Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Institutit Albanologjik Ne Shkup
Ballisti_gostivarit
Postuar nė: 01.04.2007, 14:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 280
Antari Nr: 6656
Bashkangjitur: 30.03.2007



Qeveria e RM-se ka miratuar vendimin qė Institutit pėr trashėgiminė kulturore dhe shpirtėrore tė shqiptarėve “Pjetėr Bogdani” ti ndahet objekti atraktiv Kurshumli An nė Ēarshinė e Vjetėr tė Shkupit.
Vendimi i marrė nė bazė tė njė elaborati tė pėrgatitur nga ana e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, parashikon edhe formimin e komisionit amė qė do tė pėrkujdeset pėr fillimin me punė tė kėtij institucioni. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, si njė ndėr bartėsit e projektit, ėshtė shprehur se Instituti “Pjetėr Bogdani” do tė kontribuojė nė pėrforcimin e nivelit shkencor dhe kulturorė tė shqiptarėve nė Maqedoni.
“Instituti ėshtė njė ide e kamotshme. Nė platformėn e PDSH-sė nga viti 2002 qėndron si Institut Albanologjik. Jam i lumtur qė jo vetėm se u realizua kjo ėndėrr, por edhe u zgjerua. Instituti pėr trashėgimi kulturore dhe shpirtėrore tė shqiptarėve do tė funksionojė me 5 sektorė, qė nė fakt janė institute tė veēanta. Institutit i uroj punė tė mbarė dhe intensive pėr ta kompensuar mungesėn e deritanishme, por edhe punime shkencore tė reja”, ka deklaruar pėr “Koha”, ministri i Arsimit dhe Shkencės Sulejman Rushiti.
Instituti “Pjetėr Bogdani” do tė pėrbėhet nga pesė sektorė, duke filluar nga sektori pėr Gjuhė Shqipe, Letėrsi Shqipe, Histori tė Shqiptarėve tė Maqedonisė e lėvizje demografike, Etnologji e histori arti dhe arkitekturė popullore dhe sektori pėr Lidhje ndėrkulturore, historike dhe gjuhėsore midis shqiptarėve dhe maqedonasve me popujt tjerė tė rajonit. Ndėrkaq, nuk pėrjashtohet mundėsia qė sektorėve tė tanishėm t’u shtohen edhe tė tjerė. Instituti do tė financohet nga paratė e buxhetit vjetor pėr kėtė vit, ndėrsa ka marrė pėlqimin edhe nga Ministria e Financave dhe Ministria Kulturės.
Gjithashtu, nga buxheti shtetėror do tė sigurohen edhe mjetet financiare pėr realizimin e veprimtarisė shkencore dhe hulumtuese tė parapara me programin vjetor tė kėtij institucioni. Instituti do tė ketė tė drejtė tė sigurojė mjete plotėsuese edhe nga fondet dhe programet ndėrkombėtare. Pėrgatitjet pėr fillimin me punė tė Institutit duhet tė bėhen nga ana e komisionit amė, i cili ndėr tė tjera duhet tė pėrpilojė statutin, programin e punės, tė zgjedh kuadrin profesional dhe administrativ, si dhe tė formojė organin e mė tė lartė, Kėshillin drejtues.
Insituti Albanologjik njė nga projektet mė madhore tė shqiptarėve tė Maqedonisė tė realizuar ndonjėhere, mund tė cilėsohet ndryshe edhe si njė bankė e fuqishme , ku do tė depozitohen, stivohen dhe arkivohen kultura, tradita, historia, gjuha, arti, arkitekturė popullore, etnologji etj. Duke iu referuar ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės z Rushiti, instituti “Pjetėr Bogdani” do tė pėrbėhet nga pesė sektorė, duke filluar nga sektori pėr Gjuhė Shqipe, Letėrsi Shqipe, Histori tė Shqiptarėve tė Maqedonisė e lėvizje demografike, Etnologji e histori arti dhe arkitekturė popullore dhe sektori pėr Lidhje ndėrkulturore, historike dhe gjuhėsore midis shqiptarėve dhe maqedonasve me popujt tjerė tė rajonit. Instituti do tė financohet nga paratė e buxhetit vjetor pėr kėtė vit, ndėrsa ka marrė pėlqimin edhe nga Ministria e Financave dhe Ministria Kulturės.

Funksionimi dhe punėsimet

Instituti pėr trashėgimi shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve do tė fillojė me punė kur komisioni amė do ta pėrgatisė programin, i cili pastaj do tė shpallė konkurs pėr punėsim. Kėshtu ka deklaruar ministri i Arsimit dhe i Shkencės Sulejman Rushiti lidhur me vendimin e Qeverisė pėr formimin e institucionit tė lartė shkencor.
Rushiti ka potencuar se Ministria do t'i adaptojė lokalet nė “Kurshumli An” pėr nevojat e Institutit, i cili do tė ketė 20 tė punėsuar."Nė Institut do tė punojnė sektorė pėr albanologji, pėr letėrsi, pėr arkitekturė, pėr etnologji, pėr etnomuzikologji dhe pėr bashkėpunim mes shqiptarėve, maqedonasve dhe popujve tjerė nga rajoni", deklaroi Rushiti pėr mediumet .

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Ballisti_gostivarit nė 01.04.2007, 15:08

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 54 )
Datotekat e bashkangjitura  Kurshumli_An.jpg
PM
Top
Ballisti_gostivarit
Postuar nė: 01.04.2007, 15:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 280
Antari Nr: 6656
Bashkangjitur: 30.03.2007



fotoja e bashkangjitur paraqet objektin ku do te vendoset Instituti.
PM
Top
Geotari
Postuar nė: 28.04.2007, 12:22
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 31
Antari Nr: 7066
Bashkangjitur: 24.04.2007



ky projekt per ne shqiptaret ka nje domethinie te madhe, eshte projekt historik per ne si komb.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio