Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Gazetarėt nuk kėrkojnė parajsė
r.mislimi
Postuar nė: 17.03.2007, 16:26
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



IMAZH I TURBULLT

Gazetarėt nuk kėrkojnė parajsė

Gazetarėt e Maqedonisė, janė i vetmi komunitet i cili nuk kujdeset pėr vetveten dhe fatkeqėsisht, si duket ne jemi duke besuar nė pavdekėsi

HALIT AJDINI

Gazetari ėshtė i vetmi person i cili kur merr lapsin tė shkruajė, nuk beson nė pavdekėsi. Gazetaria ėshtė art i tė shkruarit shpejt e shpejtė. I kemi parasysh kėto dy vlerėsime nga njerėz tė mėdhenj pėr gazetarėt dhe gazetarinė, ne gazetarėt e Maqedonisė? Pėrgjigjja ėshtė definitivisht jo. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se njeriu nuk duhet tė jetė kurrė aq i zėnė, sa mos tė ketė kohė tė mendojė. Ky komunitet i cili mban pėrgjegjėsi pėr ēdo gjė qė ndodh natėn dhe ditėn, pėr ēdo person publik dhe tė rėndomtė, pėr kafshėt dhe shpezėt, nuk mban llogari pėr vetveten.

Sė pari problemet tona, e pastaj tė botės

Askush nuk mund tė gėnjejė vetveten se duke pasur probleme personale tė pazgjidhura, mund tė zgjidhė problemet e botės. Sa probleme tė pazgjidhura kanė gazetarėt nė Maqedoni, ndėrsa nė anėn tjetėr pretendojmė se do tė mund tė zgjidhim problemet e tė tjerėve. Gazetarėt qė punojnė nė media, fatkeqėsisht nuk arrijnė tė krijojnė njė institucion, i cili do tė kujdeset pėr vetė gazetarėt. Mungesa e njė sindikate, njė institucion i cili ėshtė mė se i nevojshme pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe liritė dhe ēdo gjė tjetėr qė ka tė bėjė me kėtė profesion, tregon njė neglizhencė tė madhe nga tė gjithė ne, tė cilėt kemi shumė mend pėr gjithė dynjanė, ndėrsa fatkeqėsisht nuk bėjmė asgjė pėr tė drejtat tona si gazetarė. Nė Maqedoni ka shumė persona qė kanė profesion gazetarinė.
Ēdo ditė mbahen seminare se si duhet tė jenė gazetarėt objektivė, se si duhet tė shkruhet dhe tė mos shkruhet, dhe disa herė pėr tė drejtat tona, mirėpo ja nė kėta 15 vjet pluralizėm, ēdo komunitet ka arritur tė krijojė njė institucion legjitim dhe legal pėr tė mbrojtur interesat e tyre, ndėrsa gazetarėt nuk ēajnė rrugė. Gazetarėt e Maqedonisė janė i vetmi komunitet i cili nuk kujdeset pėr vetveten dhe fatkeqėsisht, si duket ne jemi duke besuar nė pavdekėsi. Mungesa e njė sindikatė pėr mbrojtjen e gazetarėve nė Maqedoni, jep mundėsi pėr degradimin e dinjiteti tė gazetarit.
Koha ėshtė xhelati pėr njė gazetar. Ai s’ka kohė pėr tė humbur. Ai ėshtė 24 orė nė punė. Ėshtė i vetmi person i cili nuk mbyll kohėn e punės nė momentin qė mbyllet gazeta ose pėrfundojnė edicionet e lajmeve. Nė bazė tė statistikave ndėrkombėtare, gazetarėt jetojnė mesatarisht 54 vjet. Njė sindikatė e mirėfilltė e gazetarėve, pėrveē tė drejtave tona, do tė kishte si prioritet pėrpilimin e njė ligji me tė cilin do tė mundėsohej stazh i beneficuar, siē kanė policėt dhe ushtarėt. Gazetaria ėshtė njė profesion i cili thjeshtė tė harxhon. Njė fenomen tjetėr qė ėshtė karekteristikė pėr gazetarėt ėshtė mungesa e guximit pėr tė luftuar pėr tė drejat e tyre nė mediumet qė punojnė dhe ngushllimin e vetėm e gjejnė duke ikur nga njėri medium te tjetri, qė do tė thotė ikje prej shiut nė breshėr. Problemet janė ēdo kundė, mirpo nėse nuk fillojmė ti zgjidhim vetė, mjerė ne.

Ose vetė, ose kėnga e vjetėr

Por, si ėshtė gjendja reale e kolegėve tanė nė shtetet e rajonit? Edhe kolegėt tanė qė punojnė nė njė shtet i cili tani pėr tani ėshtė ndėr shtetet mė tė izoluara nė rajon, Serbia, kanė statusin shumė mė tė pėrshtatshėm se ne nė Maqedoni. Shoqata e Gazetarėve tė Serbisė dhe sindikata e tyre tė drejtat i kanė harruar ka njė kohė, ndėrsa para njė muaji ka ndėrtuar njė ndėrtesė pėr banim pėr anėtarėt e saj qė kanė nevojė. Deri tani, gazetarėt nė Maqedoni kanė krijuar disa shoqata gazetarėsh, tė cilat fatkeqėsisht nuk kanė fuqinė e daljes nė krah gazetarėve dhe nė tė shumtėn e rasteve tė drejtat e gazetarėve, i “mbrojnė” vetėm me dhėnien e deklaratave. Nė bisedat e pėrditshme nė mes kolegėve nga tė gjithė mediumet, krijimi i njė sindikate nuk kontestohet dhe shumica mendojnė se njė institucion i tillė ėshtė mė shumė i nevojshėm se teksti i ditės qė duhet tė shkruhet, mirėpo ja qė ēdo gjė mbetet vetėm muhabet kafesh. Sindikatat nuk do tė krijojė parajsėn pėr gazetarėt, mirėpo do tė mundėsojė qė si tė gjithė tė tjerėt tė kenė njė institucion i cili do tė kujdeset pėr kėtė komunitet i cili ėshtė i angazhuar 24 orė.
Kjo kategori e njerėzve, pra gazetarėve, tė cilėt shpesh e fusin kokėn, ku tė tjerėt as qė mund ta paramendojnė, megjithatė janė kategoria mė e lėnė anash. Kjo mbi tė gjitha me vetė fajin e gazetarėve, tė cilėt me gjasė presim qė tė tjerėt tė na i rregullojnė punėt. Ndėrkaq, ata tė tjerėt qė moti i gėzojnė tė drejtat e tyre institucionale.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio