Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> MBIJETESA SA ME E GJATE NE TREG ...
INDEXI
Postuar nė: 26.03.2007, 08:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Mbijetesa sa mė e gjatė nė treg , njė logjikė e palogjikshme! !!





Hamdi Nuhiju

Njeriu ėshtė i prirur qė tė kėrkojė tė vėrtetėn , tė hulumtoj , gjurmojė dhe nė fund tė vijė nė konstatim tė pastėrt dhe tė qartė. Ky konstatim do tė arrihej vetėm me njė statisfaksion tė kėndshėm dhe tė realtė nė botėn e objektivitetit dhe nė arritjen e kėnaqėsisė sė atij unit tė kontrolluar nė mėnyrė strikte nga ana e Mbykqyrėsit tė Gjithėdijshėm. Por , gjatė historisė ai u dėshmua si njė gėrryes i sfidave reale dhe dalje jashtė rruge e shoqėrie. Disa kėtė dalje e quanin si devijim , e disa e konsideronin si njė tė metė gjatė krijimit , nė fakt Zoti krijoi krijesat e tij pa asnjė tė metė nė krijim e vecanėrisht qenien e njohur dhe tė privilegjuar mbi qeniet tjera – njeriun... Njeriu ėshtė ai qė shpiki ekonominė , vėndoi rregulla , parime dhe kodekse nė bazė tė tė cilave duhet tė sjellet nė treg. Por , njeriu si njeriu , njė qenie e krijuar me plot gabime nė rruzullin tokėsor. Ai krijoi sisteme pėr ta lehtėsuar jetėn e tij nė rruzullin tokėsor. Kėto sisteme ishin tė njohura pėr nga karakteristikat e tyre tė veēanta qė ekzistonin nė shoqėri. Tė gjitha kėto sisteme kishin njė qėllim tė vetėm shfrytėzimin e njeriut pėr njeriun , vėnien e bazamenteve tė forta tė robėrimit nė shoqėri. Gjatė historisė njeriu u shėndėrrua nė kafshė dhe filloi ta harroj qėllimin e ekzistencės sė tij nė kėtė jetė. Sensi i humorit tė tij u shėndėrrua nė njė shpirt kapitalisti i cili ka derte e halle pėr tė ardhmen e tij dhe tė familjes sė tij. Edhe nė kohėn e Faraonit ekzistonte ai shpirt egocentrizmi i mbjellur nė rrėnjėt e qenies njerėzore. Gjithmonė pritej nė piedestal ai qė shfrytėzon dhe i shfrytėzuari ndjeheshe i kobshėm pėr ardhmėrinė. Jeta thjeshtė u shėndėrrua nė luftė ndėrmjet klasave ku fiton mė i forti dhe humb mė i dobti. E gjithė kjo e bazuar nė teorinė e evolucionit ku Robert Rait pėr tė thotė:
" Teoria evolucioniste , nė fund tė fundit , ka njė histori tė gjatė e mjaft
tė ndyrė nė zbatimin praktik tė saj nė cėshtjet njerėzore. Pasi u pėrzie
me filozofinė politike nė mbarim tė shekullit XIX , pėr tė formuar
ideologjinė e njohur si " Darvinizmi Social" , ajo u shėndėrrua nė lodėr
nė duart e racistėve , fashistėve dhe kapitalistėve tė pashpirt."
( shih librin : Fatkeqėsit qė solli Darvinizmi pėr Njerėzimin , Harun Jahja, Shkup 2003 , f.6-7)
Ky analistė i kėsaj teorie me tė vėrtetė na qartėson disa elemente tė temės sonė. Njeriu i shekullit qė po jetojmė thekson vazhdimisht se teoria e evolucionit ėshtė zhdukur dhe nuk ekziston mė nė shoqėrinė njerėzore. Ato bazohen nė ndėrrimin e sistemeve , nė industrializimin e ekonomisė , krijimin e teorive tė reja tė ekonomisė sė tregut etj. Nė fakt , evolucionin e hasim pėr cdo ditė nė cdo pore tė jetės. Cdo sekuencė e pasqyruar nė termat e ekonomisė sė tregut fshehet pas duarve tė fshehta tė Ekonomisė ( shih, A.Smith , Bogastvoto Na Narodite 1 , Shtrk , Skopje 1997) . Kėto duar tė pėrlyera me gjak dhe me kanibalizėm dėftojnė pėr fytyrėn e vėrtetė tė evolucionit nė shekullin qė po jetojmė. Teoricientėt e shumtė tė shekullit qė po jetojmė tė gjitha teoritė e tyre kanė arritur qė t`i pėrshtasin mbi baza ekonomike dhe kanė harruar tė gjitha segmentet tjera tė shoqėrisė.
" Kur themi se ato hiporbelizojnė faktorin material – ekonomik dhe
e bėjnė atė bazė tė cdo gjėje , kjo do tė thotė nga njėra anė se
ato minimizojnė rrolin e vlerave tė tjera jomatriale dhe nuk i japin
atyre vendin e pėrshtatshėm. Nga ana tjetėr ato i konsiderojnė ato
tė rrjedhura nga vlerat materiale dhe pasojė tė tyre. "
( shih : Bota nė Fokusin Islam , Muhamed Kutub , Tiranė 2006 , f.233)
Ky shpjegim i arritur nga ana e matrialistėve se cdo gjė ėshtė materia dhe se morali varet direkt prej faktorėve ekonomiko-shoqė ror nxiti mė mijėra luftėra nė rruzullin tokėsor. Kjo logjik e cila pėr cdo ditė i servohet cdo studenti nė fakultet nuk ėshtė e " shėndetshme" pėr trurin dhe trupin e njeriut tė njomė. Ai bombardohet nga ide tė kėtilla dhe ja rruga e devijimit , humb shpresat pėr jetė dhe nga njė mik i shoqėrisė krijon njė absorbues tė pasurisė sė saj. Shoqėria nuk ka nevojė pėr njė kapitalist plus nė rrethin e saj ku interesi vetjak ėshtė mbi tė gjitha dhe se logjika e mbijetesės mė tė gjatė nė treg justifikon cdo armė gjatė arritjes deri tek qėllimi. Shoqėria ka nevojė pėr pėrmirėsues tė saj dhe jo pėr shkatėrrues , ka nevojė pėr njė konsekuencė vlerash dhe modulesh.
" Problemi i ynė i sotėm nuk ėshtė tė sigurojmė zbatimin
e pėrshtatshmėrisė , por ėshtė fakti qė jemi tė kėrcėnuar
nga njė tejkalim pėrshtatshmėrie. Problemi ynė ėshtė tė
nxisim shumėllojshmėrinė , dhe sistemi alternativ do ta bėnte
kėtė me mė shumė efektivitet se njė sistem shtetėror shkollimi."
( shih: Kapitalizmi dhe Liria , Milton Friedman , Tiranė 2000 , f.109)
Ėshtė fakt i vėrtet realizimi i kėsaj pėrshtatshmėrie nė shoqėritė moderne ku edhe po frymojmė. Modernizimi i industrisė , automatizimi i prodhimit , e hudhi jashtė loje qenien e quajtur njeri dhe e shėndėrroi prej qenies mė tė dobishme nė njė qenie " tepricė teknologjike" ku tė pasurit duhet tė kujdesen pėr to duke ua hudhur njė copė mishi atyre si njė grumbulli qenėsh. Kėto koncepte e robėruan njeriun e lirė , e shėndėrruan nė njė homo ekonomikus ku qėllimi primar i tij do tė jetė ekzistenca nė kėtė jetė tė pėrhershme sipas tyre. Tė lidhėsh njeriun pėr shtetin nė modelin perėndimor don tė thotė ta robėrosh atė dhe tė mos e lėsh tė ngritet asnjėherė. Ėshtė njejtė sikur rasti i pretendimeve greke nė Shqipėri. Nė trazirat e vitit 1997 Shqipėria gati u shkatėrrua totalisht nė tė gjitha aspektet. Mekanizmi i parė i shfrytėzuar nė sjelljen e kėtij shkatėrrimi ishte sjellja e ligjit mbi ndarjen e pronave. Ky ligj mundėsoi skemat piramidale nė Shqipėri ku mashtroi mė mijėra shqiptar nė Republikėn e Shqipėrisė. S`ka dyshim se rrolin kryesor nė kėtė lojė tė fėlliqur e kishte Greqia pėrmes agjentėve tė saj tė fshehtė nė Shqipėri. Pas grusht-shtetit tė vitit 1997 kur edhe u ndėrrua qeveria , ishte mu Greqia ajo qė e para i doli nė ndihmė Shqipėrisė duke u dhėnė kredite me kamata marramendėse. E shqiptarit tė shkretė iu shkatėrrua e tėrė pasuria e tij nga ana e Greqisė , ai prap detyrohet tė hyjė borxhe tė thella tek fqinji i tij greku. Dhe ky projekt i paramenduar mirė ėshtė pikėrisht pėr shkatėrrimin e Shqipėrisė qė ajo kurrė tė mos ngritet nė kėmbėt e veta. ( shih: Vetėm Nacionalizmi Shpėton Kombin Shqiptar , Abdi Baleta, Bajram Kabashi , Tiranė 2005) Ėshtė njė shembull mjaft ideal i shpjegimit tė temės sonė. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e kėsaj logjike.
"Pikėpamjet ideologjike mbi lidhjen e individit me shtetin ndikojnė nė pikėpamjet mbi mėnyrėn e funksionimit tė qeverisė nė sferėn ekonomike. " ( shih ; Financa Publike ,
Harvey S. Rosen , Tiranė 2003 , f.5)
Njė ideologji e kėtillė prodhon efekte negative nė shoqėrinė njerėzore. Une di se shteti duhet tė funksionojė dhe tė mbahet nga ana e individit , por jo nė mėnyrė tė padrejtė dhe tė skurpullt. Individi duhet tė jetė i kujdesshėm ndaj shtetit , njėashtu edhe shteti duhet tė kujdeset pėr individin , duke krijuar njė individ tė mirė dhe tė dobishėm pėr shoqėrinė. Nuk ka nevojė shteti pėr vendosjen e taksave tė rėnda pėr individin qė nuk mundet t`i mbaj , por as individi nuk duhet tė kursej kur ėshtė nė pyetje shteti , poqese ka mundėsi tė mos kursej nė atė masė qė duhet.
" Forcat mbizotėruese tė shoqėrisė kapitaliste , sundojnė nė mėnyrė indirekte edhe me shtetin. Madje , kohė pas kohe , sic shprehet Marksi , shteti bėhet mjet i plaēkitjes nė duart e klasės sunduese. Edhe pse kjo tezė nuk mund tė pėrgjithėsohet pėr tė gjitha shoqėritė e kaluara , mund tė thuhet lirisht se funksioni i shtetit , nė shumė shoqėri kapitaliste tė shekullit XX , ėshtė i tillė. Ky gjykim ėshtė i drejtė sidomos pėr shekullin XX , kur kapitalizmi e formoi tregun sipas ligjeve tė veta dhe kur kundėrshtitė e tij tė brendshme i shmangte me anė tė eksportit tė mbiprodhimit. " ( shih ; Koncepte dhe sisteme bashkėkohore , Ali Bullac, Shkup , 2005 , f.75)
Pėr nė fund mund tė konstatojmė se logjika e mbijetesės mė tė gjatė nė treg justifikon tė gjitha armėt e mundshme pėr mbijetes . E nga njerėzit e edukuar dhe tė moralshėm shėndėrron poltron dhe egoist qė hajnė njėri tjetrin. Njeriu duhet tė rritet nė frymėn e tė vėrtetės dhe realitetit. Shoqėria duhet tė mundohet tė krijoj njerėz tė vlerave. Njerėz tė tillė tė cilėt kur do tė dalin tė blejnė dic nė treg , ai shitėsi do t`i thotė : shko tek konkurrenti im bleje kėtė send se unė mjaft sot kam shitur. Kjo ėshtė logjika e njerėzve tė mėdhenjė dhe pėrshtatshmėria e progresit tė shoqėrisė. E ky konkurrenti tjetėr i cili do tė pėrfitoj nga ky konsumator i fituar nė mėnyrė tė ndershme dhe vėllazėrore, kur tė furnizohet me mall tė mos kėrkojė nga furnizuesi tė pamundurėn , por tė marrė vetėm atė qė i takon dhe ta largojė atė qė nuk ėshtė e tij.







Literatura:
Harvey S. Rosen , Financa Publike , Tiranė 2003
Milton Friedman , Kapitalizmi dhe Liria , Tiranė , 2000
Muhamed Kutub , Bota nė fokusin Islam , Tiranė , 2006
Harun Jahja , Fatkeqėsitė qė Solli Darvinizmi pėr Njerėzimin , Tiranė 2003
Adam Smit , Bogatstvoto na Narodite , Tom 1 , Skopje 1997
Abdi Baleta , Bajram Kabashi , Nacionalizmi e Shpėton Kombin Shqiptar , Tiranė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio