Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vetėvrasja, Sėmundje Individuale Apo Sociale?
r.mislimi
Postuar nė: 26.04.2007, 09:23
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004




Vetėvrasja, sėmundje individuale apo sociale?


Nga Gėzim TUSHI
26-04-2007



Kjo ėshtė njė pyetje qė mbase nė sfond ka dhe njė esencė filozofike qė duhet shpjeguar sidomos tani qė shoqėria shqiptare, po pėrballet me njė zgjerim tepėr intensiv tė dukurisė sė vetėvrasjeve. Tani nuk na lejohet, qė kėtė dukuri qė ėshtė bėrė kaq e dendur ta konsiderojmė si fenomen tė rastit, ta shpjegojmė nė formė qesharake dhe me argumente shkollareske. Si shpjegohet ky shtim i shfrenuar, gati epidemik i numurit tė vetėvrasjeve! Ēfarė po ndodh ? Kush ėshtė "sėmurė", shoqėria apo individi? Apo tė dyja sė bashku kanė rėnė nė "gropėn e dėshpėrimit" qė prodhon dhe gjeneron vetėvrasje gati tė pėrditshme! Si do e shpjegojmė kėtė dukuri sociale tė shoqėrisė shqiptare? Ėshtė sėmundje sociale e njė shoqėrie neurotike, apo shfaqje e sėmundjeve psikike?
Psikologėt, sidomos ata amerikanė, qė e kanė kaluar dikur kėtė epidemi ekzibicioniste me natyrė sociale, janė tė mendimit se shoqėria moderne vuan sindromėn e zhvillimit tė saj. Sipas tyre, nė shoqėrinė me ritme zhvillimi tė shfrenuar materiale, tė papėrmbajtura nga askush, nga pikėpamja psikologjike, njerėzit bėhen gjithnjė e mė tė pakėnaqur sado qė jetojnė relativisht mė mire se nė tė kaluarėn. Ne ende nuk i kemi shifrat e tė gjithė "devijimeve tė modernitetit" si vendet e tjera super tė zhvilluara, nė tė cilat mė shumė se gjysmėn e shteretėrve nė spitalet e tyre i zėnė tė sėmurėt mentalė. Madje, megjithėse kjo "dukuri" po bėhet fenomen social, ende nuk jemi nė gjėndje deri nė fund, pėr tė patur statistika tė plota se sa persona vdesin ēdo vit, duke bėrė vetvrasje, sa prej tyre janė pėr motive ekonomike, psikike, shpirtėrore, fetare apo shėndetsore, nė mėnyrė qė tė bėjmė analiza sociale, tė pėrcaktojmė diagnoza dhe terapi ndėrhyrėse nė nivel social.

Na duhet tė mendojmė seriozisht pėr kėtė dukuri, qė mė shumė se ėshtė pėr arsye tė motivueshme, po merr natyrė tė njė "mode", qė mund tė synojė krijimin e njė atmosfere sociale kontestuese. Do tė duhet tė punojmė shumė qė tė krijojmė njė shoqėri tė shėndetshme, qė krijon pėr ēdo njeri njė tė "nesėrme personale", ndryshe kjo mungesė do ta bėnte jetėn e secilit pa kuptim, do tė shtonte depresionet, qė me sa duket po ndikojnė gjithnjė e mė shumė nė zhvlerėsimin e vlerės sė papėrsėritshme tė jetės. Zakonisht, nga sa kam mundur tė gjykoj pėr rastet e fundit, vetvrasja ėshtė e gjindshme tek ajo kategori njerėzish, qė tė kapluar nga ankthi, depresioni, iluzioni apo mungesa e shpresės, janė tė deprimuar nga ideja se pėr ta "nuk ka tė nesėrme".

Gjithmonė mė ėshtė dukur njė mėsim i madh, qė shoqėrisė moderne vjen nga stoikėt e lashtė, tė cilėt kanė thėnė menēurish, se "vetėm e tashmja jetohet" e duhet pėrballuar, pa patur iluzione jashtėtokėsore. As e shkuara, as e ardhmja nuk kanė pse tė na mundojnė, thonė sociologėt e optimizmit pragmatist, nga tė cilėt duhet tė mėsojė edhe shoqėria jonė e re, pėr t'u mbrojtur nga sėmundjet e saj. "Formula" e tyre e lumturisė ishte fare e thjeshtė: "Mendo pėr tė tashmen". Karl Jaspers, ka thėnė se "tė jetosh, ėshtė nė vetvete qėllimi i fundit, sepse vetėm pas kėsaj mund tė shtrohet ēėshtja tjetėr: Ēfarė cilėsie ka kjo jetė? Apo: Pėr ē'qėllim ia vlen tė jetohet?".

Nese analizon tė gjithė rastet e fundit tė vetvrasjeve, motivet e dukshme tė tyre, tė krijohet ideja se nė shoqėrinė tonė, ka filluar tė shfaqet problemi i njohur i "harmonisė sė njeriut me botėn",nė tė cilėn jeton. Kjo personalisht mė bind, se ka ardhur koha qė jo me fraza, por me veprim social aktiv tė tė gjithė strukturave shtetėrore e sociale tė komunitetit e tė shoqėrisė civile, tė mendojmė se ē'duhet tė bėjmė tani, jo mė vonė, qė tė "shėrojmė" sa mė shumė kėtė plagė qė po agravohet pėrditė, si do punojmė qė t'i bėjmė "njerėzit e dobėt", vitalė, qė tė jetojnė pozitivisht, gjithnjė e mė larg mendimit absurd tė vetėvrasjes. Nė tė vėrtetė, nga sa kam mundur tė analizoj motivet e vetėvrasjeve tė fundit, duket se nė shumicėn e rasteve nuk janė tronditjet mendore por ato shpirtėrore, qė kanė ndikim tė fortė. Mė shumė vetėvrasjet janė si rezultat i humbjes, ose prishjes sė "akordit personal" tė njeriut me botėn e jashtme, pėr arsye tė vėshtirėsive tė natyrshme tė jetės qė kalon ēdo njeri. Nga analiza e rasteve tė vetėvrasjeve, duket se shumica e tyre janė njerėz qė kanė shkėputje nga jeta sociale dhe jetojnė me "ndėrgjegje tė mbyllur", tė izoluar dhe pa aktivitet social, qė kanė mė shumė predispozicione pėr suicid.

Nė ditėt tona ėshtė rishfaqur nė praktikė dilema, qė deri kohė mė parė ka qėnė e natyrės filozofike dhe ekzistenciale, e raportit tė njeriut me "ndėrgjegje bosh" dhe atij me "ndėrgjegje plot". Nė ditėt tona kjo ėshtė shfaqje e krizės sė "njeriut modern", i cili duke ndėrtuar sipas mėnyrės sė tij tipologjinė e jetės sė vet, zgjedh drejt ose gabim, "jetėn ose vdekjen". Kėtu duhet parė roli i shoqėrisė, si mjet qė ka fuqi tė "mbushė ndėrgjegjen" e njeriut, t'i japė jetės sė secilit kuptim, qėllim, sens pozitiv, duke e shmangur nga iluzioni dhe katastrofa nė tė cilėn tė ēon "jeta bosh", vaniteti, mbyllja, mizantropia, etj. Nė kėtė kontekst, vėrtetė vetvrasja ėshtė "pėrgjegjėsi personale", por dhe shoqėria nuk mund tė jetė dorėjashtė nga pėrgjegjėsia e vet nė krijimin e vetėdijes morale, politike e sociale, qėllimeve tė personalizuara tė jetės individuale. Nė pėrcaktimin e qėllimeve tė njeriut "jashtė vetes", megjithėse gjithnjė e mė pak, por nuk mund tė reduktohet nė "zero" roli social i shoqėrisė. Nėse nuk krijojmė kushte qė njerėzit tanė tė "lėvizin jashtė vetes", tė dalin nė arenėn e jetės sė hapur sociale, tė ndeshen me tė vėrtetat e njohura dhe vėshtirėsitė e saj, atėherė si shoqėri jemi pėrgjegjės, nė detyrėn qė kemi pėr tė "mbushur me kuptim ekzistencėn" e jetės sė njerėzve tanė. Dhe kjo duhet tė na bindė pa mėdyshje, qė vetvrasjet e ndodhura kohėt e fundit, nuk janė vetėm krizė dhe dobėsi personale, por dhe krizė sociale dhe ekzistenciale e shoqėrisė shqiptare, e cila po vuan nga "plagėt endemike" tė saj. Ato duhen njohur si pjesė e pėrgjegjėsisė sė drejtpėrdrejtė apo indirekte e shoqėrisė, ndaj njerėzve qė ndėrpresin tragjikisht jetėn e tyre. E kanė thėnė sociologėt, filozofėt por dhe shkrimtarė tė mėdhenj, si Albert Kamy, se njeriu qė qėndron i izoluar nga shoqėria dhe realiteti, bėhet i "huaj" pėr vetveten. Nė tė vėrtetė ai ka thėnė se litari, helmi apo krisma e revolverit tė vetėvrasėsit, bėhet si "vrimė" pėr t'u larguar prej saj. Niēe, ndėrkaq, e ka parashikuar me tė drejtė se, sa mė moderne do tė bėhet shoqėria, aq mė shumė tė dėnuar pėr tė qėnė "tė huaj me vetveten" do tė kemi. Kėtė ēėshtje edhe Sartri e mendon si raport delikat tė "njeriut pėrballė botės", tė "njeriut pėrballė njerėzve tė tjerė" si raport "njeriut pėrballė vetes" dhe mė nė fund, si raport tė "njeriut natyror pėrballė njeriut mendor".

Padyshim, pas ēdo vetėvrasjeje fshihet njė njeri, qė sociologjikisht duhet vlerėsuar qė ka patur nevojė pėr mbėshtetje sociale, pėr "karikim" tė baterive tė jetės personale. Vetėvrasėsit, thonė sociologėt, janė padyshim gjykatės tė kėqinj tė vetvetes. Jetojmė nė kohė moderne ku asgjė nuk ėshtė e pamundur, sado absurde tė duket nė pamje tė parė…




----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
AeRtOn
Postuar nė: 21.06.2007, 19:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3865
Antari Nr: 6944
Bashkangjitur: 15.04.2007



tani shikuar nepergjithesi, njeriu edhe ne qofte se ka problem individual, prap ajo ka ndodhur si shkak i ndonje ndodhie ne shoqeri,prandaj do thoja se eshte si pasoj edeh e shkaqeve individuale, edhe shoqerore.....kam shume per te shkruar ama smundem tani


----------------------------------------
“Dikur thonin se palestinezėt luftojnė si heronj, e tani thonė se heronjtė luftojnė si palestinezė.”
— Norman Finkelstein
PM
Top
Sqaruesi
Postuar nė: 09.10.2007, 23:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 149
Antari Nr: 8745
Bashkangjitur: 03.08.2007



Nese shume cka ndikon ne formimin tone si njeri, ne duhet te japim edhe me shume, per te deshmuar eksitencialzimin ne kete bote.Une ato qe bejne vetvrasje aspak nuk i dua, ngase jane njerez shume te dobet dhe qe nuk munden te luftojn me realitetin.Por vetevrasja dihet qe ne shume raste eshte si pasoje e shoqerise, e moskuptimin te jeteses ne pergjithesi dhe problemet te cilat nuk mund ti bartim.
E pse valle vihet deri te kjo?
Ngase ne moshe rinore njeriu ben shume pyetje si:pse valle jetojm, ne njoesoj jemi sepse nje dite vdesim dhe cka ngelet asgje?
Kto jane ato pyetje qe per me teper e lodhin trurin tone dhe ne fund nese sjemi te gatshem tiu pergjigjemi ketyre pyetjeve, arrijm deri tek depresioni si stacion i fundit.Dhe nese ndodhe edhe deri ne moshen 30 vjecare mos te arrijm asgje ne jete dhe mos te doshmmojme se paku tek sa persona eksiztimin tone ne kete bote, athere zhytemi dhe me teper ne depresion?Dhe fatekeqsisht ne shume raste ky depresion pra i moshes 26-30 vjecare eshte nje, depresion tejet i rende, dhe nese nuk e tejkalojm, e pesojm(ne shume raste zgjidhja eshte vetevrasja, gje qe deshmon qe jemi shume te dobet).
Respekte mendoj qe jam i qarte sadopak


----------------------------------------
Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s' te dogjen , te nxijne.
PM
Top
studenti_uejl
Postuar nė: 10.10.2007, 01:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 157
Antari Nr: 1155
Bashkangjitur: 16.05.2006



VETVRASJA NJOHJA DHE PARANDALIMI

Pėr fillim, gjithnjė duhet filluar me atė pyetje tė madhe: PSE?Ekzistojnė shumė shkaqe qė mund ta shtyn njė person tė bėjė vetėvrasje. Nga ato mė tė shpeshta mund tė konsiderohen:
- Marrėdhėniet tė ērregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj.;
- Mossuksesi gjatė shkollimit;
- Paaftėsia e komunikimit me moshatarėt. Personi potencial pėr vetėvrasje ndjehet i izoluar dhe i papranuar nga rrethi;
- Humbja e dikujt mė tė dashur pėrmes vdekjes, ndarjes, ēkurorėzimit...;
- Shtatzėnia tek femrat dhe proceset fiziologjike - hormonale qė ndollėn nė organizmin e saj;
- Dėshpėrimi i madh dhe nėnēmimi;
- Ambiciet e tepėrta tė prindėrve dhe presioni i madh psikologjik qė bėjnė fėmijės sė tyre. Ky presion i pandėrprerė, nė psiken e njomė tek fėmijėt ta krijon ndenjen e gabuar tė bindjes: "Patjetėr duhet tė jem mė i miri, mė i suksesshmi, mė i dalluari... nėse nuk jam, do t'i dėshpėroj ata, andaj mė mirė ėshtė qė t'mos jem fare")
- Riatdhesimi, rivendosja-humbja e gjithė asaj tė njohur dhje ballafaqimi me adaptimin nė rrethanė tė ri;
- Humbja e sė dashurės, dashurit;
- Abuzimet e ndryshme me droga dhe alkool.
Pėr mundėsinė e pengimit tė ndodhjes sė njė vetėvrasjeje, asnjėra nga kėta tregues nuk mund tė jenė si shenja tė sakta dhe tė sigurta paralajmėruese. Por, sa mė shumė qė kėto shkaqe tė jenė evidente nė jetėn dhe sjelljet e atij personi, aq mė shumė edhe brengosja e jonė duhet tė jetė edhe mė e madhe. Nė kėtė moment, ėshtė shumė me rėndėsi t'i kushtohet vėmendje kėtyre tshenjave tė sjelljes, e qė janė sinjale tė njė ndryshimi tė shprehur nga sjelljet e zakonshme tė atij personi. Kėto shenja paralajmėruese si tregues mė tė shpeshtė mund tė jenė:
- Ndryshimet e mėdha nė sjellje ;
- Tėrheqja nga shoqėrimi me miqtė dhe njerėzit nė pėrgjithėsi;
- Problemet me gjumin dhe ushqimin;
- Humbjen e interesimit pėr aktivitete, shkollė, lojė, etj.;
- Humbja e interesimit pėr dukjen personale fizike dhe higjienėn trupore;
- Personi nuk mahitet dhe nuk bėnė shaka mė, ose e kundėrta, gjithnjė mahitet dhe bėnė shaka tė tepėrta;
- Shpesh shprehet me fjalėt: "ēdo gjė nė kėtė jetė ėshtė e keqe", "gjithmonė i pengoj dikujt", "sė shpejti do ta zgjidhi kėtė problem"...etj.;
- Zakonisht bėhet mė zemėrgjerė dhe fillon t'i fali tė tjerėve gjėsendet e veta; rregullon dhe i bie nė vend disa gjėra qė mė parė i kishte lėnė mangu, etj.;
- I fton ose bėnė vizita mė tė shpeshta personave tė dashesh dhe miqėve mė tepėr se sa zakonisht;- Nuk i intereson ma shkolla dhe suksesi nė mėsime ka nė rrėnje drastike;
- Nuk ėshtė i koncentruar fare nė asgjė. Ėshtė gjithnjė nė mendime. Duket i hutuar dhe lėnė pėrshtypje se gjatė bisedės nuk e dėgjon fare bashkėbiseduesin;
- Fletė shpesh pėr vdekjen dhe lexon literaturė qė trajtojnė mė tepėr tema pėr vdekjen;
- Ka pasur edhe ndonjė tentim tė mėparshėm pėr vetėvrasje.

Ēka duhet bėrė? Si t'i ndihmojmė kėtyre personave?

Nėse nė sjelljet e pėrditshme tė fėmijėt, mikut apo ndonjė person tjetėr, i parandiejmė ose hasim nė shenja tė sipėr cekura, ato mund tė na parathonė njė mundėsi potenciale tė njė tentative nė tė ardhmen pėr kryerjen e vetėvrasjes nga ai. Nė kėto raste, ne duhet tė reagojmė shpejtė dhe nė mėnyrė sa mė adekuate.

Por, si?

Kur dikush ju thotė se ka ndėrmend tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos e merrni kėtė si shaka. Veprimi i parė ėshtė BISEDA. Me tė BISEDONI...BISEDONI dhe vetėm BISEDONI... Kėta njerėz kanė nevojė tė madhe pėr njė gjė tė tillė.

1. Hapi tjetėr ėshtė NDĖGJIMI. Lejojeni qė ai person t'ju flas se si ėshtė i dėshpėruar, i pakėnaqur nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrė parasysh se sa negativisht do tė reflektojnė kėto deklarime, vetė fakti qė ai/ajo ka vendosur t'ju besohet, ėshtė njė shenjė tejet pozitive. "Ventilimi" dhe zbrazja e emocioneve, veē nė hapin e parė do t'i sjelli njė lehtėsim tė madh atij.

2. MOS TENTONI TĖ JEPNI KĖSHILLA.- Me njė person potencial tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos tentoni t'i jepni vėrejtje nė formė: "e ke gabim", "nuk ėshtė mirė ta bėsh kėtė akt"...etj. Gjatė kėsaj bisede, po ashtu, kurrė mos praktikoni t'i pėrdorni ato shabllone tė zakonshme inkurajuese: "Do tė jetė mirė nė tė ardhme", "Gjithmonė njeriu duhet tė mundohet dhe tė sakrifikoj nė jetė", "Mos qaj", "Duhet tė mendosh pozitivisht"...etj. Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni me asgjė, ndjenjėn e tij pėr bindjet tė gabuara qė ai ka pėr jetėn. Mos harroni, kėta persona e kanė tė zhvilluar intuitėn dhe shpejtė i parandiejnė qėllimet e juaja tė sinqerta. Ata, me tė dėgjuar kėto shabllone standarde si kėshilla gjoja tė "mirėfillta", do tė mbyllen dhe nuk do tė jenė mė tė sinqertė nė komunikim me ju. Pa marrė parasysh se sa "shokuese" dhe absurde do tė jenė qėndrimet e bashkėbiseduesit, ju duhet t'i dėgjoni dhe t'i pėrjetoni ato sinqerisht. Gjithmonė pranoni se pajtoheni me tė dhe ai nė tėrėsi ka tė drejtė

3. Pasi tė vlerėsoni se ėshtė krijuar besimi i mjaftueshėm reciprok, PYETENI se mos vallė atij pėr kėto shkaqe i shkon mendja tė bėjė vetėvrasje? Me kėtė pyetje mos ja impononi idenė, por, vetėm bėjeni me dije se jeni tė gatshėm tė bisedoni edhe pėr kėtė mundėsi. Nėse merrni nga ai njė pėrgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe mė tej. Ėshtė me rėndėsi tė dihet: a e ka menduar ai se si do ta bėj njė vepėr tė tillė (a ekziston nė kokėn e tij ndonjė plan konkret)?; a i ka nė dispozicion tė gjitha elementet e duhura pėr ta bėrė kėtė vepėr ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka caktuar momentin se kurrė do tė vendosi pėr njė hap tė tillė (kohėn). Shumica, nė kėtė pyetje do tė pėrgjigjen negativisht, gjė qė, pėr ne, do tė jetė njė shenjė se plani i tij pėr kryerjen e aktit tė vetėvrasjes ende nuk ėshtė definitive dhe kjo mund tė merret si njė moment mė inkurajues. Nėse veē e zbulojmė se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes sė vetėvrasjes, atėherė, ne do tė kemi njė gjendje mė alarmuese. Nė kėtė situatė, patjetėr duhet intervenuar urgjentisht.

4. Nėse veē kemi tė bėni me njė situatė serioze dhe alarmuese, atėherė, qėndroni gjithnjė pranė tij dhe kurrė mos e leni vetėm. Pandėrprerė bisedoni dhe vetėm bisedoni.... Nė anėn tjetėr, paralelisht si preventivė, tentoni t'i largoni tė gjitha sendet qė mund t'i shėrbejnė atij si MJET pėr kryerjen e vetėvrasjes.

5. Nėse edhe mė tej ndjeheni tė paaftė, atėherė ftoni nė ndihmė ekspertin profesional. Mos premtoni dhe mos t'ju brej ndėrgjegjja se nuk e keni ruajt fshehtėsinė. Personat qė tentojnė tė bėjnė vetėvrasje, zakonisht pranojnė ndihmėn e profesionistit.

Edhe disa karakteristika specifike pėr vetėvrasjen

Gjatė hulumtimit tė tyre tė fenomenit tejet tė pėrhapur nė botė tė vetėvrasjeve, psikologėt: Fareberowi dhe Litman, vetėvrasjet i kanė klasifikuar nė 3 kategori:

1. Kategoria e personave tė rrezikuar me bindjen "TĖ JESH:
- Kėta persona nė fakt nuk dėshirojnė tė vdesin, por vetėm tentojnė ta sinjalizojnė se kanė nevojė tė sinqertė pėr ndihėm;
- Rrezikshmėria e mundėsisė sė kryerjes sė aktit tė vetėvrasjes, pėr kėtė kategori njerėzish ėshtė mė e vogėl;
- Pėrfshihen nė 2/3 e vetėvrasjeve;
- Kryesisht janė tė gjinisė femėrore.

2. Kategoria e peronave tė rrezikuar me bindjen "TĖ MOS JESH"
- Kėta vėrtetė dhe sinqerisht dėshirojnė tė vdesin;
- Nuk tregojnė shenjat e tentativės para aktit tė kryerjes sė vetėvrasjes;
- I pėrzgjedhin metodat mė tė rrezikshme tė kryerjes sė kėsaj vepre;
- Pėrfshihen nė 3-5% tė vetėvrasjeve tė kryera;
- Preventiva tek kėta persona jep rezultate tė vogla;

3. Kategoria e peronave tė rrezikuar me bindjen "TĖ JESH APO TĖ MOS JESH"
- Janė tė pazakonshėm dhe tė pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lėnė fatit;
- I pėrzgjedhin metodat tė rrezikshme tė kryerjes sė kėsaj vepre, por me njė ndikim mė tė ngadalshėm tė veprimit;
- Pėrfshihen me 30 pėr qind tė vetėvrasjeve;
- Pėr kėta ėshtė karakteristike motivi: "jeta me apo pa fat".


Adnan Abrashi-NANDA
Ky material eshte huazuar nga kjo uebfaqe dhe mendoj se eshte me rendesi

http://www.syri3.com/Vetevrasjet%20(psikologji).html

Ky postim ėshtė ndryshuar nga studenti_uejl nė 10.10.2007, 01:51
PM
Top
gardist
Postuar nė: 10.10.2007, 02:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1250
Antari Nr: 9602
Bashkangjitur: 17.09.2007



Vetėvrasja, sėmundje individuale apo sociale?

....... Semundje MENTALE!!!......
Me Selame!


----------------------------------------
JEZUSI KA THENE: MOS MENDONI SE ERDHA TA BIE PAQEN MBI TOKE. NUK ERDHA TA BIE PAQEN,POR SHPATEN...(Mateu 10/34-36)
PMEmail Poster
Top
DreniCa
Postuar nė: 28.11.2007, 23:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 426
Antari Nr: 10712
Bashkangjitur: 05.11.2007



Se di ala se kom provu kur te provoj ju tregoj hahah kurre hajgare
vetem ata te cmendur mentalisht e bojne atee
PMUsers Website
Top
Hėna
Postuar nė: 03.02.2008, 22:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 301
Antari Nr: 12853
Bashkangjitur: 16.01.2008



Disa nga ju ceket se kjo ndodhė mė sė shumti tek Rinia e sotme, por ka edhe raste kur edhe te plakurit nuk duan mė tė jetojn. Mė konkretisht kam pas rast qė jam perkujdesur per njė njeri tė moshuar qė kishte provuar dhe provonte ende te bente Vetvrasje (Suicid). Ndodhi kjo disa muaj mė parė kur ky Plaku preu Venet se donte tė largohej nga Jeta, e permende gjithnjė se pa gruan e tij ai nuk mund te jetonte edhe pse ishte Piktor i njohur dhe kishte shumė antar te familjes, miqė dhe shokė tė ngushtė.

Herėn e parė kur kishte pre venėt por vertikalish (nuk kishte aritur nervin qė duhet)dhe nuk kerkoi ndihmė vetėm kishte shkruajtur letren e fundit per vajzen e tij dhe ishte pregaditur per vdekje dhe priste. Mirpo e gjetėn ende te gjallė dhe shpėtoi.kaluan edhe dissa muaj tjerė ai prap e provoi, ky rast ishte edhe mė i rėndė se kėsaj here i kishte pre horizontalisht dhe humbi shumė gjak por edhe me mė shumė dijeni kishte lagur pjesėt e cara qė mos mbyllen.U shtanga kur e pashė Atė nė atė gjendje, Si tė veproj??? Ti ndihmoj per tė mirėn time apo mos ti ndihmoj per tė mirėn e Atij??? U bėra e fort morra ndihmė dhe shkrova urdhėrxhirim pėr mjekun e tij privat. Pati shumė OP prap ia doli mbanė por nuk kaloi as njė muaj, nga humbja e teper e gjakut nuk kishte as shumė oksigjen ne trupin e tij, jetonte vetem me MOPHIN-injekcione dhe me ajr njė ditė prej ditėve u largua nga jeta dhe shkoi tek gruaja e tij qe deshironte vite me radhe. Kėsaj ia ariti qėllimit dhe shkoi tek gruaja e tij ashtu sic deshironte vite me radhė.

Pra, dua tė them se nuk janė vetėm rinia me shoqėri por edhe VETVETJA dhe VULLNETI HYJNOR i njeriut qė tė shtyn nė kėtė fazė tė Suicidit.

me respekt nese u largova nga tema.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Hėna nė 03.02.2008, 22:42


----------------------------------------
Je ngacmues i labirintheve te binjakėzimit nė psiqikėn time.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio