Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nje shkrim qe e vlene te lexohet
prokomi
Postuar nė: 07.03.2007, 18:08
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 7
Antari Nr: 6071
Bashkangjitur: 25.02.2007



Nje leter e hapur e shkruar nga Mehmet Bislimi ne Kosovapress, qe me te vertete ja vlene te lexohet!


SA HERĖ QĖ VJEN MARSI


Sa shpejt ikėn vitet, po bėhen nėntė tani, qė kur gjuhėt e flakėve tė luftės sė furishme kishin pėrfshirė Kosovėn. Njėsitet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, veē kishin lėshuar shtat dhe po mateshin me pushtuesin pėr t’i treguar atij se ky vend ka dalzotėsit e vet, pra ka bijtė e tij qė janė bėrė gati pėr t’i dalė atdheut dhe popullit tonė nė mbrojtje. Pjesėtarėt e UĒK-sė, po bėnin historinė mė tė re tė Kosovės, historinė e dhimbshme, por shumė krenare, ata po mateshin me ashpėrsitė e pushtuesit Serb dhėmbė me dhėmbė, i cili nuk po respektonte as edhe njė normė njerėzore. Ata, po tregonin gatishmėrinė e vet pėr tė paguar ēmimin e lirisė sė tokave tona, pa varėsisht kostos sė saj- liria mbi tė gjitha.

Komandanti ynė Legjendar Adem Jashari, po pėrdridhte mustaqet e me shikimin e mprehtė po depėrtonte atyre tymnajave e flakėve qė po pėrcėllonin atdheun tonė. Ai kishte tre kut mustaqe, me trupin si lis me rrema. Nė shpinė kishte bjeshkėt e Qyqavicės si mburojė, nė gjoks mbante bjeshkėt e Shkėlzenit si pararoje.


Si nė legjendat e Gjergj Elez Alisė, po edhe Komandanti ynė me Bajlozin u pre nė shtat sa gjaku shkoj rreke e lumenjtė u skuqen. Nėntė herė ishte pre me dushmanin e me nėntė plagė nė shtat po qėndronte nė kėmbė e i fortė Komandanti ynė- si dikur Jakup Ferri me shokė. Ai po mbante plisin mbi sy si strehėt e kullave tona prej guri, me mitralozin nėn sqetull, pashėm pash po i binte sė fluturuari qiellit tė Kosovės e si shqiponja qė ruan zogjtė e vet me flatra qiellin mbulonte. Nė ato lartėsi mund tė fluturojnė vetėm shqiponjat e Kosovės qė ranė pėr atdhe, nėn kushtrimin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!

Kur mėrrolėt lėshoheshin nė ballin e Adem Jasharit, atėherė hallakatej edhe moti e zbrazej furishėm sė bashku me breshėritė e plumbave tė luftėtarėve tė lirisė mbi armikun gjakatarė. Ademi Jashari me trimat e tij, bėnė historinė mė tė re tė Kosovės. Ai dha krejt ēka pati pėr lirinė e saj qė ta shporrim njė herė e pėrgjithmonė pushtuesin Serb. Komandanti ynė Legjendar se bashku me trimat e tij, tanimė i takojnė historisė sė popullit tonė, ata u bėnė legjendė e gjallė e njė qėndrese tė pa imagjinueshme nga shumė strateg tė sė djeshmes, por edhe tė sotėm!

Qė nga ajo ditė e deri me sot, kaluan nėntė vite. Qytetaria e civilizuar tė gjithė atyre qė bėnė tė pamundurėn ēlirimin dhe pėrparimin e vendit tė vet, por edhe pėr gjėra tė tjera humane pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi i nderon e respekton me ndjenjėn mė tė shenjtė, nga se ata bėnė flijimin mė sublime nė shenjė tė njė qėllimi human. Qysh nga lashtėsitė mitike tė mbretėrisė sė perėndive, kur Prometheu u sakrifikua nė emėr tė moralit e tė humanitetit pėr njerėzinė, ka mbetur diku njė shenjė qė quhet gur! “ Guri i Prometheut!” bie fjala... Nga ajo kohė e deri sot, nė literaturėn botėrore ky shembull i mishėrimit tė mbrojtjes sė njerėzisė nė emėr tė humanitetit vetėmohues, flitet e shkruhet pėr kėtė gur, ku thuhet se tek: ”Guri i Prometheut!”...
Ky sublimi nė filozofi quhet mishėrimi me njerėzoren, diēka e shenjėt, diēka e madhėrishme.

Qė nga lufta e Kosovės me 1398, pra qė nga atėherė qėndron njė gur, ku mė vonė bėnė edhe njė mur ku varrosen rropullitė e Sulltan Muratit tė parė! Edhe sot ajo tyrbe nė Mazgit tė Kastriotit quhet Tyrbja e Sulltan Muratit, ku njerėzit kanė krijuar edhe besėtytni tė ndryshme rreth saj, dhe shkojnė atje e gjunjėzohen (para kasapit tė popullit tė vet), pėr tė kėrkuar shėrim! Po ashtu, kanė ngulur me shumė dinakėri edhe njė guri tjetėr diku nė Gazimestan, ku tuboheshin pushtues e poltron pėr t’u betuar se do tė djegin Kosovėn, po ashtu edhe atje pėrkuleshin e duartrokisnin kasapin e rajonit dhe tė shqiptarėve! Kėshtu popujt e civilizuar vejnė nga njė gur diku nė shenjė mirėnjohje pėr diēka shumė njerėzore, por qė popujt pushtues kėta gurė i vejnė diku edhe nė shenjė hileje e qėllimi tė pėrvetėsimit tė historisė e sė bashku me historinė e imagjinuar prej kokave tė sėmura- pėr pasojė kėrkonin edhe “tapitė” mbi tokat qė ata duan t’i pushtojnė e pėrvetėsojnė. Dhe nuk i dihet e vjen njė ditė kur ata duan tė kėrkojnė diēka me kėtė gur qė e kanė ngulur dikur me duart e veta?!

Ku ishim ne dje, po edhe ku jemi sot? Nėse dikush e bėri njė mur pėr Sulltan Muratin, pse ne nuk e vumė nga njė Gur pėr Millesh Kopiliqin, qoftė nė fushėbetejė, qoftė nė vendlindjen e tij, qoftė nė kryeqytet?! Kush ėshtė ai qė mund tė mė tregoi mua, djalit tim, bijve tanė, brezave qė do tė na pasojnė se: Ku mund tė gjunjėzohemi ne, para gurit dhe emrit tė Millesh Kopiliqit, ai qė do tė mė tregoi kėtė- unė, do t’i falė pasurin time!...
Nė gurtė e varreve tė krushqve kam hasur, dhe janė tė paprekur me qindra vjet- siē ėshtė e paprekur edhe legjenda pėr vėllavrasjen e dasmorėve, ngase pushtuesi e ruante me fanatizėm legjendėn mbi vėlla-vrasjen tonė, pėr tė na yshtur edhe mė, por habit fakti se nuk janė ruajtur as gurėt e as legjendat pėr trimat e asaj kohė qė lanė kockat pėr lirinė e atdheut?! Kush i vrau gurėt dhe legjendat dje nėpėr shekuj- dhe kush po i vret edhe sot e me porosi tė kujt?!
Sot kur trimat tanė legjendėn e zbriten nga qielli nė tokė, dhe bėnė realitet, tė kapshėm dhe tė prekshėm me dorė. Madje e ulėn atė kėmbėkryq nė luadhin e madh tė shqiptarisė! Mungojnė gurėt e historisė; nė Prishtinė, Freizaj, Therandė, Prizren, Pejė, Mitrovicė, Besianė, Vushtrri, Gjilan e nė shumė qytete e qyteza, mungon njė guri- nė shenjė respekti pėr Komandatin tonė Legjendar Adem Jashari?! Mos harroni se nė po tė gjitha kėto vende tė Kosovės sė dikurshme, kishte me dhjetėra gurė tė pushtuesve Serb, para tė cilėve poltronėt shqiptarė pėrkuleshin nė mėnyrė tragjiko-komike, madje nga tri herė nė ditė. Mbi kėta gurė ėshtė bazuar edhe “pakoja e Ahtisarit”, mbi tė cilėt gurė po vihen edhe kufijtė e plagėve tė Kosovės tė cilat ngadalė e njė ditė do tė bėhen realitet, madje pranuar e nėnshkruar me dorėn tonė, qė mos tė sillemi nė afėrsi tė kėtyre gurėve!

Disa absurditete nė kohė qė i hanė populli ynė sot me bukė- vėshtirė se do t’i hanin tė tjerėt, siē janė: Nė Kuvendin e Kosovės nė Prishtinė dje thanė: “Objektet e vetme qė nuk kanė leje ndėrtimi janė; Kisha Ortodokse dhe shtatorja e Lirisė”! E tha publikisht ish Kryeparlamentari atė botė! Pra, ai nuk i dha dy metra truall pėr Komandantit Legjendar nė Prishtinė! Ata qė vranė shtatoren e lirisė dhe Komandantin e saj dje, sot krejt solemnisht shkojnė e pėrkulen para Komandanti, dhe deklarohen nė emėr tė atdheut! A nuk ėshtė kjo mė shumė se ironi?... Dhe si pėr ironi tė fatit, populli duartroket absurditet, dhe bukėn hanė me te mes kėtyre kohėve, pa krip, pa sheqer- thatė fare! Me qindra objekte tė ndėrtuara pa leje nė Prishtinė, pėr bosėt nuk ka nevojė pėr leje, se “lejet” kanė nė xhepat e thellė. E shtatorja e Lirisė nuk mund tė ndėrtohet pa leje, nga se nuk kanė xhepa Shtatoret! Atje pėrkulen shumė,madje edhe bosėt qė kanė ndeju me Jelcinin kėmbėkryq nė Moskė, hė pra tė gjitha kėto nė emėr tė atdhetarisė!... Mund tė jetė fare lehtė, qė kėshtu dikush moti, ta ketė vrarė edhe gurin e Millesh Kopiliqit, tė Shaban Polluzhes, tė Fazli Grajqevcit e tė dhjetėra trimave tė rėnė pėr liri! Mirė atėherė, na ishte njė kohė qė i hante shumicėn e atyre qė nuk ndėrzeheshin me pushtuesin! Po sot mė ke po ndėrzehen kėta, a mos e ndėrzymja me tė huajin ju ka kaluar nė ves qysh nga kohėt e kurvėrisė sė tyre tė vjetra, mbase pleqtė tanė nuk kanė thėnė kot se femra e ka njė derė, por kurvėri e mashkullit?!

Nė Prizren pėr disa vite me radhė, ėshtė refuzua njė metėr katror truall pėr Komandat Kumanovėn!? Ėshtė vrarė edhe njė gurė tjetėr i historisė pėr komandant Kumanovėn, e nga ana tjetėr nuk ka guxuar tė mungoi njė gur pėr Car Dushan- Dushanoven?!
E sa interesant ėshtė t’i shikosh, sa solemn e sa hije rėndė shkojnė atje nė radhė ( nė prag tė zgjedhjeve), por edhe pėr ndonjė pėrvjetorė e pėrkulen para legjendave, pikėrisht ata qė gurėt e historisė sė Legjendave janė munduar t’i vrasin me dorėn e vet! Mileti i duartroket vrasėsve tė historisė sė djeshme, sė sotme dhe tė nesėrme, a nuk ėshtė ky mė shumė se absurditet!
Njė gur, njė krua, njė urė, njė mur, njė lis... Njė gur ku ka vėnė kokėn, njė krua ku ka pirė ujė, njė urė ku ka kaluar lumin, njė mur ku ėshtė fortifikuar, njė lis ku ka bėrė njė sy gjumė Komandanti ynė Legjendar- nderon Kosovėn dhe historinė e saj. Nė as njė mėnyrė, nė as njė rast, nė as njė kohė mohuesit e historisė sė vendit tė tyre, nuk mund t’i sjellin atdheut as paqe, as demokraci, as zhvillim, as prosperim, as liri. Ata vendit i sjellin vetėm ngecje e huti dhe mbrapa ecje.

Para ca dite, nė njė nga gazetat tė pėrditshme lexova se: “ Iks delegacioni, nė krye me iks liderin, shkuan tė varri i Komandantit e mė pas nė qendėr tė qytetit tė Skėnderajt, ku vunė kurora lulesh dhe nderuan Komandantin me prezencėn e tyre!
Gazetar i nderuar, kjo fjala: Ata “nderuan“ Komandantin- mė thartoi turinjtė sė bashku me kafenė qė isha duke e pirė, e derdha mė beso: Tek varri, ose shtatorja e Komandantit, njerėzit shkojnė pėr tė qenė tė nderuar pranė tij, e po tani sikur tė kishim mundėsi e ta pyesnim Komandantin se a na pranon qė tė pėrkulemi para tij- Ehuuuu, ku do ta ndalnin vrapin disa... Ky ėshtė absurditeti i kohės sė sotme qė po jetojmė, ku na janė mbėshtjellė demagog, dilinxhi, hajna, llaskuēė, matrapaz, zagarė, kusarė, dredhaxhi e plaēkatarė, tė pa sinqertė dhe gėnjeshtarė- dalloj po munde o populli im!

Sa herė qė vjen marsi, gurėt rrokullisen, ata gumėzhinė pėr trimat, ata kėrkojnė qė tė vendosen secili nė vendin e vet, qė tė peshojnė mė mirė. Nuk kanė thėnė kot qė moti se:” Guri rėnd peshon nė vend tė vet!” Kush kėrkon qė tė shtyhet me gurėt e historisė, kush dėshiron rivalitet me gurėt e atdheut, kush mendon qė tė matet me gurėt e legjendės- ai i bėnė gropėn veti, por njė gurė tė koka do t’i mungojė atij dhe varrin do ta ketė pa epitaf!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio