Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndotja E Kosoves Si Pasoje E Luftes
Uskana2006
Postuar nė: 14.04.2007, 15:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



www.lajmet.com
-----------------------------------------------------------
Vdekja e padukshme i kanoset Kosovės Shkruan: Sejdi Veseli

Po mbushen tetė vjet tė plota nga pėrfundimi i luftės tė armatosur ēlirimtare, tė cilėn e zhvilluam nėn Flamurin e Famėmadhes Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ėshtė rregull, qė pas pėrfundimit tė luftėrave, tė bėhet edhe sanimi i terrenit nga dėmtimet e ndryshme qė shkaktohen nga veprimet luftarake tė kundėrshtarit. Edhe ne shqiptarėt e Kosovės Unmikistan e kemi pasur pėr detyrė, ndėr detyrat parėsore, eliminimin e dėmtimeve tė mėdha dhe tė shumėllojshme qė na janė shkaktuar nga ushtria pushtuese serbo-ēetnike, me armatimet supermoderrne tė saj.

Duhet tė konstatojmė me dhembje nė shpirt, se edhe ato sanime teknike qė i kemi bėrė nė terrenet e djegura rėnd, i kemi bėrė gjysmake dhe shkel e shko, pėrjashtuar rastet kur kemi pasur tė bėjmė me shtėpitė e minoritarėve serb, kėto i kemi bėrė pėr mrekulli, pa e lodhur mendjen se ēfarė kanė bėrė ata gjatė luftės. Kėshtu nuk pėrjashtohet mundėsia, qė edhe paramilitarėve serbo-ēetnik u kemi ndėrtuar shtėpi moderne dhe ua kemi mobiluar me mobile tė reja, thjesht u kemi siguruar njė jetė komfore, mė tė mirė se ajo qė e kanė pasur para luftės. Ndėrsa shumicėn e luftėtarėve tė lirisė dhe familjet e shumta shqiptare, tė cilėve ua kanė djegur shtėpitė pushtuesit (ndofta po ata qė u kemi siguruar plėng dhe shtėpi), i kem lėnė pa kulm mbi kokė dhe qė gjallojnė nėn plastmasė, duke u ballafaquar me acarin e dimrave dhe lagėshtinė.

Por shkrimi im ka pėr qėllim tė shpalosė njė problem. i cili gjeneron nė vazhdimėsi rrezik tė madh pėr shėndetin, jo vetėm pėr gjeneratat e sotme tė popullit, por edhe pėr ato qė do tė vinė. Fjala ėshtė pėr kontaminimin e truallit tonė me agjensė radioaktiv dhe helme tė ndryshme luftarake.

Jemi dėshmitar tė kohės, se deri nė ditėt tona, nga tė ashtuquajturit kompetent pėr shėndetėsi dhe pėr mbrojtjen e ambientit, qė figurojnė si zyrtar tė lartė tė kinse IPVQK (qė nė realitet nuk janė tjetėr pos servile tė unmikistanezėve...), jo vetėm se nuk ėshtė ndėrmarrė as edhe njė hap pėr eliminimin e kėtij rreziku, por as qė ėshtė diskutuar pėr te, ngase u kanė thėnė shefat e tyre ndėrkombėtar se ky rrezik nuk ekziston.

Nėpėrmes kėtij shkrimi u bėjė thirrje publike, atyre qė e konsiderojnė veten kompetent, pėr tė ndėrmarrė hapa konkrete pėr dekontaminimin e hapėsirės kosovare, nė rend tė parė nga ndotėsit atomik (uraniumi i varfėruar), kimik(dioksina) dhe biologjik(shkaktare sėmurjeve ngjitėse tė cilėt bėjnė pjesė nė arsenalin e armėve biologjike), me tė cilėt u kontaminua kjo hapėsirė gjatė periudhės sė luftės, si nga ana e ushtrisė pushtuese serb, ashtu dhe nga fushata e bombardimeve tė NATO-s ndaj caqeve strategjike tė pushtuesit serb.

Si erdhi deri tė kontaminimi radioaktiv?

Pėrgjigjen nė kėtė pyetje do ta filloj me kėtė citim:
.“Me 22 prill (1998 v.ime) forcat serbe pėrdoren pėr herė tė parė predhat radioaktive kundėr trupave tė UĒK-sė...pėrdorimi i predhave me material radioaktiv brenda territorit shqiptar synonte tė qėllonte mbi popullatėn civile...pėrdorimi i armėve tė tilla u shtua gjatė muajit maj...”

James Pettifer dhe Miranda Vickers “Ēėshtja shqiptare – Riformėzimi i Ballkanit”, faqe 355, botimi shqip nga Bota shqiptare dhe Edicioni “Libri”, Tiranė-New York, 2007

Ushtria pushtuese serbo-ēetnike ka pasur nė posedim DU municione qė nga viti 1989, sė pari ato tė prodhimit rus, mė vonė ato tė prodhimit serb nė “Krušik” tė Valevės dhe Sloboda tė Ēaēakut.

Dėshmia mė e mirė qė vėrteton faktin, se edhe tani nė pėrdorim tė ushtrisė serbe gjenden DU municione, ėshtė aksidenti i paradokohshėm nė Fabrikėn e armatimeve ”Krushik” tė Valevės, ku u rrezatuan 4 punėtor serb, tė cilėt punonin nė kėtė fabrikė. (www,b-92.net).

Siē theksova mė lartė, Ushtria pushtuese serbo-ēetnike, qė nga viti 1989 ka nė posedim raketa ajėr-ajėr, me kokė nukleare dhe me peshė prej 3.5 e 6 kg dhe tė cilat posedojnė 1.6 kg DU, nė formė tė shufrave, si ato tė prodhimit rus, ashtu dhe ato tė modifikuara nė fabrikėn “Krushik” tė Valevės, me shenjėn dalluese R60 MK.

DU-depleted uranium (uraniumi i varfėruar), ėshtė njė nusprodukt i prodhimit tė karburantit nuklear, pra si tepricė e uraniumit tė fisnikėruar i cili shfrytėzohet pėr prodhimin e bombave nukleare.

Uraniumin e varfėruar, OKB e klasifikojnė si “ njė metal tė rėnd dhe jo stabil” i cili emeton tri lloje tė radioaktivitetit jonik:alfa, beta dhe gama.

Nė fabrikat serbe pėr prodhimin e armatimeve “Krushik” tė Valevės, “Slloboda” tė Ēaēakut, “Zastava” tė Kragujevcit dhe “Prvi Partizan” tė Uzhicės, uraniumi i varfėruar (me siguri prodhim i reaktorit “Vinēa”), shfrytėzohet pėr prodhimin e municioneve blindėshpuese tė kėtyre kalibrave: 7,62 mm, 7.9 mm, 12.5 mm, 12.7 mm, 20 mm, 25 mm, 30 mm, 105 mm, 125 mm, si pėr prodhimin e kokave tė raketave tokė-ajėr, tokė-tokė dhe ajėr-ajėr, tė tė gjitha kalibrave, pėrfshi kėtu edhe ato tė radiusit tė gjatė tė veprimit.

Kėto municione u shfrytėzuan dhe shfrytėzohen nga Ushtria serbe, si dhe pėr eksport.

Me kėto raketa janė tė armatosur aeroplanėt luftarak serb, MIG 21, 29, Orao 2, Supergaleb...

Ushtria serbe, pėrveē tjerash, ka pasur dhe ka nė posedim DU municione pėr tankun e prodhimit tė vetė, M-84(sipas modelit rus T-74).
DU-municioni qė pėrdoret nga tankėsi M-84 njihet me shkurtesėn APFSDS 125 mm. Por nė pėrdorim tė tankėsit M-84, qė prej momentit tė modifikimit tė tij nga modeli rus T-72, gjendet edhe predha me penetrues nga volframi,.

DU-municionet bashkėkohore me predha nėn kalibrore, janė tė destinuara pėr t’u pėrdorur nga topat e tankeve dhe topat kundėr tank, kundėr mjeteve tė blinduara luftarake nė largėsitė prej 2000 e deri nė 3000 metra.

Kėto municione janė tė konstruktuara sipas principit tė shfrytėzimit tė energjisė vetanake kinetike e cila gjatė kontaktit tė predhės me cakun, sė pari deformohet dhe mė pastaj e tejshpon pengesėn. Gjatė shpėrthimit brenda objektit, copėzat e predhės dhe tė blindės paaftėsojnė ekuipazhin dhe stabilimentet vitale tė mjetit tė goditur, duke e nxjerrė atė nga formacioni luftarak i kundėrshtarit.

DU-municionet kundėrtank me predha nėn kalibrore janė shumė mė efikase, nė krahasim me ato klasiket, tė cilat lansohen nga tytat e topave tė tankeve dhe tė atyre kundėrtank dhe njihen si: predhat pancir dhe komulative.

Nė bazė tė konstruktimit specifik masa e predhės ėshtė zvogėluar prej 1/3 deri nė ¼ tė masės sė atyre klasike. Kjo veti mundėson shpejtėsi tė madhe fillestare tė udhėtimit tė predhės nėn kalibrore, prej 1.400 deri nė 1.800 m/sek. Pėrveē tjerash, bartėsi i predhės pėrben afro 30% tė masės sė pėrgjithshme tė predhės dhe ndahet nga ajo, menjėherė pas daljes sė saj nga tyta lansuese, kėshtu qė e rritė radiusin e veprimit tė predhės, prej 1000 metra nė 2000 deri nė 3000 metra.

Pėr ndėrtimin e bėrthamės se kėtyre predhave tė destinuara pėr luftė kundėr mjeteve tė blinduara pėrdoren metalet e rėnda dhe uraniumi i varfėruar dhe pėr kėtė njihen me emėrtesėn e njohur, si DU municione.

Metali i fortė qė pėrdoret pėr ndėrtimin e bėrthamės sė kėtij lloji tė predhave, ėshtė njė legurė e pėrbėrė prej dy elementėve, nga volframkarbidi(WC) dhe kobalti (Co) ose nga nikeli(Ni), me masė specifike afro 13 deri 14 gr/m³.

Metali i rėndė ėshtė njė legurė e pėrbėr nga tre elemente, nga volframi(W), hekuri(Fe) dhe bakri (Cu) ose nga volframi(W), nikeli(Ni) dhe hekuri(Fe), me masė specifike prej rreth 18 g/m3.

Si duken municionet DU?

Kėto predha dallojnė nga predhat tjera tė artilerisė, edhe nga fakti, se nga koka e tyre del njė pykė me ngjyrė tė pėrhimėt nė tė mbyllur, me gjatėsi prej afro 20 cm. Maja maja penetruese e kėsaj pyke ka njė gjatėsi prej afro 3 cm dhe ka shkėlqim tė ngjashėm me atė tė argjendit.
Transportohet nė ambalazh tė posaēme, nė tė cilat ka vend pėr dy predha, nė tė cilėn janė tė vendosura shenjat e rrezikut nga radioaktiviteti dhe shenja e uraniumit 238(uraniumit tė varfėruar). (www.cgocable.net)

Ky municion ėshtė pėrdorur nė zonėn e Shalės, Llapit, Drenicės dhe tė Dukagjinit, si dhe nė zonėn kufitare Shqipėri Londineze-Kosovė, nė regjionin e Kukėsit dhe Bajram Currit.

Ky municion ėshtė pėrdorur kundėr fortifikimeve, sidomos nė objektet e ndėrtuara me gurė (kullat shqiptare) dhe beton arme dhe ku kanė qenė vatrat e fortifikuara tė zjarrit.

Cilat janė pasojat shėndetėsore nga kontaminimi me UV?

Rreziku mė i madh nga DU-municionet fillon nė momentin e shpėrthimit tė predhės. Nė kontakt tė predhes me cakun, krijohet njė temperaturė e lartė, prej afro 3400 gradė celsius. Pas perforimit tė pengesės, predha shndėrrohet nė formė tė pluhurit, qė digjet nė kontakt me ajrin, duke krijuar oksidin e uraniumit dhe shndėrrimin e tij nė aerosol. Nė varshėmeri tė drejtimit dhe tė forcės sė erės , ky pluhur mund tė kontaminoj hapėsirė tė madhe.

Personat qė inhalojnė kėtė pluhur mund tė pėsojnė dėmtime serioze. Serioziteti i kėtyre dėmtimeve ėshtė nė varshmėri tė plotė nga forma e oksidit tė uraniumit, me tė cilin ėshtė kontaminuar personi.

Dihet se ekzistojnė dy forma tė kėtij oksidi.

Nėse personi e ka inhaluar formėn e gaztė tė UV, ai mund tė lirohet nga ai duke e nxjerrė nga organizmi, me anėn e djersitjes dhe urinimit.
Nėse personi ėshtė kontaminuar me formėn “qeramike” tė UV, ky kontaminuat mund tė qėndrojė nė ndonjė ind pėr njė kohė tė gjatė e kjo do tė thotė, se personi qė ėshtė kontaminuar me kėtė formė tė oksidit tė uraniumit, do tė ketė njė burim rrezatimi tė pėrhershėm nė organizmin e tij dhe do tė ballafaqohet me tė gjitha pasojat e rrezatimit radioaktiv.

Rrezatimi alfa qė posedon UV ka njė forcė tė madhe depėrtuese, ai shkatėrron edhe materialet gjenetike, kėshtu qė pasojat barten tek pasardhėsit. Jonizimi i emetuar nga UV, shkakton ndryshime tė pariparueshme nė molekulat dhe nė trashėgimin gjenetike tė qelizave dhe si pasoj shkakton njėrėn prej formave tė kancerit.

UV ėshtė mė i rrezikshėm se uraniumi natyror, ngase ai oksidohet dhe ėshtė i tretshėm nė ujė, duke depėrtuar nė shtresat ujėbartėse tė tokės.

Me pasojat e detonimeve tė DU municioneve tė shumta nė Kosovė, gjatė viteve 1998 dhe 1999, tė shkrepura si nga ushtria serbe, ashtu dhe nga aviacioni i NATO-s (prej 24 marsit e deri me 10 qershor tė vitit 1999), si duket kemi filluar tė ballafaqohemi mė herėt, se sa ka mund tė paramendohet (nėse ėshtė paramenduar) nga kompetentet e mbrojtjes sė ambientit dhe tė shėndetėsisė kosovare.

Droja e shprehur nga disa njohės tė efekteve tė uraniumit tė varfėruar, se populli i Kosovės do tė ballafaqohet pas 5 vjetėsh me pasojat e para nga bombardimeve me DU municione, mjerisht po vėrtetohet, ngase numri i madh i tė sėmurave nga sėmurjet malinje, mjerisht me epilog fatal, ka filluar tė bėhet dukuri e pėrditshme.

Pėrveē rritjes sė numrit tė atyre qė po preken nga format e ndryshme tė sėmundjeve malinje, shqetėson fakti se ky numėr dominohet nga tė rinjtė.

Sipas pikave tė goditura nga predhat DU, popullata e regjionit tė Dukagjinit ėshtė mė e rrezikuara, sidomos nga pjesa qė kufizohet me kufirin shqiptaro-shqiptar. Siē dihet, nga ushtria serbe jo vetėn se janė goditur me predha DU caqe tė shumta nė rrethin e Deēanit dhe Gjakovės, por edhe pjesė tė rrethit tė Bajram Currit dhe Kukėsit.

Ėshtė pėr tė dyshuar seriozisht nė profesionalizmin dhe sidomos nė etikėn e disa punėtorėve tė disa organizatave ndėrkombėtare, tė cilėt duke u bazuar vetėm nė disa hulumtime sipėrfaqėsore dhe tė vonuara shumė(sa pėr tė arsyetuar donacionet e majme qė marrin pėr kėto punė e tyre”hulumtuese”), qė po kanė fytyrė tė deklarojnė, se DU ėshtė i pa rrezikshėm pėr shėndetin e popullatės, sė vendeve ku janė pėrdor municionet e prodhuara nga kjo lėndė shumė e rrezikshme. Nė kuadėr tė kėtyre organizatave prijnė UNEP dhe simotrat e saj..
Ėshtė nė natyrėn e seriozitetit shkencor dhe tė etikės profesionale dhe njerėzore, qė pėr ēėshtje tė pa studiuara mirė tė jepen supozime, se efektet e tyre janė, apo nuk janė tė rrezikshme pėr shėndetin e njeriut nė veēanti dhe tė botės shtazore nė pėrgjithėsi.

Realisht, numri i tė sėmurave nga format e ndryshme kanceroze, sidomos tė mushkėrive, gjirit, grykės, lėkurės dhe leukemive ėshtė nė rritje dhe me pėrfundime fatale. Ēka ėshtė mė keq nė numrin e pėrgjithshėm tė tė prekurve nga kjo fatkeqėsi, grupmosha e re ka filluar tė shėnoj rritje.

Mjafton tė bėhet kujdestari pėr njė muaj rresht nė varrezat e Prishtinės, dhe tė mėsosh njė fakt shumė shqetėsues, se mė shumė se gjysma e atyre qė varrosen, janė tė dignostifikuar se kanė lėnguar nga sėmurjet kancerogjene dhe tė moshės nėn 60 vjeēare.

Duhet konstatuar me keqardhje, se kėtė tė dhėnė mund ta sigurosh vetėm nė kėtė mėnyrė, ngase institucionet tona shėndetėsore, nuk e kanė parė tė arsyeshme tė hulumtojnė kėtė dukuri, andaj edhe mungojnė tė dhėna tė sistemuara profesionalisht.

Kohėve tė fundit janė shpeshtuar rastet e aborteve dhe lindjeve tė fėmijėve me anomali kongjenitale, sidomos nga zonat e prekura nga bombardimet gjatė luftės.

Gjithashtu, duhet konstatuar se edhe tek kafshėt shtėpiake, janė shpeshtuar sjelljet nė jetė tė tė vegjėlve tė tyre me anomali tė ndryshme.
Kjo nuk i shqetėson kompetentet vendor, ngase ata janė tė dhėnė pas tenderėve, honorarėve dhe luftės pėr poste drejtuese...etj.

Pėrball kėtij realiteti tė hidhur, pa u frikėsuar sė po merremi me paragjykime, na imponohet dyshimi i bazuar, se shkaktar i krejt kėsaj qė po ndodhė, nuk ėshtė tjetėr pos pasojė e kontaminimit me UV(uranium tė varfėruar). Ky dyshim mund tė kontestohet vetėm pas hulumtimeve tė mirėfillta dhe tė gjithanshme shkencore, ēdo kontestim tjetėr, padyshim bėhet pėr qėllime politike. Fshehja e kėtij rreziku shumė tė madh para popullit, siē po bėhet qe 8 vjet, ėshtė turp pėr ata qė dinė ēka ėshtė turpi!

Kur e terė bota shkruan me tė madhe pėr rreziqet me tė cilat ballafaqohet populli i Kosovės, sidomos nga ndotėsit e ambientit, tė cilėt u hodhėn nga tė huajt gjatė kohės, kur populli shqiptar luftonte heroikisht pėr tė shpėtuar nga bishat serbo-ēetnike, tė cilat synonin shfarosjen e tij, hajnat e farės tonė, mafiozėt, “ekspertet” me diploma false, tė pa aftit, tė verbuar pas interesave tė tyre personale dhe tė mujashve tė tyre heshtin dhe e mbulojnė tė vėrteten.

Populli jeton nėpėr terrene tė kontaminuara dhe deri nė ditėt e sotme, askush nga “shkencėtarėt” tanė zhurmagjinjė nuk i tėrhoqi vėrejtjen pėr rrezikun qė i kanoset. Bile disave u konvenon fshehja e kėtij rreziku serioz para populli, nga se ky ėshtė njė investim pėr tė pasur fitime tė mėdha nė ambulancat private dhe gjatė procedurave pėr dėrgimin e fatkėqijve pėr shėrim nė qendrat e specializuara mjekėsore jashtė vendit.

Po tė ishte ndryshe, me siguri do tė bėheshin hulumtimet e mirėfillta nė terren, me qėllim tė identifikimit tė regjioneve tė kontaminuara me uranium tė varfėruar, si dhe shkalla e ndotje sė terrenit me materie helmuese, si p.sh. me dioksinė e cila pėr nga shkalla e rrezikshmėrisė pėr shėndetin e popullatės, radhitet menjėherė pas mjeteve radioaktive.

Si pasojė e mosinteresimit tė kompetentėve nuk ėshtė bėrė dekontaminimi as edhe i njė centimetri katror tė terreneve tė Kosovės, edhe ato tė cilat janė para hundėve tė IPVQ-ve, tė cilat ishin goditur nga predhat DU dhe as ku kanė shpėrthyer depot ushtarake (p.sh. nė Llukar) nė tė cilat pėrveē DU municioneve ka pasur edhe predha tė mbushura me helme luftarake, si dhe depot e karburanteve pėr nevojat ushtarake, si p.sh nė Bardhosh dhe nė Arbėri.

Gjatė bombardimeve janė asgjėsuar njė numėr i madh i stabilimenteve kimike dhe petrokimike dhe ėshtė pėrdorur municioni me uranium tė varfėruar. Kėtė fakt e ka pranuar edhe ish Sekretarin i Pėrgjithshėm i Paktit NATO Gjorgj Robertson.

Pasojat e kėtyre kontaminimeve si pasoj e pėrdorimit tė DU municioneve vėrehen me tė madhe dhe me siguri do tė vėrehen edhe nesėr. Andaj duhet tė formohet njė komision ekspertėsh, nga tė jashtmit dhe vendorėt pėr tė bėrė hulumtimet e nevojshme nė terren dhe nė bazė tė tyre tė propozojė masat tė cilat duhet tė ndėrmerren, sė pari pėr dekontaminimin e terrenit dhe masave tjera sanuese.

Gjatė kėtij hulumtimi duhet tė bėhet diferencimi i qartė, se cilat terrene i ka kontaminuar ushtria serbe dhe cilat aviacioni i NATO-s. Kjo punė mund tė bėhet lehtė, nė bazė tė mbetjeve tė municioneve tė detonuara dhe nė bazė tė hartės, nė tė cilėt janė pasqyruar tė gjitha objekte e goditura nga aviacioni i NATO-s me DU municione. Kjo mund tė dėshmohet edhe kur tė krahasohen urdhrat e eskuadrileve sulmuese pėr tė krye veprime nė terrenin e Kosovės, ndaj caqeve tė ushtrisė serbe. Kjo gjithashtu mund tė dėshmohet edhe nė bazė tė dokumentacionit tė armėtarėve tė cilėt i kanė krye veprimet e armatosjes sė avionėve para se tė niseshin pėr detyrė luftarake nė terrenin e Kosovės.

Projekti pėr sanimin e gjendjes duhet tė mbėshtetet nga shkaktarėt e kontaminimit tė terrenit, ngase projektet e tilla jo vetėm se kushtojnė shumė, por ata duhet tė detyrohen si masė dėnimi, ngase pėrdorimi i kėtyre mjeteve tė rrezikshme ėshtė i ndaluar nga OKB.

Sa ėshtė evident rreziku nga kontaminimi me agjens radioaktiv dhe helme kimike, tregojnė kėto fakte:

Fillimisht si ushtarėt e KFOR-t, nėpunėsit e UNMIK-ut, OSBE-sė dhe organizmave tjerė ndėrkombėtar tė instaluar nė Kosovėn e pasluftės, nuk i kanė shfrytėzuar gjėrat ushqimor tė prodhimit vendor dhe as ujin e pijes, tė gjitha i kanė sjellė nga jashtė.

Me 19 janar 2001, Nė mbledhjen e hapur tė KS tė OKB, nė tė cilėn ėshtė diskutuar pėr Kosovėn ėshtė iniciuar edhe diskutimi nė lidhje me municionet qė pėrmbajnė nė vete uranium tė varfėruar, tė cilat i ka pėrdorur NATO gjatė fushatės sė bombardimeve ndaj caqeve tė pėrzgjedhura nė territorin e Serbisė dhe Kosovės.

Disa vende anėtare tė KS tė OKB, kanė kėrkuar qė kjo ēėshtje tė hulumtohet drejt dhe mirė dhe tė ndėrmerren masat pėrkatėse pėr sanimin e gjendjes, me kusht qė tė ruhet edhe personeli ushtarako civil ndėrkombėtar nga pasojat e kėtyre municioneve tė pėrdorura.

Gjatė hulumtimeve qė u janė bėrė rreth 300.000 veteranėve amerikan tė luftės pėr ēlirimin e Kuvajtit nga Iraku, tė cilėt kanė qenė tė ekspozuar kontaminimit me uranium tė varfėruar, ėshtė zbuluar ky element i rrezikshėm nė urinėn dhe nė spermėn e tyre.

Kosova ėshtė e kontaminuar pėrjetėsisht me elementet radioaktive, tė cilėt janė shumė kancerogjene. Periudha latente kancerogjeneze, d.m.th. koha e inkubacionit tė malinjiteteve ėshtė prej 5 e deri nė 50 vjet. Mund tė konstatohet me siguri se malinjitetet qė lajmėrohen sot nė trupat e NATO-s dhe paqeruajtėsit nė Ballkan janė vetėm maja e ajsbergut.

Zgjedhja e vetme ėshtė sanimi i terrenit, nėpėrmjet dekontaminimit tė plotė tė vendeve ku kanė goditur predhat DU, si dhe hapėsirėn e kontaminuar nga detonimi, nė pėrputhje me radiusin e veprimit tė tyre. Me njė dekontaminim tė tillė do tė zvogėloheshin nė minimum rreziqet pėr popullatėn dhe kafshėt shtėpiake nga njė rrezik evident pėr shėndetin dhe jetėn e tyre. Referenca: Shtypi evroperendimor dhe veēanėrisht ai britanik (B.B.C)

Pėr tė dėshmuar seriozitetin e gjendjes, e shoh tė mjaftueshme tė citoj njė pjesė nga raporti i IWRP BCR No 526, 15-Nov-04):

Mosmarrėveshjet mbi matjen e ndotjes

Por disa shkencėtarė thonė se problemi mė i madh ėshtė mėnyra e matjes sė ndotjes.

Njė shkencėtar i cili mendon se uraniumi i varfėruar ėshtė shumė mė i rrezikshėm se sa mendohej mė parė, ėshtė Dr. Chris Busby, i komitetit mbikėqyrės pėr uraniumin e varfėruar nė ministrinė e mbrojtjes sė Britanisė sė Madhe.

Dr. Busby ka kryer disa studime nė Kosovė, ku janė pėrdorur gjithashtu municionet me uranium tė varfėruar. “UNEP thotė se sasitė e vogla tė uraniumit tė varfėruar nė ajėr janė tė padėmshme, megjithatė kjo nuk ėshtė e vėrtetė,” ka thėnė ai pėr IWPR, duke shtuar se kjo nuk ėshtė e vėrtetė,” ka thėnė ai pėr IWPR, duke shtuar se sipas tij, “ata kanė pėrdorur mėnyra tė gabuara pėr tė llogaritur rrezikun”.

“Modeli tradicional i rrezikshmėrisė bazohet nė njė organ tė trupit njerėzor ndaj njė pjese tė uraniumit tė varfėruar,” shpjegon ai.

“Por kur njė pjesė e uraniumit tė varfėruar thithet, ajo qė ndodh ėshtė se njė pjesė shumė e vogėl e indeve tė trupit ekspozohet ndaj tij. Pra pasojat e uraniumit tė varfėruar nuk duhet tė maten bazuar nė njė organ tė trupit por vetėm nė ato qeliza tė prekura”.

Profesori Malcolm Hooper, njė profesor i njohur i kimisė mjekėsore nė Universitetin e Sunderland, pranon se kjo ėshtė njė mėnyrė mė e mirė e matjes sė shkallės sė ndotjes.

“Uraniumi i varfėruar ėshtė njė rrezik pėr shėndetin e popullsisė lokale sepse pjesėzat e vogla tė uraniumit tė varfėruar depozitohen fillimisht nė sistemin e ujėrave. Mė pas, kur del dielli, drita dhe nxehtėsia i stimulon pjesėzat dhe ato ngrihen pėrsėri nė ajėr,” ka thėnė ai pėr IWPR.

“Raporti i UNEP ka qenė i pasaktė shkencėrisht. Ata e kanė vizituar zonėn shtatė vjet mė pas dhe zonat e vizituara prej tyre janė pastruar – mjetet e shkatėrruara dhe pjesa mė e madhe e municioneve janė larguar”.

Nė fund, profesori Hooper kujton edhe rastin e ushtarėve italianė tė cilėt kanė shėrbyer nė Bosnje dhe Kosovė.

Sugjerimi i parė pėr njė lidhje ndėrmjet uraniumit tė varfėruar dhe sėmundjes sė kancerit ka qenė ai nė lidhje me vdekjen e pashpjegueshme tė njė numri ushtarėsh italianė tė cilėt kanė shėrbyer atje.

Televizioni italian e ka quajtur Sindroma e Ballkanit dhe shtypi i huaj ka shkruajtur shumė mbi kėtė temė, duke shkaktuar njė zhurmė tė madhe nė media.

Frika pėr pasojat e uraniumit tė varfėruar nė Bosnje ėshtė shfaqur fillimisht nė dhjetor tė vitit 2000, kur ėshtė njoftuar vdekja nga kanceri e Salvatore Carbonaro, vetėm 24 vjeē.

Carbonaro ka qenė ushtari i gjashtė i cili kishte qenė nė Ballkan qė ka vdekur nga kanceri dhe ndryshimi i tij nga pesė tė tjerėt ka qenė se ai kishte shėrbyer vetėm nė Bosnje dhe jo nė Kosovė.

Deri mė atėherė, NATO nuk kishte pranuar se kishte pėrdorur municione me uranium tė varfėruar nė Bosnje. Por nė dhjetor tė vitit 2000 ministri i mbrojtjes sė Italisė, Sergio Mattarella, ka pranuar se aleanca kishte pėrdorur municione tė tilla edhe nė Bosnje, duke shtuar se Italia ėshtė njoftuar pėr kėtė vetėm nė atė kohė.

Mattarella mė pas ka urdhėruar nisjen e njė hetimi, nėn drejtimin e profesor Franco Mandelli, pėr tė hetuar lidhjen e mundshme ndėrmjet kancerit dhe uraniumit tė varfėruar.

Njė anėtar i ekipit tė Mandellit, Dr. Martino Grandolfo, ka thėnė pėr IWPR se ekipi kishte parė njė rritje tė madhe tė sėmundjes sė Limfomės sė Hodgins – njė formė e leucemisė nė gjak.

“Pėrqindja e rasteve me Limfomėn e Hodgkins nė radhėt e trupave italiane tė cilėt kanė shėrbyer nė Bosnje dhe Kosovė ėshtė mbi dy herė mė e lartė se sa ajo nė radhėt e ushtarėve tė cilėt kanė shėrbyer nė Itali,” ka thėnė ai pėr IWPR. “Por pėr momentin ne nuk e dimė arsyen e kėsaj”.

Numri i veteranėve italianė tė Ballkanit tė cilėt kanė vdekur nga kanceri ka arritur nė 27 nė korrik tė vitit 2004 – dhe disa mendojnė se shifra e vėrtetė ėshtė edhe mė e lartė.

“Numri i tė vdekurve nė fakt ėshtė 32 apo 33, dhe numri i atyre tė cilėt jetojnė ende tė sėmurė me kancer ėshtė disa qindra,” thotė pėr IWPR, Falco Accame, njė ish oficer i marinės ushtarake dhe studiues, i cili ėshtė drejtues i grupit tė veteranėve tė Italisė, Anavafaf.

Reagimi publik ka detyruar qeverinė tė pranojė ngritjen e njė komisioni parlamentar nė senatin italian pėr hetimin e pasojave tė uraniumit tė varfėruar.

Por Accame ka thėnė pėr IWPR se ndėrkohė, pėrveē kompensimit tė paguar familjeve tė ushtarakėve tė vdekur, shteti nuk ka pranuar zyrtarisht asnjė lidhje ndėrmjet uraniumit tė varfėruar dhe kancerit.

“Si nė rastin e problemeve shėndetėsore nga pėrdorimi i duhanit apo asbesti, ne nuk mund tė jemi tė sigurt qė uraniumi i varfėruar ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e kėtyre ushtarėve,” shton Accame. “Kėtu, ne flasim vetėm pėr njė mundėsi qė uraniumi i varfėruar tė ketė ndikuar nė sėmundjet kanceroze”.

Megjithatė, mungesa e dėshirės sė zyrtarėve pėr tė pranuar ekzistencėn e njė lidhjeje ndėrmjet uraniumit tė varfėruar dhe kancerit mund tė ndryshojė.

Nė njė vendim tė rėndėsishėm tė gjykatės sė Romės mė 10 korrik 2004, urdhėrohet ministria e mbrojtjes sė Italisė tė paguajė 500,000 euro kompensim pėr familjen e Stefano Melone, njė veteran i misioneve nė Ballkan i cili ka vdekur nga kanceri nė vitin 2001.

Gjykata ka deklaruar se Melone ka vdekur “pėr shkak tė ekspozimit ndaj substancave radioaktive dhe kancerogjene” dhe ka pėrmendur ndėr to edhe uraniumin e varfėruar.

E veja e ushtarit tė vdekur, Paola Melone, ka thėnė pėr IWPR se ky ėshtė “njė vendim historik”, duke shtuar se njė gjykatė civile “tani ka pranuar se uraniumi i varfėruar ėshtė njė substancė kancerogjene dhe e ka pėrmendur atė si njė shkak tė mundshėm tė vdekjes” sė burrit tė saj.

“Ky rast ka krijuar njė precedent dhe ne po organizojmė tani njė konferencė nė Itali pėr familjet e ushtarėve tė tjerė tė vdekur, pėr ti ndihmuar ato nė gjyqet e tyre,” shton ajo.

Prishtinė, me 11 prill 2007
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio