Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shkolla shqipe
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 03.03.2007, 00:15
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007






Ishte vjeti 1874 e Shqypnija njatėherė sa zgjohej prej letargie qė e kishte kaplluem e pregatitte gurin mā tė ēmueshmin djademės mbretnore shqiptare, “Lidhjen e Prizrendit”. Nji ndėr pjestarė tė klerit katholik shqiptarė Dom Zef Ashta, i vente gurin e parė Shkollės sė Shirokės.

Tė pėrditshme e tė pėrkohėshme tė Vendit kanė nisė tė pėrkujtojnė me mall disa data nė shźj tė jetės s’onė kombėtare.

Me luftue analfabetizmin me ānėn e shkollės — qoftė edhe nė veshėn e njyrėn fetare, me rinjallė e me mbajtė tė zgjueme e pėrherė mā tė kėrthnesta njato ndjesi atdhédashunije e kombėsije aq fort tė ndjekuna e tė nėpėrkambuna prej sunduesit: ky ishte qellimi kryesuer i kėtyne puntorve e lavruesave tė gjuhės amtare; me ānė shkollash, shoqnish, uratoresh, mledhjesh fetare sė mbshefta e njiherit botnore.



* * *

Me 11 tetuer 1933 mbasi mora nė dorzim Shkollėn e Shirokės i a nisa tė pėrpiloj historķn e shkollės qė m’ishte besue. Shfletsova letra e shkresa, akte e rregjistra; pėveta pleq e plaka, tė rij e tė burrnuem dhe i a dola qėllimit. Prej kėsajė shkolle dolėn njasish si Filip Noga, minister shtetit, Imz. Gjergj Volaj, Ipeshkėv i Sapės, Shkėlq. Tij At Anton Harapi O.F.M. antarė i Regjencės, At Mark Harapi S.J., At Viktor Volaj, O.F.M. e pjestarėt e Shpķs Radovani qė i dhanė vendit aq njerėz Kishės e Shtetit, meshtarė, rregulltarė, rregulltare etj. etj. Zelli erdh tuj m’u shtue pėrherė e mā e sot Shkolla e Shirokės, ka nji histori tė shkrueme e nji suazė ku janė rreshtue me fotografi tė gjithė arsimtarėt qė pėr nji kohė tė shkurtė a tė gjatė derdhėn mundin e djersėn nė mirėrritje tė moshės sė ré shirokase.

Shkolla e Shirokės āsht hapun sė parit me 1874. Kjo datė gjindet e protokolueme ndėr akte zyrtare tė Famullķs katholike tė Shirokės. Prej date sė themelimit deri nė vjetė 1880 mbahet prej klerit katholik shekullarė shqyptarė. Prifti qė e themeloi shkollėn kje Dom Zef Ashta.

Me 1880 vjen si mėsues z. Perikli Bonatti, tė cilin e paguen katundi prej arkės sė pėrbashkėt, e mėson deri me 1881; me 1890-1 vjen si mėsues z. Ndoc Ronkali, i cili sė parit paguhet prej arkės sė katundit e mandej me 1894 prej Kryekonsullatės Austro-Hungare tė Shkodrės; ky zotni qėndron si mėsues nė shkollėn e Shirokės deri nė vjetin 1918.

Xānsat e parė tė Shkollės kjenė: Pashko Shestani, Ndoc Cini, Palokė Źjlli, Filip Marku, Kolė Koliqi, Jaku i Ton Pavacit, Zef Kolė Nogaj, Pjetėr Loro Pulaj, Nuk Shestani, Palokė Nush Koliqi, Źjėll Koliqi, Mati Koliqi.

Shkolla nuk ishte kū ā sot por kishte ndėrtesėn e vet njitė me Qelė tė Famullķs, pronė e katundit; pėrveē odės sė mėsimit, odė e madhe, e naltė e ajrisun mirė, me dyer e dritore tė mdha, tavan e dyshźme, e pajisun me harta dhe shkrojtore e fėtyra mėsimi shikimi, drrasė tė zezė gurit, njźhanė, banka pėshtetėse e ndejse, kathedėr e karriga, kishte edhč nji odė fjetjeje, nji zjarri e nji rruginė pėr banim tė mėsuesit e tė familjes sė tij; brī ksajė gjindej edhč Oda e Parķs sė katundit, ku mblidheshin, pėr ēdo tė dielle a kremte, pleqt e fshatit pėr tė biseduem e rrahė bashkarisht e vllaznisht nevojėt e vendit nė dobķ tė pėrgjithėt.

Kasha i lźhej nė besim njźnit ndėr tė parė e ky, krye gjashtė mujsh, i nepte llogarķ pėr tė hyeme e tė dalme Kryeparķs e ishte pėrgjegjės pėr ēdo gjā. Paguente famullitarin mėsuesin e kujdesej pėr nevojė tė kishės, tė shkollės e tė qelės famullitare. (Duket, mėsuesi mirrte 32 napoljona florī nė vjetė, me kiste gjashtė mujorė). Fakti se katundi i Shirokės kishte nji arkė tė pėrbashkėt, dishmon shpirtin e kolektivitetit e tė bashkėpunimit shoqnuer. Tė hyemet mā tė parat e tė shumtat i siguronte tratka e gjuhcės qė shitej n’ankand e gjuhej nė Vį tė Cinejve si edhč bāmirsinat qė dergojshin bashkėfshatarėt prej Malit tė Zķ e Amerike ku kishin vojtė pėr nevojė gjallimi.

Mėsuesi ishte i detyruem me mbajtė trķ rende tė pėrbashkta e krye vjeti, nė tė sosun tė mėsimevet, bāhej nji shfaqje akademike ku deklamoheshin copa tė zgjedhme proze dhe poezije, nė prānķ tė Shkelq. Argjipeshkvit Metropolit tė Shkodrės, tė Kryekonsullit t’Austri-Hungarķs, t’Inspektorit tė Shkollave tė mbajtuna e tė pagueme nga Qeverrija Austro-Hungare, Zot. Gaspėr Benussi, tė Famullitarit, tė Parsis, tė Prindve e popullit; bāhej tė ndamit e ēmimeve shkollore njashtu si veprohej deri tash vonė nė Kolegjėn Saverjane tė Shkodrės. Mėsuesi duhej t’ishte shėmbėll e pasqyrė nderi, burrnije, urtije, detyre, pėrpiknije, mirėsjelljeje. Fjala e tij ishte pėr prind e nxānsa urdhėn i pakundėrshtueshėm.

Kur plasi lufta Ballkanike shkolla mbet mbyllė pėr sa e sa muej; si hyne ushtrķt ndėrkombtare nė Shkodėr, shkolla u hap pėrsrķ e vazhdoi mėsimet rregullisht nė ndėrtesėn e vet. Si u lirue Shqipnija veriore mbas luftės botnore shkolla e Shirokės mbas nji ndėrprémjeje sė shkurtė u ēel rishtazi e vazhdoi paprémas deri sod.

Rrokull vjetve 1920-1921, nuk dihet se pėr ē’arsye, shkolla u shpėrngul andej e kje bartė nė ndėrtesėn e ish-shkollės fźmnore Stigmatine, brī ndėrtesės sė shpis Koliqi, pronė e familjes Kolesha, tė cilėn e trashigoi nga prindėt e qė nji bij e kėsaj familje veshi zhgunin e Stigmatineve. Ket ndėrtesė tė cilen e kishte blé familja Koliqi, i a dhuroi katundit pėr shkollė. Nė ketė ndėrtesė nisėn me ndjekė mėsimet edhč nxānsat e besimit mysliman tė cilėt deri aso kohe nuk kishin ndigjue me vojtė nė mėsojtore.

Shkolla āsht mjaft e mirė dhe paraqitet bukur e nė zźmėr tė katundit: e naltė, e madhe, e ajrisun mirė, me tavan e dysheme drrasash, me dy dritore e derė tė pershtatshme, banka modeli sė rķ dyvendėshe, me orendķ tė nevojituna pėr mėsim; e gjatė m. 9, e gjanė m.6 e m. 3.80 e naltė, edhe ndonjė fėtyrė mėsimi sendesh. Oborrin shkolla e kishte tė vogėl e tė pamjaftueshėm, pa asnji pźmė as landė pėr hije. Vjetin 1935 u nxuer prej Komunės qi disa punėtorė tė detyrueshėm komunal vendas, tė punojshin pėr oborr tė shkollės dhe u zgjatue prej m. 9 qi ishte deri nė m. 32, e gjansi m. 12, u rrethue me mur tė thatė nalt m. 1.50. Javėn e Drunit t’atij vjeti me ndihmėn e xānsavet e t’ish-xānsavet u mbjellėn disa druj pėr hije.

Mbas shumė kėrkesash, u mblodhen fotografinat e shenimet e tė gjithė arsimtarvet shekullarė e fetarė, sidomos ēė prej vjetit 1880 e deri mbė 1939, u renduen nė njė suazė, kėshtuqi shkolla t’i kishte parasyshė puntorėt e vet tė heshtueshėm e njiherit tė palodhshėm: fotografinat i dhuroi veterani Kel Kodheli-Marubbi i Cili pėr tė gjallė tė vet i u gjet mėsojtores me ndihma bujarisht.

Pėr tė mujtė me e pajisė shkollėn me fėtyra mėsimi jete e kuadri tė nevojitun, pėr ēdo 28 Nanduer, kremte kombtare e mbyllje viti shkolluer, kjenė organizuem disa shfaqje njyre edukative-kombėtare e shoqnore; e tė falunat nė tė holla tė prindve e bamirsave, kėshilli i shkollės, pėrbā prej xānsavet mā tė rritshėm e me asistencėn e mėsuesit, bleu dhe zbukuroi shkollėn sa mos me ia pasė laskmi as shkollės mā tė pėrparueme tė qytetit kryevend.

Kryevjeti bāheshin ekspozita e punės sė dorės e vizatimit qė fėmijt gjatė vitit kishin bā nė mėsim e ndėr orėt tė lira. Vetė xānsit e pajisėn shkollėn me nji kolekcjon tė pasun tė gjitha fluturave tė kapuna nė Tarabosh, tė landėve-drū e pźmė, tė gjithė llojeve tė gurve per me trajtuem nji muzé tė vogėl shkolluer. Pėr pėrdorim tė xānsavet e t’ish-xānsavet u krijue dhe u pajis me libra dhe fletore tė dobijshme, nji bibliothekė e vogėl shkollore, nė vėrtyt tė D. L. O. t’Arsimit nė fuqķ. Me 1935 u gjet nji vend i pėrshtatshėm brī shkolle dhe u krijue Kopshti Bujqėsuer Shkolluer, tė cilin vetė fėmijt e punojshin dhe frytet daheshin pėrpjesisht me numrin e pjestarve tė familjes sė xānsavet, kėshtuqi dishiri pėr nji kosht shpijarė i u shtue setcilit.

Kur Shqipnija mbarė kremtoi XXV vjetorin e Pamvarsķs Kombėtare, shkolla e Shirokės nė bashkėpunim tė ngushtė e me pjesėmarrje tė klerit katholik e mysliman, tė prindve e tė banorve, e luti kėtė ditė tė 28 Nandorit me nji program tė hapėt e lulėzim qė rrallė herė i āsht pamė shoqi n’at katund: e kta pa asnji lekė kredi prej kėrkujt. Po nė ketė rasė, me bamirsķn e vendasve e tė kryetarit tė Zyrės Botore sė Shkodrės, me punėn e pa interesė e shpėrblim tė vendasve, mujt me u pėrurue edhe nji palestėr e plotė gjimnastike me tė gjitha njato vegla qė dija e degės kėshillon dhe udhėzon. Nė ketė fėmijt stėrviteshin gjatė orėve t’edukatės fyzike dhe mbas mėsimi; palestra pat: unazat me litarė, litarin me u kacavarė, dy shkopijt pėr t’u njitė, shkallėn vendue pjerrtas, shtregullėn, paralelėn, hekurin m’u sjellė e rrotullue trupnisht pezullė, veglat e kėcimit sė nalti e sė gjani, shtizėn, gropėn e ranės e drrasėn e nevojshme pėr kėcim.

Vjetin 1935/36 u ēel edhe Shkolla e Natės e xānsat-shegerta zźjetarė pazarit me gjithse alfabeta tė gjithė e ndoqėn kujdesshėm, tuj pague vetė prej xhepit shka nevojitej pėr mėsim.

Shkolla pat edhe nji gajthėr (palk) pėr shfaqje theatrore, shenarė e kvinte, por nuk dihet se pse vjetin 1932/33 u pat zhgatrrue.

Ish-xānsat e shkollės me 6. I. 1921 themeluen Shoqnin Bāmirse qė kishte pėr program e qellim me i u vjeftė e gjetė ndėr smundje e nevojė mjekimesh, bashkėpjestarve e me 12. XII. 1928 krijuen Shoqnin Gėzimore e cila bāni edhe ēfaqje tė ndryshme theatrore e pat dy skuadra loje topi tė cilėt u ndeshėn edhe me qytetas.



Popullsija e Shirokės: Pleqt, qė i kanė kapėrcye tė 80 e mā Shnjergjat, tė pėvetun prej meje, kallxojnė se dikuer Shiroka kishte plot 500 shpi, tė vendueme nė pesė lagjet:

— Āna Ndrecej, prej tė himit nė Shirokė, ke dy mandat nė rrugė tė Shkodrės deri ke Prroni i Keq;

— Āna Kolej, prej Prronit tė Ēezmės e rreth Kishės e Fushės sė Shna Rrokut;

— Āna Hoxhej sipri lagjes Ndrecej, deri te Rrasat e Fėllanxavet;

— Āna Burgut, prej Kishe deri te Mandi i Shna Rrokut e te Plepi i Pusit nė breg tė Ndaljes sė Tretė;

— Āna Mbė Hije prej Plepit e gjatė shpatit tė malit nė drejtim tė Prendimit: kjo lagje sot krejt e shueme quhet edhe “Shpijat e Murtajės” e nuk ka asnji banesė veē dy ēifliqeve: tė Shpķs sė Ēekerdekve ase Buzamdhejve e tė Shpķs Kokej. Tuj bubrrue aty-kėtu dalin nė dritė tri statistika tė ndryshme: vjetin 1916-18 Shiroka ka 537 banorė tė pjestuem nė 440 katolikė, e 95 mysliman. Vjetin 1922-1923 janė 72 shpķ katholike me 329 vetė e 25 shpķ myslimane me 125 frymė. Vjetin shkolluer 1933/34 mbas nji numrimi dhe statistike tė cenėshme dalin 80 shpķ katholike e 23 myslimane me 497 vendės. Āsht nji fakt i provuem veē se numri i banorve shpijave tė katundit tė Shirokės ka ardhė dita ditės tuj u paksue prejse shumė kanė mėrgue jashtė e shpija me mbiźmnin “Shiroka” gjźjmė jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė Tiranė, Mal tė Zķ, Amerikė Veriore, Itali, Kosovė e njeti.



Pėrditsi i Shkollės: Tue shfletuem Pėrditsin e Shkollės tė pėrpiluem vjetin shkolluer 1933/34 e vazhdue pėrpiknisht deri tesh, po ēeku disa ngjarje mā tė spikatne qė kanė lidhje tė ngushtė me jetėn e shkollės. Prej vjetit 1918 deri vjetin 1944 ndoqėn mėsimet nė shkollė: 710 vetė qė nep mesatarėn 27 vetė nė vjetė me nji tepricė prej 8 vetėsh.



Ndodhjet: me 5. IV. 1923, Prof Mehmet Vokshi, Inspektuer i Arsimit tė Shkodėrs viziton Shkollėn e Shirokės dhe lźn nji raportė tė shkrueme shum tė mirė; prej vjetit 1918-1919 deri nė 1933-1934 shkolla ka tri klasė kolektive; me 19. XI. 1934 themelohet Kashėza shkollore e me 20. XI. 1934 krijohet Kopshti Bujqėsuer; me 13. V. 1935 lehet e para fletė inspektimi prej Prof. Kolė Kocit, inspektuer i Arėsimit tė Shkodėrs; me 2. VI. 1935, Trupi mėsojtuer dhe xānsat e Shkollės sė Krujės i bājnė nji vizitė Shkollės sė Shirokės. Me 16. 9. 1935 i shtohet Shkollės e pźsta klasė e me 19. VI. 1936 ka vend i pari provim i Lirimit nė pranķ tė Pėrfaqsuesit t’Inspektoris s’Arėsimit tė Shkodrės, Z. Angjelin Leka. Me 29 t’atij moji shpėrndahen Diftesat e Lirimit me nji shfaqje theatrore. Me 19. II. 1937, Princeshat Mbretnore tė Shpķs Zogu, vizitojnė Shkollen e dhurojnė fr.ar. 200 me tė cillėn shumė u bāhen fėmijve nga nji palė tesha dokut dhe nga nji palė tė mathuna. Me 28. IX. 1937 krijohet Dita e Prindės e me 25 deri me 28 Nanduer t’atij vjeti lutet shkėlqimisht Jubileu Kombtįr i Lirķs me ēfaqje tė ndryshme theatrore nė bashkėpunim me Shkollėn Fźmnore tė Punės sė Dorės. Me 28. V. 1938 mėsuesi dhe xānsit e Shkollės sė Shkodrės “Dugajėt e Reja” vizitojnė Shkollėn; me 17. VI. 1938, nisin Provimet e dyta pėr Diftesė Lirimi nė prani tė Pėrfaqsuesit t’Inspektoris s’Arsimit tė Shkodėrs z. Lin Mėshkalla dhe tė mėsuesit tė Shkollės Zogaj, z. Xhemal Xhahysa, e me 30 t’atij moji shpėrndahen diftesat e Lirimit. Me 25. 5. 1942, Mkambėsi i Mbretit, viziton Shkollėn e Shirokės. Me 24.XII. 1939 xānsat e Shkollės sė Shirokės marrin pjesė ndėr garat krahinore ku del i pari ish-xānsi i Shkollės Ton Pavaci.







KUADRI I MĖSUESAVET


Vjeti Źmni-Mbiźmni Cillsija



1874 Dom Zef Ashta themelues

1874-78 Dom Agostin Babbi mėsues shkolle dhe besimi

1878-1881 Imz. Ndré Logoreci mėsues shkolle dhe besimi

1880-81 Z. Perikli Bonatti mėsues shkolle

1881-1883 Imz. Ndré Logoreci mėsues shkolle dhe besimi

1883-1884 Dom Tomė Volaj mėsues shkolle dhe besimi

1884-1887 Dom Mėhill Naraēi mėsues shkolle dhe besimi

1887-89 Dom Gaspėr Bufli mėsues shkolle dhe besimi

1890-1892 Dom Pjetėr Kotrri mėsues besimi

1890-1918 Z. Ndoc Ronkali mėsues shkolle

1892-1901 Dom Zef Gurakuqi mėsues besimi

1901-1904 Dom Pjetėr Ivanaj mėsues besimi

1904-1906 Dom Gjon Bushati mėsues besimi

1906-1910 Dom Ndoc Mjeda mėsues besimi

1910-1911 Dom Mati Bregu mėsues besimi

1911-1913 Dom Mark Shllaku mėsues besimi

1914-1916 Dom Gjon Gjergji mėsues besimi

1916-1917 Įt Gentile Biella mėsues besimi

1917-1918 Dom Aleksandėr Sirdani mėsues besimi

1919-1922 Z. Kolė Brahimaj mėsues shkolle

1919-1944 H. Sait Zaganjori mėsues besimi

1922-1923 Dom Mark Shirqi mėsues besimi

1923-1924 Z. Nush Kiēi mėsues shkolle

1923-1929 Dom Pashko Zojzi mėsues besimi

1924-1929 (’31-’33) Viktor Kiēi mėsues shkolle

1928-1930 Z. Kolė Mosi mėsues shkolle

1929-1933 Dom Luigj Zojzi mėsues besimi

1930-1931 Z. Palokė Traboini mėsues shkolle

1933-1939 Z. Gjush Sheldija mėsues shkolle

1933-1939 Dom Zef Shllaku mėsues shkolle

1939-1940 Z. Lin Ēurēija mėsues shkolle

1939-1940 Z. Pjetėr Sheldija mėsues shkolle

1939-1940 Z. Zef Tarnaku mėsues shkolle

1939-1940 Dom Ndré Plani mėsues besimi

1940-1944 Z. Cin Bushati mėsues shkolle

1940-1944 Dom Dedė Plani mėsues besimi









Shkodėr 23-IV-1944



Gjeto Kola
(Gjush Sheldija)







LEKA, 1944, nn. 9-10, fq. 438-444



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio