Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (3) [1] 2 3   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Xheme Hasa - Gostivari, Permendorja ne fsh. Simnice
halbGOTT
Postuar nė: 28.02.2007, 21:02
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 3734
Bashkangjitur: 30.10.2006



Endrra e shume shqipetarve u realizua. Pas disa vitesh punimi sot ne fsh. Simnice, gjendet permendorja e komandantit te Ballit Kombetare Xheme Hasa - Gostivari.


http://www.ballikombit.org/index.php?optio...&id=69&Itemid=9

pershendetje
PM
Top
andy
Postuar nė: 29.12.2008, 01:40
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



Biografia e shkurtėr e XHEMĖ HASA – GOSTIVARI 1908-1945



Nė rrėzė tė malit Ahishtė, nė afėrsi tė vendit i quajtur Pallma, ku gufon njė burrim me ujė tė bollshėm dhe tė kthjelltė, shtrihet fshati Simnicė, nė njė largėsi prej pesėmbėdhjetė kilometra nė jug-perėndim tė Gostivarit.
Kėtu, nė kėtė fshat nė vitin 1908 lindi Xhemė Hasa. U rrit nė njė familje tė varfėr, me shumė fėmijė. Pasi ariti moshėn e pjekurisė, Xhema ia fillon punės si bujk dhe si blektor me pasurinė e tij qė e posedonte. Padrejtėsitė qė i bėheshin popullit shqipėtarė me anė tė provokimeve dhe ofendimeve, i ka pėrjetuar personalisht edhe Xhemė Hasa dhe familja e tij. Sjellja arogante e personave tė pushtetit serbo-sllav e ka irituar dhe detyruar kėtė trim qė ta braktiste pasurinė dhe familjen e tij dhe tė hudhej nė luftė pėr mbrojtjen e nderit tė familjes, pėr mbrojtjen e kombit dhe pėr mbrojtjen e atėdheut tė tij.
Xhema nė fillim ishte ushtar ndėr tė parėt qė luftoi nė jug tė Shqipėrisė per mbrojtjen e tokave shqipėtare. Pėr suksesin e treguar, mbretėrija e atershme e Ahmet Zogut e gradon oficer i ushtris sė atėhershme tė Shqipėrisė.
Me fillimin e luftės sė dytė botėrore nė vitin 1941 kthehet nė vendlindje qė ta ndihmonte popullatėn nė mjedisin ku jetonte.
Padrejtėsia qė i silleshte kombit shqipėtar ai ēohet nė luftė kundėr fashizmit italjan, kundėr sllavo-komunistėve ku vlen tė pėrmenden aksione luftarake si ata :
-Lufta pėr ēlirimin e fshatit Zajas,
-Lufta pėr ēlirimin e Dibrės,
-Lufta nė Mal tė Thatė,
-Lufta e Kėrēovės,
-Lufta e Debarcės,
-Lufta e fshatit Beliēicė,etj.
Pas kapitullimit tė Italisė mė 1943 nė Maqedoninė Perendimore tėrė pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombėtarė , me kėtė vėrtetohet se nė kėta troje nė atė periudhė historike ka sunduar pushteti shqiptarė dhe se Ushtria e Ballit Kombėtarė ka qenė nė shėrbim tė popullit vendas.
Lufta e Xhemė Hasės si oficer dhe si komandant i Ushtrisė sė Ballit Kombėtar nė Maqedoninė Perendimore mund tė konsiderohet si luftė pėr ēlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare nė njė shtet.
6 Maj 1945 vritet mizerisht trimi shqiptarė , ku prej asaj dite fati i shqiptarėve nė Maqedoninė Perendimore ngel nė duart e sllavo-komunistėve.

URL e fotografise: http://www.ballikombit.org/images/stories/xhem___hasa___gostivari.gif


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top
sjam-mire
Postuar nė: 29.12.2008, 02:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 325
Antari Nr: 15104
Bashkangjitur: 21.04.2008



lavdi vepres se XHEMES eshte me te vertete simbol i shqiptarve te maqedonise dhe krahasohet me shum figura te popullit shqipetare
si psh e kam nje kenge ku knohen

DEDE GJON LULI
O ISMAIL QEMALI
LUIGJ GURAKUQI
E XHEM HASE GOSTIVARI.
PM
Top
toni88
Postuar nė: 29.12.2008, 03:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 379
Antari Nr: 9646
Bashkangjitur: 19.09.2007



faleminderime per Xheme Gostivarin vine edhe nga te gjith qytetaret e Kėrēovės per shkake se ka qen krahu i djatht i Mefailiave te Zajazit, dhe ka luftuar edhe per clirimin e Kėrēovės edhe Zajazit. RESPEKT
PM
Top
sarajliu
Postuar nė: 29.12.2008, 11:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 446
Antari Nr: 18050
Bashkangjitur: 21.10.2008



XHEMĖ HASĖ - GOSTIVARI, SIMBOL I REZISTENCĖS PĖR LIRI DHE BASHKIM KOMBĖTAR

Nga Dr. Riza Sadiku


Xhemė Hasė - Gostivari ėshtė njėri ndėr personalitetet mė tė dalluara tė historisė sonė kombėtare, i cili pa rezervė e pėrkrahu dhe i ndejti besnik platformės sė Ballit Kombėtar, pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve tė natyrshme etnike shqiptare; pėr realizimin e saj, bėri rezistencė tė vendosur me armė nė dorė deri nė momentin e fundit tė jetės sė tij. Pėr realizimin e synimeve tė lartcekura tregoi aftėsi tė larta strategjike, politike dhe organizative si komandant, strateg dhe udhėheqės i shkėlqyer nė organizimin dhe udhėheqjen e njėsive tė Ballit Kombėtar, duke u treguar i pathyeshėm kundėr ideologjisė komuniste dhe i pamposhtur nė tė gjitha fushėbetejat kundėr hordhive ēetniko-fashiste dhe njėsive sllavo-komuniste gjatė viteve 1941 -1945.

Xhemė Hasa lindi nė fshatin Simnicė tė Gostivarit nė vitin 1908. Rrjedh prej njė familjeje me tradita kombėtare, e cila u dėshmua edhe gjatė luftėrave ballkanike, duke i bėrė rezistencė ushtrisė serbe gjatė ripushtimit tė territoreve shqiptare. Sikurse tėrė populli shqiptar qė ishte i pakėnaqur me rezultatet e Konferencės sė Londrės, edhe Gostivari me rrethinė e ka pėrjetuar rėndė kėtė ndarje, por kurrė nuk janė pajtuar se kjo ndarje do tė ishte e pėrjetshme. Xhema si fėmijė duke dėgjuar bisedat nėpėr odat e burrave dhe familje tė ndryshme pėr torturat dhe masakrat qė ka pėrjetuar populli shqiptar nė kėtė anė gjatė pushtimeve dhe regjimeve sllave, nė luftėrat ballkanike dhe Luftėn e Parė Botėrore, prej asaj kohe frymėzohet me ndjenjat e atdhedashurisė dhe urrejtjen ndaj regjimeve tė huaja diskriminuese.

Xhemė Hasa, si i ri duke i pėrjetuar rėndė padrejtėsitė dhe shtypjen nacionale ndaj popullit shqiptar nga regjimi i Beogradit, gjithnjė e mė tepėr frymėzohet pėr ēlirimin e popullit shqiptar nga robėria kolonizuese sllave.

Nė vjeshtė tė vitit 1935, Xhemė Hasa i quajtur shpesh nė popull edhe Xhemė Simnica, shtypjen dhe varfėrinė sociale qė e pėrjetonte populli shqiptar nė kėtė kohė, e pėrjetonte edhe familja e tij, gjendjen e sė cilės edhe mė tepėr e rėndonte regjimi i kohės pėrmes tagrambledhėsve. Njė ditė, xhandari famėkeq serb, pėr shqiptarėt i njohur nė kėtė anė pėr terrorizimin e tyre gjatė mbledhjes sė taksave, ia bėn me dije tė ėmės sė Xhemės, se “Nėse nuk keni para tė shesi Xhema dukatin e bashkėshortes”. Porosia e xhandarit shkon nė vesh tė Xhemės, dhe brenda 24 orėve Xhema ia pagon tatimet policit njė herė e pėrgjithmonė me plumb nė ballė. Pas kėtij rasti Xhema largohet pėr nė Shqipėri dhe vendoset nė Elbasan. Nė mungesė tė Xhemės, regjimi serb si kundėrmasė ia shpėrngul familjen pėr nė Turqi, si tė rrezikshėm dhe tė papėrshtatshėm pėr pushtetmbajtėsit. Rrugės pėr Turqi, me intervenimin e disa shqiptarėve nė Selanik, familjen e Xhemės e vendosin nė Elbasan.

Gjatė kohės sė qėndrimit tė Xhemės nė Shqipėri nė vitet 1936-38, situata politike nė Shqipėrinė e Jugut pėrkeqėsohet pėr shkak tė pretendimeve greke pėr krijimin e Greqisė sė Madhe. Pėr mbrojten e territoreve shqiptare formohen ēetat vullnetare. Nė mesin e vullnetarėve pėr mbrojtjen e atdheut paraqitet edhe Xhemė Hasa-Gostivari me dy vėllezėrit e vet. Ndėrkohė Xhema themelon njėsinė e vet vullnetare; gjatė luftimeve pėr trimėrinė dhe artin luftarak qė tregon kundėr forcave greke pėr mbrojtjen e atdheut, mė 28 nėntor tė vitit 1937, Komanda e Lartė e Ushtrisė Shqiptare, e shpėrblen Xhemė Hasėn me gradėn e kapitenit tė klasit tė parė.

Fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore Xhemė Hasė Gostivarin e gjen nė Shqipėri. Me shkatėrrimin e Jugosllavisė monarkiste nė prill tė vitit 1941, Xhemė Hasa nė maj po tė atij viti kthehet me familjen nė vendlindje. Me t’u kthyer nė Gostivar, strukturat e qytetit tė asaj kohe, e emėrojnė pėrgjegjės nė burgun e Gostivarit. Pėr shumė qytetarė kjo detyrė, nė krahasim me aftėsitė dhe autoritetin qė kishte Xhema nė popull, ka qenė fyese, por Xhemė Hasa e pranoi me vetėdije, duke patur qėllime tjera, tė cilat i realizon nė mars tė vitit 1942, kur i liron tė burgosurit politikė shqiptarė, nė mesin e tė cilėve edhe Shetki Pėrshevcėn nga rrethi i Tetovės. Me kėtė rast, Xhema me njė numėr tė burgosurish arratiset nė mal, duke themeluar njėsinė vullnetare, fillimisht prej 37 vetash. Me rastin e largimit nga burgu Xhemė Hasa lė njė letėr nė derėn e burgut, nė tė cilėn nė mes tjerash shkruante:

"Dalja ime nė mal ka pėr qėllim mbrojtjen e interesave tė popullit shqiptar, pasi gjer mė tani kemi luftuar me vite tė tėra dhe tani ka ardhur koha me pushkė nė dorė tė luftojmė fashizmin pėr tė krijuar Shqipėrinė e Lirė Etnike".

Letra e Xhemė Hasė Gostivarit pati jehonė tė madhe, jo vetėm nė popullatėn vendase, por edhe mė gjerė; ajo i shqetėsoi edhe pushtuesit italianė, tė cilėt kanė ditur pėr trimėrinė dhe vendosmėrinė e Xhemės. Fjalėt e shkruara Xhemė Hasa i bėri realitet nė fillim tė vitit 1943, kur njėsiti i tij ndėrmerr njė aksion kundėr ushtrisė italiane nė relacionin Gostivar- Tetovė, ku u shkaktojnė dėme serioze nė njerėz dhe armatim.


Dalja nė skenė e Xhemė Hasė Gostivarit i shqetėson edhe komunistat maqedon dhe ata shqiptarė. Pėr kėto arsye me iniciativėn e Ahmet Perės vendosen kontaktet me Xhemė Hasėn, me qėllim tė zhvillimit tė njė lufte tė pėrbashkėt kundėr regjimit fashist italian. Nė bazė tė deklaratės sė Ahmet Perės, takimi me Xhemėn ėshtė mbajtur nė territorin e Banjicės sė Epėrme, nė tė cilin janė pajtuar pėr njė luftė tė pėrbashkėt me komunistėt kundėr regjimit fashist italian. Nga kjo marrėveshje, Xhemė Hasa nuk ka pritur ndonjė sukses spektakolar, pasi e ka ditur se komunistėt shqiptarė nuk luftojnė pėr ēlirim kombėtar dhe bashkimin e Shqipėrise Etnike. Takimin tjetėr Xhemė Hasa me Ahmet Perėn e pati nė shtėpinė e vet nė Lagjen e Re tė Gostivarit, ku nė atė rast deklaron:

"Jam kthyer pėrsėri nė vendlindje pėr tė luftuar kundėr komunistave maqedon tė cilėt nuk luftojnė pėr tė mirėn e shqiptarėve, andaj nuk mundem t'i tradhtoj shokėt. Si ēdo popull, ashtu edhe maqedonėt qė luftojnė pėr tė mirėn e kombit tė vetė, edhe ne duhet tė luftojmė pėr tė mirėn e kombit tonė, prandaj jemi pėr bashkėpunim por me qėllime tė qarta dhe pa prapavijė".

Duhet theksuar se Xhemė Hasė Gostivari edhe pse ka qenė strateg dhe luftėtar i rreptė nė fushėbeteja, nė shpirt ka qenė parimor, tolerant dhe demokrat; ai nuk ka urrejtė popujt tjerė, por regjimet dhe politikat shtypėse. Kur ka qenė nė pyetje lufta vllavrasėse nė mes tė shqiptarėve, Xhemė Hasa ka qenė nė gjendje ēdo herė tė bisedojė me komunistėt pėr njė luftė tė pėrbashkėt, por jo nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Me kėto qėllime Xhema pranon tė bisedojė edhe me Tomė Gjelajn, komunist nga Shqipėria i cili luftonte nė kuadėr tė aradhave maqedone. Por pas tė gjitha pėrpjekjeve qė u bėnė nė kėtė drejtim, bisedimet perfundojnė pa sukses, pasi komunistėt shqiptarė nuk luftonin pėr ēlirim dhe bashkimin kombėtar tė trojeve etnike, por pėr "vllazėrim-bashkim me sllavėt".


Tė gjitha dilemat pėr njė luftė tė pėrbashkėt me komunistat i hoqi prishja e Marrėveshjes sė Mukjes nė gusht tė vitit 1943, nga ana e komunistėve tė Shqipėrisė tė dirigjuar nga Beogradi, tė cilit nė shtator tė vitit 1943 dualėn haptazi pėrmes dekreteve dhe proklamatave kundėr Ballit Kombėtar, duke e akuzuar, etiketuar dhe njollosur me tė gjitha epitetet antikombėtare nė shtresat e gjėra tė popullit shqiptar, se gjoja Balli Kombėtar qe shkaktar i prishjes sė Marrėveshtjes sė Mukjes, dhe se nuk ėshtė pėr bashkėpunim pėr njė luftė tė pėrbashkėt.

Xhemė Hasa Gostivari, pas prishjes tė marrėveshtjes sė Mukjes nė vitin 1943, shkon nė Tiranė dhe kontakton me kryetarin e Ballit Kombėtar Mid'hat Frashėrin, pėr tė marrė sugjerime lidhur me veprimet e mėtejme nė rrethanat e krijuara. Gjatė bisedimeve, Mid'hat Frashėri e kėshillon qė nė tė gjitha vendbanimet shqiptare tė forcohen dhe tė rriten formacionet e Ballit Kombėtar, tė luftojnė jo vetėm kundėr fashizmit, por edhe komunistave shqiptarė, maqedon, serb dhe ndaj tė gjithė atyre qė e rrezikojnė popullin shqiptar, tė jepet maksimumi pėr bashkimin e shqiptarėve duke propaganduar Dekalogun e Ballit Kombėtar, si dhe tė formohen grupe tė posaēme pėr faljen e gjaqeve.

Udhėzimet e Mid'hat Frashėrit, Xhemė Hasa Gostivari i zbaton me pėrpikėri, pėrmes udhėheqėsve tė qendrave tė rezistencės tė Ballit Kombėtar nė Maqedoni. Nė Kėrēovė udhėzimet e Mid'hatit, Xhema i realizon pėrmes udhėheqėsve tė Ballit Kombėtar: Mefail Shehut, Mefail Mehmetit tė quajtur Zajazi, Begzat Vulit, Medin Letnikut, Ramazan Dalipit, Sulēe Sadikut-Aranjellit, Halim Sali Razhės, Abib Kaleshit etj., nė Strugė pėrmes: Nazim Tateshit, Faik Dobovjanit, Murat Labunishtės, Lekė Margjinit, Mentor Ēukut, Beqir Agės, Hysni Demės etj., nė Dibėr pėrmes: Ukė Camit, Riza Drinit, Osman Piperkut, Miftar Kaloshit, Ali Maliqit, Sabri Maqellarės Azis Kaloshit, Zejnulla Ballancės etj., nė Gostivar pėrmes: Aqif Reēanit, Kadri Saliut, Xhevat Kallajxhiut, Mustafė Tėrnicės, Loke Lakovicės, Imer Sermnovės, Selim Nezirit etj., nė Tetovė pėrmes: Shaip Kamberit, Xhafer Sulejmanit, Arif Kapetanit, Gajur Derrallės, Zyrap Hasanit, Hysen Derallės, Hafez Xhemail Efendiut, Shefket Pershevcit, Idriz Idrizit etj., nė Shkup pėrmes: Shaip Mustafės, Qemal Rustemit, Jahja Osmanit, Abdulla Musliut, etj., nė Kumanovė dhe Karadak pėrmes: Sulė Hotit, Sadik Llojanit, Selman Idrizit, Refik Shaqirit, Ali Stanecit, Ajet Rainces, Abdul Durės etj. Po ashtu duhet theksuar se Xhemė Hasa Gostivari pėrveē me personalitetet e lartpėrmendura, pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar ka bashkėpunuar ngushtė edhe me Molla Idriz Gjilanin.

Nė situatėn e krijuar, Xhemė Hasė Gostivari jo vetėm qė e intensifikon bashkėpunimin me personalitetet e dėshmuara tė rezistencės kombėtare pėrsa i takon masovizimit dhe pėrforcimit tė njisive tė Ballit Kombėtar, por ndėrmerr iniciativa edhe nė pėrforcimin dhe krijimin e strukturave ushtarake udhėheqėse tė Ballit Kombėtar. Pėr realizimin e synimeve tė lartėpėrmendura, gjatė kėsaj kohe nė Malin Sharr mbi Tetovė mbahet Kuvendi Qendror i njėsive tė Ballit Kombėtar, nė tė cilin marrin pjesė kėto personalitete tė shquara kombėtare: Xhemė Hasa Gostivari, Mefail Shehu, Mefail Mehmeti-Zajazi, Arif Dragomanci, Sylė Hotla, Mulla Idriz Gjilani, Hajez Xhemail Efendiu, Shaip Kamberi, Abaz Abazi, Gajur Deralla, Vehap Lushi, Kadri Saliu, Jusuf Kuliku dhe Xhevat Kallajxhiu.

Nė kėtė Kuvend themelohet Komiteti Ushtarak dhe merren kėto vendime:

l. Komandant i pėrgjithshėm emėrohet Xhemė Gostivari, zėvendės Arif Kapetan Tetova.

2. Tė mbrohet me luftė ēdo pėllėmbė toke nga tė gjitha forcat antishqiptare.

3. Tė ēlirohet Shkupi, tė ngrihet flamuri kombėtar dhe tė shpallet kryeqytet i Shqipėrisė.

Xhemė Hasė Gostivari pėr shqiptarėt e Maqedonisė Perėndimore, tė cilėt kanė luftuar pėr ēlirirn dhe bashkim kombėtar, nuk ka qenė vetėm organizator, udhėheqės shpirtėnor, strateg dhe ushtarak, por edhe pjesėmarrės i drejtpėrsėdrejt nė fushėbetejat mė vendimtare nė momentin dhe nė kohėn e duhur, tė cilat janė zhvilluar prej Struge e deri nė Karadak, nė mes tė njėsive tė Ballit Kombėtar dhe atyre sllavo-komuniste, dhe gjithmonė duke iu falėnderuar vendosmėrisė dhe strategjisė luftarake tė udhėhequr nga Xhemė Gostivari me komandantėt e vet, ka triumfuar ndaj kundėrshtarėve, pa marrė parasysh forcat, numrin dhe pozicionet e tyre.

Xhemė Hasa Gostivari, pėrveē qė ka marrė pjesė thuajse nė tė gjitha aksionet dhe luftimet nė Gostivar me rrethinė, nė tetor tė vitit 1943, me Aqif Reēanin dhe Mefailat e Zajazit merr pjesė nė luftimet e ashpra tė cilat zhvillohen nė mes tė njėsive tė Ballit Kombėtar dhe forcave partizane nė Dibėr, ku njėsitė partizane shpartallohen nga forcat e Ballit Kombėtar. Po ashtu, nė tė njėjtėn periudhė kohore tė vitit 1943, derisa Mefailat e Zajazit dhe Xhemė Gostivari me njė pjesė tė ushtarėve tė tyre kanė luftuar nė Dibėr, njėsitė partizane e sulmojnė Kėrēovėn nga dy anė, prej Brodit dhe Malit Bukoē, duke i futur forcat e Ballit nė gėrshėrė. Me tė marrė lajmin pėr kėtė sulm, forcat e Xhemės dhe Mefailave me shpejtėsi kthehen nga Dibra duke i sulmuar nė befasi forcat sllavo-komuniste nė Malin e Bukoēit, ku nė fushėbetejė u mbetėn tė vrarė jo vetėm njė numėr i madhe ushtarėsh, por edhe njė numėr i udhėheqėsve, nė mesin e tė cilėve edhe Tomė Gjelaj.

Gjatė vitit 1943, sidomos gjatė vitit 1944 kur lufta nė mes njėsive tė Ballit Kombėtar dhe njėsive partizane arriti kulmin, Xhemė Hasa Gostivari, sipas kėrkesave tė kohės me udhėheqėsit e rezistencės kombėtare gjendej nė ballė tė fushėbetejave nė ēdo territor tė rrezikuar nga forcat komuniste. Xhema, pėrveē luftimeve qė mori pjesė nė Dibėr, Kėrēovė, Malin Bukoē, Mavrovė, Gostivar me rrethinė, gjatė viteve tė lartpėrmendura mori pjesė nė luftimet e ashpra qė u zhvilluan nė Tetovė me rrethinė, si nė Malin e Thatė, Malin Sharrė, Bogovinė, Grupēin, Zhelinė, lumin Treska, Sllarevė, Derventė e tjera fushėbeteja. Kurse nė rrethin e Shkupit, Xhemė Hasa mori pjesė edhe nė luftimet e rrepta qė u zhvilluan nė Saraje, Matke, Tasion, (tė cilin vend mė vonė regjimi komunist e emėrton Gjorēė Petrov), Nikushtak, Brezė e tjera beteja. Sipas shkrimeve tė dr. Vebi Xhemailit, Xhemė Hasė Gostivari me Mefailat e Zajazit, Sulė Hotlen, Arif Kapetanin, si dhe me ndihmėn e Abdul Durės dhe Hamit Krujės nė fund tė shtatorit tė vitit 1944, pas luftimeve tė ashpra qė janė zhvilluar nė rrethin e Shkupit kundėr forcave sllavo-komuniste e marrin Shkupin dhe te Ura e Gurit nė qendėr tė qytetit ngrejnė flamurin kombėtar. Gjatė luftimeve pėr marrjen e Shkupit nė mes tė tjerėve dėshmorė tė kombit bien edhe disa udhėheqės tė njėsive tė Ballit Kombėtar si Kadri Azemi, Ferit Aliu nga fshati Dobrosht dhe Sulēe Eminin nga fshati Nerasht tė Tetovės.

Xhemė Hasė Gostivari, gjatė vitit 1944, sė bashku me Sylė Hotlin dhe Molla Idriz Gjilanin kanė marrė pjesė nė luftime tė ashpra, jo vetėm kundra forcave komuniste partizane, por edhe kundėr njėsive ēetnike serbe dhe profashiste bullgare nė rrethin e Kumanovės dhe Karadakut.

Tė gjitha ofensivave tė njėsive sllavo-komuniste tė ndėrmarra gjatė vitit 1944 kundėr njėsive tė Ballit Kombėtar, Xhemė Hasa Gostivari me udhėheqėsit e vet u bėnė ballė deri nė fund tė nėntorit, duke korrur fitore ndaj tyre nė tė gjitha fushėbetejat, por me hyrjen e brigadave partizane komuniste tė Shqipėrisė me dinakėrinė qėllimkeqe tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, nė territoret e Maqedonisė perėndimore, pėr mos me ardhė deri te lufta vėllavrasėse me pėrmasa tė mėdha nė mes tė popullit shqiptar, qendrat e rezistencės kombėtare fillojnė gradualisht tė shuhen me dorėzimin nė besim brigadave shqiptare tė njė numri tė konsiderueshėm tė luftėtarėve tė Ballit Kombėtar; njė pjesė e lėshojnė vendlindjen dhe emigrojnė nė vende tė ndryshme tė botės, kurse njė numėr mė besnik i luftėtarėve tė Ballit Kombėtar iu bashkangjitėn udhėheqėsve tė tyre dhe dolėn nė mal pėr tė vazhduar rezistencėn kundėr regjimit komunist nė vitin 1945. Nė mesin e atyre qė vazhduan rezistencėn pėr idealet kombėtare ishte edhe udhėheqėsi i Ballit Kombėtar nė Maqedoninė perėndimore, Xhemė Hasė Gostivari, i cili me njė grup tė vendosur ballistash luftoi kundėr regjimit komunist deri mė 15 maj 1945, kur e vrau me tradhti OZNA maqedone nga dora e shqiptarit nė malet e Sharrit.

Xhemė Hasė Gostivari, udhėheqėsi shpirtėnor i Ballit Kombėtar nė Maqedoninė Perėndimore, luftoi kundėr tė gjitha regjimeve, gjatė tėrė jetės sė tij pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, duke flijuar edhe jetėn nė altarin e lirisė pėr realizimin e idealeve kombėtare dhe jetėsimin e platformės tė Ballit Kombėtar. Si i tillė, pėr popullin shqiptar nė Maqedoni u bė shembull dhe frymėzues i atdhedashurisė dhe sinonim i rezistencės kombėtare, kurse pėr mbarė popullin shqiptar, identifikues i shqiptarėve tė Maqedonisė tė cilėt jetojnė jashtė trojeve etnike.

Historiografia komuniste, veprimtarinė kombėtare tė Xhemė Hasė Gostivarit jo vetėm qė e ka margjinalizuar, por e ka etiketuar me tė gjitha epitetet antikombėtare, ashtu si e ka patur traditė t'i etiketojė tė gjitha fytyrat mė tė ndritura tė kombit shqiptar. Me rėnien e sistemit komunist, pėrmes fejtoneve dhe disa botimeve tė veēanta opinioni i gjerė shqiptar ka filluar tė njihet me personalitetet e mirėfillta kombėtare, nė mesin e tė cilėve edhe me veprimtarinė kombėtare tė Xhemė Hasė Gostivarit.

Andaj, studiuesve shkencorė nė tė ardhmen u mbetet obligim moral dhe kombėtar, qė personalitetet e mirėfillta kombėtare tė popullit shqiptar nė baza shkencore dhe faktografike, t'i nxjerrin nė dritė dhe, sipas meritave tė zėnė vendin nė historinė e popullit shqiptar, nė mesin e tė cilėve edhe Xhemė Hasė Gostivari.




----------------------------------------
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
PM
Top
vllahi
Postuar nė: 29.12.2008, 13:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2200
Antari Nr: 16914
Bashkangjitur: 22.08.2008



Nder shqiptaret e vetem te Maqedonise qe na bene te krenohemi.

Lavdi vepres se tij,lavdi nacionalizmit te tij njeri i ballit kombtare,levizje e cila na ka ba te krenohemin se jemi shqiptare.

Me ko kohe e ka kuptuar se per shqiptaret eshte vetem e djadhta nacionaliste,se perndryshe komunizmi na ka voros dhe po na voros edhe ne ditet e sotme.


----------------------------------------
idealistat filloin luften

trimat luftojne

te pamerituarit marrin pushtetin
PM
Top
Petriti_Ilirides
Postuar nė: 03.02.2009, 21:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1640
Antari Nr: 1563
Bashkangjitur: 03.07.2006



Djali Xhem Hases , sot ka ni far shitorje me teknik te bardh , dhe flet turqisht smil3dbd4dcd7b9f4.gif
PM
Top
vllahi
Postuar nė: 03.02.2009, 21:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2200
Antari Nr: 16914
Bashkangjitur: 22.08.2008



 Citim (Petriti_Ilirides @ 03.02.2009, 23:22)
Djali Xhem Hases , sot ka ni far shitorje me teknik te bardh , dhe flet turqisht smil3dbd4dcd7b9f4.gif

Spo bika gjdo here molla nder moll.


----------------------------------------
idealistat filloin luften

trimat luftojne

te pamerituarit marrin pushtetin
PM
Top
xhon
Postuar nė: 03.02.2009, 21:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 266
Antari Nr: 14587
Bashkangjitur: 25.03.2008



 Citim (Petriti_Ilirides @ 03.02.2009, 23:22)
Djali Xhem Hases , sot ka ni far shitorje me teknik te bardh , dhe flet turqisht smil3dbd4dcd7b9f4.gif

Sa vjecar eshte djali i Xheme Hases...tung
PM
Top
Xhemė.Hasa
Postuar nė: 03.02.2009, 21:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 146
Antari Nr: 18952
Bashkangjitur: 09.12.2008



 Citim (Petriti_Ilirides @ 03.02.2009, 23:22)
Djali Xhem Hases , sot ka ni far shitorje me teknik te bardh , dhe flet turqisht smil3dbd4dcd7b9f4.gif

Mos gėnjej, njėri djal i Xhemės ėshtė nė Amerikė, ndėrsa ky tjetri nuk flet turqisht, por shqip.


----------------------------------------
Liri th'rret Tetova e Sharri, pushka t'lumt Xhemė Gostivari.
PM
Top
Xhemė.Hasa
Postuar nė: 03.02.2009, 21:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 146
Antari Nr: 18952
Bashkangjitur: 09.12.2008



 Citim (vllahi @ 03.02.2009, 23:28)
Spo bika gjdo here molla nder moll.

Ne shqiptarėt jemi njerėz tė paqės, deri sa tė na bjerė thika nė asht, pastaj e kallim flake.


----------------------------------------
Liri th'rret Tetova e Sharri, pushka t'lumt Xhemė Gostivari.
PM
Top
Xhemė.Hasa
Postuar nė: 03.02.2009, 21:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 146
Antari Nr: 18952
Bashkangjitur: 09.12.2008



 Citim (xhon @ 03.02.2009, 23:31)
Sa vjecar eshte djali i Xheme Hases...tung

Qė tė dy janė mbi 50 vjec.


----------------------------------------
Liri th'rret Tetova e Sharri, pushka t'lumt Xhemė Gostivari.
PM
Top
Petriti_Ilirides
Postuar nė: 03.02.2009, 21:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1640
Antari Nr: 1563
Bashkangjitur: 03.07.2006



 Citim (Xhemė.Hasa @ 03.02.2009, 23:33)
Mos gėnjej, njėri djal i Xhemės ėshtė nė Amerikė, ndėrsa ky tjetri nuk flet turqisht, por shqip.

Mom thuj rrenavec o tipi , shkovA tblej dicka ,edhe televizoret qe ishin ne shitje kishin programe turqe krejt , tash ai normal se din shqip , ama e preferon turqishten , tpakten ashtu folte me at puntorin .
PM
Top
v3rbatim
Postuar nė: 03.02.2009, 21:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2444
Antari Nr: 6905
Bashkangjitur: 13.04.2007



 Citim (Petriti_Ilirides @ 03.02.2009, 23:41)
Mom thuj rrenavec o tipi , shkovA tblej dicka ,edhe televizoret qe ishin ne shitje kishin programe turqe krejt , tash ai normal se din shqip , ama e preferon turqishten , tpakten ashtu folte me at puntorin .

une edhe pse nuk jam i Gostivarit , mirepo e vizitoj shpesh Gostivarin , ne cdo te 2-ten shitore/kafe/butik/Restoran , flasin turqisht



----------------------------------------
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej tė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshmen, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar".
(Sure Xhum’a: 8)



Femra duhet ta ruajė trupin si pasurinė, nė qoftė se dėshiron qė mashkulli tė ndihet si gjurmues i arit.
PM
Top
Petriti_Ilirides
Postuar nė: 03.02.2009, 21:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1640
Antari Nr: 1563
Bashkangjitur: 03.07.2006



 Citim (v3rbatim @ 03.02.2009, 23:44)
une edhe pse nuk jam i Gostivarit , mirepo e vizitoj shpesh Gostivarin , ne cdo te 2-ten shitore/kafe/butik/Restoran , flasin turqisht

haj se do ti kthejm kadale , nuk mundet malsori qe o shperngul para 20 vitesh te jet turk , se shpejti do te vetedijesohen
PM
Top

Topic Options Faqe: (3) [1] 2 3  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio