Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> PUBLICITETI NE FUNKSION TE POLITIKES NE MAQEDONI
INDEXI
Postuar nė: 26.03.2007, 08:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



PUBLICITETI NE FUNKSION TE POLITIKES NE MAQEDONI




Hamdi Nuhiju

Ėshtė e qartė se njerėzit jetojnė me brengat , vėshtirėsitė dhe ėndėrrat e tyre jetėsore. Kėto brenga dhe ėndėrra tė njerėzve pasqyrohen nė ndjenjat e tyre , jetėn , modusin dhe sensin e tyre tė pėrditshėm. Egoja e njeriut gjithmonė kėrkon qė ta avancojė veten para tė tjerėve duke mos pyetur pėr asnjė mjet drejtė arritjes sė qėllimeve tė tij. Pėrdorė tė gjitha rrugėt e mundshme dhe tė pamundshme pėr tė arritur deri tek qėllimi i tij final , avancimi i vetvetes para tė tjerėve. Ky mendim ose ky koncept nė teorinė ekonomike njihet me emrin publicitet. Ekonomistėt do tė mė akuzonin pėr ngushtimin e kėtij termi kaq tė gjėrė , nė fakt edhe do tė kishin tė drejtė nė njė veprim tė tillė. Por , nė ditėt qė po jetojmė ėshtė bėrė shumė vėshtirė tė dallojmė politikėn prej ekonomisė dhe t`i ndajmė ato nė dysh. Ekonomistėt e ditėve tona po shfrytėzojnė politikėn pėr tė mos paguar tatime shtetit , pėr tė fituar tenderet e ndryshme , ndėrkaq politikanėt nė kėtė lojė diplomatike po rrisin saldot e tyre pozitive nė bankat e Zvicrrės. Kjo ėshtė njė sekuencė e gjendjes reale gjatė kėtyre muajve nė Maqedoni. Nuk besoj se para kėsaj periudhe ka pasur aq shumė hov tė madh publiciteti i veprimtarisė Qeverisė aktuale pėrballė votuesve tė saj. Nė fakultet mėsojmė se jemi shumė larg jetėsimit tė strategjisė marketing dhe aplikimit tė kėsaj shkence nė shoqėrinė tonė ,kjo shkencė vecse ėshtė nė pah nga ana e kėsaj garniture politike. Nuk pajtohem deri nė fund se “ shkenca “ ėshtė nė pah nga kjo garnitur politike sepse njėra prej qėllimeve kryesore tė marketingut ėshtė edhe kėnaqja e nevojave tė konsumatorėve. Kėtu ndodh e kundėrta , nuk arrihet deri te kėnaqja e nevojave tė qytetarėve tė Maqedonisė , por prishja e harmonisė, qetėsisė , rehatisė dhe zhvillimi i papunsisė nė vend. Ju prap mund tė mė akuzoni pėr shpifje , sepse kjo Qeveri uli shkallėn e tvsh , reklamoi Maqedoninė nė mediumet mė prestigjioze nė botė e kutadi cka. Nė fakt ndodhė e kundėrta e kėtyre gjėrave. Kjo garnitur lavdėrohet me politikėn e saj drejtė thithjes sė investitorėve tė huaj. Po pse atėhere biznismenėt turq qė para disa javėsh kishin njė projekt pėr ndėrtimin e njė spitali modern nė Shkup nė vlerė miliona eurosh nuk gjetėn pėrkrahje nga kjo Qeveri?
Ėshtė shumė lehtė ta shfrytėzosh publicitetin afėr vetvetes dhe nė dobi tėnden, por ėshtė shumė e rėndė me kėtė publicitet ta bindish popullin e papunė se punoni nė dobi tė tyre. Ju thyesit e ėndėrrės sė pjesės mė vitale tė shoqėrisė ju lutem mos predikoni atė qė vet nuk e veproni se ėshtė shumė e urrejtur tė thuhet ajo qė nuk veprohet. Pėr njė drekė tė kryeministrit me njė koleg tė tij duhet tė izolohet njė lagje komplet nė Shkup !!! Kjo ėshtė logjika e juaj tė nderuar. Ta bllokoni parlamentin me njė numėr tė madh amandamendesh qė pėr nga vlera nuk janė tė njejtė me proceset ekonomike , tė coheni kundėr marrėveshjes sė Ohrit kur nė parlament nuk lejoni tė flitet nė gjuhėn shqipe , ju jeni ata proletarėt e kėtij shekulli. E kėndej mundoheni ta mashtroni popullin me servimin e kulturės greke nė Maqedoni , duke ndėrtuar putat e grekėve nė objektin e Qeverisė. Si mund tė lavdėroheni me proceset qė bėni ju , kur populli grek janė i vetmi popull qė nuk ju njohin me gjuhėn zyrtare ju coheni e si dhurat pėr to dekoroni objektin e Qeverisė me putat e tyre. Kėndej Shqipėria ishte njėri ndėr vendet e para nė botė qė Maqedoninė njohu si shtet tė pavarur dhe sovran , ndėrsa pėr kulturėn e pėrbashkėt nė Kalanė e Shkupit pėrjashtohet mundėsia e pjesėmarrjes sė arkeologėve nga Shqipėria dhe Kosova. A drejtėsi dhe progres ėshtė kjo???
Publiciteti ėshtė njė mjet i mirė pėr tė fshehur dhe servuar duart e gjata tė Qeverisė sė Maqedonisė. Ato pėrmes kėtij publiciteti mundohen tė bindin masėn e gjėrė popullore se bėjnė dic. Nė fakt , ato bėjnė vetėm llafe dhe harxhojnė buxhetin e Republikės sė Maqedonisė , tjetėr gjė nuk pash qė bėjnė. Ju atdhetarėt e mėdhenjė tė Maqedonisė mendoni pak edhe pėr atė pjesė tė shoqėrisė qė ėshtė shumicė dhe qė ju zgjedhi nė fronin e kėtij vendi. Se vet Cadajevi ka thėnė: “ Mė e mrekullueshme se dashuria pėr Atdheun ėshtė dashuria pėr tė Vėrtetėn...” Njė ditė do tė ndėshkoheni nga kjo e vėrtetė dhe do t`iu zyhet fryma e nuk do tė keni rrugėdalje tjetėr pėrvecse gjygjit tė jetės. ...
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio