Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vetėvaret 16 Vjeēari, Frekuentonte "jehovain"
ardi_pr
  Postuar nė: 04.04.2007, 11:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Vetėvaret 16 vjeēari, frekuentonte "Jehovain"

http://www.shekulli .com.al/news/ 55/ARTICLE/ 7849/2007- 04-04.html

Vladimir Karaj
04-04-2007


Godina ku kryen aktivitetin sekti "Deshmitaret e Jehovait"
ne Mushqete


Mbrapa - Para



Nė Mushqetė tė Tiranės, ku vetėvarja e njė adoleshenti ka
rikthyer dyshimet mbi sektin. Pak ditė para vdekjes,
Marenglen Tarja kishte thėnė: "Po tė vdesėsh tė dielėn
ėshtė mirė..."

Tė dielėn nė darkė, Marengleni ėshtė larė, ėshtė veshur, ka
futur librat nė ēantė qė t'i kishte gati pėr nė shkollė dhe
mė pas ka dalė nga shtėpia, pėr tė mos u kthyer kurrė. 30
minuta mė vonė, i ati, Saliu, e ka gjetur tė vetėvarur nė
njė pemė. 30 minuta, qė Marengleni tė mos mbajė mė kurrė nė
shpinė ēantėn e librave... Gjysmė ore, gjatė tė cilės Sali
Tarja, qė tani fsheh lotėt para burrave, duke mbuluar sytė
me dorė, ka humbur fėmijėn e tij dhe Marengleni jetėn... 30
minuta, qė nė odėn e njė shtėpie dykatėshe me mur guri tė
Tarajve, nė Mushqetė tė Tiranės, tė ulen nė rreth njė
grumbull burrash, tė gjithė me mjekra tė mbėshtetura pas
kraharorit, qė ndėrsa rrufisin kafe e mėrmėrisin fjalė
morti, pyesin pėr tė kushedisatėn herė: "Si ndodhi?". Saliu
s'di tė kthejė pėrgjigje. Ai vetėm qan nėn zė, ndėrsa fshin
sytė me njė shami prej cope dhe rrallė tė sheh drejt, por
pa nxjerrė asnjė fjalė. I vėllai, Zyberi, qė pret miqtė
pėrgjigjet gjithmonė me gjysmė zėri, herė duke thėnė: "Ja
kėshtu!" herė duke shqiptuar: "Taksirat". Atėherė, ata qė
kanė pyetur shkundin kokėn, duke lėshuar ndonjė psherėtimė
dhe bėjnė sikur i kanė marrė veshtė gjitha. Por sytė e
tyre, qė i ngrenė nė tė rrallė, pėr tė parė dantellėn e
bardhė tė dritareve apo teksa i numėrojnė thekėt tapetit tė
shtruar nė konakun e Tarajve, vazhdojnė tė pyesin: "Po si
ndodhi kėshtu"?...

"Pemėn e premė..."

"Pemėn e kemi prerė," -thotė njė ndėr xhaxhallarėt e Genit,
siē i thėrrisnin shkurt 16-vjeēarit shokėt dhe tė
afėrmit."Nuk e shihnim dot..." Mban frymėn dy minuta dhe pa
na parė nė sy rėnkon: "Shpirti i vogėl". Askush nga tė
afėrmit nuk ka mundur tė kuptojė mė parė se Geni kishte
probleme. Deri para asaj gjysmė ore mungese, ai ishte njė
djalė i kėndshėm dhe i hedhur dhe askujt s'i kishte shkuar
mendja se mund tė arrinte deri aty. Tani pemėn e kanė
prerė, litarin ndoshta e kanė djegur dhe njerėzit e
shtėpisė shpresojnė qė me lot tė fshijnė nga mendja
tmerrin. "Ēfarė na ndodhi, na ndodhi", -thotė Zyberi, burri
i vetėm qė mund tė jepte shpjegime nė atė shtėpi, ai tė
cilit duhej t'i drejtoheshim edhe ne. E thotė si pėr tė
treguar se nuk mund tė ndodhė asgjė tjetėr mė e rėndė, qė
muret e asaj shtėpie tė mos e mbanin.

"Tani e kam radhėn unė..."

"Tani e kam radhėn unė...Po tė vdesėsh tė dielėn ėshtė
mirė, se ringjallesh tė hėnėn..." Pas kėtyre copėzave
bisedė tė Genit janė kapur tė gjithė ata qė hyjnė e dalin
nė shtėpinė e Tarajve.Pas kėtyre fjalėve kapen dhe mbahen
lotėt, qė prej tre ditėsh nuk ndalen nė kėtė shtėpi. Kur
dikush vdes nga njė sėmundje, njerėzit ia faturojnė atė
natyrės a kujt tė munden, por kur njė 16-vjeēarvret veten,
ai lė pas tė pashpjegueshmen, pyetjen qė nuk merr asnjėherė
pėrgjigje, para sė cilės mbeten memecė burrat me mjekėr tė
mbėshtetur nė gjoks, qė i lėshojnė vendin njėri -tjetrin nė
konakun qė nuk mbetet asnjėherė bosh. Ekur tė gjithė kanė
filluar tė gėrmojnė pėr tė gjetur pse-tė, kanė mėsuar se
Marigleni, para pak kohėsh kishte filluar tė frekuentonte
sektin e "Dėshmitarėve tė Jehovait". Zyberi, xhaxhai qė
qėndron nė krye tė dhomės sė pritjes, na thotė se ditė mė
parė, Genin e kanė parė tė zbresė nga njė furgon i
"Dėshmitarėve tė Jehovait". "Djali shkonte atje, ka pasur
dhe libra nga ato qė i shpėrndajnė shtėpi mė shtėpi",-
thotė Zyberi, duke u pėrpjekur tė jetė i qetė, megjithėse
zėri i dridhet dhe herė-herė duhet tė ndalet pėr tė shfryrė
me njė "uf", si pėr tė nxjerrė gjithė dufin. Zyberit i kanė
treguar se ata predikonin qė po tė vetėvriteshe tė dielėn,
do tė ringjalleshe nė parajsė tė hėnėn. "Nuk e di ēfarė
ėshtė kjo fe kėshtu,"- thotė ai, duke mbledhur supet.
Shokėt e 16-vjeēarit i kanė treguar qė para njė apo dy
ditėsh, para se tė vetėvarej ai kishte thėnė se i kishte
"ardhur radha". Tė afėrmit e lidhin kėtė me faktin se
adoleshenti kishte humbur brenda vitit dy shokė tė ngushtė.
Njėri ishte mbytur nė verė nė lumė, ndėrsa tjetri ishte njė
nga viktimat e aksidentit tė fillim marsit nė Bėrzhitė. "E
kanė gjetur ashtu tė dobėt dhe ia kanė marrė mendjen
djalit",- thotė ai gjithmonė duke pasur nė mendje sektin e
"Dėshmitarėve tė Jehovait"."Ata vijnė shtėpi mė shtėpi dhe
sjellin libra, por ne nuk i pranojmė dhe ata gėnjejnė
fėmijėt. Kemi njė mėsues nė shkollė me ta dhe u flet
fėmijėve pėr ringjalljen a ēfarė janė kėto," -kėshtu futet
nė bisedė pa e pyetur kush njė meso- burrė qė thotė se edhe
vetė ėshtė mėsues. Se vajza e njė tė afėrmi tė tij, kishte
shkuar njė ditė nė shtėpi duke folur pėr vdekjen dhe
ringjalljen dhe kishte treguar se kėtė ia kishte thėnė
mėsuesi nė shkollė, i cili i kishte dhėnė edhe libra. "E
kemi ngritur problem," -thotė ai, por deri tani nuk ėshtė
marrė asnjė masė.

Frika prej dėshmitarėve.. .

Rruga pėr nė Mushqetė ėshtė e njėjtė me atė qė tė ēon
nėElbasan dhe para se tė arrish atje, duhet tė kalosh nė
Bėrzhitė e Ibė. Kėtu ku ndalemi pėr tė pyetur pėr herė tė
parė, pėr vendin ku ka ndodhur vetėvrasja, njė grua me njė
buzėqeshje tė hidhur thotė: "Dėshmitarė tė Jehovait" jeni
ju." Dhe pasi ėshtė sqaruar: "Jo se ju pamė me ēantė tė
zezė dhe menduam..." Pastaj ndėrsa ne kemi vendosur tė
heqim qafe ēantėn e zezė, arrijmė tė kuptojmė se tė gjithė
tė huajt shihen nė kėtė zonė me tė njėjtin sy. "Jemi bėrė
me hije",- thotė njė burrė, qė e gjejmė nė shtėpinė e
Tarajve. "Tani ose shteti duhet t'i ndalojė kėto, ose ne
nuk duhet t'i lėmė mė fėmijėt tė dalin nga shtėpia",-
vazhdon ai, ndėrsa buza i dridhet prej ndonjė tiku nervor.
"Ata na e morėn djalin,"-shton njė grua e moshuar qė na
afrohet thuajse me vrap, pasi na ka parė prej sė largu. Ajo
i mallkon nėpėr dhėmbė dhe ikėn andej nga rrinė gratė.Tė
tjerė njerėz qė takojmė prej rrugės nga Tirana nė Mushqetė,
shfaqin tė njėjtin panik prej atyre qė shpėrndajnė libra
nėpėr dyer dhe ndėrsa e ngatėrrojnė emrin "Jehova" (njė nga
emrat e Zotit nė hebraisht) me Havai (ishull nė Amerikė),
kėrcėnojnė se do t'i largojnė prej zonės sė tyre. Vetėm
fakti qė njė adoleshent me probleme i kishte frekuentuar e
mė pas kishte vrarė veten, ėshtė i mjaftueshėm pėr tė
nxitur zemėrimin e kėtyre njerėzve, qė nuk dinė sesi ta
shpjegojnė vetėvrasjen e njė fėmije, nė mos me faktin se
para se tė kryente aktin, ndodhej nė njė makinė me njerėzit
e sektit tė "Dėshmitarėve tė Jehovait"... Nė 30 minuta nė
shtėpinė prej guri tė Sali Tarjas ne mėsuam gjithė sa mund
tė mėsonim, prej asaj qė kishte ndodhur. Gjysma e orės qė i
mjaftoi Marenglenit 16 -vjeē t'i jepte fund jetės,
sigurisht nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė tjerėt tė
shpjegojnė tė pashpjegueshmen. Ndėrsa dalim, ne na fiksohet
nė mendje djali qė buzėqesh prej fotografisė dhe pamja e
pemės sė prerė ku ai vrau veten, tė dielėn nė darkė, ndėrsa
ishte bėrė gati qė tė nesėrmen tė shkonte nė shkollė.

Akuza e xhaxhait tė 16-vjeēarit pėr predikuesit e sektit
"Dėshmitarėt e Jehovait"

Zyber Tarja: 99 pėr qind, ata e shtynė tė vetėvritej

Ju dini ndonjė arsye se pėrse u vetėvra nipi?

Po ku dihen kėto gjėra tani. Ai qė i dinte, i mori me vete.
Por djali shkonte me kėta tė "Jehovait" dhe atė ditė e kanė
parė tė vinte me ta nga Krraba. Ai kishte humbur mė parė dy
shokė dhe kėta thonė qė kishte thėnė diku se tani ishte
radha e tij.

Keni dyshuar se mund tė ndodhte njė gjė e tillė?

Jo, ai atė ditė ishte mirė. Nuk kishte shfaqur asnjė
problem. Shkoi nė Krrabė dhe u kthye. Bėri ēantėn gati, u
la, u pastrua, u bė gati pėr shkollė dhe doli. I ati qė
doli ta kėrkonte se ishte darkė dhe se dinte ku ishte, e
gjeti tė varur nė njė pemė aty poshtė.

Keni ndonjė arsye tė dyshoni se ka tė bėjė me dėshmitarėt e
"Jehovait"?

Ne prova nuk kemi. Nuk ėshtė se i dėgjuam vetė apo i pamė.
Por e dimė qė atė ditė ishte me ta nė makinė dhe na thanė
qė ata predikojnė ringjalljen. Pastaj djali tani e bėri
kėtė, kur kishte disa ditė qė shkonte tek ta e merrte libra
e gjėra.

Ka lėnė ndonjė fjalė djali, para se tė vetėvritej?

Asgjė nuk ka lėnė. Vetėm seē i ka thėnė njė shoku qė kishte
mėsuar se po tė vdiste tė dielėn, do tė ringjallej tė
hėnėn, prandaj edhe unė them qė ata e kanė bėrė. 99 pėr
qind pėr ne ata e kanė shtyrė tė vetėvritej.

REAGIMI

"Dėshmitarja e Jehovait": Ne nuk predikojmė vdekjen

Avdije Allkurtin e njohin tė gjithė nė vendin e quajtur
"Kafja e Xhafės", edhe pse banakierja e njė lokali aty
pranė na thotė se askush nuk hyn e del nė shtėpi tė tyre.
Avdija ėshtė pjesėtare e "Dėshmitarėve tė Jehovait" , qė e
kanė qendrėn nė kėtė zonė, na pret nė shtėpi e sjellshme
dhe pėrpiqet tė na sqarojė atė qė ajo e quan tė vėrtetė. Sė
bashku me djalin i cili nuk pranoi tė na e thotė emrin,
Avdija tregon se ata predikojnė jetėn dhe jo vdekjen,
ndėrsa mohon tė kenė njohur djalin qė kishte vrarė veten
pak ditė mė parė. "Nuk e kemi parė fare",- thotė ajo. Por i
biri, qė vjen disa minuta mė vonė dhe qė nuk e ka dėgjuar
kėtė fjali, na thotė se: "ai vinte ndonjėherė, po kishte
pak kohė". Ndėrsa mė pas pohon se as qė e njihte
adoleshentin dhe se nuk e kishte pasur nė makinė, edhe pse
siē thotė ndonjėherė merrte rrugės edhe pasagjerė. Para se
tė ikim, Avdija pėrmend njė "Allah, Allah", ndoshta pėr
forcė zakoni, por qė tingėllon krejt ēuditshėm nė gojėn e
saj prej besimtareje tė "Jehovait", e cila para se tė
ndahet thotė se: "kėto ishin shenjat e fundit tė botės".
Ndėrsa akuzat i shpjegon me sulmin qė do u bėhej
dėshmitarėve, nė ditėt e fundit.

Kush janė "Dėshmitarėt e Jehovait"

Jehova apo JHĖH, nė hebraisht ėshtė njė nga emrat e Zotit,
pėr hebrejtė dhe tė krishterėt dhe nė shqip do tė
pėrkthehej si shpėtimtari. Por nė shkrimin e mėsipėrm
"Jehova" ėshtė pėrdorur pėr tė shėnuar sektin "Dėshmitarėt
e Jehovait". Sektiėshtė krijuar nga mesi i shekullit tė 19
dhe nuk ka lidhje me krishterimin edhe pse propagandon
biblėn (nė disa variante tė tjera). Bibla e tyre pėr tė
krishterėt quhet e deformuar. Numri i ndjekėsve tė tyre nė
tė gjithė botėn ėshtė rreth 6.7 milion (sipas statistikave
qė ata pohojnė). Emrin qė kanė sot e morėn nėn presidencėn
e Zhozef Franklin Rutherford, ndėrsa si themelues i tyre
njihetĒarles Taze Rusell.

Sipas wikipedia.org

Rastet nė 2005

12 shkurt

Alda Cena, nxėnėse nė klasėn e pestė nė qytetin e Fierit u
gjet e vetėvarur nė tualetin e shtėpisė. Fillimisht u fol
se vajza e mitur kishte pėrqafuar "Dėshmitarėt e Jehovait"
dhe kjo u bazua nė disa fletushka qė policia gjeti nė
shtėpinė e viktimės. Ky version i policisė u hodh poshtė qė
nė fillim nga tė afėrmit e viktimės. Edhe versioni zyrtar e
pėrjashtoi njė gjė tė tillė. I ati i Aldės, e lidhi kėtė
akt me njė premtim qė i kishte bėrė sė bijės pėr ta ēuar nė
Llogara ditėn kur dhe ndodhi ngjarja, por planet ndryshuan
dhe vajza nuk mund tė shkonte nė pikėn turistike pėr tė
luajtur me dėborė.

17 shkurt

Vetėm pesė ditė pas vetėvrasjes sė Aldės, vetėvaret
bashkėmoshatarja e saj nga Tirana, Joana Rajdho, me prindėr
tė divorcuar. Joana u gjet e vetėvarur nga gjyshėrit e saj
(nga nėna) nė banjėn e shtėpisė. Fillimisht, si shkak i
vetėvrasjes u cilėsua njė notė katėr, qė ajo kishte marrė
nė lėndėn e matematikės, por mė pas dhe problemet
familjare. Por shokėt dhe shoqet e Joanės deklaruan tė
kundėrtėn. Ata thanė se vajza e vetėvrarė ishte "Dėshmitare
e Jehovait". Dėshmitė e bashkėmoshatarė ve tė viktimės janė
hedhur poshtė nga nėna e Joanės.

20 shkurt

Vetėvaret nė kasollen e bagėtive 13-vjeēarja Eriola Elezi,
nga fshati malor i Velēanit nė Mokrėn e Sipėrme nė
Pogradec. Sipas hetimeve tė policisė, vajza nuk kishte
asnjė arsye familjare qė t'i jepte fund jetės. Ndėrsa
policia nisi hetimet intensive pėr zbardhjen e motiveve tė
kėsaj ngjarjeje, kryetari i komunės, Ramazan Rapēe,
deklaroi se viktima prej 3 muajsh frekuetonte njė shoqatė
fetare nga Gjermania. Ata ēdo tė premte kryenin predikime
fetare dhe 13-vjeēarja Eriola Elezi qė nė fillim ka qėnė
frekuentuese e rregullt e kėsaj shoqate fetare.

27 prill

Vetėvaret 13-vjeēari Viron Dhani. Adoleshenti nga fshati
Ndėrmėnas i rrethit tė Fierit u gjet i vetėvarur me citate
tė broshurave tė Jehovait. Sipas familjarėve, prej njė
viti, Vironi vuante nga epilepsia. Ende nuk janė saktėsuar
rrethanat e kėsaj vetėvrasjeje, por burime tė policisė qė
shkuan nė vendngjarje thanė se adoleshentit iu gjetėn nė
xhep citate tė sektit "Dėshmitarėt e Jehovait". Vironi
ishte djalė i vetėm i familjes. Ai ka lėnė pas njė motėr,
njė vit mė tė vogėl. Ai ishte nxėnės nė klasėn e shtatė dhe
siē treguan mėsuesit dhe shokėt e tij, ai ishte njė nxėnės
me rezultate tė mira.

1 maj

Athina Nunka, 13 vjeē, nga fshati Dishnicė i rrethit tė
Korēės u gjet e helmuar. Ngjarja ndodhi nė ditėn e Pashkės,
dhe sipas policisė adoleshentja ishte vetėhelmuar. Por njė
gjė e tillė nuk u pranua kurrsesi nga prindėrit e saj.
Sipas tė afėrmve, prindėrit dhe motrat e Athinasė ishin nė
kishė kur ndodhi ngjarja. Viktima donte tė shkonte me ta nė
kishė, por prindėrit i kanė thėnė se dikush duhet tė
qėndronte nė shtėpi. Familjarėt thanė se kishin gjetur nė
shtėpi karamele tė dyshimta, qė sipas tyre duhej t'i kishte
sjellė dikush.


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
LirimShabani
Postuar nė: 04.04.2007, 13:56
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



ardi_pr

kam degjuar ne lamje per disa raste te Jehovajtve dhe me te vertete jame zemeruar shum kur kuptoj se cka po lejojn ligjet ne kete Bote. Keta njerez jane te rrezikshem dhe duhet me patur kujdes prej tyne shum dhe duhet luftuar keta njerez si nga krishteret ashtu dhe nga muslimanet........


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
Illyriani
Postuar nė: 04.04.2007, 22:42
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 6720
Bashkangjitur: 02.04.2007



Me tė vėrtetė, mė vie shumė keq se si i influencojnė tė rinjėt nėpėr kso marrėzi!



PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 05.04.2007, 00:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



 Citim (LirimShabani @ 04.04.2007, 14:56)
ardi_pr

kam degjuar ne lamje per disa raste te Jehovajtve dhe me te vertete jame zemeruar shum kur kuptoj se cka po lejojn ligjet ne kete Bote. Keta njerez jane te rrezikshem dhe duhet me patur kujdes prej tyne shum dhe duhet luftuar keta njerez si nga krishteret ashtu dhe nga muslimanet........

eshte me te vertete keq,por Lirim vetem desha nje permiresim te vogel.Muslimani nuk e nxit nje tjeter njeri ne vetevrasje,pasi ai e din se vetem Zoti merr shpirt dhe ajo eshte gje e ndaluar,te marresh ne dore detyren e Krijuesit smil3dbd4d6422f04.gif


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio