Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Closed TopicStart new topic

> Rregullat E Forumit
r.mislimi
Postuar nė: 20.02.2006, 21:32
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



RREGULLORRJA E FORUMIT "STUDENTET.INFO"

Para se tė bėheni anėtar tė komunitetit tė studentor ju duhet tė lexoni rregulloren dhe nėse i'u duket e pranueshme, atėherė dhe ta pranoni atė. Pranimi i kėsaj rregulloreje ju vė para pėrgjegjėsisė kundrejt atyre qė keni pranuar. Funksionimi i kėtij komuniteti bazohet nė kėtė rregullore dhe pėr sa kohė ju e pranoni atė para se tė regjistroheni, atėherė stafi i "studentet.info" ka tė gjitha tė drejtat tė veprojė nė bazė tė kėsaj rregulloreje tė pranuar nga vetė ju. Gjithashtu dhe stafi "studentet.info" ka detyrimet e tij ndaj anėtarėve duke u bazuar nė kėtė rregullore. Asnjė veprim nuk lejohet tė ndėrmerret nė kundėrshtim me rregulloren. Pėr ēdo rast shkeljeje do tė ketė masa pa marrė parasysh statusin e secilit. Kėto masa do tė merren gjithashtu duke u bazuar nė kėtė rregullore.


Duhet tė shpreheni nė gjuhėn shqipe!


Gjuha shqipe ėshtė gjuha zyrtare e kėtij forumi. Tė gjithė pjesmarrėsit duhet tė shkruajne shqip nė forum. Tė gjitha dialektet e gjuhės shqipe janė tė lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qėnė se ėshtė gjuha mė e lehtė pėr tu kuptuar nga shumica e shqiptarėve. Nderoni veten duke shkruajtur njė gjuhė shqipe tė pastėrt dhe konform rregullave gramatikore dhe tė drejtshkrimit. Ata antarė qė nuk shkruajnė dot gjuhėn shqipe, mund tė lexojnė dhe mund tė shprehen vetėm nė seksione tė veēanta tė forumit tė hapura pėr tė huaj apo shqiptarė qė nuk shkruajnė dot shqip.


Liria e shprehjes ėshtė e garantuar

Duke qenė se projekti "studentet.info"ka pėr qėllim t'i japė zė dhe liri shprehje ēdokujt qė ka diēka pėr tė thėnė atėherė dhe pika njė e rregullores tonė ėshtė njė nga nenet themelore . Secili ėshtė i lirė tė shprehė mendimet dhe idetė e tij pa u penguar.


E drejta e autorit

Postimet, shkrimet dhe materialet e publikuara nė forum dhe nė revistė janė pronė tė atij qė i vendos. Dhe duke qenė se vendosen nė platformėn virtuale tė "studentet.info atėherė dhe merr tė drejtėn e pėrdorimit tė tyre, por gjithmonė duke i ruajtur dhe i njohur emrin autorit. Ndėrkaq, nuk lejohet qė autori i shkrimeve t'i heq apo fshijė postimet e tij tėrėsishtė nga forumi. Pjesa tjetėr ėshtė pronė ekskluzive e "studentet.info" si e tillė mbrohet me ligjet e copyright-it. Vendosja e softver-eve, programeve, skripteve dhe ēdo gjėje tjetėr tė mbrojtur me ligjet e copyright-it ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


Nuk duhet te bėni dallime fetare!


Shqipėtarėt janė njė popull me disa komunitete fetare dhe aspak homogjen kur vjen fjala te feja. Duke mbajtur parasysh kėtė fakt nė mendje, ēdo anetar duhet tė tregohet jashtėzakonisht i ndjeshėm nė mendimet apo paragjykimet qė ai mund tė ketė pėr njė fe apo komunitet tė caktuar. Nė forumin shqiptar kėto paragjykime fetare nuk janė tė lejuara dhe masa ekstreme merren nė raste tė tilla. Ne njohim tė drejtėn e cdo shqiptari pėr tė besuar/mosbesuar nė Zot dhe jemi mundur qė tė akomodojmė ēdo komunitet me forumin e tyre. Ēdo besimtar nė forum ka vendin e tij nė komunitetin e tij brėnda forumit studentor, por askush nuk duhet tė japi mendime apo provokojė mendimet e njė komuniteti tė caktuar tė cilit nuk i pėrket. Harmonia fetare ėshtė guri themelor i kombit shqiptar.



Pėrgjegjėsitė e "studentet.info" ndaj shprehjes sė ideve dhe mendimeve tė anėtarėve.

"studentet.info"nuk mban asnjė pėrgjegjėsi ndaj mendimeve tė hedhura nė faqet e tij. Ato janė vėnė me vullnetin e lirė tė anėtarėve. Stafi i "studentet.info" nuk monitoron nė kėto aspekte - nė postimet e bėra. Prandaj "studentet.info" nuk mban pėrgjegjėsi ndaj vlefshmėrisė dhe ideve tė hedhura nė to, apo thjeshtė vlefshmėrisė dhe vėrtetėsisė sė materialeve dhe shkrimeve tė paraqitura nė forumin e "studentet.info"


Diskutimet dhe postimet nė forumin e "studentet.info"

Diskutimet dhe shkrimet nė pėrgjithėsi duhet tė udhėhiqen nga kultura e debatit, respekti pėr tė tjerėt dhe mendimin e tyre. Anėtarėt e "studentet.info" janė tė detyruar tė mos vendosin shkrime, fjalė, shprehje dhe materiale qė janė: ekskluzivisht polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili, provokuese, raciste, qė shprehin urrejtje ndaj kategorive tė ndryshme tė njerėzve, qė synojnė tė sulmojnė, pėrēajnė, denigrojnė dhe ulin poshtė shqiptarėt, , qė prekin intimitetin dhe jetėn private tė tė tjerėve, qė prekin tė drejtat e mbrojtura tė autorit, qė synojnė tė prekin dhe tė ulin vetė integritetin e "studentet.info" dhe stafit tė tij.


Nuk lejohen reklamat ose propaganda!


Nuk lejohen vendosja e reklamave tė faqeve personale nė firmė ose si titull poshtė emrit, por vetėm nė profilin tuaj. Ēdo anėtar ėshtė i lirė tė vendosi nė firmė lidhje temash nė forum, por jo lidhje faqesh jashtė forumit. Tė gjithė ata qė reklamojnė nė forum pa leje pėrjashtohen nė mėnyrė tė pėrhershme nga forumi pa marrė parasysh formėn e reklamimit. Nėse dėshironi tė reklamoni, kontaktoni me stafin e forumit pėr udhėzime dhe tarifa. Gjithashtu, ēdo pėrpjekje pėr tė propoganduar nė forum do tė marri pėrgjigjen e merituar. Forumi studentor nuk ėshtė njė mjet propogandistik, por njė kuvend ku secili prej jush ėshtė i lirė tė shprehi mendimin e tij tė lirė dhe jo tė propogandojė mendimin e tė tjerėve.


Shkrimet dhe materialet e vendosura nė forum

Pėr tė ruajtur estetikėn e forumit tė "studentet.info" duhet tė ndiqen disa rregulla. Mundėsitė teknike qė parashikon forumi janė tė shumta, por ato duhet tė pėrdoren me kujdes:

a) Shkrimet duhet tė kenė madhėsi dhe formė germash, ashtu si janė pėrcaktuar nga stafi. Me forma, ngjyra e kode tė veēanta mund tė postohet vetėm nė rastet kur paraqitet njė fjalė e veēantė, fjali a shprehje dhe jo tėrė shkrimi. Shkrimet me germa tė trasha, pjerrėta dhe nėnvizuara janė tė ndaluara. Kėto kode mund tė pėrdoren vetėm nė rastet e pėrmendura mė sipėr.

b) Nėnshkrimi, apo firma e anėtarėve duhet tė jetė konform rregullores. Kodet e ngjyrave dhe tė formave tė germave nė nėnshkrim janė tė lejuara, por jo ato tė madhėsisė. Kodet e tjera janė tė ndaluara. Nė nėnshkrim nuk mund tė pėrdoren imazhe. Nė ēdo rast shkeljeje stafi i forumit tė "studentet.info" do tė ketė tė drejtėn tė ndėrhyjė e tė ndryshojė postimin, apo pėrmbajtjen e nėnshkrimit tuaj.


Moderimi

Stafi bazohet nė rregulloren e mėsipėrme nė punėn e tij. Nė asnjė rast nuk mund tė ndryshohen shkrimet dhe pėrmbajtja e tyre pa u bazuar nė rregullore


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Closed TopicStart new topic

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio