Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ekzekutimet, nga kamxhiku te karrigia elektrike
r.mislimi
Postuar nė: 12.03.2007, 20:54
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Historia e formave tė likuidimit tė tė dėnuarve me vdekje pėrgjatė shekujve. Cilėt janė shembujt mė tė njohur

Bota e filloi dėnimin e kundėrvajtėsve, sipas ligjeve tė shkruara e tė pashkruara, nga gjuajtja me gurė, si mjeti i parė ose arma e parė qė mori njeriu nė dorė. Mė pas spektri i ekzekutimeve ėshtė zgjeruar, qė nga goditjet me gurė, dajaku, litari, kryqėzimi, prerja e kokės, varja, gajtani i mėndafshtė, vrasja me plumb, karrigia elektrike e deri te vdekja me injeksion. Ekzekutimi para pak kohėsh i Sadam Huseinit, shkaktoi reagimin e ashpėr tė opinionit, pėr shkak tė formės sė ekzekutimit tė tij. Megjithatė shembulli mė i njohur i njė dėnimi me vdekje ėshtė ai, kur Kambiz urdhėroi rrjepjen e lėkurės pėr gjykatėsin e tij tė lartė, Sikamin. Ky gjyqtar ishte i korruptuar dhe kishte marrė nga klientėt dhurata, nė kėmbim tė padrejtėsisė. Kambiz ka qenė i ashpėr dhe i drejtė. Pasi gjykatėsi u vra, ai urdhėroi rrjepjen e lėkurės dhe me tė bėri tapiceri pėr tavolinėn e gjykatės. Kjo tavolinė ka qenė paralajmėrim pėr tė gjithė gjykatėsit qė merrnin ryshfet dhe bėnin padrejtėsi nė gjykim.

Goditja me gurė

Nė historinė e njerėzimit, mėnyra me e vjetėr e vrasjes ka qenė goditja me gurė. Kur persona tė veēantė, nė inat e sipėr, kanė vrarė njė kriminel nė kėtė mėnyrė, nuk mund tė pėrgjithėsohet si dėnim me vdekje, sepse kjo ėshtė karakterizuar si hakmarrje ose mbrojtje. Por, kur u vendosėn dėnimet sipas ligjit, goditja me gurė nuk hyri nė kodet penale, as tek popujt primitivė.

Nė Ballkan, krahas ligjit, goditja me gurė nė publik ėshtė mbajtur si mėnyrė dėnimi pėr njė kohė tė gjatė: Vrasjen me gurė e bėnte populli nga inati, sė pari ndaj grave qė shpalleshin shtriga, ndaj atyre qė sillnin tė kėqija nė fis, ose ndaj vrasėsve tė fėmijėve. Grekėt e lashtė godisnin me gurė tradhtaret dhe shkelėset e kurorės. Kėshtu kanė bėrė dhe romakėt e vjetėr, tė cilėt shumė ligje tė krijimit tė shtetit i kanė marrė nga Helena. Apostulli Filip u dėnua me vdekje nga tirania e Neronit, (shtrirja nė kryq pėr tė cilėn edhe sot moralizojnė predikuesit kristianė e evangjeliste), duke u goditur me gurė nga njė masė e madhe romakėsh. Ata qė zbuluan Amerikėn (botėn e re) nė dėshmitė e tyre konfirmojnė, se edhe atje mes indianėve, dėnimi me vdekje realizohej nga goditja me gurė.

Hedhja nga lartėsitė

Hedhja e tė dėnuarit nga lartėsia, ėshtė mjaft e vjetėr. Viktima hidhej nga shkėmbinjtė ose nga kullat. Ky dėnim, besohet se nuk ka qenė aq i tmerrshėm, sepse nė tė nuk mund tė merrte pjesė i gjithė populli, si nė goditjet me gurė. Ai nuk ka qenė vendim ekzekutimi, por shpesh ishte akt i zemėrimit tė tiranit, qė kishte nė dorė jetėn e viktimave tė tij. Pra, nė botėn e vjetėr, edhe grekėt edhe romakėt i hidhnin tė dėnuarit nga lartėsitė. Edhe sot ėshtė njė vend nė Romė, qė quhet "Shkėmbi i Tarpejt". Ai ishte vendi i vrasjes sė tė dėnuarve. Ky vend ka qenė nė "pėrdorim" pėrgjatė shekujve. Nė kėtė shkėmb hidheshin: Dėshmitarėt e rremė, nėnat vrasėse, kryengritėsit ndaj pushtetit, tradhtarėt e vendit, pėrdhosėsit e fisit, hajdutėt dhe plaēkitėsit e objekteve tė kultit, robėrit qė vidhnin, marrėsit e dhėnėsit e ryshfetit (d.m.th tė korruptuarit). Hedhja nga lartėsitė e mėdha nuk ėshtė parė si dėnim i tmerrshėm, por si dėnim diskreditues. Kjo vrasje (hedhja nga Shkėmbi i Terapejt), ka qenė dėnim i pėrhapur nė kohėn e sundimit tė Kaligulės dhe Tiberit.

Kjo mėnyrė dėnimi u pėrhap nė mesjetė nė gjithė perandorinė romake. Tek gjermanėt e vjetėr, hedhja nga shkėmbi ose nga kullat nuk ka qenė e zakonshme dhe nuk pranohej nga ligji.

Robėrit gjermanė dėnoheshin duke i hedhur nė moēale ose kėneta.

Nė mesjetė, hedhja nga shkėmbi ose kullat, nuk bėhej me vendim gjyqėsor, por ishte akt brutal i dhunuesit mbi viktimėn e tij. Kėsaj kohe i takon historia gjyqėsore, qė njihet si ngjarja e Pragės. Udhėheqėsi husin Jan Zhishka, nė vitin 1419, hodhi nga dritarja 15 kėshilltarėt e tij, sepse i kishin dhėnė kėshilla tė gabuara. Edhe mė vonė, nė Pragė, ka patur dėnime tė ngjashme.

Varja nė kryq

Nuk mund tė konfirmohet, se kur pėrfundoi njeriu pėr herė tė parė nė kryq dhe se cila ishte praktika gjyqėsore qė e ēoi atė te kjo lloj vdekje. Kjo mėnyrė dėnimi ishte e pėrhapur nė kohėn e luftės kundėr paganizmit dhe vendosjes se monoteizmit (besimit nė njė zot). Nė luftėra, zbatohej shpesh sistemi i dėnimit tė robėrve me varje nė kryq. Kur Dari pushtoi Babiloninė, kryqėzoi nė vende publike 300 babilonasit mė tė njohur. Ngjashėm veproi edhe Aleksandri i Madh: Kur pushtoi qytetin Tir, urdhėroi tė kryqėzohen trimat mė tė guximshėm tė Tirit. Siē shkruajnė kronikanėt e vjetėr, Tiri ishte i "zbukuruar" me mbi 2000 kryqėzime(tė varur nė kryq) tė trimave tė Tir-it. Grekėt e vjetėr e kanė marrė kėtė mėnyrė tė dėnuari nga Azia, por kurrė nuk e kanė futur zyrtarisht nė ligjin penal.

Ndėrsa romakėt e vjetėr e kanė futur atė nė ligjin penal, tre shekuj para krishtit. Kryqėzimi si dėnim gjyqėsor, ka "jetuar" edhe disa shekuj pas Krishtit. Zyrtarisht u hoq me dekret nga mbreti Konstandin nė vitin 337, kur ai pranoi krishtėrimin. Tek popujt evropianė, nė mesjetė varja nė kryq u ndėrpre fare. Njihet vetėm njė rast, kur pėr fyerjen e madhe tė popullit nė Tir, u kryqėzua njė prift. Nė historinė e tė drejtės romake, ka njė rast interesant pėr kryqėzimin, qė duhet tė pėrmendet kėtu. Gjatė kohės sė mbretit Tiber nė Romė, ka jetuar Paulina, njė fisnike e njohur, e cila shquhej pėr bukurinė dhe pastėrtinė morale. Me tė ishte dashuruar njė fisnik. Me qė nuk arriti tė bėjė asgjė me pėrpjekjet e tij pėr ta futur nė dorė Paulinėn, atij i ra nė mendje dinakėria. Ai korruptoi me para priftin e faltores nė tė cilėn i lutej zotit Paulina.

Prifti e mashtroi gruan e bukur, duke i thėnė, se me atė ishte dashuruar zoti egjiptian Anubis. Paulina e padjallėzuar, ishte e bindur, se duhej ti jepej njė zoti dhe jo njė njeriu tė vdekshėm. Prandaj ajo pranoi tė mbyllej nė njė pjesė tė errėt tė faltores, ku ishte fshehur i dashuruari pas saj dhe kaloi natėn me tė. Mė vonė i dashuruari ia zbuloi dinakėrinė e pėrdorur dhe i kėrkoi qė e dashura e tij tani e tutje ta shihte atė si njeri, e jo si zot. Paulina e tregoi kėtė mashtrim tė burrit dhe Tiberi urdhėroi kryqėzimin e priftit dhe djegien dhe shkatėrrimin e faltores.

Helmimi

Nė asnjė histori tė gjyqėsisė, nuk ėshtė zbuluar nga praktika gjyqėsore, se kush, kur dhe si, do tė pėrfundohej njė jetė duke pėrdorur helmin. Sipas legjendės sė popujve tė vjetėr, Heketa ka qenė e para qė ka zbuluar rrėnjėn helmuese. Ajo ua ka treguar zbulimin e vet, bijave tė saj Mederės dhe Kirkės. Nė Persi njihej prej kohėsh, njė lloj druri qė prodhonte fruta tė helmuara. Kėto fruta pėrdoreshin, duke ia dhėnė tė dėnuarit pėr ti ngrėnė. Nė Egjiptin e vjetėr tė dėnuarit janė helmuar. Pra, nga shumė dėshmi qė kanė arritur nė ditėt tona, me e pėrdorur ka qenė vrasja me helm. Mėnyra mė e thjeshtė e vrasjes me helm, ėshtė vdekja e Sokratit. Atij ju dha helm nė burg dhe u urdhėrua ta pijė. Kjo ka qenė e ngjashme me rastin, kur sulltani turk i ēonte tė dėnuarit me vdekje nė "gajtanin e mėndafshtė", qė ta pėrfundonin jetėn me ndihmėn e tij. Nė Greqinė e vjetėr, mė tepėr janė dėnuar me helmim shkelėsit e kurorės(dashnorėt e dashnoret). Pėr drejtėsinė, helmimi nuk ka qenė mjet i shpeshtė dėnimi, por ka mbetur nė pėrdorim si mjet privat hakmarrje. Helmimi ka qenė i pėrhapur nė oborret mbretėrore ndėr shekuj, nė luftėn pėr pushtet dhe pėr trashėgiminė e fronit. I parė nga ana e kodit moral, tek tė gjithė popujt evropianė, helmimi ilegal ka qenė akt i neveritshėm dhe i ulėt. Gjermanėt e vjetėr i dėnonin helmuesit me vdekje.

Rrjepja e lėkurės

Pėrgjatė historisė sė tė gjitha civilizimeve, gjithnjė janė menduar forma tė reja tė dėnimeve, qė kanė qenė tė neveritshme dhe tragjike. Mes tyre mė e tmerrshmja ka qenė rrjepja e lėkurės. Shembulli mė i njohur ėshtė ai, kur Kambiz e urdhėroi kėtė, pėr gjykatėsin e tij tė lartė Sikamin. Ky gjyqtar ishte i korruptuar dhe kishte marrė nga klientėt dhurata nė kėmbim tė padrejtėsisė. Kambiz ka qenė i ashpėr dhe i drejtė. Pasi gjykatėsi u vra, sipas vendimit tė tij, ai urdhėroi rrjepjen e lėkurės dhe me lėkurėn e tij, bėri tapiceri pėr tavolinėn e gjykatės. Kjo tavolinė ka qenė paralajmėrim pėr tė gjithė gjykatėsit qė merrnin ryshfet dhe bėnin padrejtėsi nė gjykim.

Edhe historiani Herodot e pėrmed rastin e mitmarrjes dhe korrupsionit nė botėn e vjetėr dhe mėnyrėn e dėnimit tė saj. Ky shembull i ka shėrbyer mbretit Horzi, pėr tė vrarė dhe rrjepur lėkurėn komandantėve tė ushtrisė sė tij, sepse nuk patėn sukses nė luftėn me armiqtė. Rrjepja e lėkurės ka qenė i pėrhapur, si dėnim gjyqėsor edhe te turqit. Kjo formė dėnimi nuk ėshtė zbatuar tek romakėt e vjetėr. Nė mesjetė, por edhe mė vonė, kjo formė dėnimi nuk ėshtė zbatuar nė Evropė, pėrveē rasteve tė veēanta, kur bėhej me vullnet tė sunduesve tė veēantė. Njė rast i rrjepjes sė lėkurės ka ndodhur nė Armeni me 1671. Njė persian ishte dashuruar me njė polake, e cila ishte shumė e bukur. Ai vendosi ta zbukuronte haremin e tij me bukurinė e saj, por polakja i ofroi rezistencė tė ashpėr atij. Ajo duke shfrytėzuar mungesėn e vėmendjes sė shėrbėtorėve, iku nga haremi. Burri e kapi, e zhveshi, urdhėroi tė vihej nė kryq dhe tė rripej lėkura. Pastaj trupi i rrjepur u hodh nė rrugė, ndėrsa lėkura u var nė harem, si paralajmėrim tiranik, pėr ēdo grua tjetėr qė do tė ikte kėshtu dhe do ti bėnte rezistencė burrit. A ka qenė ky Otello i dashuruar (trimi i tragjedisė sė Shekspirit) qė mori "dashurinė" e 12 grave tė veta nė harem? Edhe nė Pragė nė vitin 1509, me 20 maj ka patur nje rrjepje tė ngjashme. Mbreti Vladislav V, urdhėroi, qė njė shtetasit tė tij ēek, t‘i rripej lėkura, sepse nė kohėn e kryengritjes sė Husinkit, ai u pėrpoq ta vriste mbretin.

Vrasja me anė tė kafshėve

Nė Gjermani, ėshtė zbatuar pėr njė kohė tė gjatė njė lloj dėnimi, kundėr vjedhėsve tė gjahut dhe tė gjithė atyre qė u merrnin kafshėt e vrara, sidomos kaprollėt dhe drerėt. Kriminelėt dėnoheshin duke i lidhur mbi shpatullat e njė dreri tė fortė, dhe duke e lėshuar nėpėr shkurre e gjemba. Kėshtu, fatkeqi duhet tė duronte mundime tė tmerrshme, sepse dreri pėrpiqej me tė gjitha mėnyrat pėr tu liruar nga barra, duke lėvizur nėpėr moēale, duke e goditur nė shkopinj, deri sa kafsha ose viktima tė binte e vdekur.

Pėrgjatė historisė, egėrsinė mė tė madhe e ka shfaqur njeriu ndaj njeriut. Ligji "Tereziana" ka sunduar me shekuj nė Evropė. "I dėnuari dėrgohej nė vendin e vrasjes. Atje i pritet trupi nė katėr pjesė, pastaj varej nė pėr katėr trekėmbėsha, nė katėr rrugė kryesore dhe dėrgohet populli pėr tu neveritur. Me kėtė ligj dėnoheshin shkeljet mė tė rėnda, si: tradhtia e madhe dhe vrasja e grave shtatzėna. Kėtej rrjedh dhe ligji qė nuk mbahet mend prej kur, qė kafshėt viheshin tė kryenin torturat mė tė rėnda mbi tė dėnuarin. Kjo mėnyrė dėnimi, vjen nga kohėt parahistorike. Mendimi pėr ti bėrė kafshėt ekzekutues tė dėnimeve mė tė vėshtira, ka rrėnjė tė hershme. Kėshtu p.sh. nė Bibėl, thuhet: "Le tė vdesin nga uria, e disa le ti zėnė ethet. Le tė tė dėrgohen nė dhembėt e egėrsirave dhe i helmoftė gjarpri".

Vendosja e kafshėve pėr tė vrarė njerėz, shpesh nuk ka qenė asgjė tjetėr, veē njė zbavitje popullore, e krahasuar me arenat e gladiatorėve nė qytetet e Romės sė Vjetėr. Nga kėto kohė tė lashta vjen ligji, qė nė Spanjė lidhet me luftėn e demave. Nė Romėn e lashtė, ka patur zbavitje popullore. Kur mbreti kishte ditėlindjen, populli duhet tė gėzonte. Ne ekzekutimet e tė dėnuarve nga egėrsirat- me luanė e tigra, pėr tė zėmėruar kafshėt, viktimat mbuloheshin me lėkurė tė ndryshme kafshėsh. Gjatė ekzekutimit mbreti Neron kėnaqej. Dėnimi me ndihmėn e kafshėve, nė atė kohė ka qenė mjaft i shpeshtė te shumica e popujve. Me ndihmėn e elefantėve janė vrarė tė dėnuarit indusė e Kartagjenasit. Mbreti egjiptian Ptolomej Filopator, kur pushtoi Jerusalemin, dėrgoi nė Aleksandri njė numėr tė madh hebrejsh tė vdisnin me mundime tė rėnda, duke tė shkelur nga elefantėt ose duke tė vrarė nga krokodilėt me tė cilėt ishte mbushur Nili. Pėr kėtė formė ekzekutimi, nė Egjipt kishte gjithmonė gati 500 elefantė dhe po kaq luanė, tigra e krokodilė.

Dėnimi me bletė dhe milingona

Plutarku dhe historinė tė tjerė e pėrmendnin dėnimin e viktimave me ndihmėn e bletėve e milingonave. Pėr kėtė shkruajnė dhe shkrimtarė tė tjerė jo vetėm tė botės sė vjetėr e mesjetės, por dhe nė shekujt e mėvonshėm. Dėnimi me anėn e milingonave e bletėve, ka ardhur nė Evropė nga Orienti. I dėnuari zhvishej dhe lidhej mbi njė fole milingonash nė njė shtyllė. Aty lihej aty tė vdesė nga uria, etja e nga milingonat. Gati nė tė njėjtėn mėnyrė veporhej edhe pėr tė dėnuarin me bletė. Kjo mėnyrė vdekje ka qenė e pėrhapur nė Gjermani. Bletėt e pickonin atė deri nė vdekjen e tij. Edhe kjo lloj vdekje ka qenė nė ligjin "Tereziana".

Korbi hante mishin e tė dėnuarit

E drejta shumė e vjetėr gjermane e dėnimit, por dhe e drejta e tė gjithė shteteve tė tjera, ka qenė dėnimi i hajdutėve: Nė gjoksin e tė dėnuarit tė lidhur, vihej njė copė e vogėl mishi dhe njė korb. Korbi pasi hante sasinė e vogėl tė mishit, nga uria hante mish nga trupi i tė dėnuarit. Kėshtu, korbi duke ngrėnė pjesė tė trupit i sillte vdekjen viktimės.

Varrosja pėr sė gjalli

Nė sistemin e mundimeve qė sillnin vdekjen e ngadaltė, janė dhe murosja e varrosja pėr sė gjalli. Nė kėtė formė ekzekutimi, shihet qartė egėrsia qė kanė treguar popujt. Kėshtu, nė vend tė njė vrasje tė shpejtė, praktikohej njė mundim i gjatė. Kuptohet, se murimi pėr shkak tė zgjatjes sė vdekjes, ishte i tmerrshėm. Njėri ndėr dėnimet mė tė vjetra, ishte ai ndaj atyre qė tregoheshin frikacakė. Kėta frikacakė hidheshin nė baltė ose nė pleh, sepse nė mesjetė dhe nė kohė tė vjetra, trimėria dhe vendosmėria ishin vlerat mė tė larta, ndėrsa frika dėnohej me vdekje. Groposja e gjallė e tė dėnuarit, jo nė kėneta e baltė, por nė tokė tė thatė ka qenė zbatuar ndaj nėnave vrasėse(vrasėsve tė fėmijėve tė vet) dhe shkelėsve tė kurorės.

Groposja pėr sė gjalli, ishte mjaft e pėrhapur nė vendet e Evropės Perėndimore. Mė shpesh ishte akt i vullnetit tė pushtet-mbajtėsit. Kėshtu, p.sh. Oto Bavarski i Parė, pas fitores mbi hungarezėt, urdhėroi tė groposen tė gjallė njėqind ushtarė hungarezė. Pėrveē ligjit "Tereziana", pėr njė kohė tė gjatė, nė vendet evropiane ėshtė zbatuar ligji "Karolina". Ai ishte i ashpėr ndaj grave qė kryenin abort artificial dhe ndaj atyre qė vidhnin.

Mbytja nė ujė

Pėr, dėnimet me vdekje nė ujė, nė kėto ligje nuk ka patur dispozita tė veēanta. Mbytja nė ujė zbatohej edhe nė civilizimet e vjetra. Ligjvėnėsit evropianė arritėn nė pėrfundimin, se kėto lloj dėnimesh tė rėnda, nė civilizimet e reja janė kapėrcyer. Mbytja nė ujė praktikohej nė Turqi deri nė shekullin e 19, ndėrsa viktima tė saj ishin shkelėsit dhe shkelėset e kurorės, tradhtarėt, magjistarėt dhe vrasėsit e fėmijėve. Hedhja nė ujė zbatohej si dėnim ushtarak, pėr marinarėt. Ky lloj dėnimi pėr ta ishte mė i natyrshmi. rahas kėsaj, nė ata popuj toka e tė cilėve kufizohej me brigje detare, ekzistonte supersticioziteti, sipas tė cilit varka nė tė cilėn gjendej i vdekuri, duhet tė mbytej, sepse deti sipas legjendave tė lashta, kėrkon gjithnjė viktima. Por, mbytja e tė dėnuarit nė ujė, ka qenė shumė shpesh akt i vullnetit tė sunduesit, i cili e ka bėrė kėtė pa asnjė ligj. Kjo mėnyrė dėnimi ka ardhur deri nė deri nė ditėt tona nga Roma e vjetėr.

Pėr kėtė ka dhe kjo histori: Njė dite nė urėn e Tibarit, mbreti Komod, takon njė grup fisnikėsh, tė cilėt po bisedonin. Mbreti i pyeti se pėr ēfarė bisedonin? Ata u pėrgjigjėn: Pėr vlerat e sundimit tė mbretit Aurel. Mbreti Aurel ishte babai i mbretit Komod, pėr tė cilin dihej mirė se kishte qenė shumė krenar.

Kjo e zemėroi aq shumė tė birin(mbretin Komod), sepse ishte i bindur se vetėm pushteti i tij ishte i miri dhe se vetėm ai duhej falėnderuar. Si dėnim urdhėroi hedhjen e tyre nė Tibar.

Ka patur dhe dėnime qė nuk pėrcaktoheshin nga rregullat. Tė dėnuarit vendoseshin nė njė anije tė vogėl. Kjo formė dėnimi, mė shpesh takohej nė vendet mesdhetare. I dėnuari mbyllej nė njė anije tė vogėl, tėrhiqej nė det dhe lihej pa ujė e ushqim, qė ta merrnin erėrat dhe rrymat detare.

Murosja

Kur vėshtrohet historia e dėnimeve dhe e keqtrajtimeve, lexuesi i sotshėm, krijon pėrshtypjen, se civilizime tė ndryshme "takohen" nė zbatimin e sanksioneve mė tė tmerrshme pėr kriminelėt dhe tė dėnuarit, tė cilėt me mundimet mė tė rėnda, kanė paguar gabimet e tyre. Masa e ashpėrsisė dhe e mėnyrave ka qenė e pakufizuar: Ėshtė bėrė garė, se si ti krijohen kushtet njeriut, qė tė vdesė me sa mė shumė vuajtje! Kėshtu, akoma mė e tmerrshme se varrosja pėr sė gjalli, ka qenė murosja e kriminelit. Vdekja kėshtu, nuk vjen menjėherė, si te groposja ose mbytja nė ujė. I murosuri jeton me mundime tė tmerrshme dhe vdes ngadalė nė errėsirė nga etja e uria. Nė Romėn e vjetėr dėnoheshin me murosje tė dėnuarit qė bėheshin viktima tė dashurisė sė tyre.

Kėshtu, eprorėt e manastireve murosnin kallogjerėt qė shkelnin pastėrtinė morale dhe kryenin "marrėzi tokėsore". Njė shembull: Mbreti Karakala hasi qėndresė tė paparė tek katėr murgesha qė u pėrpoq ti mashtronte. Pėr tu hakmarrė, mbreti i pėrgojoi dhe gjykata duke i besuar perandorit, i murosi tė katėrta nė Kampus. Nė manastiret gjermane, franceze, spanjolle, portugeze e ēeke, murosja ėshtė kryer pėr njė kohė mė tė gjatė se tre shekuj(nga shek 16, pėrgjatė shek 17 e 18, deri nė gjysmėn e shekullit 19). Inkuizicioni ka kryer murosjen nė kohėn e pėrzėnies sė heretikėve dhe tė pėrzėnies sė grave magjistare. Kėto dėnime tė tmerrshme, kanė qenė tė shpeshta edhe nė Zvicėr. Nė atė kohė murosnin fėmijė nė muret e kalave e qyteteve, sepse besohej se kėto mure nuk mund ti shkatėrronte armiku. Kjo egėrsi, nuk ka patur asgjė tė pėrbashkėt me dėnimin. Akoma dhe sot, nė rastet e shembjeve ose restaurimeve tė kalave e kėshtjellave nė tė gjithė Evropėn, gjenden nė mure skelete fėmijėsh.

Dėnimi me zjarr

Nė civilizimet e vjetra deri nė ditėt tona, zjarri ka qenė mjet pėr realizimin e torturės dhe vrasjes. Nė kohėt pagane, zjarri ėshtė pėrdorur nga tiranėt e ndryshėm kundėr kristianėve. Mė vonė kristianėt e pėrdorėn zjarrin kundėr heretikėve. Ėshtė i njohur fakti, se jezuitėt nė Evropėn perėndimore e qendrore, pėr 250 vjet, pėrdorėn pėrzėnien e heretikėve dhe tė grave "shtriga". Nė njė libėr dokumentar "Jo shtrigave" janė dokumentuar mė shumė se 30 milionė heretikė dhe gra magjistare, qė kanė vdekur prej mundimeve tė ashpra. Nė dėbimet religjioze, turrat e druve janė pėrdorur mė shpesh nė Turqi, Zvicėr, Francė, Itali, Austri e Gjermani. Besimi nė magjistare, fallxhore, dhe "punėt e djallėzore", kanė "pėrdhosur dogmėn kristiane dhe zotin", e cila ėshtė e vjetėr sa dhe vetė kristianizmi. Parimisht, turrat e druve dhe shpata e mprehtė kanė qenė mjetet tė shpejta dhe mė tė sigurta nė persekutimin e heretikėve dhe magjistareve. Ato kanė qenė edhe mesim fetar nė Evropė, pėr plot tre shekuj. Djegia, nuk ka qenė vetėm mjet dėnimi, por dhe mjet turpėrimi. Nėse dikush vdiste para se sa tė ekzekutohej dėnimi mbi tė, ata nuk tėrhiqeshin nga djegia nė turrė tė druve, sepse ekzistonte bindja, sipas sė cilės, i dėnuari ishte dėnuar pėrfundimisht, nė se shndėrrohej nė hi. Vetėvrasja ka qenė "shkelja mė e neveritshme" e moralit dhe kufoma e tė vetėvrarit digjej.

Varka ruse

Dėnimi mė i rėndė pėr tė dėnuarin ishte zhveshja, lidhja e duarve, gozhdimi nė muskulaturė dhe lėnia nė njė varkė nė Vollgė. Me kėtė dėnim, dėnoheshin mė shumė fshatarėt rusė-muzhikėt qė nuk u bindeshin pronarėve tė tyre. Kėto "varka tragjike" notonin nė Vollgė, deri sa kufoma tė shpėrbėhej. Ky dėnim ishte i sigurt, dhe pėr muzhikėt rusė kishte edhe njė qėllim. Kėshtu, duke kaluar varka pėrgjatė lumit, nė shumė fshatra e vendbanime, u jepej mėsim edhe atyre kryengritėsve qė nuk u bindeshin pronarėve tė tyre dhe mbillnin frikė, se fati i tyre do tė ishte i ngjashėm.

Gjymtimi

Prerja e pjesėve tė trupit, sidomos dorės ose kėmbės nė ligjshmėrinė evropiane, por dhe nė atė antike, ka qenė dukuri e shpeshtė. Nė ligjin "Karolina" vetėm nė dy paragrafė flitet pėr prerjen e gishtėrinjve. Ajo zbatohej tek ata qė kapeshin duke vjedhur. Atyre u pritej vetėm gishti i madh i djathė, por jo gjithė dora. Atyre qė bėnin betim tė rremė nė gjyq, u priteshin tre gishtėrinj. Pėr falsifikatorėt e parave, nė shumicėn e ligjeve evropiane parashikohej prerja e gishtėrinjve. Mes dėnimeve tė rėnda, tek popujt, nė kohė tė ndryshme ėshtė pėrdorur qorrimi. Pėr dėnime mė tė lehta i nxirrej njėri sy, ndėrsa tek dėnimet e rėnda i nxirreshin tė dy sytė. Nga bota antike, kujtohet Neroni, i cili kėrkoi kėtė dėnim, tė kryhej mbi kristianėt, tė cilėt kalonin nga paganizmi, te besimi nė njė zot.

I veēantė ėshtė dėnimi qė urdhėroi konti gjerman Herbert Rotenburg, pėr njė grup gjykatėsish, sepse kishin marrė ryshfet dhe nuk kishin lejuar njė grua tė fitonte tė drejtėn e saj, pėr ēfarė ata e kishin pėr detyrė. Ata u dėnuan duke u nxjerrė sytė, sepse u gjykua se ata nuk ishin tė nevojshėm, kur jepnin gjykime tė tilla tė padrejta. Kur, nė ushtrinė mbretit Fridrih Barbaroza, shpėrtheu tradhtia dhe dezertimi i ushtarėve, ai urdhėroi qė tradhtarėve tu pritej gjuha, ndėrsa dezertorėve tu nxirreshin sytė. Pėr ekzekutimin e tė dėnuarit, janė pėrdorur mėnyrat mė tė rėnda, duke filluar nga varja, djegia, prerja e kokės me sėpatė, me shpatė e mė vonė me gilotinė (pajisje e shpikur nga mjeku francez Giloten), deri te mjetet moderne pėr dhėnien fund tė jetės, me karrige elektrike (pėrdoret gjerėsisht nė SHBA)


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
botox
Postuar nė: 30.10.2009, 12:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 419
Antari Nr: 22610
Bashkangjitur: 18.06.2009



forumi paha nime sene tvyshme sot ja nisa pi ka funi me shfletue e gjeta qeta e kokan shum mir tpermledhta kto ekzekutimet. gjujtja me gur u kan i pari amo sot e sot perdoret ndo vene sa qudi


----------------------------------------
E pyta tdashuren qa po don
tha kurgja tjeter veq silikon
i thash hajde ta jap ni boks
tha amo masnej ma jep pak botox
PM
Top
Mbinjeriu
Postuar nė: 30.10.2009, 12:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9652
Antari Nr: 22454
Bashkangjitur: 04.06.2009



Menyra te tmerrshme ndeshkuese,por mund te sherbeje ndoshta si mase preventive per shume kend qe te kete mendjen se cfare ben!


----------------------------------------
"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė"
PM
Top
arjani83
Postuar nė: 30.10.2009, 12:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2804
Antari Nr: 21800
Bashkangjitur: 19.03.2009



No Coment


----------------------------------------
Fshati qė duket, ka drita.
PM
Top
Anubisi-E
Postuar nė: 30.10.2009, 12:38
Quote Post


Pacifist
*****

Posti: Antarė
Postime: 9660
Antari Nr: 14168
Bashkangjitur: 07.03.2008



Denime te tmerreshme edhe per kohen qe kane egzistuar.
Por meqene se jam pro denimit me vdekje, mendoj se sot, denim me adekuat do ishte helmimi (dhe ndoshta per ndonje rast te rende edhe ndonje denim tjeter).


----------------------------------------
Beati pacifici!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio