Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> MASAKRA E TIVARIT 1945 - GJENOCID KUNDĖR SHQIPTARĖ
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 05.03.2007, 09:19
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007



-- nga Shpetim Shabanaj

Data 1 prill 1945 shėnon ditėn e masakrimit tė rreth 4200 shqiptarėve nė Monopolin e Duhanit nė Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave tė kohės dhe e realizuar sipas njė skenari tė pėrgatitur mė parė pėr qellime shfarosėse ndaj popullit shqiptarė, e cila ia kalon “Natės sė Shėn Bartolomeut” tė Parisit tė vitit 1573, qė ėshtė sinonim pėr vrasjet masive tė kundėrshtarėve ideologjikė

“Jo. S'ka asgjė tė fshehtė,
qė nuk do tė zbulohet, as fshehtėsi
qė nuk do tė dihet e nuk do tė dalė
nė dritė!”


Shėn Luka
Pikėrisht me 1 prill bėhėn gjashtėdhjetė vjetė(1945-2005) nga tragjedia e Tivarit, ku u likuiduan nė mėnyrėn mė mizore rreth 4200 shqiptarė, kryesisht nga Kosova, tė cilėt ishin tė mobilizuar si regrutė ne aradhat partizane pėr tė ndjekur armikun pėrfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisė.Por, edhe pas gjashtėdhjetė vjetėve kjo tragjedi ende nuk ėshtė ndriēuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatė periudhės sė sistemit komunist marrja me njė ngjarje tė tillė ishte e pa preferueshme dhe me pasoja pėr autorėt.
Edhe pse ne popull dihej pėr ketė tragjedi dhe pėrshperitej pėr numrin e tė vrarėve, saktėsisht pak kush dinte tė dhėna tė sakta, sepse arkivat pėr shqiptarėt ishin nen embargo, apo edhe dokumentat gjegjėse ka mundėsi qė janė zhdukur nga ato tė cilėt kanė realizuar ketė masakėr.

Dėshmi autentike e atyre qė pėrjetuan masakren
Vetėm pas dėshtimit tė sistemit monist dhe vendosjes sė pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjėrė filloi tė njihej mė ne detaje pėr ketė masakėr, e ate duke iu falenderuar dėshmitarėve autentik tė cilėt kishin shpetuar nga kjo kasaphane naziste e bėrė nga pjesėtarėt e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-ēlirimtare”. Dhe janė kėto individ tė cilėt e pėrjetuan personalisht ketė masakėr tė cilėt kanė dhėnė kujtimet e tyre pėr ketė kalvar tė shqiptarėve nga mobilizimi i tyre nė Kosovė dhe rrugėtimi ne relacionin Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar.
Ndėr ta bėn pjesė edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar nė Shtutgard nė Gjermani nė vitin 1990, dhe mė pas ribotuar nė Prishtinė nė vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe nė botim tjetėr me titull ”Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinė 1998, duke prezentuar dėshmi autentike tė personave tė cilėt kanė mbetur gjallė. Edhe pse ne ndėrkohė janė botuar edhe disa studime nga autor tė tjerė pėr ketė masakėr, botimi i kėtyre materialeve nga autori i cili ka pėrjetuar drejtėpėdrejt ketė masakėr pėr momentin shėrben si lėndė bazė dhe e domosdoshme pėr tė trajtuar ketė tragjedi tė bėrė nga komunistet ne prag tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, sepse arkivat ende janė tė mbyllura pėr hulumtuesit shqiptarė.

Nisja nga Prizreni pėr nė Tivar
Pėr tė bėrė plotėsimin e Armatės IV tė Jugosllavisė, pėr nė Frontin VP tė bregdetit tė Adriatikut ne saje tė tė dhėnave tė publikuara del se ne mars dhe prill tė vitit 1945, u deportuan 22.o17 luftėtarė shqiptarė nga Kosova. Ata janė deportuar ne formacione ushtarake tė cilat quhen eshalone qe gjatė muajve mars-prill 1945 nga Prizreni pėr nė Tivar gjithsejt ishin gjashtė eshalone tė tilla. Kėshtu nė mars janė deportuar tre eshalone; eshaloni i parė, me 3.700 luftėtarė, niset nga Prizreni mė 24.3.1945 dhe arrin nė Tivar mė 29.3.1945; eshaloni i dytė , mė 4.700 luftėtarė, niset nga Prizreni mė 26.3.1945 dhe arrinė nė Tivar mė 31.3.1945 dhe eshaloni i tretė me 2.700 luftėtarė shqiptarė, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin nė Tivar mė 1 prill 1945. Ndėrsa gjatė muajit prill janė deportuar edhe tre eshalone tė tjera: eshaloni i parė me 1.506 luftėtarė niset nga Prizreni mė 19 prill 1945, eshaloni i dytė me 2.601 luftėtarė niset nga Prizreni mė 20 prill 1945 dhe eshaloni i tretė me 1.216 luftėtarė niset nga Prizreni mė 24 prill 1945.Ndėrsa mė pas nga Prizreni niset njė eshalon i veēantė me 5.323 luftėtarė shqiptar, nga Maqedonia ne ditėt e para tė prillit tė vitit 1945.

Pse po largoheshin luftėtarėt nga Kosova
Duke marrė parasysh se operacionet luftarake kundėr nazistave gjermanė ne Luftėn e Dytė Botėrore kishin marrė fund nga fundi i viti 1944 me tė drejt bėhėt pyetja se pse i deportuan luftėtarėt shqiptarė nga Kosova. Pėrgjigja ishte e qartė sepse planifikohej njė hakmarrje ndaj shqiptarėve tė Kosovės pėr humbjen qe kishin pėrjetuar formacionet ushtarake tė partizanėve jugosllavė ne luftėn ndaj luftėtarėve tė Shaban Polluzhės. Ndėrsa nga ana tjetėr si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luftėtarėve tė cilėt mund tė bėjnė rezistencė pėr vendosjen e pushtetit ushtarak serb, gjegjėsisht ripushtimin serb tė Kosovės, ne saje tė vendimeve tė mė vonshme.

Luftėtarėt iu ngjanin robėrve
Edhe pse tė gjithė tė tubuarit nga anė tė ndryshme tė Kosovės kishin premtime se do tė deportoheshin me statusin e luftėtarėve pėr tė ndjekur armikun ne vijen e frontit nė veriperėndim tė Adriaktikut(Istėr-Slloveni), nga momenti i parė nė Prizren u verejt se do tė jetė tėrėsisht ndryshe.Nėse deri aty ata ishin tė armatosur dhe tė pėrcjellur me oficerė shqiptarė, mė tu nisur nga Prizreni pėrcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, ndėrsa po ashtu u detyruan pėr tė dorėzuar armet me pretekst se rruga ėshtė e gjatė dhe do tė lodheni pa nevojė, pra, ata u nisen nga Prizreni tė paarmatosur, tė pa ushqyer, tė lodhur, tė paveshur, dhe ne kushte higjenike tė papėrshtatshme. Ishte ka eshaloni i dytė qė ėshtė nisur nga Prizreni mė 26 mars, ku pjesėtarėt e tij do tė pėrjetojnė gjenocid tė pa parė ne qytetin e Tivarit tė Ri.
Gjatė rrugės atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoftė pėr tė pirė ujė apo kryer nevoja fizioogjike. Kush kishte guxim tė vepronte ndryshe e pėsonte me jeten, sepse pushkatohej nė vend. Nga njė sjellje e tillė e oficerėve pėrcjelles tė cilėt vrisnin kur kishin dėshirė e flisnin fyerjet mė vulgare ndaj shqiptarėve tash tė gjithė e kishin tė qartė se nuk janė mė luftėtarė por iu ngjanin robėrve tė luftės. Dhe nga njė situatė e tillė drematike gjatė rrugės deri ne Shkodėr numri i tė vrarėve kishte arritur deri nė 800 luftėtarė tė cilėt janė gjuajtur nė lumin Dri, Bunė etj.

Pamjet e Tivarit paralejmėronin masakren
Me tė arritur nė Tivarin e Ri ėshtė verejtur njė moblizim i madh i popullatės vendore ku me ta ishin sė bashku edhe njėsitė ushtarake tė Brigadės sė Dhjetė Malazeze, tė armatosur ne ēdo aspekt, athua se janė duke pritur njėsitė e armikut. U pa qartė komploti dhe gracka e pregatitur, por ata prisnin vetėm shkasin.Ne qendėr tė Tivarit tė Ri pasi i kanė udhėruar pėr tė pushuar ne afėrsi tė tyre ishte njė krua, ku shqiptarėt shpresehn kėrkesn pėr tė pirė ujė, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mundėsuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrarė tre shqiptarė, ndėrsa nga plumbat e tyre kishin vrarė “gjoja” njė ushtarė malazias. Ky ishte njė tjetėr pretekst pėr tė vrarė shqiptarė, andaj pėr ketė “vepėr “ e cila nuk ishte bėrė nga shqiptarėt ata pushkatuan 100 ushtarė shqiptarė, sikurse nazistatėt gjermanė kohė mė parė.Nga kjo e papritur shqiptarėt ishin tė vetdijshėm se njė tragjedi e tillė nuk do tė pėrfudnoj mė kaq, sepse ishin tė rrethuar nga tė gjitha anėt.

Ndėrtesa e Monopolit tė Duhanit ferri i shqiptarėve
Ata mė pas ne kolonė i detyruan tė ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit tė Duhanit nė afėrsi tė portit.Ishte kjo njė ndėrtesė tre katėshe, ku i detyruan tė hyjnė brenda ndėrsa tė tjerėt u vendosen nė oborr, pra tė gjithė grumbull e jo ne kolonė, sepse kėshtu mundėsia pėr ti shfarosur ishte mė e madhe.Dhe nuk ka vonuar shumė ne tė gjithė shqiptarėt si brenda ne ndertesė e ne oborr ėshtė qitur me tė gjitha mjetet luftarake rreh dy orė dhe ne oborr dhe shesh ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njėri i gjallė nė kėmbė, sepse u bė kasaphanė e vertet dhe kudo u bė lumė gjaku. E tėrė kjo masakėr ka zgjatur rreth njė orė e gjysmė duke filluar nė ora 14 tė datės 1 prill 1945. Patėn fat tė shpetojnė vetėm ata qe ishin ne katin e lartė tė ndėrtesės, dhe disa nga eshaloni i parė tė cilėt pėr momentin ishin nė Tivarin e Vjetėr. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar njė automobili i cili brenda kishte disa vezhgues amerikanė, tė cilėt mė gjasė kishin degjuar tė shtėnat e armėve dhe kishin ardhur pėr tė parė vendin e ngjarjės.Por, kriminelet iu dolėn pėrpara dhe i binden tė largoheshin dhe tė vazhdojnė rrugėn pėr nė Ulqin.Pra, nga frika se do tė zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin plojėn.Ishte kjo njė rastėsi qė tė shpetojnė disa luftėtarė kosovarė, tė cilėt do tė jenė dėshmitarė tė kėsaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfarosėse tė partizanėve jugosllavė ishte pėr ti vrarė tė gjithė pėr tė mos pasur dėshmitarė.

Mungojnė varret e tė masakruarve
Me pas u mobilizuan tė gjithė qytetarėt si pleq, gra, tė rinj, punėtor e ushtarė pėr tė pastruar oborrin pėr tė humbur gjurmet e kėsaj vepre mizore. Me kamion kanė ngarkuar tė vrarėt dhe tė plagosurir pėr ti deportuar ne varreza tė ndryshme kolektive. Madje ne ketė transport kanė angazhuar edhe ata shqiptarė tė cilėt kanė mbetur gjallė.Ende nuk dihet se ku janė bartur kufomat dhe varrosur ata. Bėhet fjalė pėr disa vende si ne Tivarin e Vjetėr, Tugjemil, Zalef dhe ne njė shpellė ne malin e Vollujicės pranė detit. Por, nuk ka dilemė se pjesen mė tė madhe tė tyre e kanė gjuajtur nė det.
Bėhėt pyetja sa janė vrarė ne kėtė masakėr, e sa kanė mbetur gjallė.Pasi nuk ka tė dhėna arkivore, andaj i vetmi burim ėshtė A.Hajdini-Xani i cili thot se tė gjallė kemi mbetur 810 individ, ndėrsa nga Kosova janė nisur 4700 luftėtarė, nga del se gjatė rrugės dhe ne ketė masakėr janė vrarė e zhdukur 3.890 shqiptarė tė Eshalonit tė dytė dhe 420 tė Eshalonit tė parė, pra gjithsej 4310 individ kanė humbur jetėn. Ne kėtė regji shfarosėse ka pasur raste qe individ tė ndryshėm tė shpetojnė dhe tė ikin ne drejtime tė ndryshme, por edhe aty nėse janė zbuluar janė likuidur, sepse tė gjithė shqiptarėt janė cilėsuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Ka raste tė veēanta qė kosovarėt janė strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetėn, si ne Tivar, Anė tė Malit dhe Krajė, ku pėr raste tė tilla egzistojnė dėshmi autentike.

Tragjedia e cila u hesht pėr vite tė tėra
Me tė pėrfunduar lufta dhe kthimi i luftėtarėve kosovarė nė shtėpitė e tyre, kjo ngjarje mori dhenė, por ishte me pasoja nėse kėrkohej e vėrteta pse ndodhi ajo. Madje ata tė cilėt e pėrjetuan ishin tė kėrcėnuar nėse debatojnė ne lidhje mbi ketė ngjarje e jo mė tė kėrkojnė qė ajo tė ndriēohet nė tėrėsi. Dhe si pėr ironi tė fatit pas kėsaj masakre ajo u hesht nga ato tė cilėt ėshtė dashur tė flasin dhe ta informojnė opinionin e gjėrė pėr ketė gjenocid tė bėrė nga partizanėt jugosllavė, duke kėrkuar pėrgjegjėsi nga ana e tyre.
Por, ndodhi qė pėr kėtė masakėr te mos flasin kaudrat shqiptare qoftė nga Kosova apo nga Shqipėria por pėr tė parėn herė tė deklarohet A. Rankoviqi nė Kongresin Themelues tė PKS mė 8-12 maj 1945 i cili ne mes tjerash ka thėnė se ”udhėheqesit e eshalonit e nxiten revoltėn midis shqiptarėve”, duke planifikuar tė vrisnin “ 40 shqiptarė pėr njė luftarė tė vrarė”, duke vazhduar se “udhėheqesit tanė hapėn zjarr dhe i vranė 300 shqiptarė”. Njė e dhėnė e tillė edhe pse e minimizuar shumė herė dėshmon se njė njė masakėr e tillė ka egzistuar dhe ėshtė realizuar nga forcat partizane jugosllave, qė ishin tė Brigadės sė Dhjetė Malazeze.
Por edhe pse njė nismė tė tillė ne rrugė institucionale pėr tė prezantuar dhe hulumtuar tė vertetėn ėshtė bėrė nga Azem Hajdini si pjesėmarrės i kėsaj masakre nga viti 1966 e mė pas ēdo gjė mbeti vetėm ne nismė sepse pushtetit jugosllav tė kohės nuk i ka interesuar e vertėta pėr ketė tragjedi sepse ishin vetė serbo-malazezėt tė cilėt ishin skenaristet dhe regjisorėt e kėsaj maskare e cila ishte mė e madhja gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ne Evropėn Juglindore.

Pėrgjegjėsia e udhėheqjes sė Shqipėrisė
Edhe pse kanė kaluar 60 vite nga masakra e Tivarit, deri mė tash nuk kemi pasur rast tė lexojmė diēka konkrete ne lidhje mbi ketė tragjedi nga strukturat qeveritare tė Shqipėrisė. Madje kjo tragjedi nga ana e tyre ėshtė heshtur, duke mos u shėnuar as ne kalendarin e ngjarjeve historike sepse ata janė tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė mbajnė. Sepse si te lejohet qė tė kalojnė nepėr territorin e Shqipėrisė eshalone tė tėra qytetarėsh kosovarė tė pėrcjellur nga ushtarakėt serbo-malazez gjoja pėr tė marrė pjesė ne ndejekjen pėrfundimtare tė armikut nė Istėr e Slloveni, kur Lufta e Dytė Botėrore kishte marrur fund.
Nuk ka dilemė se ishte ky njė veprim monstruoz dhe antikombėtar i udhėheqjes sė Shqipėrisė sė kohės e cila ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr masakren e Tivarit. Por, nėse analizojmė rrethanat e kohės qė mė vonė ėshtė njoftuar opinioni i gjėrė, as qė ėshtė pritur diēka konkrete nga udhėheqja e Shqipėrisė, ose me konkretisht nga ajo e PKSH, sepse kėta ishin si filialė e komunistave jugosllavė, dhe ishin tė indoktrinuar nga ideologjia komuniste si rrallė kush ne Evropėn Juglindore. Sepse nga ajo kohė e deri nė vitin 1948 me jugosllavet kanė punuar sė bashku pėr tė eliminuar armiqet ideologjikė, ku egzistojnė dėshmi tė pakontestueshme qė personat e ndryshėm shqiptarė janė arrestuar nė Shqipėri dhe iu janė dorėzuar jugosllavėve, tė cilėt kanė pėrfunduar mė pasoja tragjike.

Tivari 1945 sikurse Srebrenica 1995
Nuk ka dilemė se Masakra e Tivarit e vitit 1945 ėshtė pothuaj identike me masakren e Srebrenicės nė vitin 1995 e bėrė nga forcat ushtarake serbe ndaj rreth 7000 boshnjakėve. Por, kėtu egziton vetėm njė dallim sepse krimi nė Tivar ėshtė bėrė pa praninė e forcave ndėrkombėtare ndėrsa nė Srebrenicė ėshtė bėrė ne prani tė tyre, tė cilėt ishin gjoja me mision pėr tė mbrojtur ketė popullatė. Njė rast i tillė analogjik ka edhe tė veēantėn tjetėr sepse viktimat e Tivarit ende edhe sot janė pa varre tė identifikuara, ndėrsa ata tė Srebrenicės janė identifikuar, sepse janė gjetur varrezat kolektive, mė ē’rast ėshtė bėrė rivarrimi i tyre.

Pllaka pėrkujtimore e cila mungon
Ka ardhur koha qe ne lidhje mbi masakren e Tivarit tė formohet njė komision i veēantė pranė Qeverisė sė Kosovės pėr tė zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Malit tė Zi.Nuk ka dilemė se ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojė me pėrgjegjėsi pushtetin aktual, por angazhimi ne drejtim tė ndriēimit tė kėsaj masakre do tė ishte ne favor te pushtetit aktual ne rrethana tė reja shoqėrore e politike.
Edhe pse kanė kaluar 60 vjet nga kjo masakėr ende nuk ka tė dhėna ne lidhje mbi varrėt e tė masakruarve mendoj se ėshtė obligim moral dhe civilizues qė ne vendin ku ėshtė bėrė masakra tė ngrihet njė memorial apo tė vendoset njė pllakė pėrkujtimore ne tre gjuhė pėr tė njohtuar opinionin e gjėrė mbi ketė ngjarje tragjike ne vitin 1945 qė ka ndodhur nė qytetin e Tivarit.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio