Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Pak Qaste Me Kozeta Zylon!
Flori Bruqi
Postuar nė: 24.04.2007, 08:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006






Kozeta Zylo ka lindur nė Tepelene nė njė familje mezhgoranase me tradita tė shquara atdhetare.
Pasi diplomohet pėr gjuhė dhe letėrsi nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit mė 1979) punoi deri nė vitin 1997 si mėsuese e Letėrsise shqipe dhe botėrore nė disa gjimnaze tė Tiranės, ndėrkohė qė pėrfundon studimet pasuniversitare nė Universitetin e Tiranės.
E spikatur qė nė vitet 80 pėr prirjet dhe qėndrimet e saj anti-konformiste, pėr tė cilat provoi dhe ulje nė detyre, znj. Zylo u pėrfshi energjikisht nė proceset demokratike qė ēuan nė rėnien e komunizmit.
Mori pjesė aktive nė krijimin e Partise Demokristiane tė Shqipėrisė: qė nga themelimi i saj ishte anėtare e kryesisė dhe nė vitet 1994-1995, Sekretare e Pėrgjithshme e saj.
Ajo e ka ushtruar me njė dashuri dhe pasion tė veēante profesionin e mėsuesisė, ku dhe ka gėzuar gjithmonė respektin e studenteve dhe tė kolegėve tė saj.
Si njė mėsuese e apasionuar, ka qenė mjaft aktive nė shtypin e pėrditshėm periodik, dhe organizatore, regjizore e spektakleve tė gjimnazistėve tė Tiranės, etj.
Nė Shkurt te vitit 1997, me shpėrthimin e trazirave social-politike nė Shqipėri, emigron nė SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet nė kolegjet e New Yorkut.
Nė New York vazhdon kualifikimet e mėtejshme nė kolegj, ku aktualisht ėshtė pedagoge nė Globe Institute of Technology nė Manhattan dhe shquhet ndėr veprimtaret mė aktive nė komunitetin shqiptaro-amerikan.
Vit pėr vit ka organizuar festėn e Flamurit nė mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanė qenė tė ftuar kongresmenė dhe ambasadorė, pėr ta ngritur dhe me lart, zėrin e Shqiperisė.
Ajo ėshtė e zgjedhur anėtare e Keshillit Botues tė Librit ne New York.
Pėrmes veprimtarise se saj tė dendur si dhe krijimtarisė sė kahershme publicistike, letraro-artistike, veēanėrisht nė poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentėve shqiptarė nė New York, tė komunitetit shqiptar nė SHBA etj.
Kohėt e fundit, ajo ėshtė prezantuar pėrpara publikut shqiptaro-amerikan me librin me poezi “Monumenti i Lotit”, ku promovimet ishin madhėshtore tė cilat u pasqyruaran denjėsisht nga TV-tė dhe gazetat e ndryshme shqiptare, si nė New York ashtu dhe nė Tirane.
Eshtė e martuar me z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonėn dhe Klodianėn.
Nje cikel poezish
Kozeta ZYLO

PERJETĖSIMI I LOTIT

E kam kėrkuar lotin tė gdhendet,
Nė monument a ndonjė rrugė,
Se psherėtimat e lodhjes sė emigrantit
Nuk mund tė fshihen tutje nė muzg.
Asnjeri s’ka vėnė ujėt nė zjarr,
Edhe pse qielli me vraga loti,
Ēan e bubullin mbi shpirtrat tane!
Hej skulptorė, poetė, piktorė,
Merreni lotin tim tė kaltėr,
E strukeni njė ēast nė gjokset tuaja,
Se unė aty, pa dashur me ju,
Nė burim Valbone do ta kthejė,
Lotin e kristaltė, sokakeve tė mėrgimit!

STUDENTEVE KOSOVARĖ
Nė kujtim tė demonstratave tė 1981-it

Nė zėrat brenda zhurmonte e ardhmja,
Kishte kohė qė vetėrridhte papushim,
Si njė meshė e mekur nė kishat e zbrazta,
Kryente ritin e saj gjer nė amėshim!

Nė miturinė memece, rritej qyteti,
Nga intrigat e kohės, rreshtat e ndyta,
E vrisnin perdite te bukuren hyjnore,
Ne vrasje kafenesh, me rrufitje te pista.

Papritur nė terr, shpėrthyen vullkanet,
Njė shekull qė zjenin, nė vorbullėn e tokės,
S’duruan dot hartėn e gjymtuar,
Tė bėrė copė, nė zyrat e Europės!

Unė mėsuesja e vitit tė parė,
Nė grup me studentėt, lamė mėsimin,
Nė shenjė proteste me vėllezėrit tanė,
Nga Atdheu nėnė tė merrnin bekimin.

Por s’ishte e thėnė tė mbaronte me kaq,
Gjaku i Kosovarėve, vazhdonte tė rridhte,
Shurdh-memecėt e botės sė marrė,
S’donin tė kuptonin, ēfarė brenda kishte!

BEFAS…

Nė atė kujtim tė largėt,
Befas papritur erdha,
Prekur nga lotėt e shpirtit,
Qė rigonin si vija,
Nė skeletin e trupit,
Tė dėrrmuar nga koha.
Aty tė gjeta, me letrėn e bardhė,
Ku mendueshėm dridhje, duhanin,
Nėn fiollat blu tė tymit,
Treteshin mendimet e shkuara,
Rreth mureve tė heshtjes lyer nė tė bardhė.
Si nė kafaz dergjeshin,
Zėrat e heshtjes,
Tė kycur nė portat e rėnda,
Tė kėshtjellave tė hekurta,
Prodhuar nga mjeshtrit,
E gurit arbėror,
Pėr t’u mbrojtur,
Nga gurėt e pagdhendur!

PEMA BESNIKE

Gjurmet e puthjes pema jone i ka ruajtur
Te fresketa, te pastra, fshehur nen rrenje
Thone se kjo peme ka shekuj qe ndodhet
Si dashuria jone, lisi I pangrene.

Te gjitha gjethet, tinguj feshferrime leshonin
Marroseshin dhe ato nga dashuria jone
Bashkohej dhe bilbili me zerin e tij
I dehur i teri nga puthja arome.

Cdo vit tek pema, nen zbehtesine e henes
Rreth trungut loznim syllambyzi perhere
Sekretet na i ruante me romancen tone
Si blerim dashurie, kthyer ne pranvere.
Nje furtune e madhe pemen e rrezoi
Rrezoi gjithcka…dru e shtepia
Po rrenjen me sekretin dot s’e shkuli
Priste puthjen tone, nente vjet nga uria.

FJALĖT E TUA

Fjalėt e tua
Tė pėrdredhura i kam,
Nėpėr honet e shpirtit tim,
Tė fshehura, si dhimbje kronike,
Qė natėn kafshojnė,
Dhe ditėn tė qajnė,
Me lot krokodili,
Pa pushim!…

M’i fshive lotet…

M’i fshive lotėt i dashuri im, m’i fshive,
Kur si rubin shndrrinin mbi supet e tua,
Nen zjarrin e puthjeve terreshin pa pushim,
Me afshet e zemrės, mė pėshpėrrisje tė dua!
Ah c’mu kujtuan, nė kėtė natė vere,
Nėn kupėn e hėnės, qė mė kundron nga larg,
Me tė loz e qesh, e tėra si fėmija,
Sec mė ndricon dhomėn, po dhe atė prag!
Lermi, le tė rrjedhin, prapė pa mbarim,
Pėrmbi buzėt e tua, llavė e gjoksit tim,
Liqenin e mjelmave aty tė krijojmė,
Me fijet e mėndafshit dashurinė, te mbrojmė!

Shkeputur nga gazeta "Dita"

Kush janė Kozeta e Qemal Zylo. Jeta nė Amerikė dhe aktivitetet me bashkėatdhetarėt emigrantė

“U mėsojmė amerikanėve gjuhėn e tyre”

“Unė jap anglisht nė njė kolegj tė Manhatanit, ndėrsa bashkėshorti im, Qemali u mėson kompjuterin”

Suela TOPI

TIRANĖ - Shqiptarja nga Tepelena, megjithėse ka 9 vjet qė ėshtė larguar nga Shqipėria, nuk e ka harruar vendlindjen e saj. Pėr mė tepėr, edhe nė Amerikė, ku jeton, ka dhėnė njė kontribut tė madh nė fushėn e atdhetarisė. Ajo dhe burri i saj, Qemali, duke shfrytėzuar pozicionin e tyre si pedagogė, janė pėrpjekur gjithmonė qė t’u gjenden sa mė pranė shqiptarėve nė Amerikė. Kozeta tashmė ėshtė bėrė e pranishme edhe nė Shqipėri nėpėrmjet librit tė saj tė parė me poezi, tė cilin e promovoi dy ditė mė parė nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar. Nė qendėr tė kėtij libri janė ardheu, njeriu, shoqėria dhe familja.

Nė njė intervistė pėr gazetėn “Dita”, 48-vjeēarja tregon pėr jetėn nė emigrim, aktivitetet e saj nė Amerikė, si dhe gjithēka qė ka tė bėjė me librin e saj tė parė.

Zonja Kozeta, kur jeni larguar nga Shqipėria dhe cilat ishin vėshtirėsitė e para me tė cilat u pėrballėt nė Amerikė?

Unė jam larguar nga Shqipėria mė 25 shkurt tė vitit 1997. Nė atė periudhė nė Shqipėri kishte shumė trazira. Ne ikėm me vizė. Na u krijua kjo mundėsi, duke qenė se vajza e madhe vazhdonte studimet jashtė shtetit dhe burri im nė atė periudhė punonte pranė Ambasadės Amerikane. Nė fillim u larguam me idenė se do tė ktheheshim pėrsėri. Kur vajtėm atje, fillimisht ishte e vėshtirė. Ne informoheshim vashdimisht nėpėrmjet njė kanali televiziv grek pėr atė ēka ndodhte kėtu. Duke parė situatėn, vendosėm qė tė qėndronim atje. Pas dy vjet pėrpjekjesh, mundėm tė merrnim azil politik. Nė atė periudhė nuk na lejohej tė vinim nė Shqipėri. Sa isha kėtu nuk mund tė shkoja nė Amerikė, ndėrsa kur isha atje nuk mund tė vija nė Shqipėri. Por pas vėshtirėsive tė para, mundėm ta zgjidhnim dhe problemin e dokumenteve. Ajo ēka mė bėri pėrshtypje pas kthimit ėshtė se Shqipėria nuk ka ndryshuar shumė.

Si u integruat nė jetėn amerikane?

Unė sė bashku me Qemalin, burrin tim, pasi morėm azilin politik, u regjistruam nė kolegj pėr kualifikime tė mėtejshme dhe mė pas u emėruam tė dy. Ndėrkohė dhe dy vajzat tona vazhdojnė studimet dhe kualifikimet atje. Unė pothuaj pėr gjashtė vjet kam punuar si kėshilltare pranė studentėve nė “BramsonORT Collage”. Tani tė dy me burrin kemi dy vjet qė punojmė si pedagogė nė “Globe Istitute of Technology” nė Manhatan. Unė jap lėndėn e anglishtes, ndėrsa Qemali jep kompjuter.

A ka studentė shqiptarė nė kolegjin ku ju jepni mėsim aktualisht?

Nė kolegjin ku ne japim mėsim ka mjaft shqiptarė, tė cilėt janė dhe studentėt tanė. Me ta organizojmė aktivitete tė ndryshme, por ajo qė na mbledh tė gjithėve ėshtė festa e flamurit. Kėtė festė kemi filluar ta organizojmė ēdo vit, qė nga viti 1999.

Mė thoni diēka mė tepėr rreth aktiviteteve tuaja nė Amerikė.

Nė aktivitetet tona kanė marrė pjesė shumė njerėz, kongresmenė dhe ambasadorė. nga tė cilėt mund tė pėrmend Agim Meshon, Jublin Dilon, Jozef Dioguard etj. Kėto aktivitete janė pasqyruar dhe nė disa organe shtypi shqiptare atje nė Amerikė, si “Iliria” dhe “Bota Sot”. Aktiviteti kryesor ėshtė festa e pėrvitshme e flamurit, por ndėrkohė kemi organizuar dhe aktivitete te tjera, pėr t’iu gjendur sa mė pranė shqiptarėve nė Amerikė. Unė i kam qėndruar pranė, sė bashku me vajzat e mia dhe Teuta Grezdės, njė shqiptare qė jetonte nė Amerikė, dhe dy fėmijėve tė saj 6 dhe 14 vjeē. Teuta vdiq nga kanceri ndėrsa djali i saj 14 vjeē braktisi shkollėn dhe u kujdes dy vjet pėr nėnėn e tij.

Mund tė pėrmendni ndonjė emėr tė njohur shqiptar, i cili ka marrė pjesė nė aktivitetet tuaja?

Nė aktivitetet qė ne kemi organizuar kanė marrė pjesė dhe shumė njerėz tė njohur shqiptarė, si Agim Krajka me grupin e fėmijėve, Frederik Ndoci, orkestra “Alba”, me tė cilėt punonte Anita Bitri. Ne kemi organizuar dhe pritjen e artistėve nga Shqipėria, si tė Irma Libohovės dhe tė Ardit Gjebresė.

Si ndiheni sot me rastin e promovimit tė librit tuaj tė parė?

Shumė e emocionuar, jo vetėm pėr faktin se ėshtė libri im i parė, por edhe se gjatė kėsaj ceremonie mori pjesė edhe njė deputete kosovare. Unė nuk mund tė rrija pa pėrmendur dhe Kosovėn nė poezitė e mia. Nė njė varg unė kam shkruar “Pa Kosovėn dhe Ēamėrinė, Shqipėria ėshtė gjysėm gjallė dhe gjysėm vdekur”.

Fakti qė ndodheni nė Shqipėri, ka lidhje me kėtė ceremoni?

Pa diskutim. Erdha kėtu enkas pėr tė bėrė promovimin, pasi nė Amerikė nuk mund tė pėrjetoja tė njėjtat emocione si nė vendlindjen time.

PROMOVIMI

Dashuria pėr vendlindjen, nė qendėr tė poezive

TIRANĖ - Kozeta Zylo dukej tepėr e befasuar nga numri i madh i pjesėmarrėsve nė ceremoninė e promocimit tė librit “Monumenti i Lotit”. “E dija qė do tė kishte pjesėmarrje, por jo kaq tė madhe. Kjo tregon se sa shumė tė lidhur jemi ne shqiptarėt, se sa e duam njėri tjetrin”,- ka pohuar ajo. Kozeta flet mė shumė pasion dhe nuk lodhet sė shpjeguari pėrmbajtjen e poezive. Librin ajo ia kushton atdheut, prindėrve e vėllezėrve, vajzave dhe bashkėshortit tė saj, i cili e ka mbėshtur nė ēdo hap. “Njė vend tė veēantė nė krijimet e mia zė edhe dashuria pėr atdheun, ndaj dua qė kėto mesazhe t’i transmetojmė te emigrantėt qė lindin nė Amerikė, sepse nuk ėshtė aq e lehtė tė lindėsh jashtė Shqipėrisė kur je shqiptar dhe tė ndjesh kėtė nostalgji qė ndjejmė ne. Prandaj duhet ta ruajmė vendin tonė, ashtu siē e kanė ruajtur tė parėt tanė”- pėrfundon ajo.

MBĖSHTETJA/ Flet Qemali: Jemi pėrpjekur qė t’i ndihmojnė edhe emigrantėt e tjerė

Kontributi i ēiftit Zylo, pas vdekjes sė Anita Bitrit

TIRANĖ - Njė mbėshtetje e madhe pėr Kozetėn, si nė promovimin e librit tė saj, po ashtu dhe nė aktivitetet e saj nė Amerikė, ka qenė burri i saj, Qemal Zylo. Ata ēdo aktivitet e kanė organizuar sė bashku. Qemali nė shumė raste ka qenė dhe iniciuesi i aktiviteteve tė ndryshme qė ata kanė organizuar. Ai ka bėrė njė punė shumė tė madhe pėr ceremoninė e vdekjes sė kėngėtares sė njohur Anita Bitri. Ishte ai qė sensibilizoi tė gjithė komunitetin shqiptaro-amerikan, duke mbledhur kontribute tė konsiderueshme. Nė kėtė mėnyrė, ai bėri tė mundur kthimin shumė shpejt nė vendlindje tė trupave tė pajetė tė Anitės, nėnės dhe vajzės sė saj. Kozeta dhe Qemali janė pėrpjekur qė nėpėrmjet pozicionit tė tyre tė sensibilisojnė dhe tė sigurojnė njė mbėshtetje pėr tė gjithė shqiptarėt qė kanė shumė vėshtirėsi nė momentin e parė qė shkojnė nė Amerikė. Ata janė tė kėnaqur qė komuniteti shqiptar nė Amerikė gėzon njė respekt tė madh. Qemal Zylo vlerėson faktin qė shqiptarėt qė jetojnė atje bėjnė pėrpjekje pėr tė ruajtur gjuhėn shqipe. “Dy janė fazat nė tė cilat kalojnė shqiptarėt qė vijnė nė Amerikė. Fillimisht vihet re pėrpjekja e tyre pėr tė mėsuar gjuhėn anglezė dhe pėr t’u integruar nė shoqėri dhe mė pas pėrpjekja e tyre pėr t’u mėsuar fėmijėve tė tyre gjuhėn shqipe. Shembull tė mirė nė kėtė drejtim kanė dhėnė kosovarėt. Mė bėn pėrshtypje dhe fakti qė qeveria kosovare ėshtė mė e informuar pėr aktivitetet tona atje, nė krahasim me qeverinė shqiptare. Qeveria jonė duket sikur gjithēka e ka kthyer nė biznes”, shprehet pėr gazetėn “Dita” bashkėshorti i Kozetės, Qemali.



Mr.sci.Flori Bruqi


# posted by FLOART-PRESS
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio