Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shqiptarėt, Mė Tė Lashtė Se Grekėt Nė Ballkan
Flori Bruqi
Postuar nė: 24.04.2007, 07:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrėfehet pėr "Shqip" pas botimit tė librit tė tij, "Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen"A mos ėshtė i mbivlerėsuar roli i grekėve nė historinė e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit tė mrekullueshėm qė grekėt i kanė dhėnė sė kaluarės sė tyre, ėshtė pak e vėshtirė tė ngresh pikėpyetje pėr kulturėn e madhe klasike tė helenėveā€¦ Por, prej kohėsh, studiues tė ndryshėm nuk kanė ngurruar tė ngrenė pikėpyetje mbi qytetėrimin e lashtė grek. Vetėm pak kohė mė parė, njė studiues amerikan botoi librin "Athina e zezė", ku perėndesha e bardhė me sy ngjyrė deti, perėndesha e diturisė, mbrojtėse e Athinės, sipas tij ka njė tė kaluar afrikaneā€¦ Mathieu Aref, njė studiues, qė tashmė ka tentuar t‘i kthejė pėrgjigje me studimin e tij prej vitesh kėtyre pikėpyetjeve, nuk denjon tė vihet nė qendėr tė diskutimeve akademike, duke thėnė se "ėshtė Shqipėria, ajo ēfarė ai e quan odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen". Dhe ky popull i vogėl, sipas tij, ka qenė populli i madh qė ka ekzistuar para grekėve. Duket si njė guxim nga ana e Aref, njė "guxim" tė cilin ai e argumenton me prova shkencore, tė cilat kėrkojnė tė hapin njė debat, qė, sipas tij, synon rishkrimin e historisė. Historia e pabesueshme e pellazgėve, qė, sipas tij, janė ilirėt e mėvonshėm, tė cilėt u hodhėn nė njė cep tė historisė dhe shumė pak studiues u rrekėn tė merreshin me ta. Por, pikėrisht nga pellazgėt nis shpjegimi i gjithė asaj historie "tė shkruar keq", sipas Aref, qė e bėn rolin e grekėve tė mbivlerėsuar ende nė ditėt e sotme. Mė poshtė, Aref, pas debateve qė ka ngjallur nė nivele tė ndryshme akademike, rrėfen disa nga tezat, qė, sipas tij, vėrtetojnė studimin e nisur kohė mė parė, qė i bėn tė ndihen mirė shqiptarėt, por qė "trazon" kulturėn tashmė tė konsoliduar greke.
"Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen". Libri juaj sapo ėshtė pėrkthyer nė shqip. Mund tė na rrėfeni se ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?
Qėllimi kryesor i kėtij libri ėshtė vėnia nė vend e sė vėrtetės. Asaj tė vėrtete, mbi tė cilėn rėndojnė plumb 2500 vjet. Nuk kemi tė bėjmė asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq mė pak me shovinizėm, por me njė tezė tė pėrpunuar shkencėrisht, me argumente tė forta, nė mos tė patundshme, fakte historike tė shėnjuara, analiza dhe hulumtime tė thelluara nė disa fusha shkencore, bazuar nė referenca tė verifikueshme. Ky libėr mė ka kushtuar vite tė tėra studimesh, mjaft mund e djersė, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bėrė kėtė vėllim tė madh pune pėr tė bėrė sensacion apo pėr lavdi vetjake.
Ēfarė e shtyu Aref tė merret me njė studim tė tillė, qė nė shumė qarqe letrare ėshtė quajtur edhe si njė provokim, qė ju kėrkoni t‘i bėni historisė greke?
Si dhe pėr ēfarė e kreva gjithė kėtė punė? Para sė gjithash, natyra mė pajisi qysh fėmijė me njė shpirt kritik, tė zhvilluar dhe me kureshti tė madhe. Tė jetuarit nė Egjipt, nė njė shoqėri kozmopolite, mė ka dhėnė pėrparėsinė e vėshtrimit elektrik. Nė themel ishte terreni pjellor dhe premisat e njė rrugėtimi qė do ta nisja disa vite mė vonė. Njohja e gjuhės shqipe, e folur qysh nė djep (sidomos dialekti gegė) e qė zura ta shkruaj fare i ri, mė dha shumė dorė. Studimet nė gjuhėn frėnge (letėrsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhėt e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janė tė huaja ndaj kėtyre lloj studimesh e kėrkimesh. Shkėndija fillestare ishte dalja nė dritė e librit tė parė tė Za////ēharie Mayani, "Etruskėt nisin tė flasin", nė 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" nė 1970-ėn. Ja njė dijetar, joshqiptar, qė ia mbėrriti tė hedhė dritė mbi misterin e popullit tė madh etrusk, falė gjuhės shqipe, qė pėr mė tepėr nuk ishte as gjuha e tij mėmė. Kjo gjė mė tundoi, mė befasoi dhe mbi tė gjitha mė mrekulloi. Qysh atėherė, e pėrgjatė tridhjetė vjetėve, jam vėnė nė pėrndjekje tė kėtij populli misterioz parahelenik, qė, nga zbulimi nė zbulim, mė ka udhėrrėfyer kah shqiptarėve. Pas kėsaj periudhe tė gjatė mė ėshtė dashur mė shumė se pesė vjet pėr tė kryer pareshtur studime e hulumtime tė thelluara nė fusha nga mė tė larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhėsi dhe mitologji. Tė thuash tė vėrtetėn nuk pėrbėn nė asnjė rast provokim. Ajo mund tė lėndojė, tė fyejė, por gjithnjė ia vlen ta thuash. Kėtu, veēse vė nė vend kėtė tė vėrtetė, ēiltėrsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin mė tė madh intelektual. S‘kemi tė bėjmė me larje hesapesh apo me sulme tė paramenduara kundėr Greqisė dhe popullit grek, pėr tė cilin ruaj sqimėn mė tė lartė. Njė kėrkues duhet tė mbetet krejt i paanshėm. Ajo qė kam bėrė ėshtė njė punė vetėm shkencore dhe jo keqdashėsi ndaj cilitdo qoftė. A mos vallė ėshtė faji im qė shqiptarėt rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt pėr mendimin e tė gjithė autorėve tė Antikitetit kanė pararendur grekėt nė Ballkan, Egjipt e nė Azinė e Vogėl dhe qė kėta tė fundit u detyrohen pėr njė pjesė tė madhe tė qytetėrimit tė tyre? Ta quash kėtė njė provokim pėrbėn nė vetvete njė provokim.
Cilat janė pikat e forta, qė, sipas jush, argumentojnė atė qė shqiptarėt janė mė tė vjetėr se helenėt?
Ju mė pyesni pėrse i konsideroj shqiptarėt njė popull mė tė lashtė se grekėt! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt, sipas vėshtrimit unanim tė autorėve mė tė vjetėr grekė (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenės, Herodotit, Tuqididit, pėr tė pėrmendur kėtu mė tė shquarit), u transmetoi grekėve mitologjinė, kultet, si dhe njė pjesė tė madhe tė kulturės e gjuhės sė tij. Do mė kthehen e tė mė thonė se pėrse ata rrjedhin prej pellazgėve e jo prej ilirėve. Sepse, nė fakt, s‘ėshtė veēse i vetmi dhe po i njėjti popull. Pėr shumė shqiptarė dhe pėr njė pjesė tė mirė tė specialistėve tė epokės komuniste, shqiptarėt mund tė rridhnin vetėm e vetėm prej ilirėve! Faktikisht, e pėr ēudi, pak specialistė kanė ndėrmarrė udhėn e studimeve mbi pellazgėt. Edhe pas pothuaj njėqind vjetėsh vetėm tre shqiptarė kanė shkruar mbi kėtė popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitėr Pilika. Dhe ėshtė shumė pak! Kur shumė studiues tė huaj kishin kuptuar ndėrkohė rolin dhe rėndėsinė e pellazgėve para mbėrritjes sė grekėve. Pėrse pra ilirėt e kanė prejardhjen prej pellazgėve? Kėta tė fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri nė Detin e Zi dhe prej dy brigjeve tė Danubit deri nė Egje dhe nė Azinė e Vogėl. Emri i pellazgėve mbetet "njė emėrtim pėrgjithėsues", duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik, i quajtur emėrtim pėrgjithėsues" dhe duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik i quajtur "shpellagji", qė do tė thotė njerėzit e guvave. Egjiptianėt i quanin "pelesėt" dhe hebrenjtė "peleshtim". Kėto etnonimi na kujtojnė filistinėt (pellesh...et, peleshetā€¦im, domethėnė "shpellagji"), qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse emri qė u ėshtė dhėnė prej semito-egjiptianėve. Ky popull i pėrbėrė nga tribu tė shumta mbante mjaft emra, por fliste tė njėjtėn gjuhė dhe kishte tė njėjtat tradita: trojanėt, dardanėt, ligurėt, lelegėt, karientė, likenėt, iberėt, frigjanėt, moskėt, filistinėt, trakėt, ilirėt, pikenėt, daunientėt etj. Pėr kėtė arsye, (autorėt modernė) i kanė konsideruar si popuj tė ndryshėm. Sidoqoftė, ne do tė gjejmė prova tė shumta pėrmes emrave tė mitologjisė (tė shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, qė grekėt i kanė pronėsuar dhe pėrshtatur sipas nevojave tė tyre prej kolonizatorėsh, duke i bėrė elementet themelore tė qytetėrimit tė tyre: Zeusi u lind nė njė "shpellė" nė Kretė. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellė prej dheut, "kurerėt" ishin rojet e foshnjės Zeus (ku u rritā€¦Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokėt tonė), Jonėt (Herodoti) ishin pellazgė tė shndėrruar nė helenė pas mbrujtjes me gjuhėn greke etj. Pėr sa i pėrket emrit "Ilir", ai e ka bazėn ashtu si dhe pėr Palasges prej "njė emėrtimi tė pėrgjithshėm", qė i pėrket tė vetmit e tė njėjtit popull me "tribu tė panumėrta": Peonėt, Dardanėt, Tribalėt, Pelagonėt, Penestėt, Autoriatėt, Enkelėt, Thesprotėt, Molosėt, Kaonėt, Panonėt, Istrianėt, Venetėt (Enetėt e Herodotit), Dalmatėt etj. Faktikisht, autorėt e antikitetit, si Herodoti i kanė klasifikuar banorėt e Veriut tė Greqisė si njė "popull i pavarur" (popull i lirė). Ky emėrtim ėshtė pėrgjithėsuar pėr tė na dhėnė pėrshkrimin e kėsaj mase tė madhe tribuje, siē kanė qenė "ilirėt", qė do tė thotė "libres": I lirė, tė lirėt? A nuk ka rrėfyer Plini i lashtė se populli ilir pėrbėhej nga mė se 300 kombėsi?! Herodoti, a nuk ka thėnė pėr trakėt (degėzimi lindor i pellazgėve): Trakėt janė, pas Induve, populli me numėr mė tė madh nė botė, i cili, nėse do tė ishte bashkuar mesvedi do tė kishte dominuar botėn. E kjo nuk ėshtė njė stisje: ka fakte historike tė pakundėrshtueshme. E vetmja provė flagrante e ekuacionit pellazgė=ilirė=shqiptarė ėshtė gjuha. Nėse shqiptarėt e sotėm do t‘ia mbėrrinin tė deshifronin shumė prej emrave tė mitologjisė, toponime dhe gojėdhėna qė qarkullojnė nė Evropė, ky do tė ishte pėrfaqėsimi mė i mirė i kėsaj trashėgimie mijėvjeēare. Ilirėt (degėzimi perėndimor i pellazgėve) kanė qenė kėsisoj pellazgėt e vėrtetė, pėr sa qė gjuha e kėtyre tė fundit ėshtė pėrcjellur te pasardhėsit e tyre tė drejtpėrdrejtė, ilirėt e mandej shqiptarėt, ku gjuha (sidomos dialekti gegė) flitet ende sot e kėsaj dite, qysh prej mė se 3000 vjetėsh. Pėr sa i pėrket "mikenasve" hipotetikė, nė fakt ata ishin veēse pellazgė, pėr sa grekėt ende nuk ishin shfaqur. Ky emėrtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatė shkarjeve tė tij pėr "mikenėt". Nė fakt, nėse ai do tė kishte zbuluar gjurmėt e tyre nė Athinė, ata do tė ishin quajtur "Qytetėrim Athinas". Nuk ka asgjė shkencore nė njė tė tillė pėrshkrim tė njė populli, qė nuk ka ekzistuar kurrė nėn kėtė emėrtim. Ndėrsa pėr sa i takon linjės B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bėn fjalė pėr "pellazgjishten e lashtė" tė ngatėrruar me greqishten antike. Veē tė tjerash, nė njė farė mase mund tė thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqė jonėt ishin pellazgė) ka rrjedhur drejtpėrsėdrejti nga pellazgjishtja e lashtė me prurje greke, domethėnė semito-egjiptiane. Ja sesi ėshtė sajuar historia e Greqisė parahelenike.
Idetė e hedhura nga ju janė interesante pėr shqiptarėt. A mund tė ketė iniciativa tė tjera, jo thjesht libra, tė cilat do tė mund tė bėnin njė ndryshim tė historisė sė shkruar?
Unė mendoj qė aktualisht ka argumente tė mjaftueshme, prova dhe elemente tė spikatura, qė u lejojnė historianėve, studiuesve dhe dishepujve tė tyre tė rishkruajnė historinė e Greqisė parahelenike. Nėse mund tė them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisė "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) ėshtė e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktė. Praktikisht ėshtė thėnė gjithēka pėr atė Greqi "strico sensu", tė cilės unė nuk mund t‘i shtoj dot asgjė. Pra, unė nuk kam absolutisht asgjė ēka tė them mbi kėtė lloj Greqie (atė tė Solonit, atė tė Pizistratit apo Perikliut), veē faktit tė tė qenit tė admirueshme dhe se njerėzimi i detyrohet pėr gjithė ēka mė tė bukur e mė me vlerė. Mirėpo pellazgėt diē kanė lėnė aty. Pikėrisht kėtė diēka historianėt, linguistėt dhe arkeologėt tanė modernė nuk kanė denjuar ta shquajnė. Madje, njė Greqi e tillė (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bėn pjesė nė studimet dhe hulumtimet qė unė kam kryer nė dy librat e mi. Kėshtu, nuk ka asnjė tregues qė tė provojė se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndėrtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretėrimeve dhe shfaqja e tiranisė, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit tė Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e tė parave shkrime greke, shfaqja e lojėrave olimpike, shekulli i artė i thėnė i "Perikliut": gjithė kėto ngjarje marrin jetė pas shekullit VIII. Sa pėr Homerin, tė shumtė janė ata qė mendojnė se nuk ka ekzistuar ose qė nuk ka shkruar kurrė asgjė. Fakti thotė se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke ėshtė shkruar vetėm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi tė ekzistojė si rapsod. Pėr rrjedhojė, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundėn tė shkruhen vetėm nė shekullin VI, nė epokėn e Pizistratit. Kėto poema epike kanė pėr origjinė traditėn gojore, tė pėrēuar nga brezi nė brez prej rapsodėve pellazgė. Grekėt i morėn dhe i kėnduan (duke i pėrpunuar pėr kauzėn e tyre) me rapsodėt e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatėrruam gjithēka: Greqinė parahelenike (para shekullit VIII) me Greqinė nė bllok (pas shekullit VIII). Le tė mos harrojmė as faktin se studimet mbi pellazgėt jo vetėm sikur u harruan, por edhe u mėnjanuan plotėsisht. Le tė themi se disa studiues modernė (historianė, arkeologė dhe gjuhėtarė) kanė vėnė nė dukje se pellazgėt pėrbėheshin prej popujsh tė ndryshėm, mandej tė zhdukur trup e shpirt, pa lėnė as mė tė voglėn gjurmė: etni e gjuhė! Ndėrkohė qė kjo etni vijoi me ilirėt nė Perėndim dhe trakėt nė Lindje. Ndėrkohė qė tė gjithė autorėt e lashtė lanė gjurmė tė shkruara, sipas tė cilave ky popull parahelenik ka pas qenė shumė i lashtė (njerėzit e parė) dhe qė nė kohėn e Herodotit nė shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina tė tėra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), tė kuptojmė ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veēanėrisht Samosin)!
Si e shihni historinė e Ballkanin sot?
Ka pak kohė qė u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftėn dhe problemin e Kosovės (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendėsitė kanė evoluar ndopak dhe fantazma e luftės po largohet gjithnjė e mė tepėr, veē nėse qėllimėsitė dhe pozicionet politike tė Fuqive tė Mėdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpėrsohen ose ndryshojnė. Aktualisht, Kosova ėshtė njė nga problemet mė tė thekshme nė Ballkan. Pa rregullim paqėsor, tė barabartė dhe tė drejtė, ndoshta s‘do tė ketė kurrė paqtim nė rajon. Sa pėr vete, jam pėr pavarėsinė e Kosovės, sepse pas gjithė atyre fatkeqėsive dhe krimeve (le tė themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbė e kosovarė) nuk mund tė bashkėjetojnė dhe tė ndėrtojnė sė bashku njė /////shtyhet qė tė mund tė funksionojė. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund tė pėrfytyrojė nė gjirin e Evropės sė bashkuar njė forcė dinamike dhe ndėrtimtare pėr ardhmėrinė e kėtij rajoni tė mbetur fatkeqėsisht pa trashėgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumė shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.
Shumė njerėz mendojnė se e kaluara nuk duhet trazuar
pėr hir tė sė ardhmes, ndėrsa ju e trazoni atė. Pėr
ēfarė shėrben kjo?
Sigurisht qė do tė mė bėhet pyetja se pėrse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerė mė tepėr? Po, por e ardhmja ėshtė gjithherė e lidhur me tė shkuarėn. Nėse ne ekzistojmė, kjo ndodh sepse tė tjera kanė ekzistuar para nesh dhe na lejuan tė jemi ata qė jemi, duke na dhėnė atė qė kemi mė tė ēmuar. Kur kjo e shkruar mbetet nė hijen ku ėshtė degdisur, e ardhmja mbetet e errėt. Pėr ēfarė shėrben tė zgjosh tė shkuarėn? Sigurisht pėr tė kuptuar mė mirė tė ardhmen. Ēėshtja qė na intereson kėtu, nuk ėshtė tė flasim pėr njė tė kaluar tė qartė dhe tė kthjellėt, por pėr njė tė shkuar qė na mbahet e fshehur dhe qė manipulohet pėr njė kauzė tė njėanshme.
Nė kohėt e sotme, idetė ndryshe apo pėrgėnjeshtrimi i historisė ėshtė bėrė si nė modė. A keni pasur frikė se do tė paragjykoheshit, kur nisėt ta shkruanit kėtė libėr?
Jo, unė nuk jam tipi qė ndjek modėn. Kam aq karakter dhe personalitet sa pėr t‘u bėrė ballė sirenave tė demagogėve, paragjykimeve apo "publikisht e mirėnjohur", sidomos kur pėrpiqen tė tė largojnė prej sė vėrtetės. S‘ndiej asnjė influencė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė proverb francez thotė: "Me ba ēka duhet, me ngja ēka mundet". Kur nisa tė shkruaj librat, mendova fill rezultatin pėrfundimtar dhe i thashė vetes: nėse gabohesh, nėse argumentet e tua nuk janė bindėse, nėse referencat nuk janė tė verifikueshme, do tė pėsosh kundėrshtinė dhe poshtėrimin! Ndaj fillova tė kėrkoj "provėn e sė kundėrtės", atė ēka mund tė vinte e tė shqetėsonte tezėn dhe vėrtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithēka hollė-hollė, s‘gjeta provė pėr tė kundėrtėn. Trondita qetėsisht njė seri tė tėrė studimesh dhe kėrkimesh. Me ndėrgjegje tė lehtė dhe zemėr tė qetė, karvani im vazhdon mė tej bindshėm.
Cili ėshtė Aref, jeta qė ju bėni?
Ėshtė e vėshtirė pėr tė folur pėr veten. Gjithė ē‘mund tė them ėshtė se jeta ime s‘ka tė bėjė me veprėn time. Gjithsesi, do tė flas qartė, veē pėr tė thėnė se pėrherė kam qenė ndėr ata "tė drejtėt", nė kuptimin mė tė fisėm tė fjalės. Nė jetėn time private dhe profesionale e kam dėnuar gjithnjė padrejtėsinė prej nga vinte dhe cilado qė tė ishte. Integriteti dhe kėmbėngulja ime, lehtėsitė nė pėrshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektėsia nė punė mė mundėsuan tė ushtrojė funksione interesante e tė rėndėsishme. Posti i fundit ishte drejtor i njė filiali tė njė shoqėrie tė madhe franceze. Kam lindur nė Kajro (ku kam kaluar njėzetė e tre vitet e para tė jetės sime dhe kam kryer pjesėn mė tė madhe tė studimeve. Prindėrit e mi kanė lindur nė Shqipėri nė krahinėn e Matitm, mė saktė nė Rrembull. Kam dy vėllezėr dhe njė motėr. Gjithashtu katėr fėmijė, nga mosha 33 deri nė 39 vjeē (tre djem dhe njė vajzė). Jam pensionist qė prej 1999-ės. Kam pasur disa probleme shėndeti ndaj dhe bėj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve tė mia, me letėrkėmbime e marrė pjesė herė pas here nė konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (tė pabotuara). Merrem, jo me shumė vrull me pikturė dhe poezi klasike (rreth 250 poema tė pabotuara).
Mund tė na flisni pak pėr lidhjet me Shqipėrinė?
Lidhjet e mia me Shqipėrinė kanė qenė tė dobėta (ne kemi vetėm lidhje epistolare me familjenā€¦ veē nėse posta pėrgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbėrrinte nė destinacion) pėr arsye tė largimit e tė kėputjes sė shkaktuar prej komunizmit nė Shqipėri dhe qė nuk lejonte kollaj tė vizitonte vendin. Sjell ndėrmend kujėn e nėnės, kur mori lajmin e vdekjes tė nėnės sė saj, motrės, vėllait e tė tė tjerėve. E s‘mund tė rrija pa qarė bashkė me tė. Por mbeta shumė i lidhur me mėmėdheun, pėr shkak tė edukimit, rrėnjėve dhe me gjithė ē‘mban barku. Nė Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenė mjaft i rėndėsishėm (shpesh nė pėrmbajtje kish njerėz me vlera tė larta). Babai im ka pas njohur poetėt Ēajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vėllait tim tė vogėl, Isa Boletinin (njė nga heronjtė e pavarėsisė sė Shqipėrisė), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe njė ēast qė i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjė ndjenjė shovinizmi. Po e pėrsėris atė qė thashė mė sipėr, puna ime ėshtė para sė gjithash shkencore dhe nuk pėrket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipėrinė, por jam i drejtė dhe i paanshėm me historinė e saj, intransigjent me tė.
A keni pasur kėrcėnime pas botimit tė librit?
Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrė asnjė kundėrshti zyrtare pėr sa u pėrket tezave prej ndonjė sektori universitar apo shkencorā€¦ Sigurisht qė asistoj shpesh andej-kėtej me ndonjė reagim //////epidermik personash dyshues e madje armiqėsorė, por pa nivelin e duhur e tė mjaftueshėm kulturor pėr tė debatuar mbi kėto ēėshtje tė mprehta. Kritika ėshtė e thjeshtė, por arti i vėshtirė, thotė njė proverb i famshėm. Zakonisht mbizotėron habia. Por, pėrmbajtja e librave tė mi del prej shtigjesh tė rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar ėshtė shumė normale qė ata tė shqetėsohen prej kėtij subjekti qė i tejkalon: se kanė ndeshur nė amfiteatrot e tyre universitarė kėtė lloj teze. Ē‘nuk ėshtė normale ėshtė tė kundėrshtosh tezėn pa sjellė as mė tė voglėn "provė" tė sė kundėrtės".
Tė flasėsh pėr Shqipėrinė sot, nė njė moment kur ajo ende nuk e ka marrė veten nga plagėt e komunizmit, kur ecejakja e saj drejt vendeve perėndimore sa vjen e bėhet mė e vėshtirė, ēdo tė thotė ta paraqesėsh kėtė popull tė vogėl, si njė popull nga mė tė hershmit e njerėzimit?
Mendoj se nė mėnyrė tė tėrthortė iu pėrgjigja kėsaj ēėshtjeje pėrgjatė kėsaj interviste. Sipas gjithė asaj ēka thashė, ripohoj se nėse Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė vogla, mė pak e qytetėruara ose mė e shpronėsuara e Evropės, s‘duhet harruar se ėshtė "njė popull i madh". (Shtet i vogėl, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomy. Mund tė jesh i varfėr, por i fisėm. Sė fundi, mund tė thuhet se vijimėsia etnike (me gjithė pėrzierjet) kulturore dhe gjuhėsore (me gjithė ndėrfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrė nė kėtė zonė ballkano-danubiane, me gjithė mėsymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarėt jetojnė bash aty ku kanė qenė tė paktėn qysh prej neolitit. Por, fatkeqėsisht historia shtangu nė atė ēka deshėn tė na bėnin tė besonim.

FLOART-PRESS
PM
Top
Ballisti_gostivarit
Postuar nė: 24.04.2007, 09:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 280
Antari Nr: 6656
Bashkangjitur: 30.03.2007



Me ka ra ne duar libri i Athieu Aref, studiuesit te njohur francez, "Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen", ka fakte qe jane valide dhe ne fakt nuk kam arsy mos te ju besoj. Ne refimin e tij ai shume mire pasqyron rolin e popujve ne Ballkan.
PM
Top
deadman
Postuar nė: 24.04.2007, 16:36
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 5985
Bashkangjitur: 21.02.2007



nese mund ta dij ku mund ta gjej kete liber ?
Gjith mon kam menduar se e verteta eshte kjo edhe pse skam pas fakte dhe po del se mendimet e mija kan qen te sakta sa po gzohem qe spo muj e besoj se keshtu eshte e verteta e shiptareve, besoj se ne te ardhmen e afert e verteta jone do ta bej bum dhe do ti rrezoj gjith ato pavertetsi.
PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 25.04.2007, 14:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



Zbulimet arkeologjike te viteve te fundit pohojne se pellazget(paraardhesit e ilireve dhe shqiptareve) i kane banuar keto vise qe para 14000 viteve,e dmth kane qene nje nder fiset e para te shkelin truall europian.kurse greket jane vendosur si fise lejleke(endacak) ne jug te gadishullit ballkanik diku rreth mijevjecarit 4 p.e.s. qe dmth mijera vite me vone...


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio