Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Prononcimi I Z.menduh Thacit Per Top Chaanel
Ballisti_gostivarit
Postuar nė: 01.04.2007, 14:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 280
Antari Nr: 6656
Bashkangjitur: 30.03.2007



Zv-kryetari i PDSH-sė z Menduh Thaēi ekskluzivisht nė “SHQIP” Top-Channel

Marrėdhėniet ndėrmjet Qeverisė dhe BDI-sė opozitare, programi qeveritar pėr pėrfaqėsim tė drejtė dhe adekuat nė institucionet shtetėrore, bojkotimi i Parlamentit nga ana e koalicionit BDI-PPD, vendimi pėr themelimin e Institutit Albanologjik nė Shkup, raportet mė ndėrkombėtarėt, kėrcenimi nga ana e Cervenkovskit, dialogu politik mes dy partive shqiptare, perspektiva e Maqedonisė nė strukturat veri-atlantike, pako e Ahtisarit, lėvizja vetėvendosja janė vetėm disa nga temat qė zėvendėskryetari i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaēi i ka hapur nė emisionin “SHQIP” tė gazetares Rudina Xhunga nė televizionin Top-Channel.

Rudina Xhunga:Do tė fillojmė me ngjarjet e fundit. Mediat nė Maqedoni kanė raportuar, por edhe ju keni deklaruar pėr disa kėrcėnime qė presidenti i shtetit, Cėrvenkovski i ka bėrė nė adresėn tuaj dhe familjes Thaēi. Me gjithė kėto kėrcėnime, ju keni vendosur tė mos e paditni nė gjykatė. Pse vendosėt kėshtu?

Thaēi: Jam shumė i sigurt se familja ime nuk shqetėsohet pėr kėto kėrcėnime. Jam shumė i sinqertė. Nga profesioni jam mjek dhe mendoj se ai ka probleme shėndetėsore dhe kam vlerėsuar se do tė ishte e tepėrt ta padis nė gjykatė. Edhe pse ky kėrcėnim ėshtė dhėnė nė praninė e dy shefave tė shėrbimeve sekrete tė Maqedonisė, atij tė brendshėm dhe tė jashtėm tė zbulimit. Pėr kėtė janė njoftuar tė gjithė diplomatėt qė janė nė Maqedoni dhe mė gjerė. Megjithatė, mendoj se ky kėrcėnim ėshtė kėnga e mjellmės pėr atė dhe pėr tė gjithė ata qė kanė menduar se me antishqiptarizėm do ta ngrenė Maqedoninė e re.

Ndėrkohė, jeni shprehur se presidenti i Maqedonisė kėtė e ka bėrė nėn ndikim tė kokainės dhe alkoolit. Njė mėnyre e tė shprehurit pėr presidentin, jo qė nuk ėshtė e njohur nė Shqipėri, por gjithsesi ėshtė president?

Thaēi: Ashtu. Me gjithė kėtė karriera ime do tė vazhdojė kėshtu ndoshta do tė mbarojė me kėtė transparencė tė drejtpėrdrejt t’i them gjėrat. Kisha preferuar tė kalojmė, pėrveē asaj. Unė kam folur atė qė e dinė tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė pėr problemet e tij tė ndryshme. Dua tė potencoj se zgjedhja e tij ėshtė shumė problematike. 150 mijė vota tė shqiptarėve u morėn me dhunė nė vitin 2004 dhe mendoj se vėzhguesit ndėrkombėtarė e dhanė raportin e tyre. Pėr PDSH-nė edhe pse nuk shkaktoi goditje institucionale dhe pengesė nė kėto momente tė rėndėsishme qė Maqedonia tė ecė pėrpara, sidomos drejt NATO-s pėr shkak se jemi nė prag tė marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO nuk do tė thotė se ne e respektojmė apo e quajmė president legjitim.

Ndėrkohė, ju jeni nėnkryetar i partisė qė drejtohet nga Arbėr Xhaferi. Meqenėse pėr ju dimė pak, unė kam gjetur gjėra qė ju vlerėsojnė ju. Ata shprehen se jeni i ashpėr me palėn maqedonase, i kėmbėngulur nė zgjimin e vetėdijes shqiptare dhe ka tė tjerė qė ju kanė cilėsuar si tė korruptuar dhe autokrat nė parti?

Thaēi: Tė mbijetosh afėr zotit Xhaferi ėshtė shumė vėshtirė dhe rėndė. Mė lejoni tė bėj njė krahasim figurativ: Pemėt e mėdha e kanė hijen e madhe shumė dhe nuk lejojnė hijen e pemėve tjera. Kjo ėshtė njė mburrje ime personale qė jam afėr njė njeriu qė jo vetėm politikisht, por edhe intelektualisht ka kredibilitet pak mė larg se te shqiptarėt. Nė anėn tjetėr, ēėshtja e korruptimit dhe akuzave tjera, ėshtė etiketė e cila ėshtė vendosur pėr mua dhe pėr PDSH-nė nė vitin 98 dhe 99. Lufta e Kosovės ishte momenti kur tė gjithė shqiptarėt duhej ta mbėshtesnin fuqishėm kėtė lėvizje e cila besoj se shumė shpejt do tė rrumbullakėsohet me dėshirėn e tė gjithė shqiptarėve dhe nė momentin kur UĒKosovės, konkretisht mbi 50 pėr qind e logjistikės e kėsaj ushtrie kalonte nėpėrmjet Maqedonisė kur PDSH ishte nė pushtet kuptohet se tė tjerėt qė kontrollonin ato zona mbi tavolinė dhe nėn tavolinė ishin shumė tė shqetėsuar dhe bėnė investime maksimale qė ti etiketojnė drejtuesit e PDSH-sė dhe mua personalisht. Megjithatė, unė ka katėr vjet qė i bėj opozitė dhe tė gjithė tė bėrat e pabėrat ishin mundėsi qė ata ti vlerėsojnė ashtu qė ti bėjnė tė vėrteta. Si duket ajo nuk doli e vėrtetė dhe unė edhe mė tej vlerėsoj se PDSH dhe unė personalisht nuk kemi prek asnjė lek tė asnjė shqiptari prej xhepit. Por, ajo se kemi penguar kanalet e ndryshme tė transicionit dhe mafieve tė tjera qė lėviznin nė Maqedoninė Perėndimore dhe vende tė tjera si mbrojtje drejt logjistikės sė UĒK-sė kėtė nuk mund ta fsheh dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Nė anėn tjetėr, duke mos pasur asnjė argument pėr ta akuzuar PDSH-nė pėr veprim keqpolitik apo keqkombėtarė u zbulua dhe kjo floskul dhe pėrfundoi me fjalė. Asnjė drejtues i PDSH-sė nuk u gjykua apo ėshtė paditur, sikur tė tjerėt.

Do tė vazhdoj pėrsėri me konstatimet negative nė elitėn maqedonase, tė cilėt ju shohin si plan-prishės, ndėrkohė qė shqiptarėt ju shohin si kryeministėr i tyre?

Thaēi: Hyrja juaj kur thatė se konsiderohem si kryeministėr i shqiptarėve. Nuk bisedohet pėr personalitetin tim apo dikujt tjetėr. As qė kam pretenduar ta luaj atė rol. Nė gjithė karrierėn politike unė nuk kam drejtuar asnjė funksion nė ekzekutiv. Kam qenė vetėm deputet dhe asgjė tjetėr. Kėtė bėj edhe tani. Tentimi pėr rikthimin e “vasalit ndaj tė zotit” ėshtė e pakuptueshme. Jo vetėm pėr njė pjesė tė politikės maqedonase, por edhe pėr opinionin intelektual, gazetarė dhe analistė maqedonas qė njė shqiptarė dhe njė forcė politike shqiptare tė marrė vendime autoktone pėr ardhmėrinė e shtetit. Kjo ata i bėn shumė nervoz. Nė anėn tjetėr bashkėpunimi shumė i mirė dhe shumė korrekt i PDSH-sė me partnerin tradicional VMRO interpretohet dhe tentohet tė nxirret njė faktor duke arritur qė me parabolė tė goditet partneri i koalicionit maqedonas ku duhet tė humb pikė se shqiptarėve u lejohen shumė tė drejta autonome nė vendimet madhore.

Nė kabinetin qeveritar, kuadrot e PDSH-sė janė shumė tė rinj. Merret vesh se zėvendėskryeministri ėshtė mė pak se 30 vjeē. Pse njė hap i kėtillė i PDSH-sė me kėto kuadro shumė tė rinj nė moshė?

Thaēi: Ashtu ėshtė. Zėvendėskryeministri ėshtė 29 vjeēar, megjithatė unė dhe zoti Xhaferi do tė vazhdojmė tė punojmė me kėtė gjeneratė. Ndoshta dikush do tė hidhėrohet, por pa tentim pėr ta deskridituar askėnd, besojmė se kjo gjeneratė ėshtė mė e fuqishme qė kanė shqiptarėt e Maqedonisė.

Nuk rrezikoni kėshtu mė kėtė gjeneratė nė kėtė pikė, pasi nuk mund tė kenė aq pėrvojė?

Thaēi: Janė njerėz tė cilėt kanė pėrvojė maksimale nė drejtimin e strukturave tė partisė, struktura gjithmonė kėto profesionale kur kemi qenė nė pushtet dhe opozitė. Janė njerėz tė dikastereve tė ndryshme tė partisė tė cilėt kanė drejtuar politikėn e jashtme, tė brendshme, financiare, sociale e kėshtu me radhė. Vlen tė rrezikohet me kėtė gjeneratė. Ndoshta do tė duket pak jo korrekte, por mendoj se nėse ne nuk i japim shansin njerėzve tė rinj, besoj se do tė vazhdojė mendimi se vetėm njerėzit e vjetėr dinė tė udhėheqin punėt dhe se ata kanė pėrvojė. Ėshtė shumė keq qė nė tokat shqiptare nė ish-Jugosllavi gjithmonė flisnim pėr kuadro tė vjetra. Mendoj se sistemi arsimor dhe ai i kulturės, tashmė deshi apo nuk deshi dikush po zgjerohet nė Shqipėri dhe pak mė pak nė Kosovė nxjerr kuadro tė mirėfillta.

Do tė kthehemi nė marrėdhėniet tuaja me zotin Ali Ahmeti, i cili tashmė ėshtė nė opozitė. Pretendohet se ju nuk takohemi me tė. Nuk jeni takuar qė nga zgjedhjet parlamentare. Ėshtė njė sėmundje shqiptare kjo?

Thaēi: Ėshtė jo falėnderuese tė flas pa prezencėn e Ahmetit kėtu. Normalisht kjo ngel se ai nuk mund ta thotė tė vėrtetėn sipas tij. Unė kam disa deklarime publike kur thėrras zotin Ahmeti dhe bashkėpartiakėt e tij tė takohemi ku tė dėshirojnė ata, nė cilin vend dhe nė cilėn kohė duan. Kam shprehur gatishmėri qė tė kemi dialog. Ata kanė njė argument se nuk kanė dėshirė tė komunikojnė nė nivel mė tė ulėt dhe se komunikojnė vetėm me zotin Xhaferi. Po megjithatė ai duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr njė diskontinuitet tė komunikimit me zotin Xhaferi. Unė tani po marr tė drejtėn tė interpretoj njė pjesė tė vlerėsimeve tė zotit Xhaferi, i cili ėshtė i prekur thellė me sjelljet e tij nė aspektin politik dhe kombėtar. Baltėn prej tė cilės e nxori zoti Xhaferi zotin Ahmeti nė vitin 2001, prapė ai nuk ishte tėrė kohės falėnderues. Dhe e them kėtu publikisht qė Ahmeti e ka tė pamundur tė takohet nė tė ardhmen me zotin Xhaferi. Secili i kemi format e veprimit. Unė i kam format e drejtpėrdrejta. Shpeshherė ndoshta nuk mė bėhet vonė t’i quaj konfrontime, tė cilėt dikush i quan si sjellje arrogante, por unė megjithatė i vlerėsoj si tė sinqerta. Ka njerėz nė politikė tė cilėt e kthejnė kokėn mėnjanė dhe nuk shikojnė mė sa tė jetė jeta pėrgjithmonė.

Ndėrkohė, pavarėsisht nga mėnyra qė ju keni zgjedhur tė reagoni. A ka krizė qeveritare nė Maqedoni apo parlamentare. Zoti Ahmeti dhe njė tjetėr parti shqiptare tani po bojkotojnė Parlamentin. Mund tė flitet pėr njė demokraci tė brishtė?

Thaēi: Nuk besoj. Bojkotimi i Parlamentit nga ana e grupit parlamentar tė BDI-sė dhe njė partie tjetėr tė vogėl shqiptare besoj se dalėngadalė tejkalohet me atė qė u mundėsua njė hapje e dialogut mes kryeministrit dhe kėtyre dy partive pėr ēėshtje qė ata kėrkonin tė bisedojnė. Do t’ju duket normalisht e ēuditshme pse PDSH nuk ka gatishmėri qė tė bisedojmė. Besoni, jam plotėsisht i vetėdijshėm se unė nuk kam tė drejtė ti marr tė drejtėn opozitės tė kritikojė politikisht, por zotit Ahmeti dhe BDI-sė kam tė drejtė t’i marr tė drejtėn morale tė kritikojnė PDSH-nė. Kemi njė paradoks, pasi tash doli nė opinion se asnjė nga problemet kruciale nuk ėshtė zgjidhur nė Maqedoni. Bojkoti i Parlamentit nga ana e zotit Ahmeti nė mėnyrė tė automatizuar e pėrplas atė pėr tokė, pasi katėr vjet tė pushtetit tė tyre ata nuk paskan lėviz asnjė ēėshtje kruciale pėr shqiptarėt nė Maqedoni. Politikisht ata kanė tė drejtė tė akuzojnė PDSH-nė, por jo edhe moralisht dhe realisht. Sot trumbetojnė se duhet patjetėr me njė urgjencė tė miratohet Ligji i gjuhės shqipe, tė zgjidhet problemi i konfliktit tė vitit 2001 dhe tė vrarėve kėshtu me radhė ėshtė. PDSH ka pesė muaj qė gjendet nė qeveri dhe ku ishin ata zotėri katėr vjet. Kur kėrkojnė qė brenda pesė muajve tė zgjidhet ligji i gjuhės shqipe, ku ishin ata katėr vjet? Ky ėshtė problemi dhe mosmarrėveshja qė do tė thotė se e obligon PDSH-nė qė brenda katėr vjetėve pushtet t’i zgjidhė kėto ēėshtje, edhe atė nė tė mirė tė shqiptarėve.

Mė thoni zoti Thaēi se sa ka mundėsi qė njė shqiptar i Maqedonisė tė shkollohet, tė mbrojė gjuhėn dhe tė ndėrtojė tė ardhmen e vet si qytetar i barabartė me maqedonasit, pavarėsisht nga ndarja kaq bėmė ne e kaq bėnė ata?

Thaēi: Sinqerisht mendoj se Maqedonia nuk ka perspektivė tė mbijetojė nėse kjo nuk ndodh. Nė pamje direkte duket thėnie e ashpėr, por kjo ėshtė realja. Perspektiva e Maqedonisė mbėshtetet mbi kėto parametra. Kėto janė bazė tė Marrėveshjen e Ohrit dhe prej aty ėshtė krijuar Kushtetuta. Dhe jo rastėsisht bashkėsia ndėrkombėtare, duke filluar nga SHBA-tė, NATO dhe Bashkimi Evropian pa ndėrprerė e theksojnė miratimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, e kjo do tė thotė barabarėsi e plotė e shqiptarėve nė kuadėr tė njė Maqedonie si shtet multietnik dhe perspektiva nė kuadėr nė BE-sė dhe NATO-s. Jemi shumė mė afėr tė marrim ftesėn qė tė bėhemi anėtarė tė NATO-s dhe mė pastaj besojmė se pas disa viteve do tė anėtarėsohemi edhe nė BE. Ēdo gjė tjetėr qė mendohet se bėhet nė mėnyrė fantastike, duke u anashkaluar ky realitet “i dhunshėm”, Maqedonia nuk ka perspektivė tė mirė. Jam shumė i qetė nė kėto muajt e qeverisje pasi kam bindjen e plotė se edhe kryeministri Gruevski pėrfundimisht e ka tė qartė kėtė dhe punon nė drejtim tė kėsaj. Duke filluar nga buxheti i shtetit i cili ndahet pėr pėrfaqėsim tė shqiptarėve nė institucionet e shtetit qė ėshtė katėrfish mė i madh se kohėn e kaluar, duke filluar me Institutin Albanologjik nė Maqedoni, qė tash duket si njė ndėrtesė e vogėl edhe pse plani ėshtė qė ai institut tė ndahet nė institute tjera arkeologjike e kėshtu me radhė duke vazhduar me vendimin e ndėrtimit tė Bibliotekės Universitare dhe kėshtu me radhė tė mos bėjė shumė marketing. Kėto ndoshta do tė jenė gati para muajit qershor kur do ta shohim ndėrtesėn e Bibliotekės Universitare, ndėrtesėn e Institutit Albanologjik, pastaj vendimin pėr hapjen e Fakultetit tė Mjekėsisė, Stomatologjisė e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė perspektiva e Maqedonisė, pėrndryshe, problemet i kemi pranė. Nė anėn tjetėr, ėshtė pretencioze dhe do ta vlerėsojė dikush si tė atillė, sigurisht maqedonasit qė mendojnė ndryshe politikisht, se shqiptarėt nė 17 vitet e fundit me lėvizje tė vogla kanė dėshmuar se si Shqipėria, Kosova dhe shqiptarėt qė jetojnė nė Maqedoni kanė njė miqėsi tė thellė ndaj maqedonasve dhe Maqedonisė pėr t’u krijuar si shtet. Realiteti tjetėr ėshtė i dhunshėm. Ata kanė probleme tė thella me vendet tjera fqinje si Serbia dhe Greqia qė mohojnė identitetin e popullit qė nėnkupton edhe mohimin e Maqedonisė si shtet dhe emrin. Ndėrsa, unė personalisht kurrė nuk do tė isha pajtuar qė serbėt apo grekėt tė pėrzihen nė Maqedoni. Ata qė kanė forcėn dhe potencialin pėr t’u pėrzier nė Maqedoni janė vetėm shqiptarėt.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Ballisti_gostivarit nė 01.04.2007, 14:38

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 72 )
Datotekat e bashkangjitura  008.jpg
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio