Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Qazim Bllaca, nje mik i madh i shqiptareve
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 11.03.2007, 08:46
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007



Shtyllasi me i dashur se Theranada -Qazim Bllaca, nje mik i madh i familjeve te medha e patriote shqiptate

Shkruan:Shpetim Shabanaj


Qazim Bllaca, i perket asaj plejade shqiptaresh: patriote te flaket, qe aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949, ju drejtuan Shqiperis, e cila pasi i prishi marrdheniet edhe me Ish"Jugosllavine", i ktheu "shpinen" edhe Kosoves. Ai sebashku me dhjetra patriot te tjere hyri ne Shqiperi , se aty do te gjente ngrohtesine e vendit ame. Rapsodi popullor Dervish Shaqja - i kendoj me ēifteli kesaj gjeme, duke thene" Oj! Kosove! kur t'a ktheva shpinen - Vera mu ba dimen". E Dimer ma te madh, besoj se nuk ka perjetuar ndonjher kombi shqiptar, pothuaj ne te gjithe veriun e vendit filluan arratisjet ne mase nga te dy anet. Si rezultat i kesaj situate dhe per ta frenuar sadopak ikjen e madh te personave qe arratiseshin jashte vendit, Qeveria komuniste e Tiranes, e rriti menjehere represionin dhe ne ate kohe, sipas statistikave edhe filluan internimet ne mase e burgimet e shqiptareve ne Shqiperi, edhe nga trojet etnike.



Vujatjet dhe kalvari i vuajtjeve si rezultat i atij sundimi, ne kampet e burgjet neper Shqiperi, qe u permbushen plot, e perplot me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore, e pesuan te gjithe. Rregjimi i papare, qe sapo kishte ardhur ne pushtet me gryken e aremeve, i ktheu armet ndaj shqiptareve. Nisur nga numri i madh i te internuarve dhe te burgosurve , qeveria komuniste u detyrua dhe hapi njeri pas tjetrit vetem kampe e burgje, ne ēdo moēal e kenet, ne ato zona te Shqiperise, ku edhe dielli duket vete dy ore ne dite. Ne ato kampe interrnimi ku si fillim thuhet se vuanin denimin e tyre rreth 60,000 te internuar, me nje gjendje ne kufijte e mizerjes, frikes dhe represionit policore. Per fate te keq Qeveria komuniste e Tiranes e rriti represionin edhe ndaj vellezerve tane te pertej kufirit shqiptaro-shqiptar. Ne kampet e burgjet neper Shqiperi, sipas deshimtarve te kohes, ndodheshin edhe shume shqiptare te Kosoves, shqiptare te Malit te Zi, Maqedonise, Presheves, Bujanovcit, Medvegjes e Ēamerise.



Njeri prej tyre eshte edhe Qazim Bllaca. I cili me 19 korrik - ne fshatin Bllace te Therandes u varros si njeri prej veprimtarve e patriote me te shquar i Ēeshtjes Kombetare. Qazim Bllaca, i cili vdiq ne moshen 90 vjeēare, ne ceremonine e varrimit u vleresua lart, per kontributin dhe sakrificat shume vjeēare te te ndjerit, ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve. Qazim Bllaca, eshte simboli i nje shqiptari prej Kosove, qe perjetoj edhe tragjedin me te madhe kombetare ne Shqiperi. Njerezit qe e njohen e jetuan me ate, tani flasin dhe deshmojn per here te pare mbi kalvarin e gjate te vuajtjeve te Qazim Bllaces, e qindra familjeve te shqiptare neper kampet e ndryshme te internimeve. Kampe, te cilat, regjimi komunist i Enver Hoxhes, i kishte shpallur si kampe te "familjeve reaksionare". Njera prej tyre, jane edhe disa pjestar te familjes se madhe dibrane, Ndreu . Familje, kjo, e cila, qe s'bashku me familjet me te mira shqiptare, patriote e atdhetare, fisnike e inetelektuale me edukim e shkollim perendimore, pronaret ligjitim, kane vuajtur neper kampet e burgjet ndryshme enveriane nga viti 1945 e deri ne vitin 1990-te.



Qe nga viti 1995, pjestare te kesaj familje te njohur ne te gjithe Shqiperine, dhe me ze ne historine kombetare, e vendosur pas renejes se rregjimit komuniste, qendron me banim ne SHBA. Ata nuk i harrojn kurre vuajtjet qe kan kaluar neper ato kampe e burgje komuniste. Kur mesuan per vdekejn e Qazim Bllaces, njeriut me te aferme me familjen e tyre ne interrnimin ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier), ata me malle, dhimbje e deshire flasen per dramen tragjike te te gjitha familjeve , per ato qindra e qindra familje te tjera, qe paten te njejtin "fat" me familjen Ndreu.



Familja Ndreu nga Dibra u be ne interrnim mike i madh i Qazim Bllaces nga Kosova



Jane keta, Xhevati, Lavederimi, Besniku, Astriti, Shpetimi, Sokoli e Albani, Kastrioti e Shkelzen Ndreu, qe deshirojne te flasin per gazeten kombetare Bota sot, rreth njohjes dhe jetes se tyre ne kampin e inetrrnimit, me shqiptarin e Kosoves, Qazim Bllaca. Komunistet, qe erdhen ne pushtet me forcen e armeve ne dhjetorin e vitit 1944, thone ata me arrestimet, denimet, pushkatimet pa gjyqe, interrnimet ndaj te gjithe atyre qe i qujaten kundershtaret te tyre politike, e kishin filluar qe me perpara se te merrnin pushtetin, por me internimet e para te atyre familjeve qe ata i shpallen "reaksionare", e "armiq te popullit" e "tradhetare", filluan aty nga maji i vitit 1945. Ne, tha njeri prej tyre ne interrnim ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier), u njohem edhe me Qazim Bllacen, rreth viteve 1965 - 1966




Kur mesuam vdekjen e tij, tha Lavderimi, ishte nje hidherim i madh edhe per familjen Ndreu. Nga qe ne qofte se ka nje njeri , politikan te zotin , intelektual te shquar, nje burr me te gjitha virtytet, qe ka nje shqiptar, nje njeri i i takojn te gjitha cilesite si nje shqiptar, ai eshte Qazim Bllaca. Ish i internuari dhe i presekutuari i rregjimit diktatorial enverian, i cili ka jetuar e punuar ne pune te detyrueshme ne kampin e e interrnimit ne Shtyllas, Levan(Fier), s'bashku me qindra familje te tjera nga e gjithe Shqiperia" tha ai.



Lavderimi flete, perser me nostalgji te madhe:" Kemi jetuar mbi 25 vjet me nje njeri burreror, i palekundur dhe i pathyer nga diktaura komuniste, e sistemit qe udhehiqte Shqiperine. Bllaca, ishte i ndershem e punetor i pa perlyer me ndonje "nofke" nga sigurimi i shetitit. Ai dinte mire te njihete e respektonte, mikun dhe te urrente armikun e tij. Nje njeri i aft te tejkaloj ēdo situate. Nje i zgjuar, trim, pariot e intelektual. Nje nder elitat e interrnimit, per shkollen e dhe kulturen . Shkonte ne punen e detyrueshme, duke u bere i njejte si te gjithe bashkevujatesit e tij - i thjeshte dhe i dashur, tamam si nje shqiptar shembullor. Ai ishte simbol i rezitences kundra atij sistemi anti-shqiptar.


Qazim Bllaca, vuajti denimin ne Interrnim, deri me 1987-en, kur me nje vendim te Minstrise se Puneve te Brendeshme, e cila, at'here ishte ne gerrham e fundit te diktatures, i "liroj" zinxhiret e roberise duke ju dhene pak liri qytetareve te saj. At'here kur filloj te bjere roberia dhe shqiptaret filluan te marren pak-e nga pak frym lirisht te shohen pak drite nga sketerra komuniste, pohon Lavderimi.


Qazim Bllaca, ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier)


Lavderim Ndreu, na tha se "Kur, erdhi ne interrnim ne kampin e interrnimit ne sektorin e Shtyllasit, Levan(Fier), Qazim Bllaca, e sollen nga Burgu i Burrelit, nje nga burgjet me famekeqe te Shqiperise. Ai erdhi tek ne, si nje njeri i sprovuar me jeten e veshtire te burgjeve dhe ineterrnimeve komuniste. Ai si te gjithe bashkevuajtesit e tij ishte nje njeri totalisht i gjitheaneshem. Filloje pune si mekanik nga qe atje kishin me nevoj pushtetaret te shfrytezonin aftesit e tija. Aty u njoh me nje djale tejter kosovar te quajtur Qazim Vulaj, i cili ,siē tregojn ngjarjet e me voneshme, kishte punuar, e enderruar gjate te bente nje sfide te madhe rregjimit. Te arratisej pra, nga nga kampi i interrnimit ne Shtyllas. Takimi dhe kontaktet midis tyre ishin te nje mendimi tjeter - si te realizohej arratisja spektakolare, jo puna nen rregjimin enverian dhe nenshtrimi.



Rreth kesaj ngjarje, Lavderim Ndreu, ai shtjelloj se :"Nderkaq, ne nje dite vjeshte me 1967 -sa ishim duke na bere apelin - nje menyre kontrolli, kjo, e policise dhe e debileve te tyre te mbanin nen kontroll tre here ne dite te interrnuarit - aty rreth ores 11:00 te nates, mesuam se nje grup te ineterrnuarish ishin larguar ne drejtim te pa ditur nga kampi. Dhe so forcat e ndjekjes ishin vene ne ndjekjen te "reaksionarve".





Peshperitej ne kamp, tha ai te neseremen se ata ishin larguar ne drejtim te kufirit detar, pasi edhe shancet me te medha, per t'u arratisur inshin ne ate drejtim. Ne rruge ajrore distanaca nga kufiri detar ne bregdetin e segmetit derdhja e Vjoses dhe Seman ne vendin e quajtur hidrovori i Hoxhares, ishte diēka me pak se dy a tre kilometra. Njerezit thoshnin se Qazim Bllaca, ishte njohes i mire i kufinjeve te Shqiperise dhe e njihte nga shkollimi i lart qe kishte mjaft mir terrenin e Shqiperise. Ndersa , Qazim Vulaj ishte nje mekanik i perkryer. Keshtu, duke shfrytezuar mjeshterin e mekanikut Qazim Vulaj dhe mjeteve te cilat, ata kishin ne dispozicion ne ofiēinen e kampit, ndertuan nje barke druri te vogel. E ndar kjo ne tre pjese e ēmontueshme dhe e montueshme, ne ēdo vend dhe me nje peshe te lehte. Ata kishin edhe dy lopata te punuar me mjeshteri.

Bon,11.03.2007

(PO DAL PAKEZ NGA TEMA PER HIRE TE LEXUESVE:Verejtje per moderuesit e forumit virtual dhe lexuesit e web faqes virtuale :www.studentet.info
Pse po i ngatrroni gjerat :Une jam Shpetim Shabanaj.Nuk jam publicisti z.Flori Bruqi,sic thane paraprakisht ne disa replika te pakripta ne forum.Une nuk fshihem dhe ase qe kam ndonje nofke virtuale dhe nuk e gjuaje gurin e ase qe kam nevoje ta fshehi doren .Shkrimet i beje publike dhe pergjigja ime do te behete shkencerisht dhe publikisht .Do e kam nje lutje vellazerore qe kur komunikoni me mua mos komunikoni me individ (Shpetim Shabanaj)por komunikoni rreth tekstit te shkruar pa ndonje fyerje sic po e keni zakon .Behuni pakez me tolerant...Mos u kapni per fe,por kapeni rreth shkrimit,atdhetarizmi...sepse feja e shqiptarit eshte shqiptaria...Mos keqyrni kisha e xhamija...)
Mbetshi me shendet mire dhe me vije shume keq qe eshte larguar nga forumi shkrimtari Bruci...Por ate mund ta gjeni ne shume forume tjera me shkrime konstruktive pa nofka...Nofkat qe shkruashin per te i shkriu bora dhe te gjitha me sa duket i ka zbuluar me emra dhe mbiemra.Keshtu kam lexuar ne internet)...

Te fala te gjitheve nga Shpetimi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio