Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BURSA POLITIKE
r.mislimi
Postuar nė: 08.05.2006, 19:13
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



BURSA POLITIKE (the Albanian Politics Future Exchange)

Bursat jane nje instrument i perhapur dhe shume i
njohur per studimin dhe parashikimin e ngjarjeve
politike. Ne SHBA, institucioni me i njohur per kete
eshte Iowa Electronic Market
(http://www.biz.uiowa.edu/iem/ ) qe drejtohet nga
Shkolla e Biznesit te Iowa dhe ka licence te plote
burse nga U.S. Securities and Exchange Commission. Ne
zgjedhjet e fundit presidenciale ne SHBA, parashikimet
e tregut politik te Iowa Electronic Market jane
konsideruar edhe me te sakta dhe te besueshme se
sondazhet e opinionit publik dhe raportohen gjeresisht
nga media. Saktesia e parashikimeve te bursave
politike eshte testuar edhe ne vende te tjera ku jane
provuar apo funksionojne. Kjo eshte nje fushe e
studiuar gjeresisht edhe nga shkencetaret politik dhe
analistet e politikes.

Bursa Politike (the Albanian Politics Future Exchange)
eshte pjese e Future Markets te zhvilluar ne
Universitetin e Karolines se Veriut ne Chapel Hill me
mbeshtetjen e Departamentit te Shkencave Politike. Ne
Burse nuk do te luhet me para te verteta, por vetem me
dollare virtual te Burses.

Aplikimet per te hapur llogari ne Bursen Politike jane
te mirepritura nga te gjithe studiuesit e politikes
Shqiptare, analistet politik, gazetare, student te
avancuar te shkencave politike dhe sociale.

Megjithese nuk ka kritere te vecanta per te marr pjese
ne Burse dhe te gjitha kerkesat do te konsiderohen
seriozisht, pjesemarrja ne Burse do te kufizohet tek
individe qe kane interesa dhe njohuri me te thella per
politiken Shqiptare ne krahasim me mesataren. Kjo do
te behet me objektivin per te rritur cilesine e
informacionit dhe rezultateve te Burses. Pjesemarresit
ne Burse do te marrim persiper qe te jene aktiv ne te
gjitha tregjet e hapura ne Burse (p.sh., te kryejne te
pakten nje shitje/blerje aksionesh ne jave ne te
pakten nje nga tregjet e hapur).

Lojtaret ne Burse duhet te dine rregullat e
shitjes/blerjes se aksioneve si ne cdo burse te
zakonshme - ose te jene te gatshem ti mesojne ato.

Bursa do te drejtohet nga nje Bord qe do te
perzgjidhet nga lojtaret e Burses. Bordi do te vendos
per tregjet e reja qe do te hapen (p.sh., zgjedhjet
lokale per Bashkine e Tiranes, zgjedhjen e
presidentit, etj ) dhe per asetet qe do te tregetohen
(p.sh., cilet politikane do te jene kandidate per nje
gare te caktuar, etj).

Per me shume informacion dhe per te hapur llogari,
vizitoni linkun:

http://www.globic.us/bursa/


--
Albanian Political Science Association
Rr. Bogdani, Pall. 7, Apt. 4B
PO Box 8199, Tirana, Albania
http://www.alpsa.org
alpsa@alpsa.org

Albanian Journal of Politics (AJP)
http://ajp.alpsa.org/


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio