Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> LIDHJA SHQIPTARE E LEZHĖS
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 03.03.2007, 00:11
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007





1. Principata e Kastriotėve

Kastriotėt e kanė origjinėn nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė poshtėm).

Zotėrimet e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e lumit Mat dhe, pranė saj, kriporet e Shėnkollit.

Nė lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur mė bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, tė cilit ai i dhuroi dy fshatra nė rrethinat e Gostivarit dhe i bleu njė kullė. Nė kėtė manastir jetoi si murg njė djalė i tij ku dhe u varros.


Principata e Kastriotėve nė veri kufizohej mė Principatėn e Dukagjinėve dhe nė jug me principatat e Arianitėve dhe tė Topiajve. Nė Principatėn e Kastriotėve kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore mė ato jugore e veriore si dhe viset perėndimoreme ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.

Pozita dhe rėndėsia strategjike e Principatės sė Kastriotėve bėri qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhie tė shumta politike e martesore mė principatat e tjera shqiptare. Ai hyri nė marrėveshje ekonomike dhe politike tė ngushta edhe mė vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza nė fund tė viteve ‘30 tė shek. XV u dhanė Gjonit dhe djemėve tė tij privilegje dhe tė drejtėn e qytetarisė.


2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut (deri mė 1443)

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali mė i vogel, dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė tė Gjonit dhe tė Vojsavės, familia e sė cilės banonte nė krahinėn e Pollogut. Ata kishin katėr djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza ( Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte e fuqizuar. Kur osmanėt morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė fillim tė vitit 1415), qė ishte nė kufi me Principatėn e Kastriotėve. Gjoni, i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė djalė peng osmanėve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.

Pėr njė periudhė rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iēogllanėve tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e sundimtarėve tė posanėnshtruarve e vasalė, pėr t’i pėrgatitur e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur.

Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin mė dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishem. Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e vogėl. Luftonte mbi kalė e mė kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera.

Pasi mbaroi shkollėn e iēollganėve, Skender hyri nė kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pėparuar shpejt nė karierė shtetėore: nga spahi arriti deri nė postin e lartė tė sanxhakbeut.

Nė mesin e viteve ‘20 ai u dėrgua nė Shqipėri dhe qėndroi si kuadėr i Perandorisė osmane deri nė fund tė viteve ‘30. Si spahi Skėnderbeu pati njė timar tė madh nė zonėn midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasė dhe kriporet e Shėnkollit. Nė vitet 1437-1438 Skėnderbeut iu tha posti i subashit tė Krujės, kurse me detyrėn e sanxhakbeut tė Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakės, Jakup Beu.

Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri Skėnderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar nė marrėdhėnie me administratėn osmane dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e Principatės sė Kastriotėve.

Nė fund tė viteve ‘30 kur nė Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skėnderbeun nga postet e larta qė kishin nė Shqipėri. Emėrimin e tij si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė. Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė “gradim”, por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė kohė atij i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).


Kryengritja e pėrgjithshme ēlirimtare (nėntor 1443)

Nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Evropė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit tė kishėsh ortodokse mė atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbreterisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi.

Pas kėsaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht pėr tė nxitur ballkanasit tė ngriheshin kundėr pushtuesve osmanė.

Nė shtator tė vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake nė viset qendrore. Kurse mė nė jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandės e tė Gjirokastrės nė drejtim tė kosturit, ku u thyhen prej osmanėve.

Nė tetor tė vitit 1443 trupar polake e hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu.

Shpartallimin e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė Principatės sė Kastrioteve. Gjatė kalimit u ndal nė Diber, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.

Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Barleci, “tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė”, mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.

Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė vendin.

Ai i dha njė hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės (ne jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit dhe Sfetigradit nė Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise tė tera.

Si rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme si ajo e Dukagjinėve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanėve, e Dushmanėve, nė veri tė Principatės sė Kastrioteve, dhe nė jug tė saj, Principatat e Arianitėve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.


4. Kuvendi i Lezhės dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare

Menjėherė pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilin nuk mund t’i bėhej ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės.

Pėr kėtė qėllim mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek. XV, disa prej tė cilėve kishin udhėhequr kryengritjet e viteve ‘30. Nė kuvend morėn pjesė: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkė me dy djemtė e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Lekė Zaharia, Pjetėr Spani (bashkė mė katėr djemtė e tij), Lekė Dushmani, Stefan Gojēini (Cernojeviēi) etj.

Skėnderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalėn e hapjes nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė Shqiptarėve.

Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje, tė njė aleance ushtarake nėpėrmjet drejtuesve tė principatave dhe tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė njihet mė emrin Lidhja shqiptarė e Lezhės. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj.

Pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė, tė armatimit tė saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu tė krijohej njė arkė tė pėrbashkėt qė do tė administrohej nga Skėnderbeu. Tė ardhurat e saj do tė vinin nga kuotat qė do tė jepnin anėtarėt e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qėndror tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare.

Bon,2.3.2007
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio