Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Studimi Ne Gjermani, Mundesi per studime ne Gjermani
GHAe.V.
  Postuar nė: 13.04.2007, 12:08
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 1
Antari Nr: 6894
Bashkangjitur: 13.04.2007



smil3dbd4e7853679.gifAfati i fundit i aplikimit per kurse parapergatitore te gjuhes Gjermane per Studienkolleg eshte: te pakten 2 muaj para ardhjes ne Gjermani

smil3dbd4e7853679.gifInformacion i detajuar: http://germany.iha-info.org/
Kosto: Vetem per pervetesimin e gjuhes Germane ne Gjermani (Studimi: FALAS)

smil3dbd4e7853679.gifKushtet e aplikimit: Te keni njohuri paraprake te gjuhes gjermane, te keni mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ose vitin e pare te universitetit me note mesatare jo me pak se 8.5. Per me teper informim ju lutemi te adresoheni tek perfaqesuesit ne Shiperi.
I.H.A. dhe German Humanitarian Assistance e.V. mer perisper te ndihmoje dhe ti asistoje studenteve shqiptare qe jane te interesuar te kryejne studimet e larta ne Gjermani nepermjet “Programit te Studimit te Larte per Studentet Shqiptare”. Ju mund te kryeni ne Gjermani Studimet Universitare ne degen dhe universitetin qe ju pelqen, Studime Pasuniversitare (Master, Doktorature, Specializim etj), Studime te Pjesshme.

German Humanitarian Assistance e.V. ka bere te tera marveshjet ligjore te nevojshme dhe si pasoje merr persiper ligjerish ti asistoje studenteve Shqiptare te studjojne ne Gjermani ne cdo dege, universitet dhe per cdo nivel kualifikimi.

Diplomat e universiteteve Gjermane njihen dhe vleresohen shume ne mbare boten nga punedhenesit dhe institucionet akademike. Duke u krahasuar me skemat nderkombetare, kjo mundesi qe German Humanitarian Assistance e.V. ju ofron konkuron te tere tregun apo “biznesin” e arsimit te larte. Duke kryer studimet universitare ne Gjermani ju kurseni 100% te pageses per universitetin dhe mbi 50% te shpenzimeve te jeteses. Pervec kesaj ne perfundim te studimeve tuaja ju do keni pervetesuar dhe perfeksionuar nje gjuhe te huaj, gje qe eshte avantazh ne karrieren tuaj te metejshme. Ju do t’ju kushtoje vetem nje shpenzim fillestar per Kursin e Gjuhes Gjermane.
Studimi ne universitetet Gjermane behet ne gjuhen Gjermane, prandaj eshte kerkese e detyrueshme qe ju te njihni gjuhen gjermane. Kete vit kursi i Gjuhes Gjermane do te kryhet ne qytetin universitar Jena, Gjermani. Te tere librat, broshurat dhe materjalet e fotokopjuara apo te printuara gjate kursit jane falas. Ne perfundim te kursit te gjuhes ju duhet te demostroni njohuri te mjaftueshme te Gjermanishtes nepermjet nje Testimi i cili ju lejon qe te kryeni kursin parapergatitor universitar te Studienkolleg.
Gjithashtu ne ofrojme edhe kurse afatshkurtra te gjuhes Germane. Kohezgjatja minimale eshte 4 muaj. Pagesa e Kursit te Pjesshem do te llogaritet ne baze te totalit te Oreve Akademike per te cilat ju keni nevoje.
German Humanitarian Assistance e.V. mer persiper tju informoje deri ne pajisjen tuaj me vize-gjuhe si edhe kryerjen e formaliteteve te nevojshme burokratike qe do ju nevojiten. Viza e Gjuhes anullohet dhe zevendesohet me vize-studenti ne Zyren e te Huajve, Gjermani nese ju deshironi te ndiqni Studienkolleg menjehere pas testimit te Gjuhes Gjermane.
Per me teper informacion klikoni ne http://germany.iha-info.org/ ose na kontaktoni ne adresen:

smil3dbd4e7853679.gif Perfaqesia ne Shqiperi: Zj. Denis Fejzaj

Adresa: L.17, Rr. Prokop Sorra
Libraria Blue Star (tek staioni i trenit)
Durres, Albania
Tel. 00355-68-29-33249

Orari i pritjes: E hene deri e shtune, 15.00 - 17.00
E diele, 10.00 - 12.20

I lutemi te interesuarve qe te aplikojne vetem pasi te informohen nga perfaqesuesit ne Shqiperi. Aplikimet direkt ne Gjermani nuk pranohen. Ju falenderojme per mirekuptimin.

smil3dbd4e7853679.gif Perfaqesia ne Gjermani: Rabinovith/Fishta
German Humanitarian Assistance e.V.(GHA e.V.)

Adresa: Anna-Siemsen-Str.18 07745 Jena, Germany
Tel./Fax: +49-3641-232684
E-mail: germany@iha-info.org

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 65 )
Datotekat e bashkangjitura  freestudies_germany.jpg
PMUsers Website
Top
Amir
Postuar nė: 13.04.2007, 17:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 402
Antari Nr: 7
Bashkangjitur: 28.11.2004



Falemderit per Informimin.


----------------------------------------
[SIZE=6][font=Courier][color=red][b]* Better late, than never. *[/b][/SIZE][/color][/font]
PMEmail PosterUsers WebsiteIntegrity Messenger IM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio