Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Drejt Luftėrave Tė Reja-krenaria E ShqiptarisĖ
Flori Bruqi
Postuar nė: 24.04.2007, 08:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Shrkuan per Floart-Press : Bedri Tahiri



Si gjithmonė nėpėr deka

Pėr Tropojėn fjalė tė arta

I gjithė kombi tė uron

Ēmimi NOBEL tė takon…



(Isa Breēani) Tropoja.



Njė emėr lavdie e krenarie qė nėpėr shekuj e breza, nderoi kombin e atdheun. Tropoja e besės, e burrėrisė, e traditės, e trimėrisė, e kėngės dhe e bujarisė. Ajo ėshtė pjesė e Malėsisė sė Gjakovės ose siē quhet ndryshe e Malėsisė sė Mirė dhe paraqet njė mrekulli tė veēantė nė gjithė hapėsirėn shqiptare. Nė Tropojė jeton njė popull me zemėr tė pastėr, me mendje tė kthjellėt, i shėndetshėm, i bukur, i buzėqeshur, i zgjuar,- konstaton studiuesi i kėsaj treve, Ibrahim Kadri Malaj, nė librin e tij “Tropoja nė breza” (Tiranė, 2003). Dhe, gjithė kėtė, ai e paraqet edhe pėrmes vargjeve:



Rreth e qark Alpet e nalta

I rrinė si njė kurorė

Nė mes tyre Tropoja ime

Ngjan si ballkon madhėshtor.



Ndėrkaq poeti i madh i Devollit, Dritėro Agolli, nė njė vend thekson: Vetė Tropoja, me natyrėn dhe djemtė e vajzat e saj, ėshtė poezi e vėrtetė!

Tropoja, me kryeqendrėn Bajram Curri e me 57 vendbanime, ku dominojnė katėr fise kryesore; Gashi, Krasniqja, Bytyēi dhe Berisha, dha shumė burra tė pushkės e tė mendjes. Kėshtu, mjafton tė pėrmendėn: Binak Alia e Haxhi Zeka, Mic Sokoli e Ali Ibra, Zmajl Hyseni e Zmajl Mehmeti, Halil Brahimi e Rrustem Bajrami, Avdullah Hoxha e Qerim Delia, Sadri Luzha e Col Delia, Shaban Binaku e Mushak Haxhia, Ali Rrustemi e Bajram Curri, Shpend Balia e Hoxhė Dollapi, Shkurte Sherbeti e Cucė Avdylja, Bajram Rama e Ramė Sadria, Man Avdia e Sali Mani…

Kjo traditė atdhetarie kurrė nuk u shua nė kėto vatra derėhapura e sofėrshtruara pėr miq e pėr dashamirė. Kjo mė sė miri u dėshmua nė luftėn e fundit ēlirimtare, kur radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės iu bashkėngjitėn shumė tropojanė, ca prej tė cilėve ia falėn edhe jetėn lirisė sė Kosovės, si: Arif Shpend Dautaj, Bylbyl Hazir Breēani, Qazim Hazir Dautaj, Ramiz Ramė Memia, Tahir Ramė Memia, Fatmir Rexhep Hasandoēi, Hazir Avdyl Malaj, Mehmet Ramė Dizdari, Hysen Mella, Tahir Hoxha, Hysni Adem Hajdarmataj, Hyrė Mehmet Demiri, Xhemile Makel Sallahi, Mon Arif Sallahi, Ramė Rexhep Sallahi, Adem Bajram Selmani… Nė mesin e tyre, kurorė e mbi kurorė, qėndroi luftėtari i paepur, Tahir Sinani- “TROPOJA”, i cili shkriu jetėn pėr bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare.



Stėrnipi i Mic Sokolit



Nė mes Bujanit dhe Geghysenit, aty ku Valbona mbretėreshė gurgullon hareshėm, shtrihet gjer e gjatė njė fshat i bukur me emrin GRI. O Zot, ēfarė pasurish natyrore ka GRIA! Mjafton tė pėrmendet blloku i pandarė i gėshtenjave (i lanė pėr bijat e martuara qė tė vjelin fruta), i cili paraqet njė raritet nė gjithė vendin. Paskėtaj ka dy monumente kulturore-natyrore: Blinin e Grisė dhe Gėshtenjėn e Bajram Currit. Banorėt e Grisė janė pasardhės tė Hysen Vatės, vėlla i Gjon e Pap Vatės, nga tė cilėt rrjedhin banorėt e Bujanit.

Oxhak i njohur i kėtij fisi tė madh tė Krasniqes qe edhe dera SINANAJ, e krijuar dhjetė breza mė parė. Tjerrė hollė e hollė, filli i kėsaj familjeje tė flaktė atdhetare tė shpjerė larg e larg nė rrėnjėt e drurit gjenealogjik tė katundit Gri.

Babai i tij, Mala, u lind nė mal, rrugės, nė tė ikur para barabarisė serbe, nė vitin 1916. Emrin e pati tė gatshėm, Mal. Ishte biri i Halilit dhe i Shkurte Sadriut, bijės sė Mizės sė Mic Sokolit. Edhe pse djalė hasreti, ai kurrė nuk i lėshoi armėt nga dora. Luftoi e luftoi, hiē pa u ndalur, pėr ēlirimin e tė gjitha trojeve shqiptare, duke vajtur deri nė Sanxhak. Me vrullin luftarak, menēurinė nė biseda dhe fjalėn e rėndė si guri, Malė Halili do tė respektohej nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, jo vetėm nė fshatin Gri, por edhe me gjerė- shkruan Eugen Shehu.

Kėshtu, me vepra e jo me fjalė, i edukoi dhe i frymėzoi edhe nėntė fėmijėt e

tij: Sahitin, Nijaziun, Canin. Rizanė, Agimin, Tahirin, Skėnderin, Besnikun dhe Feriden.

Tahir Sinani erdhi nė kėtė botė, mė 25 maj 1964. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė Gri, ndėrsa tė mesmet, drejtimi i agronomisė, nė qytetin pitoresk Bajram Curri. Ishte i zgjuar dhe shumė i interesuar pėr historinė e tė parėve. Qysh si fėmijė, kur me babanė shėtiste dhe kulloste bagėtinė nėpėr kodra e male, ku shihte ushtarė tė armatosur, duke ruajtur kufirin midis vėllezėrish, nė shpirtin e tij njomėzak i pat lindur ideja e rrafshimit tė atyre gurėve ndarės dhe e bashkimit tė trojeve etnike.

- Njė njeri, madje edhe njė komb, qė nuk e njeh historinė e tij ėshtė i destinuar qė tė bėjė gabime tė rėnda. Njeriu duke e ditur prejardhjen e tij, duke njohur mirė tė parėt e vet, nxjerr mėsimet nga e kaluara, vendos objektivat e tij pėr jetėn- shkruan ai nė njė historik tė shkurtėr tė familjes sė tij, njė dokument origjinal, i shkruar me dorė, tė cilin ma siguroi nė familjen e tij, atdhetari dhe veprimtari i palodhur, Isa Breēani.

Duke u nisur nga tė gjitha kėto, djaloshi hafif, por shtatlartė e me zemėr sa Majat e Hekurta, qė herėt u pėrcaktua nė rrugėn e madhe tė lavdisė, nė rrugėn e babait, i cili kishte lėnė edhe amanet qė, herdokur, nėse pėlcet lufta nė Kosovė, ndonjėri nga djemtė e tij tė shkonte nė mbrojtje tė saj...

Pasi mbaroi shkollėn e mesme, Tahiri kishte vetėm njė ėndėrr: ta studionte artin luftarak! Kėshtu, pasi u konsultua edhe me tė atin, u regjistrua nė shkollėn ushtarake, nė Zall- Herr (qendėr stėrvitore nė veri tė Tiranės), nė drejtimin e Mbrojtjes nga Armėt Kimike dhe Biologjike. Dhe, kur ekziston dashuria, nuk mungon as suksesi. Ishte kadeti mė i mirė dhe mė i suksesshmi i gjeneratės. Pas mbarimit tė vitit tė parė, nė shkresėn e tij pėrcjellėse pėr nė vitin tjetėr, i shkruante: “Studion dhe thellohet nė mėnyrė tė veēantė nė ligjet e Artit tonė Ushtarak popullor. Ka marrėdhėnie shumė tė mira me eprorėt dhe shokėt e vet. Pėrpiqet nė ēdo rast tė ndihmojė ndonjė student tė dobėt”.

Vėrtet, shumė shpejt arriti tė bėhej mjeshtėr i pėrsosur i pėrdorimit tė tė gjitha llojeve tė armėve. Mė 1986, me sukses shumė tė lartė, mbaron studimet ushtarake dhe menjėherė emėrohet instruktor i stėrvitjeve nė Divizionin Ushtarak tė qytetit Bajram Curr. Ama, ai nuk mjaftohej me kaq. Pėr ēdo ditė pėrparonte nė profesionin e tij qė e donte shumė. Siē tregojnė kolegėt, ai ishte i rreptė, i ashpėr dhe i pėrpiktė, si ushtarak, por i dashur, i sinqertė dhe i afėrt me ushtarėt, nė ēastet e lira. Duke u bazuar nė talentin dhe aftėsitė e tij e emėrojnė Shef tė Sektorit pėr Intervenime tė Shpejta.

Dhe, ngjarjet rridhnin rrokullimė. Edhe damllaja, mbledhur me vite e dekada, shpėrtheu si vullkan i pashuar nė Kosovė. Ushtarakut sypatrembur, sakaq, iu kujtua amaneti i tė atit dhe i gufoi zemra e tij e bardhė dėborė. Kontaktet me personalitetet e njohura tė UĒK-sė, si me Azem Sylėn, Bislim Zyrapin, Agim Ēelajn, Xhelal Hjaden-TONI etj. ia shtuan edhe mė ndjenjėn e atdhedashurisė dhe tė luftės pėr lirinė e gjithmbarshme shqiptare. Kur plasi lufta e hapur nė Kosovė, ai pa u hamendur, me tėrė qenien, u vu nė shėrbim tė saj. Ah, sa me vullnet e me gėzim e priti emėrimin e tij si oficer nė Kampin e Stėrvitjeve nė Tropojė!



Nė krye tė luftėtarėve tė lirisė



-Kosova nuk ka qenė kurrė e vetme nė luftėrat e saj pėr t’u vetėmbrojtur e pėr tė fituar mbi armiqtė. Kėshtu ngjau edhe nė luftėn e fundit ēlirimtare. Tahir Sinani, i zhuritur e i pėrmalluar pėr vite, pėr tė parė atė zonjė tė trojeve tė veta, por i mbushur me urrejtjen nga pasojat e luftės e gjenocidit, do tė jetė nga tė parėt qė iu bashkėngjit radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe shumė shpejt do tė binte nė sy trimėria, kultura dhe pėrvoja e tij ushtarake nė analizėn e Artit Ushtarak Shqiptar.

Nuk janė tė paktė eprorėt nė Zonėn II ushtarake dhe nė TMK qė ndjehen krenarė se e kanė pasur Tahir Sinanin epror, mėsues dhe edukator,- konstaton Musli Matoshi nė shkrimin “Komandanti qė i dhuroi jetėn lirisė”..

Ashtu ishte vėrtet. Pasi kishte ushtruar dhe pėrgatitur mirė e mirė, shumė guerilasė dhe luftėtarė tė parė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė mesin e tyre edhe dėshmorėt: Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Ilir Konushevci (Komandant “MĖRGIMI”) etj. Tahir Sinani mėsyu kėndej, ku i rrinte mendja e shpirti, drejt Kosovės, drejt zjarrit tė luftės, drejt logut ku matej burrėria. I la tė gjitha mėnjanė, la edhe gruan, Shpresė Osmanin, la edhe fėmijėt e dashur: djemtė Rugovėn (1993) e Rrezartin (1996) dhe vajzėn Rrezarta (1997).

Ishte gjysma e vitit 1998, kur bashkė me trimat e lirisė, ata qė vetė i kishte mėsuar e pėrgatitur, shaluan Pashtrikun krenar dhe zbritėn nė Divjakė tė Kosovės martire. Madje, qė nė aksionin e parė, nė Qafėn e Pagarushės, ku vetėm pėr mė pak se dy orė luftimesh, falė strategjisė sė tij, do tė asgjėsohet njė bandė prej nėntėmbėdhjetė vetash, tė paramilitarėve serbė, tė cilėt pėr disa ditė rresht i kishin terrorizuar banorėt e atyre anėve. Aty, me vendim tė SHP tė UĒK-sė, ku edhe vetė ishte anėtar, i besohet detyra e instruktorit tė Stėrvitjeve dhe ajo e komandimit tė Njėsisė Speciale “Arbėri”. “Efektivat e njėsitit special “Arbėri” po kryejnė detyra tė rrezikshme nė prapavija tė armikut sa duke i ardhur nė ndihmė popullsisė civile tė paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione tė befasishme, tė shpejta, vdekjeprurėse pėr formacione serbe qė veprojnė tė shkėputur”- thuhet nė Informacionin e Ministrisė se Mbrojtjes- Tiranė, 19 qershor 1998.



Komandanti i komandantėve



Qendra Stėrvitore nė Divjakė shpejt u shndėrrua nė njė Akademi tė vėrtetė ushtarake. Aty, tashmė, vepronin edhe oficerėt e tjerė tė UĒK-sė: Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku etj. Madje, kushtrimit tė Tahir Sinanit iu kishin pėrgjigjur edhe shumė oficerė shqiptarė, si: Adem Shehu, Bardhyl Tahiri, Shpėtim Golemi, Spiro Butko etj.

Nėse ata qė e kanė lexuar romanin “Mic Sokoli” tė Sulejman Krasniqit dhe kanė pasur ca mėdyshje nė rrėfimet pėr heroin, i cili nė pikė tė dimrit pastrohej me dėborė, tashmė u bindėn nė vėrtetėsinė e tyre, sepse, edhe stėrnipi i tij, Tahir Sinani, vepronte njėsoj. Ai, natėn e ditėn, nė borė e nė shi, nė acar e nė tė ftohtė, ushtronte e ushtronte. Ushtarėt e tij, nė fillim e kishin tė vėshtirė, por me kohė e kuptonin rėndėsinė e tyre dhe korrnin suksese. Ai shumė shpejt u bė legjendė e gjallė, u bė komandant i komandantėve. Pėr kėtė, mė sė miri ėshtė t’ua lėmė fjalėn atyre qė e kanė njohur nga afėr:

- Mė 15 nėntor 1998, komandanti i Kompanisė sė Berishės, Fadil Gashi, na njoftoi se nė Divjakė kishte mbėrritur njė oficer nga Shqipėria dhe sė SHP i UĒK-sė nga tė gjitha Brigadat kishte kėrkuar ushtarėt mė tė mirė e mė tė pėrgatitur fizikisht e moralisht qė tė lajmėroheshin atje, ku do tė formohej Njėsia Speciale e Diversantėve Vėzhgues. Nė mesin e tyre mė caktuan edhe mua. Atė e takuam para Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ishte nė njė traktor, bashkė me njė ushtar. Ēka po bridhni rrugėve, na tha me njė ton kėrcėnues. Kur ia shpjeguam, na pėrshėndeti ngrohtėsisht dhe na tregoi kush ishte... Tė nesėrmen, nė ora 7 e 30 minuta, na rreshtoi tė gjithėve dhe pasi u prezantua, na njoftoi me detyrat dhe qėllimin e ushtrimeve. Ishte i prerė nė vendime, shumė korrekt dhe i ashpėr nė komandim, kėrkonte disiplinė dhe vullnet tė hekurt si dhe respektim tė hierarkisė ushtarake. Kėshtu u njoha nė fillim me komandant Tahir Sinanin,- rrėfen Sylejman Cakaj nga Bushati i Drenicės, pėr tė vazhduar:

-Pos ligjėratave, ai me djemtė qė i ushtronte organizonte edhe sulme tė suksesshme mbi pozicionet e armikut. Kėshtu nė janarin e vitit 1999 u veprua nė Carralevė. Mė 8 janar tė atij viti u bė njė tjetėr sulm nė Biroqė tė Therandės, ku pėsuan tre policė serbė: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci.

Atė ditė u shkatėrrua edhe njė pizgauer dhe njė “NIVA” pėrplot paramilitarė (shih edhe librin “Feniksėt e lirisė 2, Prishtinė, 2002, fq. 242). Ka qenė i suksesshėm edhe nė minimin e terrenit nė Zborc tė Shtimes, ku me sytė e mi kam parė trupa tė copėtuar tė policėve serbė,- pėrfundon ai, duke pėrkujtuar me mall e krenari eprorin e strategun e vet tė dashur...

Edhe Limon Thaēi nga rrethi i Malishevės ka fjalė tė shkėlqyera pėr komandant Tahir Sinanin, me tė cilin ėshtė takuar qė nė ditėn e tretė tė hyrjes sė tij nė Kosovė. “Ishte trim modest qė nuk lavdėrohej kurrė pėr punėt e mėdha qė i bėnte. Me trimėritė e tij bėnte mrekullira saqė u bė tmerr pėr armikun. Edhe pse ia kishin caktuar njė veturė, ai rrallė e shfrytėzonte atė, shumicėn e punėve nė terren i kryente nė kėmbė. Gjatė bombardimeve tė NATO-s, atij iu caktua njė detyrė mjaft e rėndė; ta mbronte Zonėn Operative tė Pashtrikut, ku vepronin krerėt e luftės dhe SHP i UĒK-sė si dhe njė popullatė me mbi njėqind mijė banorė tė shtrirė qė nga Malet e Berishės, Gryka e Llapushnikut e deri nė Qafė tė Duhles. Dhe ia doli mbanė.

Tė gjitha kėto e lartėsojnė figurėn e kėtij strategu shumė tė njohur ku me respektin mė tė madh pėrkulem para veprės sė tij”.

Refki Mazreku (VANDAMI) nga Malisheva rrėfen; ”Tahirin e kam njohur qė nga nėntori i 98- sė. Ato ditė u ktheva nga Zvicrra, ku isha pėr shėrim, sepse qeshė plagosur nė betejėn e 24 gushtit tė atij viti, tė Bajraku i Luzhnicės, ku patėn rėnė heroikisht; komandant KUMANOVA (Ismet Jashari), Habib Zogaj (Arbėri), Nuhi Mazreku, Afrim Buēaj dhe Gani Kastrati.

Atė kohė, Tahiri pėrgatiste Njėsitin diversanto- vėzhgues, i cili numėronte

98 ushtarė. Unė isha zėvendėskomnadant dhe komandant Togu. Aty pashė interesimin e njė ushtaraku tė shkėlqyer dhe virtytet e njė njeriu, qė nė tė vėrtetė kishte ardhur me shpirt pėr ta ndihmuar luftėn e UĒK-sė, i cili pėrveē moralit tė fortė tė punės kishte edhe pėrgatitjen profesionale. Ishte aq i thjeshtė sa, nė shumė raste, na thoshte; ju qė keni pėrvojė nė luftime direkte, duhet t’i udhėheqni aksionet. Betejat dhe aksionet e suksesshme tė udhėhequra prej tij janė tė panumėrta. Mjafton tė pėrmenden disa, si ajo nė Biraēė, ku lanė kockat se paku 22 policė dhe paramilitarė serbė, ajo te Pishat e Suharekės etj.

Qė nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtė brigadave tė asaj ane dhe e ndihmoi shumė operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore tė lira pėr furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonės sė Pashtrikut dhe unė si komandant i Batalionit II gardist, nė bashkėpunim me Brigadėn 124 ”Gani Paēarizi” organizuam aksione dhe punuam nė minimin e rrugėve Rogovė- Kushnin dhe Rogovė- Lubizhdė e Hasit, nė mėnyrė qė tė pengonim lėvizjen e formacioneve tė armikut. Por, armiku ishte numėrikisht mė i madhe dhe mė i armatosur, kėshtu qė disa herė ndėrmori ofensiva tė egra. Vlen tė pėrmendet beteja e Celinės, e zhvilluar mė 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt mė fyt. Aty, vetė Tahiri, edhe pse si komandant i Zonės nuk duhej tė rrezikohej aq shumė, me vullnetin dhe dėshirėn e tij pėr tė hapur rrugė, bėri heroizėm tė pashoq. Dhe, them sinqerisht, duhej tė isha njė shkrimtar, siē thoshte Mihal Grameno pėr betejėn e Mashkullores qė tė pėrshkruaj gjithė atė punė qė e bėri Tahir Sinani pėr bashkimin e trojeve shqiptare..”

Pos tjerash, ai ka merita tė mėdha edhe pėr suksesin e operacionit tė planifikuar nga SHP i UĒK-sė me emrin e koduar “Shigjeta” nė Pashtrik. Sipas planit tė kėtij operacioni parashihej qė lufta guerile e deriatėhershme tė shndėrrohej nė njė luftė frontale pėrgjatė kufirit Kosovė- Shqipėri. Faza e parė e kėtij operacioni ishte sulmi pėr hapjen e korridorit tė Koshares, i cili u kurorėzua me sukses, ndėrsa faza e dytė parashihte luftėn e rregullt nė frontin e Pashtrikut...(Eugen Shehu nė Lajmet com.).

Provat e vėshtira si instruktor i stėrvitjes sė trupave dhe i kuadrove, si komandant i njėsitit special, si komandant i Brigadės, ishin tė mjaftueshme pėr Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr ta emruar Tahir Sinanin, Komandant tė Zonės Operative tė Pashtrikut (Revista “Pavdeksia”, Tiranė, shtator, 2002).

Pra, siē u pa dhe u vėrtetua mė vonė, aftėsia, trimėria, vendosmėria dhe sy ēeltėsia e komandant Tahir Sinanit, bėnė qė tė mbesin tė parealizuara ėndrrat e kriminelėve serbė; Sheshelit e Ojdaniqit, pėr tė pirė kafe e pėr tė lozur futboll nė Malet e Berishės. Jo, ore jo, se aty ishte Tahir Tropoja, i cili kishte urdhėruar preras: Me asnjė ēmim qoftė edhe me ēmimin e jetės sė ushtarėve, serbėt nuk do t’i lejojmė tė depėrtojnė te popullata!

Tahir Kosova, me bashkėluftėtarėt e tij besnikė, mė 12 qershor 1999, hyn fitimtar nė Prizren.



Drejt luftėrave tė reja



Dhe, mė nė fund, edhe nė Kosovėn e gjymtuar, pas natės njėqindvjeēare serbosllave, agoi ditė e bardhė. Pėrkundėr atyre qė nuk pėrmbaheshin nga gėzimi, Tahir Kosova, siē e quanin tashti trimin tropojan, ende nuk ishte i kėnaqur dhe fytyra e tij ishte e zymtuar.

- Shpirti im nuk qetėsohet pėrderisa edhe cepi mė i skajshėm i trojeve shqiptare lėngon nėn thundrėn e huaj!

Kėshtu tha dhe, njė ditė, pasi u ēmall me anėtarėt e familjes, mblodhi krahėt e dragoit e mori fluturim pėr nė Luginėn e Preshevės...

Tė mos harrojmė se ky luftėtar i madh i lirisė, qė kur ishte komandant i TMK-sė, nė Qendrėn e Stėrvitjes dhe tė Doktrinės nė Nashec, nė nėntor tė vitit 1999, kishte vėnė lidhje me krerėt kryesorė tė UĒPMB-sė si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin (Lleshin), Jonuz Musliun etj. Pasi i mblodhi edhe disa petritė, qė vetė i kishte pėrgatitur mė parė, iu pėrvesh betejave nė Dobrasin, Konēul e nė Bujanoc. Edhe atje bėri nam dhe fitoi njė emėr tė ri: Tahir Presheva!

Po kur u nėnshkrua Marrėveshja edhe pėr ēmobilizimin e UĒPMB-sė, ē’bėri Tahir burri?!

Ah, tė keqen vėllait, ai nuk honepsej dot nga rruga e nderit. Fjala- fjalė e

besa- besė! Sėrish duhej vazhduar lufta. Ai punonte nė TMK, nė Prishtinė, ndėrkaq banonte nė Prizren. Njė i afėrm i tij u pėrpoq t’ia mbushte mendjen qė tė mos shkonte mė nė luftė, sepse mjaft kishte luftuar dhe tash e tutje duhej tė kujdesej pėr familjen e pėr punėn, por kot. Ai iu kishte pėrgjigjur me kėto fjalė: Si ēdo njeri edhe unė kam dashuri dhe dhembshuri pėr fėmijėt dhe gruan, por dashuria pėr liri tė shqiptarėve qė ua kanė mohuar pushtuesit serbosllavė ėshtė shumė mė e madhe se ajo vetjake, prandaj unė nuk ndihem i qetė!

Dhe, sėrish u nis drejt fronteve tė reja tė luftės. Kėsaj here nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. As atje, nė Luginėn e Vardarit, nuk vajti i vetėm. Jo, jo, atė e ndiqnin pas bashkėluftėtarėt e pandashėm, ata qė ua kishte mėsuar mirė artin luftarak...

Pėr ēudi, ku ishte Tahiri, ishte mirėsia, ishte burrėria, ishte trimėria, ishte shqiptaria. Pas komandantit shkonin edhe luftėtarėt e tij. Edhe ata tė Preshevės e tė Bujanocit kaptuan majat e Korabit kryelartė dhe shkėlqyen nė Tanushė tė Gostivarit, ku po komandonte, siē po quanin tashti, Tahir Tetova.

-Fronti i luftės na ndau, ata shkuan nė Tanushė, ku do ta kishin nderin tė ishin ushtarė nė Brigadėn 116, me komandant Tahir Sinanin, kurse unė do tė qėndroja nė Shipkovicė me Brigadėn 112 “Mujedin Aliu”. Tė gjithė ishin tė gėzuar se do tė hapej njė front i ri, ishin tė gėzuar se nė krye tė tyre do ta kishin Komandant Tahirin. Disa e njihnin nga lufta nė Kosovė, disa kishin dėgjuar pėr guximin dhe trimėrinė, kurs unė pėr herė tė parė dėgjova tė flitej pėr Tahirin dhe pėr trimėritė e tij kur isha nė Preshevė. Tregimet e shokėve pėr Tahir Sinanin krijuan tek unė figurėn e njė legjende qė pas vrasjes aksidentale tė tij do tė shkruaj me dhimbje njė baladė- shkruan nė ditarin e tij tė luftės (ende tė pabotuar) me titullin “MESAZH”, komandant Detion Korabi- “DETI”. Nga balada, e cila pėrbėhet nga 17 strofa, shkėpusim dy prej tyre:



Komandant Tahiri

Si furtunė po vjen

Ngarkuar me kėngė

Shkruar nė legjendė

....................................

Komandant Tahiri

Mbėshtjellė nė legjendė

Nė njė luftė shkon

Nga njė luftė vjen...



Ndėrkaq komandant “VJOSA”, kėtė legjendė tė trimėrisė shqiptare e pėrshkruan

kėshtu: “Tahiri ishte njė deti i thellė, shumė mė shumė tė futeshe nė botėn e tij, aq mė shumė thesar gjeje”.

-Krenohem qė kam qenė pjesėmarrės i luftės sė lavdishme tė Kosovės. Gjithashtu jam krenar pėr shokėt e pushkės qė i pata nė kėto dy lufta, ndėr tė cilėt edhe pjesėmarrėsin e tė tri luftėrave, ish- Komandantin e Brigadės 116 pėr Zonėn e Gostivari, dėshmorin Tahir Sinani-“Tropoja”, i cili gjatė njė fjalimi tė mbajtur para ushtarėve tė Brigadės, deklaroi:

“...Pas paradės qė do ta mbajmė nė Gostivarin e ēliruar, kjo Brigadė do tė marshojė pėr ēlirimin e tokave tė tjera tė pa ēliruara tė

Shqipėrisė”,- thotė nė fjalėn mbrojtėse nė Gjykatėn e faktit tė Tiranės, invalidi i Luftės sė Kosovės, Taip Mustafai-“Vardari”, i cili bashkė me Gafurr Adilin- “Valdet Vardarin”, kryetarin e FBKSH-sė, (Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, i formuar mė 12 e 13 korrik 2002, nė Kuvendin Kombėtar, nė Pallatin e Kongreseve tė Tiranės), u pranguan dhe u hodhėn nė Burgun e Tiranės!!! (Shih librin e Mr. Gafurr Adilit ”Nėna mė lindi, Shqipėria mė rilindi”, Tiranė, 2006).

Pra, Tahir Sinani- Tetova, komandanti i Brigadės 116 “Xhemė Gostivari” ishte largpamės qė nuk mund t’ia hidhte dot askush. Kur qeveria shovene maqedonase, e shtyrė nga diplomacia amerikane, karshi botės, bėri njė lloj amnistie pėr luftėtarėt e UĒK-sė, zėri i tij kumboi mbi shkrepat e Sharrit plak: ”Vėllezėr, ne s’kemi bėrė krime qė tė na gėzoi amnistia e Lubo Gjeorgjevskit. Njė shekull kemi durua veē krimet e tyre nė shpinė. Tė mos i mbyllim sytė pėrpara kėsaj paqeje tė rreme!”.

Kėto fjalė tė tij profetike dolėn pa shkuar as dy ditė tė plota.

Ushtria maqedonase, me tė gjitha mjetet luftarake, sulmoi pozicionet e luftėtarėve tė lirisė. As Tahiri nuk qėndroi duarkryq, por u pėrgjigj flakė pėr flakė...



Lotėt e Tanushės



Dhe, luftėrat e betejat vazhdonin.

Edhe korriku pėrcėllues po i numėronte ditėt. Ishte data 29 korrik 2001.

Tahir Tetova, me trimat e trimėreshat, qė vdekjen e shikon nė sy dhe i thoshin ku je, nuk do tė ndaleshin pa i ēliruar cep mė cep trojet, ku bukės i thoshin bukė e ujit ujė. Atė ditė kishin ndarė mendje tė bėnin minimin e territorit tė armikut. Dhe, ecnin me kėngė nė gojė, pėr t’u shndėrruar edhe vetė nė kėngė: Tahir Sinani- TETOVA, Hyrė Emini -MIRA, Brahim Ademi (TT), Naser Ademi dhe Hisa Fazliu. Po, po, dhe mu atė ditė i mori me vete pėrjetėsia! Tanusha e bukur, mu si e dashura e Halil kreshnikut, ishte kapluar nga zymtėsia dhe, pėr herė tė parė nė jetėn e saj, i ngrinė pika loti nė qepallė.

Dhe, po atė ditė, me dhembje e krenari, pėrzier tok, trupat e atyre burrave tė mėdhenj tė kombit, u paqėtuan nė Kukėl- Zabel tė Tanushės sė Gostivarit.

Tė shtėnat e nderit u pėrzien me krismat e lirisė qė vazhdonin betejat...

Mė 24 maj tė vitit 2002, trupi i dėshmorit Tahir Sinani rivarroset nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Landovicė tė Prizrenit. Rivarrimi i tij qe madhėshtor, asi ēfarė e meritonte trimi i paepur, i cili luftoi pėr ēlirimin dhe bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare. Edhe pjesėmarrėsit ishin nga tė gjitha trojet shqiptare, nga Drenica e nga Tropoja, nga Anadrini e nga Presheva, nga Kumanova e nga Dukagjini, nga Llapi e nga Tetova, nga Bujanoci e nga Gostivari.

Shembulli i tij do tė mbetet unikat dhe pėrherė do tė jetė frymėzim pėr brezat e ardhmėrisė. Nė fund ai u quajt Tahir Shqipnia, qė mė sė miri tregon synimin e tij pėrfundimtar. I frymėzuar nga kjo, luftėtari dhe njėri prej themeltarėve tė UĒK-sė, gjeneral major Rexhep Selimi do tė shkruajė:



Rruga jonė ka nis me shekuj

Shokė ju mos u ndalni

Nėse doni t’mė kujtoni

Amanetin mbani

Unė jam veē njė ēlirimtar

Kėshtu m’deshi liria

M’kanė pas thėnė Tahir Sinani

Jam Tahir Shqipnia!



Emri dhe vepra e tij nuk harrohen pėr jetė tė jetėve. Pėr tė thuren vargje e kėndohen kėngė. Kėnga del prej grykės sė pushkės,- thoshin dijetarėt drenicarė. Dhe, ky atdhetar, ishte nė kėtė vazhdė, andaj tė gjithė e nderojnė dhe i kėndojnė. Por, Tropoja e tij e dashur, kjo perlė e kėngės dhe valleve shqiptare, ėshtė prijatare.

Nuredin Sadik Lushaj, mėsues pensionist nga Gria, ka shkruar shumė vargje pėr trimin qė e nderoi shqiptarinė, prej tė cilave shkėpusim:



N’zemrat tona Hero i gjallė

N’ēdo betejė na prinė nė ballė

Shpirti yt si pėllumb i bardhė

Re me nder pėr komb shqiptar

Flamur u ngrite nė Maqedoni

Je rreze drite pėr L I R I .



Po Isa Breēani, njeriu qė edhe vetė kontribuoi nė kufi, nė mallet e Shipshanit, nė detyrėn e Radionėnlidhjes tė grupit operativ nė Brigadėn Bajram Curri, nė mbėshtetje tė veprimeve tė UĒK-sė, e qė sot pesėqind e ca dėshmorėve u ka ngritur lapidarė nė vargje? Pėr tė s’kemi ēka tė themi, ai ka bėrė shumė e shumė vargje pėr krenarinė e Tropojės e tė gjithė shqiptarisė. Pa ditur ēka tė zgjedhim mė parė, u pėrcaktuam pėr njė strofė tė kėngės mė tė re tė tij, kushtuar gjeneralit Tahir Sinani, e cila vjen edhe si njė porosi qė duhet mbajtur vath nė vesh:



Amaneti i gjeneralit

Me sokolat e idealit

Mbet n’Tanushė t’Gostivarit

Pėr Flamur, bashkim kombėtar

Krahėt e shqipes mos me u ndalė!



Pėr merita dhe aftėsi tė jashtėzakonshme ushtarake dhe pėr kontributin e madh qė dha nė tė gjitha luftėrat dhe betejat pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, ėshtė graduar, dekoruar dhe shpėrblyer nga shumė shoqata e institucione shtetėrore e ushtarake.

Brigada 116 e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tė cilėn e kishte udhėhequr vetė me gradėn gjeneralmajor, nė shenjė respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.

Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndėrsa Kėshilli i Bashkisė i qytetit Bajram Curri i ka dhėnė titullin “Qytetar nderi”.

Akademia e Mbrojtjes “Hamėz Jashari” i ka akorduar Dekoratė, ndėrsa Qendra e Stėrvitjes dhe e Doktrinės nė Nashec i ka dhėnė Mirėnjohje.

Besėlidhja Kombėtare Demokratike Shqiptare, me seli nė Manhaim i ka dhėnė Mirėnjohje.

Ushtria Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif

Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenė Lėvdatė.

Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, me dekret tė shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.

Mė 29 korrik 2003, nė dyvjetorin e rėnies sė dėshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombėtare “Pėr Dėshmorėt e Atdheut”, nė Muzeun Historik Kombėtar, organizoi njė veprimtari pėrkujtimore. Atė ditė, nė emėr tė Shoqatės TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorėzoi ēertifikatėn Tahir Sinani- Nderi i Shoqatės Tropoja dhe ka propozuar qė gjeneralit, i cili bėri tri luftėra pėr bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartė NDERI I KOMBIT.

Edhe mė ka Mirėnjohje, Dekorata e Lėvdata, qoftė pėr dėshmorin, qoftė pėr familjen e tij, por nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden tė gjitha. Mjaftojnė kėto, pėr ta ditur kush ishte ky luftėtar i madh i tė gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.

Pra, me kėto pak fjalė, sepse kjo figurė madhore meriton shumė mė shumė, ky

ishte:

Tahir Sinani- TROPOJA!

Tahir Kosova!

Tahir Presheva!

Tahir Tetova!

Tahir Shqipnia!



Njė popull qė lind tė tillė burra, kurrė nuk duhet tė frikohet nga zhbėrja!


FLOART-PRESS
PM
Top
Petriti_Ilirides
Postuar nė: 08.06.2007, 04:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1640
Antari Nr: 1563
Bashkangjitur: 03.07.2006



LAVDI TAHIR SINANIT , nipit MIC SOKOLIT , krenaria e ton Shqipnies
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio