Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Maqedonia Me Shenja Identifikuese Ne Gjuhen Shqipe
fancy_boy
Postuar nė: 01.04.2007, 20:19
Quote Post


Shetitje neper Mjegull
*****

Posti: Antarė
Postime: 277
Antari Nr: 9
Bashkangjitur: 28.11.2004



Cėshtja e mbishkrimeve nė gjuhėn Shqipe, tani e tutje nuk do tė shėrbėje thjeshtė si premtim, por njė realitet qė ka gjetur zbatim praktik. Nga Kumanova deri nė pikėn kufitare Qafė- Thanė , krahas gjuhės maqedonase shenjat identifikuese janė edhe nė gjuhėn shqipe. Realisht duhet theksuar se atė qė Nuk e aplikoi pėr katėr vite BDI-ja arriti ta realizojė Partia Demokratike Shqiptare nė kuadėr tė qeverisė pėr 6 muaj.

Kėshtu Punonjės tė NP “Makedonija Pat” kėto ditė janė duke vendosur shenjat rrugore nė pikat e pagesės nė magjistralen Shkup- Tetovė, projekt ky i cili, siē deklaroi Ceka, pritet tė pėrfundojė gjatė kėsaj jave. Pra me mbishkrimet nė shqip fillimisht ėshtė nisur nga autostradat e vendit, ndėrsa pėr realizimin e projektit tė pėrgjithshėm do tė nevojiten rreth 31 milion denarė. Kėto ditė ka filluar vendosja e shenjave dygjuhėsore nė magjistralen Shkup-Tetovė, ndėrsa drejtori ndėrmarrjes publike “Makedonija Pat” Idriz Ceka shprehet se prioritet do t`i jepet vendosjes sė shenjave pėrgjatė Korridorit 8, respektivisht nga Kumanova deri nė pikėn kufitare Qafė Thanė tė Strugės.“Nė bazė tė vendimit tė Qeverisė pėr vendosjen e shenjave rrugore dygjuhėsore kemi filluar me punėt rreth vendosjes sė tyre, ndėrsa dokumentacioni teknik ėshtė nė fazėn pėrfundimtare”, deklaroi Ceka, duke shtuar se kohė mė parė, ekspertė tė Ministrisė sė Transportit dhe Lidhjeve, Fondit tė rrugėve magjistrale dhe rajonale si dhe tė NP “Makedonija Pat” kanė marrė vendim qė tė realizohet njė pjesė e kėtij projekti.Pėr fazėn e parė tė vendosjes sė shenjave dygjuhėsore ėshtė planifikuar tė shpenzohen 2.4 milion denarėve, ndėrsa projekti ka nisur me vendosjen tabelave nėpėr pikat e pagesės sė rrugės nė fshatin Gllumovė, Zhelinė dhe Gostivar.Shuma e pėrgjithshme e mjeteve financiare tė parapara pėr vendosjen e shenjave dygjuhėsore, do tė arrijė 31 milionė denarė, ndėrsa me programin e vitit 2007 pėr mirėmbajtje tė sinjalizimit horizontal janė paraparė 35 milion denarė.“Kėrkesat reale vjetore pėr ripėrtėritje tė sinjalizimit rrugor arrijnė nė 70 milion denarė”, potencoi Ceka, duke shtuar se pėrfundimi i kėtij projekti varet edhe nga mundėsitė financiare.Vendosja e dygjuhėsisė vjen pas njė vendimi qeveritar pėr tė ndarė mjete qė edhe gjuha shqipe tė jetė prezent nė mbishkrimet rrugore, ku shqiptarėt pėrbėjnė mbi 20 pėr qind tė popullsisė.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga fancy_boy nė 01.04.2007, 20:23

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 79 )
Datotekat e bashkangjitura  mbishkrimet.jpg


----------------------------------------
Mos u Mba se je, Mos u Mba se ke, Se Askush Nuk je Vetem nje Grusht DHE !
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio