Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Plani Serb I Pushtimit TĖ KosovĖs ĖshtĖ I Parealiz
Flori Bruqi
Postuar nė: 24.04.2007, 07:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006





Rusia e Putinit ka kėshilluar Serbinė qė tė “okupojė” njė pjesė tė Kosovės veriore me polici dhe ushtri, nė rast se njihet pavarėsia e Kosovės pa pėlqimin e Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara . Zyrtarė tė paemėruar tė Serbisė i kanė deklaruar agjencisė sė lajmeve Associated Press (AP), se Moska i ka sugjeruar Serbisė qė tė dislokojė rreth 200 policė dhe personel ushtarak nė veri tė Kosovės.

Njė diplomat i lartė perėndimor, nė kushte anonimiteti ka thėnė pėr Associated Press se trupat e NATO-s dhe tė Bashkėsisė Evropiane , tė stacionuara nė Kosovė, do tė duhej tė pėrgjigjen me forcė kundėr kėtij sulmi tė papritur tė Serbisė, shkruajnė mediat ndėrkombėtare .

Nga ana tjetėr zyrat tė UNMIK-ut nė Prishtinė , KFOR-it dhe SHPK-sė nuk kanė dashur tė komentonin deklaratat e zyrtarėve serbė tė pa emėruar pėr kėshillėn e Rusisė.

Mė 17 gusht tė vitit 2006, nė njė ndėrtesė tė ushtrisė serbe ėshtė aprovuarplani pėr operacionin e fshehtė me emrin "Operacija Lanac" (Operacioni zingjiri), qė ka pėr qėllim rianeksimin e Kosovės ose pjesėve tė saj, nėrast tė shpalljes sė pavarėsisė.

Pėr realizimin e kėtij operacioni siē kemi shkruar nė “Floart-Press”ėshtė krijuar shtabi i veēantė operativ pėr Kosovėn, i quajtur "Komiteti i Mbrojtjes Nacionale tė Kosmetit - KMNK",i cili do tė jetė nėn urdhėrat e plota tė kryeministrit tė Serbisė, Vojislav Koshtunica.

Komiteti pėrbėhet nga personat vijues:Slobodan SAMARDZIQ, kėshilltari i kryeministrit Koshtunica, i cili njėjkohėsisht do tė jetė edhe pėrcjellės kryesor i zhvillimeve tė operacionit pėr shefin e tij; Svetko KOVAQ, kreu i VBA (ish Kontra Obaveshtajna Sluzhba - KOS), strukturė e cila ka mbetur ende mė e pacenuara nė Serbi, e qė dyshohet se e mbanė tėfshehur gjeneralin serb tė Bosnjės, Ratko Mlaldiq; Zoran ANDJELKOVIQ, nga Partia Socialiste Serbe (SPS), njohės i mirė irrethanave tė Kosovės dhe njeri mė influencė i ish-sistemit tė sigurisė sė Slobodan Milosheviqit; Aleksander VUQIQ, nga Partia Radikale Serbe (SRS);Nenad POPOVIQ, nga "Qendra Kordinuese Serbe";Patriarku ARTEMIJE, nga Kisha Orthodokse Serbe (SPC), si pjesė e influencės dhe e besimit me tė madh tė serbėve tė Kosovės tė mbetur ende ndaj faktorėve fetarė nga Serbia.

Momir JEFTIQ, i cili konsiderohet si njė nga njerėzit mė me influencė nga BIA (ish-UDB), qė njėherėsh edhe ėshtė krah i kryeministrit Koshtunica dhe kandidat kryesor pėr tė udhėhqur BIA-nė nė Serbi pas zgjedhjeve tė janarit 2007.

Aca TOMIQ, ish-shefi i Shėrbimit Informativ Ushtarak (KOS), njėherėsh njėri nga mė tė besuarit e Koshtunicės, tė cilit, do t'i jepet pėrgjegjėsia e realizimit tė operacioneve tė drejtėpėrdrejta nė Kosovė.

Operacion sekret "Lanac" (Zingjiri)do tė vinte, sipas planit serb, nėpėrmes Korpusit 52 tė Prishtinės si dhe Armatės sė Tretė Serbe tė Postės Ushtarake 1912 nga Nishi, si reagim ndaj provokimeve tė shqiptarėve.

E tėrė kjo mendohet tė realizohet pėr tė penguar me dhunė pavarėsimin e Kosovės. Sipas njė skenari, pas shpalljes sė pavarėsisė njėsi tė vecanta tė policisė, xhandarmerisė dhe ushtrisė serbe tė stacionuara tashmė fshehurazi nė pjesėn veriore tė Kosovės do tė provokojnė njė konflikt tė intensitetittė mesėm pėr tė detyruar ushtrinė serbe tė intervenojė ushtarakisht nė pjesėn veriore dhe ta anektojė kėtė pjesė tė territorit tė Kosovės.

Burime diplomatike tė BE-sė kanė vėrtetuar se Brukseli ėshtė nė dijeni, pėr faktin se forcat serbe tė sigurisė para disa javėsh kanė shpėrndarė armė pėrpopullatėn serbe nė Mitrovicė dhe nė veri tė Kosovės.

Dihet se grupet paramilitare serbe (SOVK) po planifikojne qe, me 26 , 27 dhe 28 prill 2007, te sulmojne zonat tona kufitare dhe enklavat serbe ne Kosove, si dhe per kete te fundit dhe goditjet e tyre edhe ndaj kishave dhe manastireve serbe ne Kosove, te na fajesojne ne shqiptaret.

Sipas shėrbimeve sekrete Serbia po pėrgaditė mbi 250 mijė trupa qė t'i fusė nė Kosovė, nga tė gjitha anėt: pėrmes Sanxhakut, Mitrovicės, Podujevės, Bujanocit, Presheves,Vitisė dhe Gjilanit.

Pėr rreth kufirt me Kosovėn, aktualisht janė mbi 10 mijė serbė, me gra dhe fėmijė, qė paraqitėn si refugjatė serbė qė dėshirojnė tė kėthehen nė Kosovė, por qė nė fakt janė paramilitarė serbė, pararoja e SOVK-ut,thuhėt nė njė informacion sekret tė shėrbimit intelegjent shqiptar.

Shqiptarėve i ėshtė e njohur se Rusia nė takimin e datės 20 prill 2007 tė Grupit tė eksrtėve Tė Kontaktit nė Moskė, ka insistuar qė tė diskutohet pėr programin e detajuar tė vizitės sė misionit faktmbledhės tė Kėshillit tė Sigurimit.

Njė diplomat rus i ka deklaruar agjencisė ruse, Itar-tas, se brenda Grupit tė Kontaktit ekzistojnė mospajtime serioze, duke shtuar se ėshtė shumė me rėndėsi qė tė pėrcaktohet programi i detajuar i vizitės qė do t’ia mundėsonte Kėshillit tė Sigurimit prezantimin e qartė tė situatės nė rajon.
Dihet se Ministri i Jashtėm rus, Sergey Lavrov, ka ritheksuar kundėrshtimin e vendit tė tij pėr planin e mbėshtetur nga SHBA-ja qė i jep Kosovės pavarėsinė, duke tėrhequr vėrejtjen se njė zgjidhje e imponuar ėshtė “absolutisht e papranueshme”. “Ne jemi shumė tė interesuar pėr stabilitetin nė Ballkan dhe nė Serbi.

Ēdo zgjidhje duhet tė jetė e pranueshme si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina”, ka ripėrsėritur ai, pas njė bisede tė paradisa ditshme me kryetarin serb, dr Boris Tadiq.

Shefi i diplomacisė ruse ka nėnvizuar se stabiliteti nė rajon “mund tė rrezikohet nga pėrpjekjet pėr njohjen e njėanshme tė pavarėsisė pėr Kosovėn”, duke u pėrgjigjur kėshtu nė thėniet e zyrtarėve amerikanė se SHBA-ja mund ta njohė Kosovėn edhe pa njė pajtim nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.

Vizita e Lavrovit nė Beograd erdhi para sesionit tė rėndėsishėm tė Kėshilli tė Sigurimit, qė pritet tė mbahet muajin e ardhshėm, ku pritet tė sillet ndonjė vendim pėr propozimin e Martti Ahtisaarit pėr pavarėsi nėn mbikėqyrjen e BE-sė dhe SHBA-sė.

Ndėrsa pėr kryeministrin kosovar gjeneral Agim Ēekun sfida mė e madhe e tij dhe e kosovarėve pas statusit do tė jetė procesi pėr integrimin evropian.

Ai edhe njė herė ka konfirmuar se rruga drejtė pavarėsisė sė Kosovės nuk ka kthim prapa. Shefi i ekzekutivit kosovar, ka vlerėsuar se Kosova ka njė perspektivė tė qartė evropiane.

Dhe pėr kėtė institucionet e vendit nuk kanė kohė pėr tė humbur,sepse gjithsesi Kosova do tė jetė shtet sovran !!!

Mr.sci. Flori Bruqi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio