Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> GAFET E POLITIKES SHQIPTARE NE MAQEDONI
INDEXI
Postuar nė: 21.03.2007, 00:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Gafet e politikes Shqiptare ne Maqedoni
Hamdi Nuhiju

Maqedonia ne karamboll… Eshte nje shpate me dy teha qe prźt dhe behet e mpreht , orienton gjendjen e status quo ne enderren vetjake. Kam ra ne hall me definimet , permendi termin enderr , ne fakt flas per nje sindrom , orientohem ne nje mendim politik fluturoj ne ekonomi. Nuk isha i tille derisa nuk mendoja mbi Maqedonine !! E tille eshte kjo folje e cila te lene pa fjale , hudhedh ne uragan si plagjiaturist e kendej fshehes pas politikes ditore si nje analist … Nuk ka sinqeritet me ne pune , ka dalur jashte perdorimit ky term kaq magjik dhe i vjeter sa vet bota. Fillova ta kerkoj rruges , ne shtepi , ne fakultet , ne xhami , ne sallat sportive , ne media , sedi ku eshte fshehur??? Kam filluar te frikohem nga vetvetja , mos ndoshta duke sulmuar sindromet po shenderrohem vet ne sindrom , apo ndoshta mos po kycem ne uraganin e kryengritesit te pangopur. Nuk eshte aspak e vertet se shekulli ku po jetojme eshte shekull i zhvillimit , i teknologjise dhe i ngritjes se vetedijes shoqerore. Sikur te ishte e vertet pse sot miliona njerez jetojne ne varferi , ndodhin me qindra vetvrasje ne dite , e politikanet tane sjellen e peshtjellen vetem ne hormone???
Njeriu kur fillon ta mbivleresoj vetveten i duken njerezit tjere sikur rruge neper te cilet duhet te kalohet me nje shpejtesi si ne autostraden Kumanove-Shkup. Mu ne ato caste lind xhelozia e sakrifikimit , inati i beses , dhe shkaterrimi i ketyre dyjave ne spektrin e gjerave démodé ne shekullin qe po frymojme. Besojme se jetojme ne shekullin e teknologjise ne fakt xhelozojme mbi oratorine e mushkrive te Mekkes , si duket kemi nevoje per edukim ne shkreterire si beduin. Nuk ka freski , mesim e dituri mbi politiken shqiptare ne Maqedoni. Per cdo dite ndegjojme gafe , muhabete e te shara qe si ben dot nje njeri i rritur dhe edukuar ne Sahara . Nuk ia vlejne 1000 libra ne kry sa nje veper e bere si miresi ne shoqeri… E as 1000 gafe nuk jane gje , kane qene dhe do te mbesin si te tilla perderisa me timonin te udheheq ai shoferi adekuat per te. Jam i mire me ty dhe per ty vetem ne kohen e zgjedhjeve , me ledhaton me pickellon , bile bile edhe gabimet e mia jane shenjteri per ty. Ne shenjtoret e zgjedhjeve sikur te kishim jeten pak me te gjate sesa na servojne keto “ Zoterat e Babilonise” do te ishim ne gara me popujt e civilizuar. Nuk do te kishim nevoje te vrapojme per meshire ne Oksident , por ne do t`i ofronim meshire dhe miresi. E nje dite Abdi Baleta tha:” Vetem nacionalizmi e mbron popullin shqiptar nga shkaterrimi…” pas kesaj fjalie njerezit do me injorojne dhe do mendojne se nxisi percarje ne procesin e bashkejeteses ne mes dy etniteteve me te medha ne Maqedoni. Nuk mendoj ne ate nacionalizem qe mendojne ato. Nacionalizmi nga prizmi im eshte ajo dukuri ku politikanet tane do te flasin me pak dhe do veprojne me shume , do investojne ne ekonomi njejte si per shqiptar ashtu edhe per te tjere , do ndertojne institute e fakultete per te gjithe njejte pa dallime nacionale. Ky eshte nacionalizmi im i fshehur brenda ne unin tim te rritur dhe edukuar ne besim. Kur politikanet tane do te vetedijesohen qe per postet qe nuk jane te afte t`i perballojne te ofrojne solucione nga partia shqiptare ne opozite??? E gjithe “bota “ka thene se problemi me i madh ne mesin e shume problemeve ne Maqedoni eshte korrupcioni , ne fakt nuk eshte ai problem me i madhi. Nje nder problemet eshte edhe besimi , vetedija e ulet politike dhe pangopshmeria e epshit te garnitures politike shqiptare.
E nje dite patrioti shqiptar Mulla Idriz Gjilani pate thene:” Liria e vatanit nuk fitohet me parti e tarafe, e as me te pa fe dhe shkije veshur shqiptarēe “ .
Cuditerisht kjo garniture politike ne asnje sekuence shkollimin e saj nuk e ka te lidhur me politiken , ok ne politik ka nevoje per : ekonomist , jurist , sociolog , por politika ka nevoje edhe per politikan !!! Deshtimi i shqiptareve ne aspektin politik ne Maqedoni qendron ne aspektin e mostrajnimit te politikaneve te rinje. Pa veshtroni pak partite maqedone se sa i kushtojne rendesi forumeve rinore brenda partive te tyre?! Ndersa partite shqiptare ne Maqedoni formojne forume rinore vetem sa per te fituar zgjedhjet neper fakultete e per ta ruajtur masken e tyre politike ne vatrat e diturise.
Per ne fund shpresoje se do te ndalen gafet , se jemi mbushur me to…
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio