Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Historia e Skenderbeut
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 03.03.2007, 00:13
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007




1. Pjesė nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut mė 28 Nentor 1443, mbajtur para banorėve tė Krujės (sipas MARIN Barlecit tek libri “Historia e Skėnderbeut” )

“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo mė shkeli kėmba truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m'u derdhėt me vrap tė gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė kishit dėgjuar qė u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur ketu gjithė perėnditė...Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur!
Lirinė e pashė sė e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat”.


2. Ushtria shqiptarE dhe arti i saj ushtarak

Nė kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve tė tij tė krijohet njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarė mbanin njė numer tė ndjeshėm forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.

Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt qė mobilizoheshin vetem gjatė kohės sė luftes. Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt i stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin kufitar nė viset lindore.

Masen kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit “burrė pėr shtėpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Nė rast mobilizimi tė pėrgjithshėm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.

Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandanti i pėrgjithshėm. Pėr t’u kosultuar gjatė veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte kėshilli i luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve.

Nė plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes tė veēantė. Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė ushtrisė shqiptare. Kur osmanėt futeshin nė thellėsi tė vendit dhe rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, mė tė cilėn qėndronte vetė heroi.

Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė se rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato tė pusive, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė.

Vėmendje Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė saj mė ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave mė karakter strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė, organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.

Bon,2.3.2007
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio