Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ervan Fuere per USHT, Hyrja ne USHT menyre e padrejte
allma
Postuar nė: 28.02.2007, 16:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 72
Antari Nr: 5271
Bashkangjitur: 16.01.2007



Fuere:

“Nuk mora pėrshtypje se ndėrrimi i rektorit tė Universitetit tė Tetovės ėshtė bėrė sipas procedures”



Ndodhitė nė Universitetin e Tetovės dhe nė Parlamentin nuk janė tė mira pėr imazhin e vendit, deklaroi sot nė Ohėr evroambasadori Ervan Fuere

"Ende nuk kam shqyrtuar raportin e plotė, por, nga ajo qė pashė, nuk mora pėrshtypje se ndėrrimi i rektorit tė Universitetit tė Tetovės ėshtė bėrė sipas procedurės sė rregullt, e cila doemos duhet tė respektohet nė raste tė tilla, tha Fuere.

Sipas tij, ndėrrimi i rektorit duhet tė bėhet nė mėnyrė tė qetė, ndėrsa pėrgjegjegjėsit nė shtet duhet t'i respektojnė procedurat.

Lidhur me konfliktin e hapur ndėrmjet Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Fuere theksoi se PDSH-ja si parti nė pushtet duhet ta ftojė BDI-nė pėr vendosje tė dialogut.

Sipas tij, vetėm me bashkėpunim ndėrmjet kėtyre dy partive mund tė realizohet konsensusi politik i cili ėshtė i domosdoshėm pėr vazhdimin e reformave.

"BE-ja pret nga Maqedonia qė t'i vazhdojė reformat tė cilat janė tė rėndėsishme pėr ardhmėrinė e vendit dhe pėr kėtė shkak partitė duhet ta lėnė anash interesin politik dhe bashkarisht tė punojnė pėr interesin e pėrgjithshėm".

Fuere sot nė Ohėr ishte i pranishėm nė prezantimin e rezultateve tė projektit "Pėr pėrmirėsimin e bashkėpunimit kulturor nė shkollat e pėrziera etnike".

Projekti, tė cilin e financon Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim, gjatė dy viteve tė fundit zbatohej nė 20 shkolla fillore dhe tė mesme, ku ekipe multietnike pėrfshinė rreth 900 nxėnės nė aktivitete tė cilat kanė pėr qėllim tė pakėsohen stereotipet multietnike.

Reagim i Senatit tė Universitetit shtetėror tė Tetovės rreth emėrimit tė rektorit tė ri

Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės vlerėson se emėrimi i rektorit tė ri, Sadi Bexheti nga ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti ėshtė bėrė nė mėnyrė tė dhunshme dhe nė kundėrshtim me nenin 46 tė Kushtetutės dhe Ligjin pėr arsim tė lartė.

I vetmi organ qė zgjedh dhe shkarkon rektorin sipas ligjit dhe praktikave universitare nė vend dhe nė botė ėshtė Senati dhe nė kėtė ēėshtje nuk ka kurrfarė kompetencash ministri i Arsimit, thuhet nė komunikatėn e Senatit tė USHT-sė, nė tė cilėn mė pas theksohet se ky organ drejtues i Universitetit Shtetėror tė Tetovės nuk e pranon veprimin e kėtillė kundėrligjor dhe kundėrkushtetues i cili shkel rėndė autonominė e garantuar tė universitetit.

Senati i USHT-sė konstaton se shkeljet qė theksohen nė vendimin e ministrit pėr shkarkim nuk janė dėshmuar me kurrfarė dokumenti nga ana e komisioneve tė ministrisė tė cilat inspektimin e kanė filluar nė ditėn e shkarkimit tė rektorit.

Nė komunikatėn e Senatit mė tej thuhet se nė akt-vendimin e ministrit nuk pėrmenden shkarkime tjera tė cilat i ka ndėrmarrė udhėheqėsia e instaluar dhunshėm nė universitet. Duke pasur parasysh veprimet e tilla kundėrligjore, uzurpimin e ambienteve, tė dokumentacionit tė gjithmbarshėm administrativ dhe finansiar, vulave tė Universitetit Senati dyshon pėr keqpėrdorime tė mundshme.

Senati i USHT-sė kėrkon tėrheqjen e kėtij vendimi kompromitues pėr Universitetin dhe Qeverinė dhe kėrkon pėrgjegjėsi nga ministri i Arsimit.

Senati gjithashtu kėrkon nga organet drejtuese tė fakulteteve, profesorėve, studentėve dhe punonjėsve tė tjerė Universitetit Shtetėror tė Tetovės qė tė mos bashkėpunojnė me organin e instaluar dhunshėm nė kėtė institucion dhe tė njejtin tė mos e njohin, ndėrsa nga organet shtetėrore kėrkon qė tė marrin masa pėr ndėrprerjen e kėsaj gjendje tė nderė nė tė kėtė universitet, thuhet nė komunikatėn e Senatit tė USHT-sė tė nėnshkruar nga kryetari i tij Lutfi Istrefi.





----------------------------------------
Beware of Greeks bearing gifts

Pėrkthimi:

Mos u beso armiqėve
PM
Top
genci_tet
Postuar nė: 11.03.2007, 16:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 213
Antari Nr: 5644
Bashkangjitur: 04.02.2007



E gjitha kjo ra ne vesh te shurdher se per momentin ligji nuk funksjonon ne Maqedoni por funksionon Maliqi e ketu Maliqi edhe TACI
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio