Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ish-zedhenesit PDSH-se -zedhenes te UEJL-se!!!, universitetet e "depolitizuara"
snajperisti
  Postuar nė: 17.03.2007, 11:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 150
Antari Nr: 6246
Bashkangjitur: 10.03.2007



A duhet te kesh ne CV se ke qene zedhenes i PDSH-se per t'u pranuar si zedhenes i UEJL-se? TURP!!!!
Adelina Marku ishte zedhenese e PDSH-se e me pastaj u be zedhenese e UEJL-se. Tani u shkarkua sepse PDSH-ja "e kurdisi" ta shaj evrodiplomatin Ervan Fueren, nderkohe qe punon si zedhenese ne Universitetin e quajtur te Evropes (Juglindore).
Sa shpresuam se UEJL perfundimisht do te jete universiteti i vetem shqiptar qe do te jete lar kthetrave te politikes, ja turpi i rradhes ne kete universitet: Demush Bajrami, ish zedhenes i PDSH-se do te jete zedhenes i UEJL-se.
Po UEJL eshte shnderruar ne "depo" te kuadrove te deshtuar te PDSH-se, apo te zedhenesve me goje te mbyllur.

Dhe ja absurdi: studentet tane po puaguajne nga afer 2 mije euro ne vit per t'u shkolluar ne kete UEJL, gjoja universitet Evropian. Aty ballafaqohen me berllokun e partive politike, te cilet ne pamundesi te bejne karriere politike, kane blere diploma, tituj magjistri dhe doktori vetem sa per tu punesuar.

Ka nje rast (behet fjale per "profesorin" V.L. te komunikologjise) i cili i ka lene studeimt pergjysme ne Shkup dhe ka shkuar ne Bullgari per te magjitruar dhe doktoruar pa mbaruar ende fakultetin. Kesi kuadrosh ka universiteti i ashtuquajtur UEJL!!!

APEL: PO TE KENI MUNDESI, SHKONI E STUDJONI NE SHKUP, TIRANE, ZAGREB...LONDER...MOS HARXHONI PARA KOT NE UEJL!!!
PM
Top
Studenti_321
Postuar nė: 17.03.2007, 11:34
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 6
Antari Nr: 6384
Bashkangjitur: 17.03.2007



Pershendetje per Ty "Snajperist". Se pari me lejo te ta bej me dije se Snajperin qe e paske ti, nuk qenka asgje tjeter perpos nje revole (pistolet) e mbetur nga Lufta e Pare Boterore.

Paske shkruar vertet nje shkrim interesant, mirepo po ta analizosh me kujdes, asgje nuk shihet me shume perpos nje teme femijesh te klases se pare dhe as qe diskutohet se kete e ka shkruar nje student (nese je student).

Pikesepari duhet ta kesh shume te qarte se PDSH-ja nuk eshte "Deponi" siē e quan ti, qe te shperndaj "depo" ne UEJL, mirepo eshte nje parti politike qe sot na udheheq neve Shqipetareve ne Maqedoni dhe eshte struktur organizative nga e cila vertet kane dale kuadro te mirefillta, dhe zeri i tyre po ndihet kudo.

Se dyti, po te rikujtoj, se personat qe kane qene ne PDSH dhe kane kaluar ne UEJL, te gjithe kane nje karrier te bujshme, te gjithe karakterizohen me talentin e tyre dhe njekohesisht, jane ata te cilet vertet kane bere nje BOOM ne skenen politike, ne skenen kulturore dhe ne skenen edukativo - arsimore.

Te gjithe ata qe kane kaluar neper duart e PDSH-se, jane te gdhendur nga politika misteriozedhe e ndriteshme nga koka e pare ballkanase qe shquhet per politiken e tij, z.Arber Xhaferi.

Si Adelina Marku, si Demush Bajrami shquhen per vlerat qe posedojne, dhe nese ti e mendon te kunderten, ateher mi jep faktet relevante ku ti mendon se ke te drejte. Mirepo jame i bindur 500 % se nuk do mundesh te gjesh asnje fakt me te cilin do ti sulmoje keta dy persona, dy intelektual.

Ty miku im i dashur, askush nuk te detyron qe te vish me dhune te studiosh ne kete Universitet.
Andaj, keshilla ime eshte: Meri te gjitha dokumentat dhe ik, largohu, shko e regjistrohu ne ndonje Universitet tjeter ( nese je per Universitet, mirepo e ndaj mendimin se nuk je per universitet pas ketij shkrimi qe lexova, por je per nje REFRESH te Abetares). Me siguri je nga ata student te cilet vuajn per nje 6-she.

I nderuar, perse nuk po i perkushtohesh mesimit, perse nuk koncentrohesh qe te mesosh, ne vend se te japesh kritika te pabaza.

Te pershendes, shpresoj se do te ndihmoje pak keshilla ime.

Me respekt.
PM
Top
snajperisti
Postuar nė: 17.03.2007, 11:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 150
Antari Nr: 6246
Bashkangjitur: 10.03.2007



I nderuar Studenti_321,

Nuk jam snajperist, por vec nickun e kam vene ashtu (se di pse), andaj nuk ke nevoje te komentosh kete.
Me the se paskam vene nje teme interesante dhe pastaj e vleresosh se eshte teme per femije. Kjo do te thote se ti, me intelekt, qenke femije pasi te qenka dukur interesant kjo tema ime.
Sa per Adelina Markun, e dijme si i ka marre titujt dhe ku i ka marre. Per fat te keq, Maqedonia eshte vend i vogel dhe dihet gjithcka. Per Demush Bajramin e dijne te gjithe se nuk ka te kryer as fakultet (nese nderkohe nuk ka marre diploma apo tituj ne Bullgari, gjithcka e mundshme)!!! Cfare vlerash jane keto, ju lutem! Na ngulfaten keto "vlera"! Sa per fillim keto jane faktet qe t'i sulmoj keto "vlera".


PM
Top
Studenti_321
Postuar nė: 17.03.2007, 12:47
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 6
Antari Nr: 6384
Bashkangjitur: 17.03.2007



I nderuar, une e di qe ti nuk je snajperist dhe te dhash nje koment per kete sepse edhe NICK-u ndonjeher ka rendesin e vet, dhe do te quaja snajperist (ne kuptimin shkencor) vetem ateher kur te kesh shenjestren e sakt se cfar te sulmosh, mirepo, me kete shkrimin tend te tregova se cfar arme ke( Lufta e Pare Boterore) qe do te thote se nuk han BUK sulmi yt.

Dhe me kryesorja eshte se paskam patur te drejte kur te thash se si femijet sillesh, sepse nje student do ta kishte kuptuar shume mire repliken qe ta bera. une ne komentin tim nuk kam e kam pasur karakterin qe te bej amplituda njeher interesante e njeher per femije, por i gjithe komenti ka qene nje kritike te cilen (kot ta paskam shkruar ngase nuk e paske kuptuar). Lexoje edhe njeher dhe do ta kuptosh.

Pasi ti ke shkruar per Adelina Markun se ku i ka mar dhe si i ka mar titujt, une nuk e di se paska mallverzime ketu, ateher pasi ti me bindje te plot po shkruan se i ka mar ne "te zeze" me bind,. Me trego sakt se ku i paska mare dhe ateher une do te terhiqem dhe do te kerkoj falje. Mos te te vije turp ta zbulosh te verteten, por duhet te te vije turp te gjykosh padrejtesisht.

E njejta gje vlen edhe per Demush Bajramin. Mi jep faktet, argumentet, se ku i paskan mare keto diplomat, dhe sa je i sigurt ti per keto se i paskan falso..

Te lutem, mi jep keto te dhena sepse vetem keto te dhena mund te ma rezojne komentin tim, a nese nuk ke te dhena per keto, ateher kerko falje para Zotit dhe falje publike per kete qe ben ti.

Po te pres........
PM
Top
snajperisti
Postuar nė: 21.03.2007, 10:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 150
Antari Nr: 6246
Bashkangjitur: 10.03.2007



I nderuar student_321,

Qe ne fillim te te them se Demush Bajrami nuk ka te kryer fakultet. Adelina Marku ka kryer ashty sic e ka kryer ne Prishtine e me pastaj gjoja u rregjistrua ne Shkup per te magjistruar ne shkencat politike dhe evroitnegrimet. Por, diplomen e ka te marre ne Sofje ( e ka porositur nepermjet internetit).
Dhe, keto mi paraqitni si vlera, i nderuar?!!!
Te vetmen "vlere" qe e kane eshte se kane qene zedhenes te PDSH-se. Ketu nuk ka asgje te keqe sepse PDSH eshte nje parti serioze, sidomos kur kemi parasysh se Arber Xhaferi eshte ne krye. Por, kur behet fjale per nje universitet, e sidomos privat (paguhet 1000 euro semestri), nuk tolerohet qe pensioniste partiake, pa diploma e pa vlera te mirefillta, te behen zedhenes sa mos te lihen ne rruge. Ka plot pune tjera....
PM
Top
Studenti_321
Postuar nė: 21.03.2007, 14:37
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 6
Antari Nr: 6384
Bashkangjitur: 17.03.2007



Pershendetja e rradhes per ju i nderuar.

Fillimisht me lejo te te shpreh kenaqesin time qe po komunikoj me ju.

Labilitet : eshte nje fjale te cilen po ua shfaq juve. Jo per te fyer integritetin tuaj, por iden dhe mendimin tuaj qe iu vjen ne mendje ne nje cast te caktuar. Ne hapjen e temes kur e keni bere, ju i nderuar keni shfytezuar mekanizmin qe kur e ke shar UEJL-ne se bashku me metafor keni shar edhe PDSH.

Ja citati juaj : "Po UEJL eshte shnderruar ne "depo" te kuadrove te deshtuar te PDSH-se, apo te zedhenesve me goje te mbyllur."

Ehhh tash me habit fakti qe ne repliken e fundit qe ke bere e ke lavderuar PDSH-n

ja citati tjeter: "Ketu nuk ka asgje te keqe sepse PDSH eshte nje parti serioze, sidomos kur kemi parasysh se Arber Xhaferi eshte ne krye."

dhe me te vertet kjo eshte nje skene per te qesh.

Keshilla ime e rradhes.. Mos bjer ne kundershtim me fjalet e tua, po analizoj mir fjalet se cfar shkruan. Jo rasyesisht te thash pak me larte se ke disa ide qe te vijne ne mendje ne nje cast te caktuar. Keto ide i nderuar snajperist ti nuk ke aftesi ti udheheqish.. Kur do t'ia arrish ketij qellimi ateher mund te dalesh ne debate publike.. po bile edhe te ofendosh ndonje ne rastin konkret sic eshte Adelina Marku, aftesi e se ciles lavderohen kudo. (ajo qe po thua per diplomimin e Adelines, ty nuk ke asgje te vertet, po te duash, po ta ofroj mundesin qe te takohemi dhe te dy se bashku te shkojm ne zyre te Adelines dhe te bisedojme ne sy te hapur, dhe une do te jem ai i cili do ta udhezoj Adelina Markun qe te na nxjer perpara diplomen bashk me transkripten e notave)

Shume respekte per TY. :
PM
Top
DrinZatriqi
Postuar nė: 21.03.2007, 16:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 92
Antari Nr: 602
Bashkangjitur: 03.04.2006



Tung Snajperist , nashta sje i luftes te 1 boterore po ndoshta lun shume Counter Strike-i me snajp :)

Pasi qe lexova postimin tend te pare, edhe gazeten dje, deshta te tregoj qe kjo fjalia jote "Demush Bajrami, ish zedhenes i PDSH-se do te jete zedhenes i UEJL-se." nuk eshte e vertete, sepse personi ne fjale dje per nje gazete ditore kishte thene qe nuk do ta pranoj nje post te tille, dhe qe nuk din asgje per kete mundesi.

Por, persona si ti ka me triliona , te cilet merren me "kompozimin" e dezinformatave dhe i plasojne ato ne shoqerine tone dhe pastaj vjen situata deri ketu.

Kurse, sa i perket asaj qe individ te cilet kane qene zedhenes ne PDSH e tashme jane ose mund te jane zedhenes te UEJL-se , aty une nuk shoh asgje te keqe.

Ne te gjitha Universitetet me prestigjioze te botes, nje perqindje shume e madhe e profesoreve apo ligjeruesve kane patur te kaluar politike dhe ende mirren me politike.

Te kisha keshilluar qe te mos etiketosh dhe njollosesh jo vetem Adelina Markun apo Demush Bajramin por askend tjeter, sepse eshte e veshtire te gjendet nje zedheneze e kompletuar ne cdo aspekt si Adelina Marku, qofte ne veshje, gjuhe te huaja, veshje, pamje te jashtme, oratori , mencuri, intelekt etj. Te gjitha keto tipare jane shume te rendesishme per nje zedhenes profesional.

Dhe jam i bindur se po te behej nje sondazh per ligjeruesit me te mire ne te gjitha aspektet, kur Adelina Marku ishte ligjeruese, ajo do te fitonte mbi 50% te sondazhit.

Kurse, sa i perket shkrimit te saj ne gazete, ato kritika fueres ja ka dhene personalisht e jo ne emer te UEJL-se, dhe me duket shume absurd fakti, qe ajo te suspendohet nga puna , kur e dijme qe liria e shprehjes i lejon ato kudo ne bote.

Ksaj nuk i thojne demokraci po komunizem , se ne koherat e komunizmit nese e ki kritiku dikend qe "nuk duhet" e ki humbur punen, ndoshta edhe kulmin mbi koke , besa besa edhe je burgos, edhe kjo cka ka ndodhur me Adelina Markun eshte nje model i perafert me ato kohera.

Per Demush Bajramin nuk mund te jap komente sepse nuk e njoh dhe nuk di asgje,
keshtu qe edhe ty te sygjeroj qe mos te japesh konkludime pa i pasur te gjitha faktet "mbi tavoline".

Edhe per fund mund te them, se mundesh me u regjistru me emrin dhe mbiemrin tend dhe ti akuzosh e njollosesh te tjeret si burrat e jo te fshehesh me nofka.


----------------------------------------
My door is alwayz open, feel free to leave!
PMIntegrity Messenger IMMSN
Top
eminenca
Postuar nė: 21.03.2007, 17:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 237
Antari Nr: 5473
Bashkangjitur: 27.01.2007



Snajperist , me duket se dylbinė e ke te prishur , apo nishanin me defekt !

ADELINA MARKU ėshtė me profesion MJEKE , ka diplomu ne vitin 1997 ne Tirane , me note mesatare shume te larte ( Besom: pa internet )
sikur 10 % e femrave shqiptare te kishin: pergaditjen profesionale, intelektin, aftesine organizative, komunikative , bukurine dhe sharmin e ADELINA MARKUT

Shqipėria do te ishte 5 here me e forte se Izraeli !

Dil ndonje here nga selia yte partiake ne recice te vogel, dhe shijoje bukurine pranverore te Tetovės


----------------------------------------
Po Te isha normal , do Te cmendesha!
PM
Top
sekret-84
Postuar nė: 21.03.2007, 19:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 439
Antari Nr: 5950
Bashkangjitur: 19.02.2007



hajtper hajr qoft si dikur te BDI-sė sot te PDSH po fusin njerez te vet dhe aktivistet,ne bote ka simpatizues,votues aktivist dhe antare ketu mos me qen aktivist ose antare mbetesh pa pune me fmite te shpia me detyra shtepie rofshin en nja 1000vjet THAēI E AHMETI LE TLUJN ME NE
ROFSHIM EN NE ME TA
PM
Top
arniti
Postuar nė: 22.03.2007, 00:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 184
Antari Nr: 4622
Bashkangjitur: 12.12.2006



Snajperisti mire tha ki DrinZatriqi ti ke mbet vetem ME B 46 , dhe tani mundohesh te thuash diēka te ofendosh dike, te jesh zedhenes i ndonje partie politike do te thote qe je i afte per dicka, dhe pse po thoni ja lki eshte PDSH dhe ja e mori kete post ne UEJL apo ki este BDI e mori kete poste ne UEJL apo USHT.

Te permendim disa politikan dhe ish politikan qe tani jane ligjerues neper universitete atyre nuk mundim tua ndalojme qe te mos meren me politike apo te mos ligjerojne neper Universitete ajo eshte e drejta e tyre dhe se ate qe meren me politke dhe ligjerues mendoj se jane njerez shume te afte.

keta jane ne UEJL -

Teuta Arifi - BDI -
Dekani i fakultetit Pedagogjik,
Dr. Teuta Arifi

Ish kryetari i komunes se Tetoves - PDSH
Drejtor i Studimeve Postdiplomike
Dr. Murtezan Ismaili

ISh deputet i - PDSH
Pro-Rektor pėr ēėshtje akademike,
Dr. Zamir Dika





PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio