Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> EPOPEJA QĖ NDĖRROI RRJEDHAT E HISTORISĖ
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 05.03.2007, 19:51
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007







Nė nėntėvjetorin e Epopesė sė JasharėveDrenica

Shkruan: Prof. Bedri Tahiri

Njė emėr qė nuk peshohet dot. Zemra e Kosovės mė, pa tė historia jonė do tė
ngelte e varfėr fare dhe e pakuptimtė.
Dymijė vjet beteja e luftėra ēlirimtare.
Dymijė vjet mbijetesė e gjakime pėr liri.
Drenica e Millesh Kopiliqit, e Ahmet Delisė, e Shaqir Smakės, e Shotės dhe
Azem Galicės, e Hasan Prishtinės, e Shaban Palluzhės, e Mehmet Gradicės, e
Tahir Mehės...Tokė e saj e ashpėr, shkėmbinj tė thepisur, mbushur me
lulėkuqe erė gjaku. Aromė e saj dehėse mbajti gjallė ndėr breza
atdhetarizmin.
Drenica djep i trimėrisė e varr i barbarisė...
Dhe, mė nė fund, edhe mbi tokėn e saj agoi ditė e bardhė. Adem Jashari dhe
Jasharėt e tjerė lėkunden globin nga vendi. Me ta nisi epoka e re, epoka e
madhe e lirisė. Secili qė shkeli nė truallin e shqipeve u mahnit nga
madhėshtia heroike e atyre qė u shkrinė deri nė njė dhe i dhanė jetė lirisė.
Bernar Kushner erdhi aty dhe pasi u ul kėmbėkryq nė odėn e burrave me plot
gojėn tha: "Sikur tė kishte ēmim Nobel pėr Liri, ai me siguri do t'i takonte
familjes Jashari".
Ndėrkaq shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare, nė librin e pėrshtypjeve
shkroi: "Kėtu nisi njė flakė e madhėrishme, flaka e lirisė qė ndriēoi
Prekazin, Drenicėn e mbarė Kosovėn. Ajo shkreptimė e zgjoi nga gjumi Evropėn
e botėn. Shekujt kalojnė, drita e lirisė, drita e atyre qė ranė pėr tė nuk
zbehet kurrė..."
Sa herė qė tė vemi nė Tempullin e Trimėrisė, nė Prekaz, do tė na fanitėn
ditėt e lavdisė, ditėt kur me gjak u skalit Epopeja qė ndėrroi rrjedhat e
historisė...


Nė gjakun e tyre bulbėroi liria

E enjte, 5 mars 1998. Ora 5 e 30 minuta. Toka u trand nė themel. U zgjuam
frikshėm. Shkreptinte moti a dridhej toka?! Jo, as njėra, as tjetra. Prekazi
i Poshtėm, veēan Jasharėt, po bombardoheshin nga qielli e nga toka. Nė cak
familja e madhe atdhetare e Shaban Murat Jasharit. Qielli lotonte nė
heshtje. Zogjtė ndėrprenė kėngėn e lumthi ngadalėsoi rrjedhėn. Tymi e flaka
mbuluan diellin...
Qyqavica legjendare ngeli e nemitur. Ende nuk iu kishin tharė lotėt nga
masakra e Qirezit dhe e Likoshanit. Drenica martire sėrish nė grykėn e
vullkanit pėrvėlues. Soldateska e shfrenuar serbe, kishte mbledhur gjithė
fuqinė dhe tinėzisht ishte vėrsulur drejt Kullės - Kala, ku dy herė mė parė
kishte lėnė brirėt. Kėsaj radhe puna qėndronte mė ndryshe. Adem Jashari
ishte bėrė tmerr pėr Beogradin. Kryesatanai po e shihte edhe nė ėndėrr. Dhe,
plani ishte stėrholluar mirė e mirė. Ishin dėrguar forcat e njėsive mė
speciale, komandosė e xhelatė profesionalė, me arsenalin mė modern tė
armatimit, dhe pėrnjėherėsh ishte bllokuar e paralizuar mbarė Drenica.
Rrathėt e hekurt ia mbėrthenin shtatin pamėshirshėm. Jeta e vdekja sy mė sy.
Nga kodrat pėrreth topat e minahedhėsit e mėdhenj villnin zjarr pa pushuar.
Kudo tmerr e lemeri ngjethėse.
Nė kullėn e qėndresės, qė pa gdhirė, ishte dhėnė kushtrimi. Trimat u zgjuan
rrufeshėm. Plaku Shaban hapi frėngjinė dhe shkrehu pushkėn e parė lajmėtare,
si dikur Muji i Jutbinės, kur lajmėronte kreshnikėt pėr ndonjė tė ligė qė u
kanosej. Edhe nipat, qė flinin me tė, Besimi e Fitimi, i zunė dy frėngjitė e
tjera. Hamza, nė kullėn tjetėr, andej lart, nga ana e Fabrikės sė
Municionit, i bėri fora tė paudhėt, qė pėrpiqeshin tė zvarriteshin e tė
afroheshin tinėzisht.
Po komandant Adem Jashari?!
Ah, trimi i trimave, nuk po ngutej fare. Ai, si pėrherė, i qetė e fare
gjakftohtė. Pasi u pėrgatit mirė e mirė, drodhi mustakun deri pas veshit
dhe u sul furishėm drejt dyerve tė oborrit. Tanku ngjyrė blu shtangu nė
vend. Djajtė ranė si bari nė arė pėrgjatė murit rrethues. Nga zėri i tij
lemeritės u tmerruan edhe komandantėt gjakpirės qė me dylbi tė stėrgjatura
pėrcillnin aksionin nga pirgu famėkeq. Ushtarėve tė rinj u ranė armėt nga
dora. Lufta mori hov tė paparė. Granatat e kalibrave tė ndryshėm bėnin
kėrdi. Dita u bė natė nga tymi, e nata u bė ditė nga flaka. Dielli i
zymtuar, tri herė lindi e tri herė perėndoi. Beteja e pėrgjakshme s'kishte
tė sosur. Kėnga e trimave sfidonte krismat e topave. Nė gjoksin e Hamzės u
shkri granata, por u fik tanku. Plaku, mbetur pa fishekė, rroku flamurin
kombėtar, atė me tė cilin dikur e kishte mbėshtjell Ademin, dhe u doli
pėrballė, duke brohoritur me sa zė qė kishte :
Rroftė Kosova!
Rroftė Shqipėria! ...
Edhe tė tjerėt, i madh e i vogėl, qėndronin heroikisht. Askush nuk i druhej
vdekjes, as gratė, as fėmijėt.
Heroizmi i pashoq.
Altruizėm e sakrificė mbinjerėzore, mahnitėse.
Zėri kushtrimtar i komandantit kishte tundur edhe dheun. Pas tij shkonin
edhe malet, edhe fushat, edhe lumenjtė. Gjurmėve tė tij ecnin edhe mė tė
moshuarit. Dajė Osman Geci i Llaushės e nip Aliu nga Luboveci, edhe pse
kishin rrafshuar tė gjashtėdhjetat, kurrė nuk iu ndanė trimit.
- I duhet Adem Drenicės, i duhet Ademi Kosovės, - thoshte daja Osė, i cili
shkrihej pėr niposhin sypatrembur.
Atė natė s'patėn kohė t'i rroknin ēiftelitė e t'ia thoshin kėngės sė Zhujė
Selmanit, sepse erdhėn vonė nga Rezalla, ishin pėr t'i vizituar tė
plagosurit e Betejės sė Likoshanit, dhe u zgjuan herėt nga gjylet e
topave...
Flaka e luftės, sakaq, u ndez ashpėr nė gjithė lagjen Jasharaj. Nė hyrje, si
male mė dėborė, qėndronin nėnė Sala me tė shoqin Hamitin. Tringa e Prekazit,
me nėntėshen nė dorė i qėndiste nė lule tė ballit ata qė guxonin tė
kapėrcenin pragun e pashkelur.
-O Shėn Savė, ky ėshtė i vrari ynė i tetėdhjetė e tetė,- thanė mė vonė
cerberėt, duke bėrė kryq, kur nėn rrėnojat e murit tė shtėpisė sė saj gjeten
skėrmat e njė polici kokėprerė...
...Tutje Sadiku me djalė Ramizin e veēan Qerimi me djemtė sokola: Shahinin e
Ukshinin ia thoshin kėngės sė dyfekut pėr mrekulli. Nė anėn tjetėr tė
rrugės, mbanė varrezave, pandėrprerė gogėsinte gacatorja italiane. Luftonte
Smajl Jashari pa e honepsur dot vdekjen.
- Po Faiku, Kajtazi, Aliu, Isaku ē'bėnin vallė?!
Ata, si me flatra dragoi ngarendnin drejt kraterit pėrvėlues. Atje, si nė
ishullin e sirenave, i ftonte pavdekėsia. Edhe nė shtėpinė e rapsodėve
kishte heshtur melodia e ēiftelisė. Vendin e saj kishin zėnė grykėhollat, qė
kėndonin bukur nė duart e Halitit e tė Hajzerit. Atyre iu bashkėngjiteshin
edhe ato tė Halitit, Beqirit, Sherifit, Nazmiut... Edhe gurėt e kullave
sfidonin mordjen dhe i thurnin himne lavdisė.







Mbijetesa, kėnga dhe pavdekėsia

Muzgu krahzi sikur nxitonte tė vinte pushtet dhe t'ua errėsonte edhe mė
verbėrinė gjakatarėve karpatianė. Hėna, si vashė e ndrojtur, skuqej para
barbarisė dhe fshihej pas resh. Nė pusin e kroit tė Jasharėve, nėn ca
shelgjishte tė rralla, pehateshin ca si hije tė pėrhitura. Vallė, cilėt
ishin ata, qė shikoheshin sy mė sy me vdekjen?! Ishte Bashkim Jashari me
kushėrinjtė: Bilallin, Ragipin, Halilin, Qemalin dhe me Shekipin nga Klina e
Poshtme.
-Bashkim ēajeni rrethimin!- e kishte dėgjuar si pėr mjegull zėrin e balit
Hamzė dhe, me shpirt ndėr dhėmbė, pas tetė orė kacafyetjeje me bishat e
shfrenuara, ia kishin dalė mbanė dhe kishin arritur deri aty. Por, rrathėt e
ferrit ende s'kishin mbaruar...Tanku, me sy ēiklopi, u qėndronte fare
pranė...
-U vra Zenė Jashari!... U zhduk Zenė Jashari!
Jo, ai ishte gjallė, por fati e kishte goditur rėndė. Gruan, Bahtijen me
djemtė: Avdullahun, Bujarin dhe Blerimin ia vranė katilėt. Valdetin ku e
kam?- pyeste ai duke e kėrkuar kodėr mė kodėr. Nėpėr flakė pushkėsh e kishte
parė qė bashkė me Shahinin e Qerimit kapėrcenin lumthin. Edhe shumė plumba
kishte parė tė suleshin drejt tyre... Djaloshi sėrish kishte kthyer prapa.
Hamitin e kishte qėlluar granata nė kokė dhe trupi po i digjej flakė. U
pėrpoq ta ndihmonte e ta fikte, por kot. Mezi u ngjit nė tavan dhe prej
andej shihte skena tmerruese. Krisma... britma...sharje...tym... flakė...
Kur kriste mitralozi i bacė Ademit, mbanin frymė edhe lisat e malit. Ai
dallohej nga tė tjerėt, jehonte mė shumė se edhe topat e hasmit.
Autoambulancat s'pushonin kurrė. Dikur flaka zu t'ia lėpinte edhe kėmbėt e
tij tė zbathura. Terri ia mundėsoi Valdetit ikjen nga ferri...
Po errej edhe dita e tretė e betejės. Njė shqipe sogjetonte kujdesshėm nga
lartėsitė qiellore. Zymtėsi mbytėse pllakoste mbi ēdo gjė. Krismat kishin
pushuar. Kishte pushuar edhe kėnga e trimave. Veē tymi ende fjollonte
qetė-qetė nga hambarėt mė grurė, qė digjeshin nė vete. Nėpėr qiellin e
pėrflakur retė e trazuara bartnin acar, shqotė e fėrfėllizė.
Nė kullat gėrmadha mbante erė e rėndė shkrumbi e baroti. Gjė e gjallė
s'pipėtinte. Njė si hije e pėrhitur kapėrcente mbi kufomat e panumėrta, nė
oborr, nė lėmė e nė rrugė.
- O Zot, ishte zanė mali a fantazmė?
Ah, jo, ishte Besarta e padjallėzuar, qė kishte sfiduar vdekjen. Si e
nemitur, mezi kalonte midis tyre. Ē'pamje llahtarie, qė tė shokonte nė vend.
Lloj- lloj uniformash e lloj - lloj suratėsh tė ngjyrosura e ēoroditėse.
Midis tyre gjeti edhe gjyshin e gjyshen, Shabanin e Zahiden. I gjeti edhe
prindėrit e dashur, Hamzėn e Feridėn. Babanė Hamzė me gjoksin e groposur, si
tė Mic Sokolit. Ēudi, nė ato ēaste loti i kishte ngrirė nė qepallė. Pak mė
tej i gjeti edhe tjerėt: Zarifen, Hidajeten, Igballen, Igballin, Selveten,
Afeten, Besimin, Lirinė, Blerimin, Fatimen, Blerinėn, Adilėn, Fitimin dhe
Kushtrimin...
- Po baca Adem ku ishte vallė, qė nuk po e gjente dot?! Deri vonė ia kishte
dėgjuar krismat dhe kėngėn. Pse nuk po qėllonte mė?! Po kėngėn pse e kishte
ndalur?! Sėrish zuri ta kėrkonte... Por, kot, atė nuk mund ta gjente
andejpari. Jo, jo. Ai po shėtiste nė ballė tė protestuesve nėpėr rrugėt e
Prishtinės, tė Tetovės, tė Tiranės, tė Bonit, tė Nju-Jorkut...Ishte bėrė
shpirti i luftės sonė ēlirimtare...
Sakaq sikur iu vegua njė zė. E ndali frymėn dhe mbajti vesh. Puhiza
krahėlehtė depėrtonte zhurmshėm mureve tė zhbiruara dhe arrinte deri tek
magjja, nėn tė cilėn kjo kishte mbijetuar vdekjen vellozezė, duke sjell
jehonėn:

Ku m'je nis oj lulja me erė?
Nė Drenicė te baca Adem...

Aman, o madhėri, sa shpejt e paska marrė kėnga me vete, pėr ta mbajtur tė
gjallė pėrherė! Ashtu e ka ajo, vetėm tė pavdekshmit i pranon nė gjirin e
vet. Shpirti i tij luftarak shėtiste si me krah dragoi nėpėr istikame, duke
u dhėnė zemėr luftėtarėve tė lirisė, nė Drenicė, nė Dukagjin, nė Llapushė,
nė Llap, nė Pashtrik, nė Shalė... Emri i tij kishte zėnė vend nderi nė
zemrėn e madhe tė popullit dhe ishte bėrė legjendė e legjendave.
Njė zog kėngėtar, nga maja e oxhakut, qė kishte pėrballuar rrebeshet
rrėnuese dhe krenarisht mbante kokėn lart, ia thoshte kėngės ėmbėlsisht:

Amanet ore djali - djalit,
M'i kėndue Adem Jasharit,
Qė i tregoi mirė barbarisė,
Si qėndrojnė shqipet e lirisė...

Dhe, sėrish vjen marsi!
Marsi i trimėrisė, siē thoshte Lasgushi ynė mendjendritur.
Dhe, sėrish, kujtesa jonė shėnon, nderon, pėrkujton...
Mbase edhe nuk bėnė ndryshe.
Kush e harron historinė ėshtė i detyruar ta pėrsėrisė!- kėshillojnė tė
menēuritė.
Dhe, kėsaj here do tė veprojmė ndryshe. Do tė bėhemi tok, si njė grusht i
vetėm dhe, amanetin e brezave, do ta mbajmė vath nė vesh deri nė realizimin
e synimit tonė jetėsor: BASHKIMIT KOMĖTAR!
Kėshtu na obligon edhe gjaku i dėshmorėve.
Kėshtu na obligojnė edhe mbi dhjetėmijė tė vrarė.
Kėshtu na obligojnė edhe mbi tremijė tė zhdukur.
Kėshtu na obligojnė familjet e dėshmorėve dhe jetimėt.
Kėshtu na obligojnė invalidėt e luftės sonė ēlirimtare.
Mbase, mbase, mė mirė sė tė gjithė, edhe vetė arrestimet dhe burgosjet e
ēlirimtarėve!!!
No comment!!!


PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 06.03.2007, 11:49
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Gjysem shekulli nena priti, ne Prekaz nje djal e lindi, Legjendar n'luft e n'liri, Adem Jashari emri i tij.......


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio