Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Albin Kurti nė Burg Politik, Burgjet politike ne Kosove ende jetojne!
vedat.xh
Postuar nė: 15.03.2007, 12:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Pershendetje, ne kete teme mendoj se duhet te diskutojme rreth asaj qe ne Kosove, edhe pas renies se diktatorit Millosheviq, jeta e shqiptareve eshte e karakterizuar me burgje politike. Kur them Shqiptaret e kam fjalen per SHQIPTAR te vertete, pasi qe e dime se ka shqiptar dhe SHQIPTAR!
Aktivistit te Levizjes VETEVENDOSJE! Albin Kurti i eshte shtyer paraburgimi politik, ai po mbahet ne burg tashme 35 dite, diten kur i mbushi 30 dite paraburgim, atij i eshte vazhduar mbajtaj ne paraburgim edhe per 60 dite te tjera, lenden e Albinit e ka ne duar nje trup gjykues nderkombetar, me ne krye me Vinod Bolello-n, trup ky i cili qe 8 vite me rradhe eshte marrur me gjykimin dhe denimin e isht ushtareve te UĒK-se, pra ky trup gjykues eshte veqanerisht per tķ denuar luftetaret e paepur te lirise sone, rrjedhimisht keta duan te na e denojne lirine dhe burgosin ate.
Ju ftoj te diskutojme, mendimet tona duhet tķ bazojme ne fakte dhe argumente konkrete, shpresoj ne mirekuptimin tuaj.

www.vudi.multiply.com


Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 74 )
Datotekat e bashkangjitura  FreeAlbinKurti.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
vedat.xh
Postuar nė: 15.03.2007, 17:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007




LIRI ALBINIT DHE PENGJEVE TĖ PROCESEVE PAKETUESE


Ish tė burgosurit politikė nė Kosovė, ashtu si edhe njė numėr gjithnjė e mė i madh i qytetarėve liridashės e paqedashės tė Kosovės, vazhdojnė tė jenė tė shqetėsuar seriozisht me harangėn e planifikuar e tė orkestruar policeske represive e diskredituese gebelsiane tė drejtuar jo vetėm kundėr pjesėmarrėsve nė protestat paqėsore tė shkurtit dhe marsit dhe Albin Kurtit e drejtueseve tjerė tė Lėvizjes “Vetėvendosje, por madje edhe vetė konceptit dhe parimit universal tė Vetėvendosjes.

Duke qenė edhe vetė, pėr njė kohė tė gjatė objekt I formave tė tilla tė presionit e represionit brutal dhe metodave famėzeza tė luftės speciale propagandistike, mashtruese alkimiste e indoktrinuese, ish tė burgosurit politikė kundėrshtojnė me forcė ringjalljen e praktikave dhe metodave tė tilla anakronike dhe kėrkojnė ndėrprerjen e menjėhershme tė kėsaj fushate tė egėr e cila dėmton drejtpėrdrejte jo vet;m imazhin e Kosov;ls se Re por edhe pėrpjekjet pėr ndėrtimin, forcimin dhe anvansimin e unitetit veprues e shtetformues qė aq shumė I duhet sot Kosovės dhe gjithė kombit.

Indinjon dhe iriton veēanėrisht pėrpjekja e orkestruar e ndonjė qatipi altoparlant a ministreci sharlatan pėr tė hedhur baltė mbi figurėn e madhe dhe tė papėrlyeshme politike tė Adem Demaēit, Albin Kurtit dhe shokėve tė tyre dhe nėpėrmjet tyre edhe mbi gjithė armatėn e madhe atdhetare tė ish tė burgosurve politike, atyre qė tretėn jetėn, rininė dhe shėndetin e tyre nėpėr kazamatet e egra serbomėdha. Do tė mund tė konsiderohej edhe si provokim I rėndė e i pagėlltitshėm pėrpjekja e porositur dhe tashmė e institucionalizuar pėr t’i paraqitur ata qė kundėrshtojnė skenarėt dhe kurthet e shovinizmit serbomadh hiē mė pak se njerėz tė Serbisė dhe Beogradit. Do tė mund tė impononte ky provokim edhe pėrgjigjen adekuate sikur tė mos ishte avaz tepėr i tejdukshėm, tepėr i njohur dhe tepėr i diskredituar i kuzhinės tashmė tepėr bajate e kutėrbuese tė UDB- sė rankoviqiane kur spiunėt udbashė kėlthisnin: “kapeni spiunin!” Atėbotė, ose ndonjė fushatė tė mėvonshme tė proceseve kuaziamendamentuese pseudokushtetuese , kz ustallėk i shkollės se UDB-sė e KOS-it edhe mund te gėnjente ndokėnd, por sot ky marifet zor se bind madje edhe vetė anetarėt e familjeve tė veta...Figura e Adem Demaqit , Albin Kurtit dhe tė tjerėve si ata qėndron aq lartė sa nuk e arrin dot asnjė lloj pėshtyme e pėrjargėje.

Prandaj, edhe bėjnė mirė ish tė burgosurit politikė qė nuk merren me gjepura tė tilla duke iu pėrmbajtur motos sė vjetėr: “Ndiq rrugėn tėnde dhe lėri gojėkėqijtė le tė dėrdėllisin...”

Nė vend tė polemikave e konfrotimeve me kalmexhinj e altoparlante te porositur, ish tė burgosurit politikė ftojnė pėr kėndellje, unitet dhe pėrqėndrim nė sfidat e rėnda me te cilat po pėrballet Kosova dhe gjithė kombi.

Nė funksion tė kėtij mobilizimi tė pėrbashkėt shtetformues, Shoqata e Ish tė Burgosurve Politikė kėrkon sėrish dhe me vendosmėri lirimin e pashtyeshėm tė Albin Kurtit dhe veprimtarėve tjerė tė Lėvizjes “Vetėvendosje”. Lirimi i Albin Kurtit ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe lirim i pengjeve tė proceseve tė paketuara.

Shooqata angazhohet pėr hapjen e debatit gjithėpopullor pėr tė ardhmen e Kosovės, parandalimin si tė qasjeve nihiliste e depresive, ashtu edhe marifeteve lustruese e alkimiste dhe nė kėtė mėnyrė konsolidimin e procesit tė zgjidhjes sė drejtė e tė qėndrueshme pėr Kosovėn dhe gjithė Kombin.

Populli i Kosovės ėshtė sovran i fatit tė tij dhe vetėm zgjidhja qė mbėshtetet nė kėtė fakt ėshtė e drejtė, e qėndrueshme dhe perspektive.

Kryesia e zgjeruar e SHBPK-sė

11 mars, 2007 Prishtinė



Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 83 )
Datotekat e bashkangjitura  Mbylle_Goj_n__e_mos_fol___.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio