Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Dilema
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



DILEMA
Prill 2007 –Prishtine
Fahredin Shehu



Dilema

Gjuha me te cilen flasin sot banorėt e Kosovės i ngjan gjuhes sė personit te reanimuar pas nje shoku te rende. Shokun te cilin po e perjeton Kosova nje kohe bukur te gjate I ngjan atyre rrefimeve transcendentale te mjeshterve te Zenit qe nje flutur kujton se dikur ka qene njeri dhe kur vdes si flutur dhe behet njeri e kujton se dikur ka qene flutur dhe tani ne kete moment nuk din ēka me te vertete eshte. Kesaj i thone reinkarnim.

Krahas gjithe trazirave, vuajtjeve, varfėrisė, spastrimit etnik, deri tė gjeocidi, dhe formave nga me te ndryshme te shaurjes sistematike dhe tė prgogramuar, tė amputimit tė njė pjese tė Shqiperisė e cila nuk eshte i dimensionit sakral, por ontologjik i saj, te Shqiperise e cila nuk beson se po i digjet dhe nė kllapi hapron si maēorri pertac dhe nuk e cel gojen duke i pasur tė gjitha strukturat shteterore pėr tė reaguar, avokuar dhe madje edhe kuruar nje pjese tė saj tė anestezuar pėr njė kohė bukur tė gjatė, dhe nuk di ta mbroj tė vetėn, derisa Serbia diēka qė ka vjedhur e sakralizon deri nė pėrmasa galaktike, me diligjencė mė tė madhe, Kosova po mbetet si… as nė tokė e as nė qiell, dhe cili ėshtė ai i marrė i cili kėrkon fajtorin kėtu. Gjėrat duken prej reve dhe mbi to, prej aeroplani sa qė edhe zogjėt na pėrqeshin. Ajo qė mė sė shumti po mė dhemb ėshtė profecia e Sheshelit… edhe po t’ju japim pavarėsinė atyre, nuk do tė dijnė ta mbajnė. Kosovarėt janė duke e mbajtur njė diēka tė padefinuar dhe vetė nuk dijnė ta emėrtojnė, por dilema ėshtė si po e mbajnė kėtė?

T’i keshė dy akademi tė shkencave e Historinė tė ta shkruaj njė Anglez? A nuk tregon kjo diēka? Duke ditur se nė kėto akademi numri i doktorave tė shkencave mė shumė janė historian dhe gjuhėtarė, dhe shih si heshtin kėta. Shih sa tmerr qė ende nuk e kanė bė njė Encyclopaedia Albanica, kur ka Britanica, Judaica, etj etj. A janė duke pritur qė Albin Kurti apo familja Jasharaj ta bėj edhe kėtė?

Dhe populli hesht, derisa e kanė torturuar tė huajt shekuj me rradhė, dhe tani, tė vetėt duke e plaēkitur, rrymė nuk kemi ketė e dijmė, punė nuk kemi dhe populli hesht, dhe nuk ka askund nė botė qė kriminieli tė lirohet (rumunėt e UMIK-ut) e viktima tė burgoset. O temopra o mores!!! Dhe gazetat nuk guxojnė tė botojnė qė ėshtė mė e keqja atė qė duhet dhe atė qė e mendojnė se bėhėn horr, e pastaj na mbahen trajnime pėr gazetarė pėr lirinė e shprehjes. Nuk guxojmė tė shkruajmė dhe tė mendojmė pėr padrejtėsitė qė na ushtrohen derisa gazetat nė botė provokojnė me ofendime ndaj njė kulture tė madhe Islame dhe atė e cilėsojnė si liri tė shprehjes dhe shpėrblehen pėr kėto ofendime.

Ky popull ka me heshtė edhe me vendimin i cili nuk ka me qenė final i Statusit tė Kosovės, populli u lodhė dhe nuk ka takat pėr festat euforike, se ka edhe shumė pėr t’u bėrė, se nuk sheh dritė nė fund tė tunelit, se e konsumon vetėm ajrin dhe mbahet gjallė nga produketet e natyrės. Dhe pastaj Zgjedhjet, kush do tė dal nė votime, kė ta votosh? Dhe cili prind i ri tani dėshiron tė ketė fėmjė kur nuk di nė duart e kujt ka me u rrit, nė ēfarė ambienti ka me u rrit njė gjeneratė e re.

Dilema se `ka jemi dhe nga vijmė vazhdon tė jetoj nė frymėmarrjen tonė, dhene do tė vazhdojmė tė heshtim. Deri kur?


# posted by FLOART-PRESS @ 2:58 MD 0 comments
PM
Top
DreniCa
Postuar nė: 29.11.2007, 14:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 426
Antari Nr: 10712
Bashkangjitur: 05.11.2007



Gjuha jone koka ne Dilemaa
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio