Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Heront vdesin duke kenduar
Shpetim Shabanaj
Postuar nė: 11.03.2007, 09:05
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 5360
Bashkangjitur: 21.01.2007



Nė ketė pėrkujtim e konsiderojmė si borgj t“i shkruajmė disa fjalė pėr biografin e Demushit Nezir Molliqajt, i cili pas vetės ka lėnė dashurinė pėr Atdhe, sė bashku mė Adem Ramėn ka lenė kronika pėr meditime dhe, ka lenė shumė kėngė tė kėnduara sė bashku mė rapsodin e njohur Dervish Shaqėn.


Nuk dua tė besoj se nuk do ta dėgjoi melodinė e asaj kėngės; " N“drrasė tė vekut kush po kanė..." e, as s“do ta dėgjoj tingullin e bukur dhe tė veēant tė asaj ēiftelisė sė rrallė. A thua, s“do ta shikoj atė vallėn kosovarēe tė shikuar dhe persėritur aq e aq herė nė RTSH, qė e luanin dy burra veshur mė rroba kombėtare, mė shpata e armė nė brez?!...

Por koha edhe nė heshtje flet. Flasin kujtimet e hershme e tė vonshme pėr rapsordin tonė tė mirėnjohur Demush Nezir- Molliqajn i cili vdiq mė 7 gusht 2001, vdiē nė Roshbull afėr Durėsi nė Shqipėri.

Kur dua tė shkruaj ketė shkrim nga Boni "post mortum" sikur e dėgjoj kėngėn; "...kur ta ktheva Kosovė shpinėn/ e lamė borė e gjetėm dimėn..." dhe, pėrpara me del Demushi Neziri, Dervish Shaqa, Adem Rama, Isa Hoxha duke ecur bjeshkėve mė borė nė dimėrin e ashpėr tė vitit 1956. Nė retrospektivė e shoh njė kolonė qė tė lodhur ecin nėpėr borėn e trashė pėr ta kapėrcyear kufirin shqiptaro-shqiptar (Kosovė- Shqipėri) pėr t“iu ikur vdekjės qė ua pėrgadiste UDB-ja, e sllavokomunizmit jugosllav. Po, pse duhej tė vriteshin kėta tre llukjanė? Po, pse duhej tė iknin kėta tre llukjanė duke e lenė Kosovėn, Llukėn, gruan e fėmijėt?

Sepse, historia e familjeve tė tyre ishte e gjatė, denbabaden e ngulitur thellė nė Atdhe, nė Kosovė. Ata kishin trashėguar nga tė parėt e tyre amanetin, mbi tė gjitha ta duan atdheun.

Andaj, nė ketė pėrkujtim e konsiderojmė si borgj t“i shkruajmė disa fjalė pėr biografin e Demush Nezirit-Molliqajt, i cili pas vetės ka lenė dashurinė pėr Atdhe sėbashku mė Adem Ramėn, ka lenė kronika pėr meditime dhe, ka lenė shumė kėngė tė kėnduara sėbashku mė rapsodin e njohur Dervish Shaqėn.

Demush Neziri-Molliqaj lindi nė fshatin Llukė e Epėrm tė Deēanit mė 1912. I ati i Demushit, Nezir Binaku sėbashku mė kushėririn Ali Bajramin, ishin tė familjėve tė Molliqėve. Molliqėt ishin derė prej kohėsh tė njohur pėr kultivimin e traditave popullore, burrėrisė, besės dhe bujarisė, ashtu siq ishin nė zė edhe pėr kultivimin e traditave patriotike, liridashėse dhe luftarake. Duke qenė tė tillė, nė ēdo regjim tė sunduesėve qė vinin nė Kosovė kjo familje ishte halė pėr sytė e pushtetarėve.

Nė kėto rrthana tė rėnda Kosova po tėkurrej nga ēizma e trupave ushtarake e policor serbo-malazeze, gjaku i shqiptarit nisi tė rrjedh, fushat e Kosovės po mbusheshin me varreza tė reja. Edhe koha jo aq e re, Nezir Binakun e Ali Bajramin i kishte pjekur para kohe qė ta bartin armėn gjithėmonė por, armen e bartnin pėr armikun qė kishte shkelur nė tokat shqiptare.

Vitet 1912-1913, ishin vazhdimėsi e viteve tė rėnda pėr shqiptarėt por, kėto vite ishin mė tė rėnda sepse nga dora serbe dhe malazeze u vranė mbi 130.000 shqiptarė, qindra fshatra u shkatėrruan dhe qindra tė tjera u dogjėn deri nė themel. Po ky regjim i egėrsirės karpate e ndėrroj formėn e egėrsirės, me petkun e popave ortodoks u veshen ushtarakėt dhe kriminelet.

Vrastarėt Sava Llazareviqi, vojvoda Plamenac e vojvoda Lekiq nė emėr tė pushtetit e nėn uniformėn e popave ortodoks nxoren ligje tė reja qė ti pagėzojnė shqiptarėt mė dhunė nė fenė ortodokse, qė nė emėr tė kėtyre "ligjeve" ti pushkatoj qindra shqiptarė. Kėshtu, nė kishėn e Deēanit, nė Patrikanėn e Pejės, kėta "popa ortodoks", qė nė fakt ishin kriminelet mė rroba popash, i detyronin me dhunė shqiptarėt qė ta ndėrrojnė fenė, tė sllavizoheshin. I detyronin shqiptarėt ta hedhin plisin e bardhė, ta shkėlnin mė kėmbė e, kush nuk e bėnte ketė, vritej, masakrohej, i shuhej trungu familjar.

Ky terror nė jetėn e Nezir Binakut, Ali Bajramit e tė tjerėve ka berė qė ata t“ia kthejnė pushkėn armikut serbo-malazesė. Ishte kohė ( 1912- 1918), kur Nezir Binaku, Ali Bajrami, Xan Rama veē e kishin kaluar njė jetė mė pushkė nė dorė duke i mbrojtur shumė katunde nga bandat serbo-malezeze. E kalonin njė jetė koēakēe, tė ndjekur nga pushtuesi serb dhe disa argatė tė tij shqiptarė. Kėta argatė tė djallit qė populli i quante "hafi" i tregojnė edhe kryekriminelit Miliē Kėrstes se, Nezir Binaku, Ali Bajrami e Xanė Rama mė shokė janė strehuar nė njė shtėpi tė Kuqėve nė Deēan. Krimineli Kėrstiq sė bashku me disa ushtar e rrethojnė kullėn e kuqėve, por aty i kapin tė gjallė Nezir Binakun, Xan Ramėn dhe njė luftetar nga fshati Drenoc i Deēanit.

Pa ndonjė pyetje tė madhe i dergojnė nė fshatin Prilep tė Deēanit, aty tė " kryqi" dhe e pushkatojnė me shumė shqiptarė tė tjerė edhe Nezirin. Xan Rama fal Zotit shpeton. Do tė shpetonte edhe Neziri sepse nė turmėn e njerėzve tė pushkatuar ai merr plagė tė lehta, mirėpo njė "hafi" shqiptar e lajmėron Miliē Kėrsten. Kėrsta sėbashku me argatin e tij shqiptar e rrethojnė Prilepin dhe e gjejnė Nezirin tė ngujuar nė ahurin e njė shtėpie , e marrin dhe e masakrojnė nė mes oborri. Ali Bajrami arrin tė kalon nė Malėsi tė Tropojės, ku i kishte miqėt e vllaut dhe atje kalon jetėn si koēak pėr shumė vite.

Pra, nė kėtė frymė sado i mbetur jetim nė njė mosh 6-vjeēare, Demush Neziri rritet dhe edukohet pėr ta dashur atdheun mbi tė gjitha. Vitet 1944-1945, Demushin e gjejnė si policė apo, "kostur" siq thonin n“atė kohė, kur ishte Shqipėria e Madhe, apo "Shqipėria e Xhafėr Devės". Nė ketė detyrė Demushi sė bashku me disa vendas si, Myshyr Brahimin deri diku "hakmerren" pėr shumė krime qė i kishin bėrė serbėt ardhacak tė vendosur nė tokat shqiptare nė Deēan dhe Pejė. Kur hyri partia, apo pushteti sllavokomunist, ndaj Demushit dhe shumė tė tjerėve filluan tė organizoheshin procese gjyqsore, mbledheshin shėnime dhe dėshmitarė pėr "krimet" e tyre ndaj popullatės sllave.

Demushi akuzohej se tė " Ura e Gurit" nė Pejė, me shumė nacionalist shqiptarė kishte zhdukur shumė sllavė qė ishin antishqiptarė, mė metoda siq thuhej nė akuza, duke i mbytur me vajė. Nė kėto rrethana jeta nė Llukė ishte vėshtirėsua, andaj nė vitin famėkeq tė akcionit tė armėve, me 1956, Demush Neziri-Molliqaj, Adem Rama-Molliqaj, Dervish Shaqa-Muqaj nga Lluka e Epėrm e Deēanit dhe, Isa Hoxha nga Botusha e Gjakovės, kalojnė kufirin shqiptaro-shqiptar ( Kosovė- Shqipėri) me 8 Mars 1956, dhe nė ora 5 tė mėngjesit ata u gjenden nė tokėn e premtuar shqiptare. Nė Kosovė u mbesin gratė dhe fėmijėt nė mėshirėn e Zotit.


Demush Neziri si rapsod folklorik

Nė netet e gjata tė dimėrave tė egėr, nė kullat prej guri tė Dukagjit, e sidomos nė kullat e Llukės, pėrveē zėrit tė pushkės dėgjohej edhe zėrti i kėngės dhe i ēiftelisė. Aty, mblidheshin burrat me mė zė tė trojeve shqiptare pėr ti dalur zot Atdheut, aty nė Llukėn e shumė kuvendeve shqiptare. Kėtyre luftetarėve tė atdheut, trimave tė pushkės por edhe vajzave tė bukura shqiptare, kėngėtari, rapsodi i ynė folklorik nuk u mbeti asnjeherė borgj, atyre u thuri kėngė tė bukura.

Pėr Verrat e Llukės u kėnduan shumė kėngė qė i kėndoj i njohuri kėngėtar, mėsuesi i shumė kėngėtarėve dukagjinas, Demė Ali Taraku nga Krysheci i Baranit i cili ishte edhe mėsuesi i Demush Nezirit dhe Dervish Shaqės. Mė vonė, kur Dervish Shaqa dhe Demush Neziri filluan ta kultivojnė kėngėn e bukur shqiptare, ata mbeten nė kujtesė tė popullit mė kėngėt; " N“Verra tė Llukės e n“qafė tė Morinės/ Ja dhanė besėn Mon Avdisė", " Isa Beg po tė thrret nona...", " Haj medet pėr Lug tė Baranit/ n“kamb asht ēue Savė Llazari...", e shumė kėngė tjera. Ishin kėto kėngė qė i kėnduan sa ishin nė Kosovė.

Pas daljes nė Shqipėri rapsodi Demush Neziri i vendosur nė Roshbull afėr Durrėsi, ku edhe aty do ta vazhdoj kėngėn me bacė Dervishin. Dalėngadalė, kėngė pas kėnge nė Shqipėri e kuptojnė se kėta dy kėngtarė nga Lluka e Daēanit, Zoti u ka falur dhunti pėr kėngėn. I ftojnė nėpėr shumė festivale folklorike qė organizoheshin nė Shqipėri ku pėrveē shumė shpėrblimeve zyrtare, duartrokitjet e publikut ishin shpėrblimet mė tė dashura tė tyre. N“atė kohė i bėn tė njohur edhe nė Kosovė kėngėt e tyre tė dėgjuara pėrmes radiovalėve; " Ah, Kosovė mos thuaj mbarova, se djemt tu hala janė gjallė!..." , pastaj njė kėngė e vjetėr gati-gati moshatare me mua; " U kthye zemra u bo sharki/ pėr me knue pėr ty Shypni", " ...Bajram Curri nė borė, bukė po rrin pa ngron/ collte pėr Kosovė..."

Kėnga " Kur ta kthyem Kosovė shpinen, / e lamė borė e gjetem dimėr..."( ?!!) as sot nuk ėshtė analizuar sa duhet, pse e lanė borė e gjeti dimėr?! Njė gjė dihet, nė vitet e para sa arritėn nė Shqipėri, Dervish Shaqa dhe Demush Nezirin ( nė vitin 1958) kėngėt me tė preferuara qė ata i kėndonin ishin kėngėt e dashurisė. Kanė mbetur nė kujtesė kėngėt; "N“drrasė tė vekut kush po kanė", " Moje mira n“derė tė stanit", etjera.

Shumė mė vonė, pas viteve 1960, Dervishi mė Demushin u kthehen kėngėve patriotike, atdhetare, kėngė kėto qė i kishte kėnduar mė heret nėpėr Odat e Junikut, tė Llukės, tė Vranocit...Tani, Demushi dhe Dervishi fillojnė t“i kėndoj pėrveē dashurisė, edhe partisė, kooperativės. I kėndojnė Bajram Currit, Hajdar Dushit, Gjeladin Hanės...Nė ketė kohė ata e kėndojnė edhe njė kėngė tė veēant humoristike pėr fshatin e lindjės, pėr Llukėsn. Ishte njė humor apo kėngė satirike e veēant ku pėrqesheshin shumė vese tė disa fshatrave tė Dukagjinit; " U rrehen Lluka shtatė a tetė/ u rrah Lluka u rrah Isniqi.."

Mirėpo, kėngėt; " Nak Berisha", "N“Verra t“LLukės e n“qafė t“Morinės", "Haxhė Mustafa", "Prej Podrimjes po na vjen haberi", Kur ta ktheva Kosovė shpinėn", " Oj Kosovė mos thuej mbarova", " Pyet Kosova pėr njė qikė", etjara, Demush Nezir-Molliqaj sėbashku me shokun e jetės Dervish Shaqėn do tė mbesin nė historinė e folklorit shqiptarė. Do tė mbesin pjesė e pandar e kulturės sonė kombėtare pėr kultivimin e kėngės folklorike si njė ushqim i shpirtit tė luftetarit dhe qytetarit shqiptarė.

Te fala nga Boni:Shpetim Shabanaj.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio