Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Jeta Dhe Vdekja E Ahmed Katib, Dr. Ferid Muhic
INDEXI
Postuar nė: 02.04.2007, 07:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



http://drejtesia.blogspot.com/2007/04/jeta-dhe-vdekja-e-ahme d-katib.html
JETA DHE VDEKJA E AHMED KATIB


Prof.Dr. Ferid Muhiē
Nga Maqedonishtja: Hamdi Nuhiju , Kumanovė

Tė gjitha tregimet kushtuar njerėzve janė treguar si tregime tė jetės sė tyre dhe vdekjes. Kjo botė ėshtė shtėpi me dy dyer : nė njėrėn hyhet brenda e nga tjetra dilet jashtė. Ai i cili ka dalur njėherė , asnjėherė mė nuk ėshtė kthyer. Jeta ėshtė ajo cka do tė ndodhė ndėrmjet kėtyre dy dyerve. Pėr atė edhe nuk duhet tė sqarohet se pse renditja e tregimit pėrfundon me vdekjen gjithmonė.

Tregimi pėr Ahmed Katib detyrimisht duhet tė tregohet vetem me renditjen e kundėrt , mė shkallėn e cila nė muzikė titullohet canone inverso , si tregimi pėr vdekjen dhe jetėn. E duhet tė sqarohet se pse ėshtė ashtu.

Fatin e tė gjithė njerėzve e spjegon jeta e tyre , vdekja e pėrfundon.
Fatin e Ahmed Katibit jeta e ka pėrfunduar : vdekja e ka filluar.

Tregimi pėr jetėn e Ahmed Katibin fillon nė kampin palestinez Xhenin , dhe kėtu tregimi ėshtė mundėsuar me pėrfundimin e tij! Nė ditėn e parė tė Fitėr Bajramit , djaloshi 12 vjecar Ahmed Katib ėshtė zgjuar herėt , para krejt familjes, bile edhe para nėnės sė tij. Pėrderisa dy motrat dhe dy vėllezėrit ende flenin , Ahmed Katib i pėrgaditi punėt pėr tė cilat ai ka ditur se do t`ia lehtėsojė nėnės sė tij gjatė pėrgaditjes sė gjithė atyre gjėrave pėr kėtė feste tė madhe. Nėna e tij e veshi me rrobat mė tė mira , mė tė mirat tė cilat deri atėherė i kishte parė. Pasi hėngri mėngjesin dhe piu cajin e Bajramit me nėnėn , doli jashtė pėr tu takuar mė shokėt.

Nė mesin e lojės u paraqitė njė kolonė mė tanke izraelite e pėrcjellur nga ushtarė. Ai bashkė mė shokėt duke ndjekur shembullin e udhėheqėsit tė ri tė kampit palestinez Zakarija Zubejdi , nga i cili frymėzohej mjaft , ai filloi qė tė gjuaj gurė mbi tanke cka gjatė gjithė jetės iu janė paraqitur vetėm si armiq. Nuk ėshtė e vėrtetuar se si ajo lodėr arriti nė duart e tij , por ajo ishte njė imitim ideal i njė automatiku. Se nuk ishte e tij , ėshtė e vėrtetuar. Pėr snajperistin izraelit nga ajo largėsi lodra ishte njė automatik i vėrtetė. Dy gjuajtje prezice , njėri nė kokė e tjetri nė gojė , i vrarė nė vend. Ushtarėt izraelit urgjentisht e dėrguan nė spital. Dy ditė makinat i kanė mbajtur funkcionet vitale. Kėshtu pėrfundoi tregimi pėr jetėn e Ahmed Katib.

Nė ndėrkohė , nė shpejtėsi tė madhe flitej pėr jetėn e tij pas vdekjes. Tek njė fėmijė kaq i fuqishėm si Ahmed Katib , edhe tė gjitha organet e brendshme ishin nė gjendje tė shkėlqyer. Prindėrit e tij Ismail dhe Abla , tė njoftuar me kėtė nga mjekėt , i lutėn qė tė gjitha organet e tė voglit Ahmed ti translaptojnė pėr tė gjithė ata tek tė cilėt mund t`i shpėtohet jeta , pa marrė parasysh se janė palestinez apo izraelit.
Kėshtu filluan ngjarjet e cuditshme. Ushtria izraelite pėr tė parėn herė kėrkoi ndjesė pėr vrasjen e djalosh*t tė vogėl , luftėtarėt e Indifadės pėr tė parėn herė nuk kėrkuan hakėmarrje. Ariel Sharoni pėrmes rrjetit televiziv shtetėror shprehu falėmindėrim deri tek prindėrit e Ahmed Katib , ndėrsa vendimin e tyre e quajti « njė gjest markant drejtė ruajtes sė paqes ». Nga kabineti i tij pėrmes telefonit shprehu ngushllime pėr incidentin. Parlamenti izraelit , nė seancėn e rradhės mė njė minut heshtje iu shprehu nderimet e fundit Ahmed Katib , duke theksuar « humaniteti i vecant i transplatimit tė organeve tė Ahmed Katib »

Zemra e Ahmedit vazhdoi tė rrahė nė gjoksin e 10 vjecares izraelite e cila ishte e sėmur prej lindjes nga zemra; edhe dy bubregėt e tij vazhduan qė tė punojnė. Njėri i dha jetė njė bebeje shtatmujėshe izraelite , ndėrsa i dyti , i ndihmoi nėnės sė kėsaj bebe e cila ishte e sėmur.

Udhėheqėsi i ri i luftėtarėve , Zakarija Zubeidi i cili personalisht e barti trupin e pajetė tė Ahmed katibit , theksoi se “ Palestinezėt qe 60 vite i tregojnė botės se e duan jetėn dhe se me kėnaqėsia ia japin tė tjerėve si dhuratėn mė tė vlefshme”.

I shumuar nė pesė jeta tė reja , nga tė cilat katėr iu dha izraelitėve nė tė cilėt pa armiq tė pėrbetuar dhe nga plumbat e tė cilėve u vra Ahmed Katib , pas vdekjes sė tij tash fillon ta ndjekė tregimin e tij. Ai ka pamje tė shkėlqyeshme ti jetojė pesė jeta (megjithėatė ėshtė njoftuar se edhe njė pjesė e Ahmed Katibit ėshtė transplatuar dhe ka shpėtuar edhe jetėn e gjashtė) , sigurisht qė ėshtė mė e gjatė nga jeta e secilit njeriu qė ka jetuar nė kėtė botė.

Ashtu edhe do tė ishte me e drejtė.

Jeto djalosh Ahmed Katib dhe mirėsia e jote letė jetė shembull pėr tė gjithė njerėzit! Nėse shembulli yt nuk iu hapė sytė , me vdekjen tėnde ti ke bėrė mė shumė mirėsi sesa secili njeri i gjallė gjatė gjithė kohės.


http://vreme.com.mk/vest.aspx?id=34412&vid=547


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio