Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> DĖshiron TĖ BĖhesh Gazetar?
r.mislimi
Postuar nė: 30.03.2007, 19:20
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004




HYRJE NĖ GAZETARI

Salajdin Salihu


DĖSHIRON TĖ BĖHESH GAZETAR?


Shumė tė rinj ėndėrrojnė qė tė jenė gazetarė, sepse e konsiderojnė gazetarinė njė mundėsi pėr udhėtime, pėr t’u njohur me njerėz tė rėndėsishėm etj. Megjithatė, gazetaria ėshtė mė shumė se kaq. Kur gjatė pasditeve “bota normale” kryen orarin e punės dhe ēlodhet, gazetari mendon pėr ditėn tjetėr. Gazetari nuk ka pushim... Gazetari gjithnjė ėshtė nė luftė me kohėn.
Gazetari shkruan nėn presionin e afateve, nėn stres. Fleta e bardhė ose monitori shpesh i duken sikurse Napolonit i dukej Vaterlo, ku u zhvillua beteja aq e pėrfolur. Ndryshe nga shkrimtari, qė shkruan nė qetėsi, gazetari shkruan nėn presion tė kohės. “Shkrimtari shkruan pėr dhjetėvjeēarėt dhe shekujt”, kurse gazetari shkruan “mbi ditėt dhe javėt”. Lajmi i vonuar humb efektin.
Anėtarėt e familjes shpesh nuk e kuptojnė. E akuzojnė se “nuk ėshtė bashkėshort i mirė”, se “nuk ėshtė baba i mirė”. Shpesh jeta e gazetarit ngjan me jetėn e njė bohemi. Gazetari njė pjesė tė madhe tė kohės e kalon nė terren, shpesh larg familjes. Ai ėshtė gjithmonė nė lėvizje. Thuhet se “gazetari ėshtė si biēikleta; po nuk qe vazhdimisht nė lėvizje atėherė rrėzohet”.
Gazetaria tė sjell kėnaqėsi dhe mundime, prandaj ai qė e do gazetarinė kėto duhet qė t’i ketė parasysh qė nė fillim tė karrierės. Vetėm ata qė e kanė pasion gazetarinė vazhdojnė kėtė udhėtim tė vėshtirė i cili mund tė tė shpie drejt lavdisė.
Jo ēdokush ka konsiderata pėr gazetarinė. Politikani Bizmarku thoshte se “gazetarėt janė njerėz tė profesionit tė dėshtuar”. Mė vonė e ndryshoi mendimin. Gjatė njė fjalimi tha se shtypi “e vlerėson drejt pushtetin dhe opozitėn, hedh goditje djathtas dhe majtas, duke mbrojtur moralin e shoqėrisė”.
Uinston Ēerēili pohonte se “gazetaria ėshtė thirrje e jashtėzakonshme qė duhet sa mė parė t’i largohesh”. Megjithatė, ishte lexues i pasionuar i gazetave.
Gėte thoshte se shpesh herė gazetarėt nuk e dinė se ēfarė thonė, ndėrkaq ndonjėherė nuk mund ta thonė atė qė e dinė.
Njė shkrimtar tjetėr pohonte se gazetat duhej qė tė shtypeshin kur ndodhte ngjarja e madhe pėr njerėzimin, e cila, sipas tij, ndodhte njėherė nė njėqind vjet.
Megjithatė, ka shumė shkrimtarė tė njohur qė i kanė shkruar veprat e tyre teksa punonin si gazetarė, tė cilėt kanė folur me respekt pėr gazetarinė. Tė tillė janė gazetarėt dhe shkrimtarėt: Ernest Heminguej, Dino Buxati apo Gabriel Garsia Markes...
Shkrimtari dhe gazetari spanjoll, Huan Gomes Hurado, autor i librit bestseller “Spiuni i Zotit”, thotė se gazetaria tė ndihmon edhe nė letėrsi. Nėpėrmjet gazetarisė, sipas tij, mėsohesh qė tė hulumtosh mė mirė dhe tė gjesh mė shumė burime pėr veprėn letrare qė shkruan. Por, sipas tij, ndryshe shkruhet njė roman dhe ndryshe njė raport gazete, sepse nė rastin e dytė duhet u nėnshtrohesh klisheve...
Jeta e gazetarit ėshtė dinamike. Ka jetė tė qetė, tė zakonshme, ku gjėrat zhvillohen ngadalė. Kjo nuk ndodh me gazetarin.
Gazetari nuk ėshtė person i dėgjueshėm. Ai angazhohet nė shoqėri. Me vetiniciativė merr pjesė nė mbrojtjen e sistemit tė vlerave nė shoqėri (politik, ekonomik, kulturor, arsimor etj.) Gazetari angazhohet edhe pėr ndryshime shoqėrore, kur janė tė nevojshme. Megjithatė, gazetari nuk jep leksione, as kėshilla, ai vetėm informon. Nėse e thotė pėrherė tė vėrtetėn ai ka frikė vetėm nga njė gjykatės - lexuesi, dėgjuesi apo shikuesi.
Gazetaria ėshtė njė luftė e vazhdueshme. Jeta e gazetarit shpesh mund tė vihet nė rrezik...
Vetėm tė guximshmit vazhdojnė udhėtimin.
Nėse i pranoni kėto vėshtirėsi, atėherė mund ta vazhdoni udhėtimin drejt bėrjes sė karrierės nė gazetari.


ĒKA JANĖ MJETET E INFORMIMIT?

Mjetet e informimit (mediumet) mbledhin dhe shpėrndajnė informacionin pėr opinionin publik.
Sipas mėnyrės sė emetimit tė informacioneve mund tė jenė:
1. Mjete tė shtypura tė informimit (gazetat, revistat)
2. Mjete elektronike tė informimit (televizionet, rrjetet televizive, radiot)
3. Mjete virtuale tė informimit (interneti, blog-u, forumet etj.)

Sipas pronėsisė mediumet mund tė jenė:
1. Publike – kur financohen nga obliguesit tatimor (nė Maqedoni medium publik ėshtė RTVM-ja dhe disa radio lokale etj.)
2. Private – kur financohen nga persona privat (Alsat M, Top Channel, Shekulli, Fakti, Lajmi etj.)
Pėrgjithėsisht, mediumet informojnė publikun, vėzhgojnė zhvillimet nė shoqėri dhe ndikojnė.


ĒKA ĖSHTĖ LAJMI?

Kush thotė gazetari thotė informacion. Kėshtu shkruan Pierre - Andre Krol, nė librin e tij “Manual i vogėl i reporterit”. Po tė mos ishte lajmi s’do tė ishte as gazetaria.
Deri tani askush nuk ka arritur qė ta pėrkufizojė me saktėsi lajmin. Thuhet se lajmi nuk mund tė pėrkufizohet por njihet menjėherė. Lajmi ėshtė fakt relevant. “Lajmi ėshtė diēka qė nuk e ke njohur mė parė” (Tarner Katlixh). Apo: “Ngjarja qė ia vlen tė jetė lajm ėshtė ajo e cila ndryshon status quo-nė e situatės ose qė mund tė ndikojė nė tė”.
Ndoshta pėrkufizimi mė mbresėlėnės ėshtė i Robert Dejna-s, redaktor nė “New York Sun”, i cili thotė: “Nuk ėshtė lajm kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”.
Funksioni themelor i gazetarisė ėshtė informimi. Lajmi ėshtė baza e gazetarisė. Nė gazetari lajmi konsiderohet si “gjėja mė e rėndėsishme nė botė”. Pa lajmin mediumet informative nuk do tė justifikonin ekzistimin e tyre. Nga lajmi lindin tė gjithė zhanret e gazetarisė - komenti, editoriali, analiza, reportazhi etj.
Njerėzit duan tė dinė pėr ngjarjet, t’i “pėrjetojnė” sipas mėnyrės sė tyre dhe mė pas tė dėgjojnė apo lexojnė komentet e tė tjerėve - komentuesve, ekspertėve, teoricienėve...
Gazetari e gjen lajmin, por ai nuk ėshtė gjykatės. Ėshtė e drejtė e njerėzve tė kenė mendimin e tyre pėr ngjarjet e ndryshme pėr tė cilat informohen. Njerėzit nuk janė qenie qė duhet tė udhėhiqen, por qenie qė dinė tė mendojnė.
Gazetari gjithnjė duhet ta ketė tė qartė thėnien “Ta dėgjojmė dhe palėn tjetėr”.
Gazetari nuk paragjykon. Ai shkon atje ku e shpien faktet, “shkon drejt jetės duke e treguar atė”.
Lajmi duhet tė jetė i saktė, i qartė, i plotė, aktual.
Pėrmbajtja e lajmit gjendet duke u dhėnė pėrgjigje pyetjeve: KUSH? ĒKA? KU? KUR? SI? PSE?
Gjėrat mė tė rėndėsishme gjithnjė janė nė fillim tė lajmit. Redaktorėt i shkurtojnė tekstet duke filluar nga fundi.


CILAT JANĖ KARAKTERISTIKAT E LAJMIT?

Ndikimi (Impakti) – Sa mė i madh tė jetė ndikimi te njerėzit dhe proceset nė shoqėri, po aq ėshtė mė i rėndėsishėm njė lajm.

Nisja nga pika zero (nga lokalja) – Lexuesit mė shumė i intereson ajo qė ndodh mė pranė tij. Njė zjarr afėr vendit ku jeton i intereson mė shumė se sa njė fatkeqėsi mė e madhe e ndodhur diku larg.

Koha e duhur – Lajmi plasohet nė kohėn e duhur. Ēdo lajm i vonuar humb efektin.

Njerėzit – Lajmi ndėrlidhet me njeriun. Njerėzit e bėjnė dhe e lexojnė lajmin. Emrat e mėdhenj krijojnė lajmin e madh.

Konfliktet – Janė njė nga veēantitė kryesore tė lajmit.

Dimensioni human – Gazetari identifikohet me fatin e atyre pėr tė cilėt raporton.

Audienca (target grup-i) – Ēdo lajm zgjon interesimin e njė grupi njerėzish (tė rinjve, pleqve, pensionistėve, adhuruesve tė artit, sportit etj.)

ĒKA ĖSHTĖ PUBLIKU DHE POROSIA?

Komunikimi elementar konsiderohet se ka tre elemente - Publikun, Pėrrallėn (rrėfimin), Porosinė (mesazhin). Pra 3P.
PUBLIKU janė lexuesit, shikuesit, dėgjuesit apo shfrytėzuesit e internetit
POROSI jepet nėpėrmjet tekstit, fotografisė, videos, grafikės, tonit (zėrit), HTML-sė etj.

CILA ĖSHTĖ GJUHA E GAZETARIT?

Nuk ka njė gjuhė universale. Secili gazetar e ka gjuhėn e tij. Saktėsia dhe qartėsia e njė teksti varen nga pasuria gjuhėsore e gazetarit. “Gjuha nuk ėshtė vetėm mėnyrė pėr tė shprehur mendimet, por edhe mėnyrė e tė menduarit”. Shumė njerėz pėrdorin tė njėjtat fraza. Gazetari duhet tė ketė gjuhė mė tė pasur. Kjo arrihet duke lexuar vazhdimisht. Megjithatė nuk janė gazetarėt ata qė e mbrojnė gjuhėn, qė e pasurojnė atė. Duke shkruar nėn presionin e afateve ata shpesh nuk kanė kohė qė tė ndalen gjatė te “gdhendja” e fjalisė. Nėse shkrimtari shkruan pėr njė lexues ideal, gazetari shkruan pėr tė gjithė, pavarėsisht pėrgatitjes arsimore apo profesionale tė lexuesit. Por gazetari asnjėherė nuk duhet ta harrojė se pa fjalėn ai ėshtė sikurse njeriu pa ajrin...
Gazetari duhet tė jetė i shpejtė, por edhe i qartė. Mungesa e qartėsisė e errėson mendimin. Ai, gjithashtu, duhet tė jetė i saktė, tė mos pėrdorė fjalė tė tepėrta. Fjalitė e gjata, po nuk u shkruan me mjeshtri, mund tė krijojnė konfuzion te lexuesi. Gazetari duhet tė shkruajė shkurt. Gazetari shkruan qė tė lexohet.
Andre Krol konsideron se gazetar i mirė ėshtė ai i cili i jep tekstit jetė, ngjyrė, aromė, ton, muskul dhe karakter, por edhe nuhatje. Kush thotė gazetari thotė informacion. Fjalitė e shkurtra japin ritėm, nerv dhe muskul. Sipas tij njė gazetar ėshtė i mirė nėse arrin lexuesin ta mbajė peng tė shkrimit tė tij.

ĒFARĖ TRANSMETOHET ME GJUHĖN E MEDIUMEVE?

Me gjuhėn e mediumeve (gazetave, radios, TV, internetit) transmetohen informacione pėr njerėz, ngjarje, aktivitete, pasoja etj.
“Gjuha e mediumeve ėshtė nė raport tė ngushtė me gjuhėn e popullit, tė rajonit, gjuhėn e grupeve tė caktuara...” (The Oxford Dictionary of English Grammar).
Gjuha krijon identitet. “Kur flet ose shkruan diēka, ti shfrytėzon burime nga gjuha amtare pėr ta projektuar veten si njė personalitet i veēantė, tė ndryshėm brenda rrethanave tė ndryshme. Gjithashtu e projekton veten si njė personalitet i angazhuar brenda aktiviteteve tė caktuara. Nėse nuk e kam idenė se kush je, atėherė nuk do tė arrij qė tė kuptoj se ēka mė thua, ēka shkruan dhe ēka mė preferon”. (James Paul Gee).

ĒKA DUHET TA KEMI PARASYSH KUR SHKRUAJMĖ NJĖ LAJM?

- Mė parė pėrgatitemi, pastaj ulemi qė tė shkruajmė;
- Mė parė duhet ta kemi tė qartė pėr atė qė shkruajmė, pastaj tė fillojmė tė shkruajmė, sepse nuk ka mendime tė errėta, por fjali tė errėta;
-Tė mendojmė shkurt qė tė shkruajmė shkurt;
- Tė respektojmė normat gramatikore (edhe pse ēdo redaksi ka lektorin);
- Tė pėrdorim fjalė nga gjuha standarde;
- Tė kemi njohje pėr sintaksėn;
- Tė shkruajmė me precizitet semantik – pra tė mos pėrdorim fjalė qė s’ua dimė kuptimin (nuk themi “narkoman”, por “i varur nga droga”, jo “invalid” por “handikap”);
- Duhet qė tė flakim fjalėt e huaja, zhargonet, shprehjet figurative, klishetė, gjuhės administrative;
- T’u shmangemi fjalive tė komplikuara;
- Tė flasim, pastaj shkruajmė – mė parė ta themi fjalinė, pastaj ta shkruajmė
- Tė shohim nėse pėrputhen kohėrat, gjinitė, numėrorėt etj.
- Gazetari i mirė gjithnjė e rilexon tekstin e tij. Atij nuk i pengon qė tekstin t’ua lexojė kolegėve para se ta dėrgojė te redaktori. Pėrse jo, tekstin mund t’ia japėsh ta lexojė edhe pastrueses. Edhe ajo ėshtė njė lexuese gazetash, njė dėgjuese e radios apo njė shikuese e TV-sė.

SI SHKRUHET NJĖ LAJM?

Dėshirojmė qė tė shkruajmė njė lajm?
Duhet qė t’u japim pėrgjigje pyetjeve: KUSH? ĒKA? KU? KUR? SI? PSE?
Nuk u pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve?
Nuk e kemi lajmin ose kemi diēka qė mungon.
Gazetarėt fillestarė shpesh harrojnė ta pyesin tekstin qė kanė shkruar. Ata duhet qė tekstit t’ia parashtrojnė pyetjet themelore tė gazetarisė. Teksti gazetaresk ėshtė si pasqyra magjike, e cila ua kthen pėrgjigjet, nėse mė parė ia keni treguar. Nėse keni harruar t’ia tregoni pėrgjigjet, pasqyra nuk do t’ua kthejė. Mos prisni qė ta shikoni veten nė pasqyrė nėse nuk qėndroni pėrballė saj.
Pyeteni ĒKA dhe teksti do t’u pėrgjigjet. Nėse keni harruar t’ia tregoni se ĒKA ka ndodhur, atėherė teksti do tė heshtė. Bėjeni qė tė flas teksti Juaj.
Gazetari gjithnjė niset nga pasojat, pastaj i kėrkon shkaqet. Nėse ka ndodhur njė fatkeqėsi, ku ka pasur tė vdekur, gazetari fillimisht tregon pasojat, pra sa ka tė vdekur, mė pas merret me shkaqet.
Shpesh herė gazetari nuk mund t’i jap pėrgjigje pyetjeve SI dhe PSE. Sepse i mungojnė tė gjitha informacionet. Por assesi nuk i harron kėto pyetje. Mund tė shkruajė njė tekst tjetėr, atėherė kur do ta ketė pėrgjigjet. Mbase ditėn e nesėrme (nėse punon nė gazetė) ose nė edicionin e ardhshėm tė lajmeve (nėse punon nė radio apo TV).
Nėse ĒKA ėshtė e domosdoshme pėr tekstin e sotėm, PSE do tė jetė i rėndėsishėm pėr ditėn tjetėr.

KUSH?
Nė kėtė pyetje pėrgjigjemi pėr njerėzit, si pjesėmarrės nė ngjarje.

ĒKA?
Ēka u ndodhi njerėzve ose ēka ndodhi qė tė mund tė shkruajmė.

KUR?
Gazetari nuk shkruan pėr gjėra tė jashtėkohėshme. Ai nuk ėshtė shkrimtar. E tregon kohėn kur ka ndodhur ngjarja.

KU?
Gazetari duhet qė tė tregojė vendin e saktė ku ndodhi ngjarja. Ai nuk shpik vende vetėm qė tė zhvendos ngjarjen, ashtu sikurse mund tė veprojė njė shkrimtar. Nėse Makondo ėshtė vend i sajuar nga Markesi, pėr tė cilin thotė se ėshtė gjendje shpirtėrore, gazetarit kjo nuk i lejohet, sepse nuk sajon.

SI?
Nėse u pėrgjigjemi katėr pyetjeve tė mėsipėrme atėherė e kemi lajmin, por lexuesi ėshtė kureshtar dhe dėshiron tė dijė mė shumė – dėshiron tė dijė se si ndodhi ngjarja.

PSE?
Gazetari jep shkaqet e ngjarjes. Pas ēdo pasoje doemos duhet tė ketė njė shkak. Shpesh, pėr shkak se lajmi duhet tė plasohet nė kohė tė duhur, gazetarėt nuk arrijnė qė t’i japin pėrgjigje kėsaj pyetjeje.

CILĖT JANĖ LLOJET E LAJMIT?

Lajmi klasik – Zakonisht bėhet sipas principit tė piramidės sė pėrmbysur, duke u dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė rėndėsishme tė gazetarisė.
Lajmi nė vazhdimėsi - Janė lajme qė e ndjekin nė vazhdimėsi njė ngjarje tė papėrfunduar.
Flesh – Lajm shumė i shkurtė dhe i shpejtė qė, zakonisht, pėrmblidhet me njė fjali. Shpesh jepet nė televizion kur ndodh diēka e re dhe e rėndėsishme.
Antrfile (shpesh quhet boks) – Lajm i cili futet nė tekstet gazetareske si element i veēantė grafik. Pra, ndonjė lajm atraktiv, qė ka edhe titull tė veēantė, ndonjė citat i fuqishėm ose ndonjė detaj qė zgjon kėrshėrinė e lexuesve. Kuptohet, qė ndėrlidhet me lajmin kryesor.
Kurioziteti – Dallon nga lajmi klasike sepse i mungon aktualiteti. Kuriozitet nuk synon aq tė informojė se sa qė tė zgjojė interesim apo qė ta argėtojė lexuesin/dėgjuesin/shikuesin.
Komunikata (Kumtesa) – Ėshtė njoftim zyrtar i institucioneve tė ndryshme qė jepet nėpėrmjet shtypit, radios, TV etj..

ĒKA JANĖ BURIMET E NJĖ LAJMI?

Lajmi ėshtė si lumi. A mund tė ketė lum pa burime? Qė lajmi tė rrjedhė me patjetėr na duhen burimet.
U kemi dhėnė pėrgjigje 6 pyetjeve (kush, ēka, ku, kur, si, pse)? Po. Por lajmi ende nuk ėshtė kryer. Gazetarėt shkruajnė pėr ngjarje, qė i krijojnė njerėzit real, institucionet etj. Nuk ka ndodhur qė ndonjė personazh tė ketė dalė nga ndonjė roman dhe tė na ketė befasuar. Prandaj gazetari shfrytėzon burimet, qė lajmin ta bėjė tė besueshėm. Madje, lexuesi dėshiron qė nė lajm tė ketė mė shumė burime.

Burimet primare: janė ata qė kanė informacionin e dorės sė parė. P.sh. ndonjė dėshmitar nė vendin e ngjarjes, ndonjė pjesėmarrės nė ngjarje, ndonjė i dėmtuar etj.

Burimet sekondare: mund tė jenė organet kompetente, ekspertėt, shfrytėzimi i materialeve arkivore etj. (Nė gazetari ėshtė si rregull qė informacionet tė verifikohen nga dy burime tė pavarura).
Kur shfrytėzojmė burim nga medium tjetėr atėherė themi “citohet tė ketė thėnė...”, pėr t’ia bėrė me dije lexuesit/dėgjuesit/shikuesit se ėshtė huazuar nga medium tjetėr.

Burimet anonime (konfidenciale): Edhe pse nuk janė tė preferuar dhe shpesh ngjallin polemika, megjithatė nė tekste gazetareske pėrdoren edhe burime anonime. Gazetari e ka pėr obligim qė ta bind burimin tė rrėfejė hapur, me emėr dhe mbiemėr dhe jo tė flasė “pa i dalė emrin nė gazetė”. Por kėshtu nuk ndodh pėrherė... Prandaj gazetari merr pėrsipėr qė tė mbrojė burimin, pa ia zbuluar identitetin.
Nė Maqedoni ekziston ligj pėr mbrojtjen e burimit anonim. Nė gazetari ndodh shpesh qė tė ketė keqpėrdorime me “burime anonime”, qė sajohen pėr qėllime tė ndryshme propagandistike.

SI PĖRCILLEN RRĖFIMET E BURIMEVE TE LEXUESI?

-Rrėfimet e burimeve pėrcillen nė mėnyrė shumė koncize.
-Kur kemi rrėfime nga dy palė kundėrshtare duhet qė tė jenė tė balancuar.
-Gjithnjė duhet tė dallohet citati nga ajo qė thotė gazetari, qė tė mos ngatėrrohet fjalia dhe tė hutohet lexuesi.

ĒKA ĖSHTĖ ATRIBUIMI (EMĖRTIMI)?

Atribuim nėnkupton kur rrėfimi nė tekstin gazetaresk ndėrlidhet me burimin e rrėfimit. Pra kur tregojmė se kush ka rrėfyer.

CILAT JANĖ MĖNYRAT E CITIMIT?

Nė gazetarinė e shkruar ekzistojnė disa mėnyra tė tė cituarit:

a) Nė fillim tė fjalisė:
Hoze Murinjo thotė: “Dėshtuam sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”
Hoze Murinjo thotė se dėshtuan sepse nuk i shfrytėzuan rastet pėr gol.

b) Nė fund tė fjalisė:
“Dėshtuam sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”, thotė Hoze Murinjo
Dėshtuan sepse nuk i shfrytėzuan rastet pėr gol, thotė Hoze Murinjo.

c) Nė mes tė fjalisė:
“Dėshtuam”, thotė Hoze Murinjo, “sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”
Dėshtuam, thotė Hoze Murinjo, sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol.


CILAT JANĖ MODELET E STRUKTURIMIT TĖ LAJMIT?

Kur i kemi tė gjithė elementet pėr ta bėrė njė lajm, atėherė mund tė merremi me strukturimin e tij. Ka dy modele pėr strukturimin e njė lajmi:
1)modeli i piramidės sė pėrmbysur
2)modeli narrativ

1)modeli i piramidės sė pėrmbysur - shfrytėzohet gjatė strukturimit tė “lajmit tė fortė” dhe rrėfimeve standarde. Nė hyrje tė lajmit jepet elementet mė tė rėndėsishme, sipas pyetjeve themelore, kurse mė pas renditen elementet tjerė. Ky model i mundėson redaktorit qė ta shkurtojė lajmin nga fundi drejt fillimit.

2)modeli narrativ - ka hyrje ku jepen tė dhėnat kryesore, pastaj shtohen elemente qė mbėshtesin tė dhėnat e hyrjes, por gjithashtu ka edhe fund tė fuqishėm.

ĒKA ĖSHTĖ SFONDI (BACKGROUND)?

Nė sfond jepen tė dhėna pėr njerėzit, ngjarjet dhe fenomenet qė i kanė paraprirė ngjarjes pėr tė cilėn shkruajmė. Zakonisht lajmeve kryesore, qė botohen nė ballinė, ose qė emetohen nė terminėt mė tė shikuara (tė dėgjuar) nė TV (radio), u shtohet edhe sfondi.

SI STRUKTUROHET NJĖ LAJM?

- Kreu – Nė fillim sulmi. Sa mė goditės dhe sa mė i shkurtė. Njohėsit e gazetarisė preferojnė qė hyrja tė mos jetė mė e gjatė se 4 reshta, sepse duhet qė tė pėrvetėsojė lexuesin. Bėjeni lexuesin qė tė futet menjėherė nė jetėn e subjektit, nėpėrmjet njė personazhi, njė detaji tė fortė, njė plani tė madh.
- Faktet mbėshtetėse dhe pėrshkrimi i ngjarjes– rendisim faktet tjera qė janė me interes pėr lexuesin.
- Atribuimet dhe citatet – qė teksti tė bėhet mė i besueshėm japim citatet e burimeve, pjesėmarrėsve nė ngjarje (burimet primare) dhe tė tjerėve qė flasin pėr ngjarjen (burimet sekondare).
- Sfondi - Jepen tė dhėna pėr njerėzit, ngjarjet apo fenomenet qė i kanė paraprirė ngjarjes pėr tė cilėn shkruajmė.
- Temat sekondare – kėto mund t’i pėrdorim edhe nė ndonjė shkrim tjetėr.
- Titullimi - pasi kemi shkruar lajmin atėherė mendojmė pėr titullimin e tij (mbi titullin, titullin, nėn titullin, mes titujt)

PSE TITULLOHET LAJMI?

Lajmin e shkruajmė qė ta shesim. Prandaj duhet t’i vėmė njė titull atraktiv qė ta tėrheq lexuesin. Thuhet se titulli dhe hyrja duhet tė nxisin dėshirėn e lexuesit pėr tė lexuar mė tej tekstin e shkruar. Pensionistėve do t’ua tėrhiqte vėmendjen titulli “Pensione jo tė vogla, por qesharake”.
Nė gazetarinė e shkruar lajmit i vėmė mbititullin, titullin, nėntitullin dhe mestitujt. Nė gazetarinė pėr radio dhe TV shpesh nuk pėrdoren titujt, prandaj gazetarėt e kėtyre mediumeve e kanė vėshtirė tė gjejnė tituj kur duhet qė tė punojnė nė gazetė.
Nėpėrmjet titullit japim faktin mė kryesor tė lajmit. Por vetėm njė fakt, asnjėherė mė shumė se kaq. Titulli joshės e nxit lexuesin qė tė lexojė tekstin. Titulli duhet tė jetė atraktiv, informativ, goditės, preciz, inventiv, befasues, origjinal. Njohėsit e gazetarisė konsiderojnė qė titulli s’duhet tė ketė mė shumė se gjashtė fjalė, duke pėrjashtuar lidhėzat. Gjithsesi se duhet shmangur shenjat e pikėsimit. Nė tituj nuk vendohet pikėēuditje ose pikėpyetje. “Nėse titulli shtron njė pyetje, pėrpiqu t'i pėrgjigjesh Jo”, thotė gazetari i shquar Andrew Marr.
Kur lexuesi lexon mbititullin, titullin, nėntitullin ai duhet qė tė ketė njė pasqyrė pėr atė qė flet rrėfimi i gazetarit.
Mbititulli nuk duhet tė jetė mė goditės se sa titulli. Ėshtė si njė uverturė. Nėntituj duhet tė jenė tė shkurtėr. Ato duhet t’i pėrkasin pjesės sė tekstit qė vazhdon dhe jo asaj qė paraprin. Nėntitulli duhet tė shkaktojė kėrshėri pėr vazhdimin e leximit. Nuk ėshtė bėrė vetėm pėr ta ajrosur tekstin, pamjen vizuale.

PSE NJĖ RRĖFIM, NJĖ KĖND?

Ekziston njė barsoletė pėr gazetarin qė niset tė shkruajė pėr njė shfaqje, por kthehet i dėshpėruar sepse ka dėshtuar. Arsyeja: digjej teatri. Pra, lajmi kryesor ishte djegia e teatrit dhe jo dėshtimi i shfaqjes.
Gazetari duhet qė tė zgjedh njė kėnd. Lexuesit s’do t’i interesojė pse nuk u mbaj shfaqja, por pse u dogj teatri, nė pati tė lėnduar etj.
Gazetari duhet t’ia parashtrojė vetes disa pyetje para se tė nis tė shkruajė:
-Cili do tė jetė rrėfimi im?
-Ku ėshtė lajmi nė kėtė rrėfim?
-Ēka ka tė re nė lajm?
-Ēka do t’i interesonte lexuesit?
-Ēka dua t’i kumtoj lexuesit?
Prandaj njė rrėfim, njė kėnd, me qėllim qė tė mos defokusohet lexuesi.

CILĖT JANĖ GABIMET E GAZETARĖVE FILLESTARĖ?

- Gazetarėt fillestarė, ndonėse mund tė jenė tė talentuar, harrojnė t’u pėrgjigjen pyetjeve themelore tė gazetarisė. Ngjajnė me vozitėsit fillestarė, tė cilėt kur frenojnė shikojnė kėmbėn e tyre. Ende s’e kanė tė krijuar instinktin qė tė frenojnė pavetėdijshėm kur para tyre shfaqet njė pengesė.
-Kur shkruajnė nė gazetė harrojnė se shkrimi i tyre do tė botohet nesėr (shkruajnė sot, kurse gazeta botohet nesėr)
-Tentojnė me njė fjali t’u pėrgjigjen 6 pyetjeve themelore tė gazetarisė, duke krijuar fjali tė gjatė dhe tė paqartė.
-Shpesh i harrojnė emrat e bashkėbiseduesve, sepse nuk i kanė shėnuar nė notesin e tyre.
-Shpesh harrojnė qė personave t’ua shėnojnė funksionet qė i kryejnė...

ĒKA ĖSHTĖ RAPORTI?

Ėshtė zhanėr themelor i gazetarisė i cili u jep pėrgjigje pyetjeve themelore tė gazetarisė (kush, ēka, kur, ku, pse, si) duke njoftuar audiencėn me rrjedhėn e ngjarjeve. Gazetarėt shpesh e quajnė “lajm i zgjeruar”. Por raporti dallon nga lajmi i zgjeruar pėr sa i pėrket mėnyrės se si shkruhet, pėrmbajtjes, rolit dhe dedikimit. Lajmi informon pėr dikė ose pėr diēka, duke u bazuar nė elementet themelore tė informimit. Raporti jep hapėsirė edhe pėr detajet. Ėshtė rrėfim, dėshmi, interpretim, sqarim dhe detaj.

Ka disa lloje raportesh:
1. I thjeshtė (i pėrgjithshėm, informativ apo tematik)
2. Analitik (interpretues)
3. Pėrshkrues

Raporti i pėrgjithshėm (informativ) – na jep imazhin e pėrgjithshėm tė ngjarjes, ndjek rrjedhėn e saj dhe merret me rrethanat.
Nėpėrmjet raportit synohet qė tė informohet audienca pėr ngjarjet ditore, pėr zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj.
Raporti ėshtė tematik kur gazetari pėrqendrohet vetėm te njė temė e ngjarjes, e cila mund tė sjellė risi dhe tė jetė interesante pėr audiencėn (publikun).

Raporti analitik(interpretues) – ka qėllim qė tė analizojė tė dhėnat, pra tė informojė audiencėn mė shumė pėr njė ngjarje.

Raporti pėrshkrues – Pėrveē se flet pėr njė ngjarje njėkohėsisht e pėrshkruan atmosferėn dhe ambientin ku ka ndodhur ajo. Gazetari qė bėn njė raport pėrshkrues ndalen edhe nė detaje qė e zgjojnė kėrshėrinė e lexuesit. Pėr tė shkruar njė raport tė kėtillė gazetari duhet qė tė ketė prirje pėr beletristikė.

ĒKA ĖSHTĖ INTERVISTA?

Intervista ėshtė zhanėr shumė i popullarizuar gazetaresk. Rrjedh nga anglishtja dhe do tė thotė takim ose bisedė. Intervista bėhet me njė person tė njohur rreth njė teme aktuale. Gazetari nuk pyet kot, por kėrkon pėrgjigje relevante. Shpesh konsiderohet si njė lajm i shprehur nė formė dialogu.
Se sa njė intervistė do tė jetė e suksesshme varet nga aftėsia e intervistuesit, por edhe bashkėbiseduesit.
Qė intervista tė jetė e suksesshme duhet qė tė zgjidhet tema, bashkėbiseduesi dhe pyetjet e parashtruara. Tė bėsh pyetje ėshtė po aq vėshtirė sa tė pėrgjigjesh.
Gazetari nuk do tė dėshtojė nėse ka njohuri paraprake rreth temės pėr tė cilėn do ta pyes bashkėbiseduesin. Gazetari konsulton burime tė ndryshme. Lexon sa mė shumė pėr temėn dhe pėr bashkėbiseduesin, pyet persona tė tjerė pėr tė. Preferohet qė gazetari paraprakisht tė bėjė njė bisedė tė lirė me atė qė dėshiron ta intervistojė.
Nėse gazetari dėshiron qė tė intervistojė njė shkrimtar duhet qė tė lexojė librat e tij.
Intervista synon qė personalitetet e njohur t’i ofrojė sa mė afėr publikut.
Intervistat mund tė jenė klasike, interpretuese, kolektive etj.
Kur intervistoni pyeteni bashkėbiseduesin “pėrse ėshtė ashtu” dhe jo “a ėshtė ashtu”, sepse nėse burimi mendon se nuk dini asgjė atėherė do tė tentojė qė t’u bllokojė dhe do t’u shmanget pyetjeve tė padėshirueshme.
Qėllimi i gazetarit ėshtė qė ta shtyjė bashkėbiseduesin tė sqarojė dhe tė rrėfejė dhe jo tė mohojė.
Qė t’ia arrini qėllimit, tė cilin e synoni, duhet tė shkoni deri nė fund. Reporterėt qė nuk besojnė se do tė arrijnė qė tė marrin intervistė ose ndonjė informacion nga burimi kurrė nuk do tė kenė sukses. Pyetni vazhdimisht dhe mos komentoni. Mos i jepni hapėsirė bashkėbiseduesit qė tė pėrgjigjet shkurt me “po” ose “jo”. Duhet tė keni durim dhe bashkėbiseduesit t’i krijoni komoditetin qė tė rrėfejė.
Nė fillim bėni pyetje tė pėrgjithshme, “tė lehta”. Kėshtu i jepni mundėsi qė tė krijojė besim tek ju. Mė pas parashtroni pyetjet “e vėshtira”. Pra mos shkoni menjėherė tė kulminacioni.
Gjatė gjithė kohės sa e intervistoni burimin mos lejoni qė t’u kaplojnė ndjenjat. Mos harroni: ju nxirrni pėrgjigjet dhe nuk jeni ai qė i zgjidhni problemet.
Para se gazetari tė bėjė njė intervistė duhet tė ketė parasysh kėto gjėra:
-Tė identifikohet dhe t’i tregojė atij qė e interviston se ku do tė botohet intervista;
-T’i tregojė qėllimin e intervistės;
-T’ia tregojė kohėzgjatjen;
-T’i japė burimit kohė tė mjaftueshme qė tė pėrgjigjet;
-T’i shmanget debatit, fyerjeve, grindjeve me atė qė e interviston;
-Nėse intervista do tė botohet nė gazetė nuk ėshtė profesionale qė pėrgjigjet tė nxirren nga konteksti. Pra gazetari duhet qė tė respektojė kushtet e parashtruara nga ai qė intervistohet.

Literatura:
Grup autorėsh - “Tė shkruarit pėr mediume tė shtypura”, MIM, Shkup, 2005
Pierre - Andre Krol – “Manual i vogėl i reporterit”, pėrkthyer nga A. Lili
Grup autorėsh - Manual pėr gazetarėt e Evropės Qendrore dhe Lindore, “Dituria”, Tiranė
Predrag Gjuriqiē - “Gazetaria, filozofi, moral, zanat”, Laris, Beograd, 1990
Melvin Mensher - Gazetari, SHLG “Faik Konica” (Dispensė), Prishtinė 2001
David Tuller - Manual i raportimit tė diversiteti.
Ēka bėn redaktori pėrgjegjės, burimi www.notrain-nogain.org
Andrew Marr – “Midis rreshtave”, shkėputur nga libri “A Short History of British Journalism”, pėrkthyer nga Faruk Myrtaj.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio