Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nė Shqipėri Ka Ardhur Opus Dei
ardi_pr
  Postuar nė: 17.04.2007, 09:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Nė Shqipėri ka ardhur OPUS DEI smil3dbd4e7853679.gif

E Diele, 15 Prill 2007
Deri pėrpara botimit tė romanit tė Den Braunit, “Kodi i Da Vinēit”, askush nuk kishte dėgjuar nė Shqipėri pėr Prelaturėn e Kryqit tė Shenjtė dhe Opus Dei (Veprėn e Zotit). Por ky ėshtė njė pohim qė vlen vetėm pėr njė pjesė tė njerėzve nė vendin tonė, pasi disa tė tjerė, pa e pasur as idenė se pėr ēfarė po flitej, kishin qenė tashmė pjesė e programeve qė organizata e famshme katolike organizonte nė vendet e varfra, ku bėnte pjesė edhe Shqipėria.

Pas njė investigimi tė gjatė tė gazetės “Korrieri”, ne arritėm tė mėsojmė se organizata misterioze e cila pėrflitet si krahu mė i ashpėr dhe radikal i Kishės Katolike, dhe qė akuzohet se mban nė ndikimin e saj njė numėr tė madh personalitetesh tė cilėt e sponsorizojnė dhe mbrojnė interesat e saj nė nivele politike, vepron, ose sė paku kryen operacione periodike nė Shqipėri.

Opus Dei ka mbėrritur nė Shqipėri sė paku nė vitin 1995, ku po t’i referohemi organit tė saj tė shtypit, Buletinit “Romana”, nė numrin e saj tė 21-tė, Korrik-Dhjetor 1995, nė faqen 411, shkruhet se si njė qendėr e kėsaj organizate e quajtur “ELIS”, ka ngritur disa kampe pune nė fshatin Blinisht tė Shqipėrisė, nė jug tė Shkodrės. Opus Dei e cila sponsorizonte kėtė aktivitet, ka ndihmuar nė kėtė rast nė pėrmirėsimin e disa infrastrukturave utilitare pėr katundin, me kualifikimin dhe mėsimin e disa zanateve pėr tė rinjtė e zonės, si dhe duke sjellė atje disa mjekė qė kanė ndėrmarrė njė fushatė ambulatore nė radhėt e popullsisė lokale.

Nė dukje bėhet fjalė pėr njė aktivitet rrėnjėsisht asistues dhe humanitar dhe i tillė mbetet nė thelb. Por duhet pasur parasysh se prelatura e Opus Deit nuk ėshtė si ēdo urdhėr tjetėr katolik. Ajo ėshtė organizata e vetme qė varet direkt nga Papa dhe qė ka njė autoritet tė pakufizuar. Qėndrimet e saj pėr ēėshtje si aborti, tė drejtat e grave etj, kosndierohen si tepėr radikale dhe kanė njė ndikim tė fortė nė qėndrimin zyrtar tė Kishės Katolike e cila i detyron njė respekt tė madh organizatės nė fjalė. Gjithashtu Opus Dei predikon njė regjim vėrtet spartan pėr anėtarėt e saj, tė cilėt edhe pse mund tė mos jenė priftėrinj ose murgj, i dedikojnė nė jetėn e pėrditshme njė ritual vėrtet tė ashpėr vetvetes, nė termat e tė ushqyerit, tė punuarit madje edhe tė marrdhėnieve seksuale.

Sipas romanit fiction tė Den Braun, i cili i referohet luftės sė ashpėr pėr zbulimin e kupės sė shenjtė (Grali i Shenjtė) me tė cilėn presupozohet se ka pirė nė darkėn e fundit Jezus Krishti, organizata Opus Dei pikturohet me ngjyra tė errėta, si urdhri i cili po mundohet tė mbajė tė fshehta disa sekrete djegėse pėr vetė Kishėn Katolike. Sipas autorit amerikan, tė shumėkritikuar nga vetė prelatura dhe Kisha Katolike, Opus Dei ėshtė nė qendėr tė vrasjeve dhe pėrndjekjeve ndaj anėtarėve tė njė sekti qė promovon ekzistencėn e bashkėshortes sė Krishtit si dhe pasardhėsve tė ēiftit tė shenjtė. Sipas kritikėve, Opus Dei ka njė sistem shumė efikas tė rekrutimit tė mbėshtetėsve tė saj. Ajo ndėrton njė rrjet ndėrmarrjesh shėrbimesh ku ajo punėson njerėz tė varfėr, tė cilėt i nėnshtrohen njė regjimi shumė tė fortė. Gjithashtu Opus Dei u ofron mundėsi pėr karrierė edhe personazheve tė spikatur tė cilėt ajo i zgjedh me shumė kujdes nga radhėt e politikės, medias, mjekėsisė dhe sidomos financave. Numri mė i madh i anėtarėve tė saj quhen “numerarė”, por struktura ka edhe “supernumerarė t”, njė shkallė superiore e hierarkisė sė organizatės.

Pas vitit 1995 kur Opus Dei u shfaq pėr herė tė parė nė Shqipėri, nga vetė botimet e buletinit “Romana” , kampet e punės janė rikthyer dy vjet mė vonė, por kėsaj radhe nė njė numėr mė tė madh fshatrash tė veriut tė Shqipėrisė. Mė 1997 Opus Dei ka vepruar nė zonat e Blinishtit, Gjadrit, Krajnit dhe Baqlit, ku ajo ka dėrguar njė numėr tė madh veshjesh dhe lodrash pėr fėmijė gjatė periudhave korrik – gusht si dhe nė dhjetor. Mė 1999, Opus Dei ėshtė rikthyer pėrsėri nė Shqipėri, me ndihma dhe kampe vullnetarizmi, por tė dhėnat mungojnė pėr vendin dhe llojin e aktivitetit tė kryer. Nė kėtė pikė tė dhėnat e buletinit tė Opus Dei ndalen, por duke u nisur nga periodiciteti prej ēdo dy vjetėsh, mund tė supozohet se veprimtaria e organizatės nė zona pa mbulim tė mirė mediatik tė Shqipėrisė ka vazhduar. Organizata, tė paktėn zyrtarisht nuk ka njė qendėr tė sajėn tė mirėfilltė nė Shqipėri, por sipas kontakteve qė Korrieri zhvilloi me qendrėn mė tė madhe tė Opus Dei-t nė Shtetet e Bashkuara, Shqipėria ndodhet nėn kujdesin e qendrės sė organizatės tė vendosur nė Bari tė Italisė.

Mbėrritja e Opus Dei-t nė Shqipėri, vjen vetėm pak kohė pas publikimit tė fakteve qė tregojnė se nė vendin tonė ka zhvilluar aktivitetin e vet edhe urdhri i Prioratit tė Sionit, pasardhėsit e Kalorėsve Tempullarė, tė cilėt po tė bazohemi tek best selleri i Braun, pėrndiqen kėmba kėmbės nga prelatura personale e Papės – Opus Dei. Kontaktet me pėrfaqėsuesit e organizatės janė pothuajse tė pamundura, pėrderisa ajo nuk ka njė qendėr zyrtare nė Shqipėri, por vepron vetėm nė terma inkursionesh tė shpejta vullnetarizmi dhe aktivitetesh humanitare. Nėse ėshtė shndėrruar edhe Shqipėria nė njė nga “fushėbetejat” misterioze pėr mbajtjen e sekreteve tė Kishės Katolike, kjo mbtetet pėr t’u provuar nė tė ardhmen.

Ēfarė ėshtė Opus Dei

Opus Dei, e njohur zyrtarisht si “Prelatura e Kryqit tė Shenjtė dhe Opus Dei”, ėshtė njė organizatė e Kishės Katolike, e cila fokuson besimin katolik sipas tė cilit, kushdo ėshtė I ftuar pėr t’u bėrė shenjtor, dhe se jeta e zakonshme ėshtė njė rrugė drejt shenjtėrimit. Shumica e rreth 87-mijė anėtarėve tė Opus Dei-t nuk janė priftėrinj. Emri “Opus Dei” ėshtė termi latin pėr “Vepra e Zotit” dhe shpesh herė organizata quhet edhe me shkurtesėn “Vepra”. Shumė anėtarė quhen “supernumerarė” dhe bėjnė jetė tė zakonshme familjare nė pamje tė parė si dhe kanė karrierė sekulare. Sidoqoftė mendohet se shumė prej tyre I derdhin tė gjitha fitimet e punės sė tyre nė arkėn e organizatės prej sė cilės marrin disa rroga tė vogla sa pėr tė kryer njė jetė tė thjeshtė. Nivelet e tjera tė hierarkisė pėrmbajnė numerarėt, tė asociuarit dhe asistentė-numerarė t, tė cilėt janė beqarė dhe shpesh jetojnė nė disa qendra tė posaēme. Opus Dei u themelua nė Spanjė mė 1928 nga prifti katolik Josemaria Escriva dhe u miratua pėrfundimisht mė 1950 nga Papa Piu XII. Mė 1982 ajo u shndėrrua nė prelaturė personale – juridiksioni I saj nuk varet me asnjė zonė tė veēantė gjeografike, ndryshe nga tė gjithė urdhrat e tjerė katolikė. Disa ish-anėtarė tė Opus Dei-t dhe familjarė tė tyre, katolikėt liberalė, sekularistėt dhe mbėshtetėsit e teologjisė liberale, argumentojnė se Opus Dei ėshtė njė organizatė e tipit okult, secrete dhe tepėr autoritariste.

http://www.korrieri .com/index. php?k=1&i=46754


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
tringa_25
Postuar nė: 17.04.2007, 15:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 6444
Bashkangjitur: 20.03.2007



gjithe respektet e mija per familjet e deshmoreve dhe poqese dote ekzistonte ndonje kibel tjeter per shiptaret e posaqerisht ata musliman ajo pamedyshje dote ishte pran varrezave te deshmoreve,per ata qe u ben fli te ksaj lirie qe ne sot e gezojm...................



ju qoft i leht dheu i kesaj toke per te cilen dhane edhe me te shtrejten...JETEN.
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 17.04.2007, 15:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



 Citim (tringa_25 @ 17.04.2007, 15:25)
gjithe respektet e mija per familjet e deshmoreve dhe poqese dote ekzistonte ndonje kibel tjeter per shiptaret e posaqerisht ata musliman ajo pamedyshje dote ishte pran varrezave te deshmoreve,per ata qe u ben fli te ksaj lirie qe ne sot e gezojm...................



ju qoft i leht dheu i kesaj toke per te cilen dhane edhe me te shtrejten...JETEN.


qka e ke ngaterru Temen oj tring? qka ka lidhje kjo teme me komentet e tua?

me gjithe se je krejt ne devijim te temes, une po te jap mendimin se ne padyshim se krenohemi me Deshmoret e kombit tonė, por mos i ngaterro sendet me Kibel, sepse ne nuk jemi IDHUJTAR e ti lutemi varreve siq bejne disa, ne muslimanet i lutemi vetem Zotit xh.sh dhe ate drejteperdrejt pa ndonje ndermjetesues, sepse nuk kemi nevoje per ndermjetesues kur kemi mundesine ti lutemi drejtperdrejt, ndersa Kibla eshte dhe mbetet Qabja jo vetem per shqipetaret po per te gjithe muslimanet ne kater anet e botės smil3dbd4e7853679.gif
PM
Top
AeRtOn
Postuar nė: 16.06.2007, 14:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3865
Antari Nr: 6944
Bashkangjitur: 15.04.2007



eshte dicka shume interesante, se ne cfare kendveshtrimi e kapim Islamin, dmth, cfare e konsiderojme islamin?
islami nuk eshte thjeshte religjion,por eshte ligj i perkryer, eshte kushtetute e vetme, me te cilen njerezit ne toke mund te kene shoqeri te shendoshe, ekonomi te mirefillte, mendime te logjikshme,dhe te vertete shume te qarte.
mirepo, sot islamin e konsiderojme si dicka dytesore, ngase njerezit kane hartuar nje sistem jete ashtu si na vjen neve per shtati.ta sqarojme me nje shembull, kur dikush shkon ne nje shtepi misafir, nuk e din rendin e shtepise, e pyet p[ronarin se ku eshte toaleti, ku eshte dhoma e ndenjes, etj etj, kjo sepse ai eshte misafir dhe ne rast te ndonje perzierje ne punet e asaj shtepie, pronari e largon dhe e perze "kush je ti te me perzihesh ne punet e shtepise time"-thote pronari. tash nje logjike e shendoshe, ne jemi misafir ne "shtepine" e quajtur Toke, dhe nuk i dime problemet qe na sjell ajo, jemi si ne nje labirint. Pronari i kesaj "shtepie" eshte Zoti, dhe Ai e din rendin e saj, dhe normal qenies me te perkryer -njeriut, i ka sjell ligj, norma , si te veproje ne te. por kjo nuk mjafton, ne me nje aftesi kufizuese te trurit, i kundervihemi te Pakufishmit, te Gjithdijshmit, kinse ligji i Tij seshte i pershtatshem per ne, dmth, i shesim mend Atij qe na ka fal menden, absurditet me i madh, dhe normal me sistemet e hartuara nga ne njerezit, ka kaos ne shoqeri, ekonomi jo te mirefillte, shoqeri ne klasa, urrejtje, lakmi, etj, kjo eshte ajo qe thash me larte, perzihemi ne "shtepi" te huaj, duke lene anash Ligjin, Sistemin , Kushtetuten, e hartuar nga Mendja Absolute, dhe duke perfilluar ligjin e qenies qe eshte krijuar nga pisi, nga ndenjur ne pis, ka dal nga pisi, jeton ne pis dhe prap hin ne pis, qe eshte njeriu.....Islam is the only way....Islami eshte rruga e vetme....vetem se problemi eshte, sic thot nje shok i imi, i regjistruar ketu, "eshte ritur graviteti i tokes", nese kuptoni cka them...peace for everybody


----------------------------------------
“Dikur thonin se palestinezėt luftojnė si heronj, e tani thonė se heronjtė luftojnė si palestinezė.”
— Norman Finkelstein
PM
Top
luan2u
Postuar nė: 16.06.2007, 15:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



Eshte dicka interesante tek te gjitha misionaret, se kudo qe shkojne kryejne pune humanitare, pra hapin shkolla, ambullanta, ndihmojne popullaten etj.Kjo pune eshte punuar qysh para shum shekujve nga ana misionareve krishter ne tere boten, arsyeja dihet perfitimi i popullates, pra shtimi i nr. te anetareve.Kjo punohet edhe ne ditet e sodit,ndoshta ndryshojne veprat por esenca ngel e njejta,SHTIMI I NR.Eshte mire qe njerezit,mendoj per na muslimanet te mos biena nen ndikimin e tyre, mos genjehena nga bemirsia e tyre,se ne prapavij realiteti eshte ndryshe. Personalisht mendoj se Vatikani eshte peng i OPUS DEIT. Jam i mendimit se opus dei ka ne prone dicka te vlefshme nepermjet se ciles e rezikon Vatikanin, prandaj edhe Vatikani hesht per ndodhite qe ndodhin brenda organizates Opus dei.

Me respekt
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 16.06.2007, 20:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6982
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Eshte interesante, ne vepren e Nostradamusit, botimi me i ri ne Shqiperi paralajmeronte per hapjen e sekreteve te Vatikanit ne shek.XXI se di sa mund ti besohet kety cfar Nostradamusi, por sikur duket paraqiten hapat e para te Shkaterimit te Vatikanit, pasi autori cek se kjo do te jete edhe shkaku i renies se vatikanit.....hmmmm Zoti e din me se mire....
jo vetem ne shqiperi por ne te gjth vendet veprojne misionar te katolicizmit dhe jehudaizmit , por edhe thires ne islam ka ne perendim qe veprojne, kjo eshte rezultat i rendit te ri boteror...si biznesi qe perhapet ne tregje te reja edhe fete perhapen...por rrugen e drejte kush do ta gjej eshte prej te shpetuarve e kush do te zgjedh ruge tjeter.....


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
luan2u
Postuar nė: 16.06.2007, 21:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



Flitet se brenda ne Vatikan nen toke fshihet pasuria me e madhe ne bote,ketu mendohet per vepra artistike prej literatures e deri ne skulpture.Vepra te artisteve te medhej te cilat Vatikani i ka konsideruar si HERES,pra i ka konfiskuar shekuj me radhe. Shpresoj se te gjitha ato vepra ndonje dite do te dalin ne mejdan qe edhe ne ti shijojm,e jo vetem papa i vatikanit.

Me respekt
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio