, pėr shkak se, krahas kompanive me renome botėrore, tėrhiqet vėmendja edhe e shumė kompanive joserioze, tė cilat pėr qėllim tė vetėm kanė shpėrlarjen e parave pėrmes investimeve tė rrejshme. Njė numėr i madh prej tyre nuk do tė investojė asnjė cent. Njė pjesė e tyre ndoshta do tė sjellė para tė vėrteta, por kjo nuk do tė kontribuojė pėr ngjalljen e ekonomisė dhe ngritjen e standardit jetėsor. Tė hollat qė do t’i fitojnė nuk do t’i investojnė kėtu, por do t’i nxjerrin jashtė. Kėto nuk do tė jenė tė interesuara pėr zhvillimin e konomisė. Ndėrkohė, po qe se u mundėsohet hyrja, do t’u mundėsohet gjithashtu qė ta krijojnė politikėn e shtetit. Do tė thotė, fushata do tė ketė reperkusione negative politike. Reklamimi i tatimeve tė ulėta ėshtė sinjal edhe mė i madh i mjerimit. Nė kėtė mėnyrė vetėm do tė pėrkeqėsohet situata. Ka indikacione serioze se tė hollat tė cilat nė mėnyrė ilegale janė nxjerrė nga ky shtet tash po rikthehen nė formė tė investimeve tė huaja. Mafiat nuk janė tė interesuara pėr zhvillim ekonomik, por vetėm vendosjen e kontrollit. Dhe pikėrisht kjo do tė ndodhė po qe se mundėsohet hyrja e kompanive tė tilla. E gjithė kjo do tė kontribuojė qė gjithherė e mė shumė tė rinj ta lėshojnė shtetin. Nė fakt, ky ka qenė njė trend gjatė viteve tė kaluara.


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio