Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> “Mos u mashtroni. Revolucionet nuk kthehen prapa!”
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 05.03.2007, 19:37
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007



Zagarėt shqipfolės e “bashkim-vėllazėrimit” nė luginė tė vardarit kundėr vetėvendosjes sė popullit shqiptar

Mona Agrigoroaiei

Koalicioni mafioz i kolaboracionistėve dhe tradhtarėve po lidhet me shumė fije mes veti pėr interesat e tyre tė ngushta dhe kurrė pėr popullin shqiptar dhe interesat kombėtare. Si zakon, ata “qėllojnė” me deklarimet e tyre nė lėvizjet atdhetare kudo anembanė tokave shqiptare.

Tanimė, nė vėshtrimin e syve tė tyre ra Lėvizja VETĖVENDOSJE!, e cila ėshtė e shpifur edhe nė Kosovė, edhe nė trojet tė shtypura nėn IRJM, ku tė gjithė kanė frikė se, po tė ngritet populli, do tė pėsojnė keq. Prandaj ulėrijnė si ujqėr tė tėrbuar se «“VETĖVENDOSJA” nuk ka ēfarė tė kėrkojė nė Maqedoni, sepse lėvizja nuk merret me ēėshtje qė janė relevante pėr Maqedoninė».

Sigurisht, nga pasqyra e tyre “syze kali” nė kornizat e “bashkim-vėllazėrimit” “multietnik”, kėta mendojnė vetėm nė gjėra qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet serviliteti me sllavomaqedonasit, si mund tė mbajnė karriget njė kohė sa mė tė zgjatur, si mund tė fitojnė njė mė tė ėmbėl…”Relevante” pėr to nuk ėshtė liria e gjithė popullit, nė trojet e pushtuara dhe kolonizuara, sepse po kėnaqėn me robėrinė, me “tė drejtat” tė tipit: ke tė drejtė tė lėvizėsh duart sepse ashtu specifikon “marrėveshja e Ohrit”, por nuk ke tė drejtė tė lėvizėsh kokėn dhe shpinėn, sepse duhet tė jesh gjithnjė i kėrrusur dhe kokulur para sllavomaqedonėve. Por, tė gjithė duhet tė kuptojnė mirė, se atje ku populli ėshtė robėruar, atje ku mungon liria e popullit, VETĖVENDOSJA duhet tė ketė prani, sepse vetėm duke u respektuar globalisht parimi i vetėvendosjes, zgjedha koloniale zhduket.

Populli shqiptar nė Luginė tė Vardarit ėshtė i kolonizuar nė trojet e veta nėn IRJM, i shtypur dyfish prej sllavomaqedonėve dhe prej kolaboracionistėve dhe tradhtarėve qė flasin shqip, por mendojnė sllavisht. Pėr tė mos folur pėr agresionin maqedono-serb ndaj Kosovės, ku grabitqarėt sllavomaqedonas ia vodhėn Kosovės sė ngushtė edhe 2500 km katrore nga territori i saj.

“Druajtja” pėr “prishjen e imazhit tė shqiptarėve” dhe “frika” pėr “ngritjen e tensioneve ndėretnike” ėshtė vetėm pranim dhe shpėrndarje tė akuzave tė propagandės sė zeze sllave. Kjo propagandė, nga njė anė paraqet marrėdhėniet shqiptaro-sllave nė kuadrin e kornizės sė marrėdhėnieve shumicė-pakicė (ku shqiptarėt kanė tė drejta vetėm si minoritet brenda shtetit artificial sllavomaqedonas) dhe fshehin karakterin kolonial tė tyre. Nga ana tjetėr po aplikojnė praktikat e vjetra tė diferencimit ideo-politik, ku ata qė nuk po pranojnė tė rrinė tė nėnshtruar janė paraqitur si “ekstremistė”, “prishės tė rendit” apo “tė imazhit tė mirė”… Prej kėtij soji shqipfolės kolaboracionist apo tradhtar bėjnė pjesė zėdhėnėsja e BDI-sė Ermira Mehmeti, Mersel Bilali dhe Sefer Tahiri.

Ermira Mehmeti guxon tė dezinformojė shtypin duke thėnė se nė demonstratė, prej Luginės sė Vardarit morėn pjesė 15-20 shqiptarė. Ndoshta ajo mendohet pėr pėrkrahėsit qė partia e saj e korruptuar e ka, sepse ka “harruar” se vetėm nga njė lagje e Shkupit morėn pjesė 200-300 shqiptarė. Kjo dėshmon nga ana e popullit njė ndėrgjegje tė qarte e tė pastėr kombėtare qė Ermira as qė ka pasur ndonjėherė.

Kėta “tė rinj qė nuk dinė se ēfarė bėjnė” nuk janė tė djallėzuar dhe tė korruptuar, nuk janė nė shėrbim tė sllavėve siē fatkeqėsisht ėshtė Ermira Mehmeti, nuk kanė humbur substancėn kombėtare patriotike. Prandaj Ermira i urrėn, sepse ajo shikon gjithēka nga kėndvėshtrimin e sllaves shqipfolėse dhe duke pranuar tė jetė zėdhėnėse e partisė sė saj BDI-ja mė nė krye “na ishte njė herė njė farė Abaz Xhuka” qė tani ėshtė kundėr vetvetes dhe plotėsisht antishqiptar sepse ishte dakord, pa hezitim me “marrėveshjen e Ohrit” dhe me “pakon e Ahtisarit”.

Duke marrė parasysh se kjo pako fund e krye ėshtė antishqiptare dhe pro-serbe, kjo tregon se ēdo ditė politikanėt tanė “shqiptarė” po demaskohen duke pranuar vazhdimėsinė e Konferencės sė Londrės, Versajės…

Fillimisht, zonjushė Ermira, pasi qė je zėdhėnėse e partisė dhe vepron siē thotė partia ku ngjyrės sė kuqe duhet t’i thuash sė bardhe dhe anasjelltas, duhet ta pyetesh padronin tendė, Ali Ahmetin, se pėr ēka ka luftuar ai dhe cili ka qenė betimi qė kanė dhėnė atdheut, dhe para shokėve tė vetė. Ka luftuar pėr Vetėvendosje (shiko betimin) apo pėr bashkim-vėllazėrim?!

Mirėpo po dėshmoheni vetėm pėr bashkim-vėllazėrim … Mos harro, zonjushė Ermira, pyete se deri ku e quante territorin e Kosovės padroni juaj, Aliu. Ndoshta do tė tė gėnjejė, mirėpo pėrgjigja e tij ka qenė, kuptohet, kur “na ishte njėherė njė farė Abaz Xhuka”, edhe territoret e banuara me shqiptarė qė tani gjendet nėn IRJM (Shkupin, Tetovėn, Kumanova,Manastirin, Dibrėn, Strugėn,Gostivari), sepse ai ka dhėnė betimin se kėto troje janė KOSOVĖ e do tė bėhen SHQIPĖRI!!!

Dihet se cili ėshtė rolin e njė zėdhėnėse e njė partie, mirėpo padroni juaj, siē thoshte dėshmori i kombit BAHRI FAZLIU: “Ke vrarė emrin njeri, nuk je mė vepėr, por vetėm kufomė e gjallė je”. Dhe mendoj se as qė keni ditur pėr kėtė dėshmori, pra pyesni padronin juaj kush ka qenė dhe i thoni fjalėt e tij qė po i pėrputhen shumė mirė…

Prej humnerave mė tė errėta antishqiptare, tezat e famshme e “teoreticientit” titist Mersel Bilali lidhur me VETĖVENDOSJE! po na “kėnaq” me “pėrsosshmėrinė” e tij djallėzore nė favor tė shtetit artificial e kolonial sllavomaqedonas. Zotėria e tij po vjen me idenė se me paraqitjen e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Luginė tė Vardarit, sllavomaqedonėt mund tė mos besojnė se shqiptarėt janė besnikė ndaj shtetit “tė tyre” qė i kolonizojnė dhe i pushtojnė. Besnikė ndaj shtetit sllavomaqedon janė vetėm ata qė i shėrbejnė dhe janė puthadorė tė kėtij sistemi terrorist antishqiptar, tradhtarė qė kurrė historia dhe kombi s’do t’i falėn. Duke na mbajtur “predikime” tė tilla nė stilin e “moralit kolaboracionist”, ju vet po demaskoheni para opinionit publik se jeni nė kėtė thes djallėzor antikombėtar.

Zotėri Bilali!
Duhen tė dini disa gjėra.

E para, shqiptarėt nuk janė foshnje politikė qė tė pranojnė ēka u serviret nga ana e politikės zyrtare, duke pėrfshirė “premtimet” se “sė shpejti”, me “planin Ahtisari”, “do tė vijė pavarėsinė” e Kosovės.

E dyta, populli shqiptar nuk respekton e nuk do tė respektojė kurrėn e kurrės kufijtė artificiale qė po i ndajnė territorialisht. Uniteti nė mendim dhe qėndrim, solidariteti popullor, nyjet e lidhjet midis tyre kurrė nuk mund tė fshihen, edhe pse kjo nuk po ju konvenon.

Si “shqiptar i ndershėm” nė shėrbim tė pushtuesve dhe kolonizatorėve sllavomaqedonas ju po besoni se populli duhet tė sillet sipas fytyrės dhe ngjashmėrinė juaj. Nė kėtė kontekst, teoria juaj se mediat “popullarizojnė” VETĖVENDOSJE!-n por populli shqiptar “s’e pėrkrah” ėshtė aq absurde se po qeshin edhe macet nėpėr qoshet e shtėpive kur po ju dėgjojnė. Pa pasur njė prirje, pa kapur ndjenjat kolektive tė masave, pa respektuar vullnetin e popullit, asnjė grup shoqėror nuk mund tė ketė pėrkrahje. Pėr kėtė arsye, kur janė zgjedhjet, shqiptarėt nuk dalin kurrė nė votė mė shumė se njė gjysmė. Kjo tregon se shqiptarėt nuk kanė besim nė partitė politike, por kanė shpresė e besim vetėm te ata qė janė tė pastėr dhe qė punojnė e veprojnė pėr LIRINĖ e VETĖVENDOSJEN e tė gjithė tė robėruarve nė trojet e tyre etnike.

“Mos u mashtroni. Revolucionet nuk kthehen prapa!” (Abraham Lincoln)

Rumani, 3 Mars 2007

PM
Top
Ulqinaku
Postuar nė: 13.03.2007, 17:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6691
Antari Nr: 5455
Bashkangjitur: 26.01.2007



Shpetim Shabanaj....

vlla beso se na mytet me kete patriotizmin tuaj...hey njeri a nuk pate me shkru dicka ma shum
hey si ta ha mendja se ta ka lexu naj kush kete shkrimin tende me patriotizem demagogjik
a?

jeni ka e teproni me ofendime dhe me fjale boshe
BOLL MA SE NA KENI BO ME VJELL prej fjalve pa vend


----------------------------------------
Edhe nese jam vegjetarian nuk dmth se ha barr....!
PM
Top
fisniku
Postuar nė: 13.03.2007, 20:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2718
Antari Nr: 5696
Bashkangjitur: 09.02.2007



Plotsisht pajtona me mendimin e Ulqinakut se na myte krejt me do tema qe po don me na tregu se sa patriot je,ok e murrum vesh qe je patriot.Edhe sdi a ki degju ti najhere fjelen permbajtje, te mujsh veq me ja nxerr vperbajten qka e ki njet me shkru ish kan mire(na kishe pshtu) se je ka i shkon shume gjate ktyne shkrimeve tua, e veq po i lexoj palidhje e ne fund kurfar kuptimi hiq.


----------------------------------------
I miss my little "Casper" soo sooo much

When you lost your faith in God ,you lost your soul.....

Somewhere, Someway, Someday, Somehow
PM
Top
zeshkani_i
Postuar nė: 19.03.2007, 14:31
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 36
Antari Nr: 6330
Bashkangjitur: 14.03.2007



fisniku
te pakuptimta jan per ata te cilet nuk duan ti kuptojn realitetet ndersa per mua shum te kuptimta mundohu te behesh i kuptimt ?
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio