Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Azem Vllasi - O TungjatĖ Jeta!
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Nga Behxhet SHALA: ''AZEM VLLASI - O TUNGJATĖ JETA!

Nė fund tė javės ( Fatmiri nė OKB, Badinteri nė flagrancė, Testi i inteligjencės dhe partitė politike, Hilandari i Graēanicės dhe Qiproja e Mitrovicės,Vetėvendosja dhe opozita, mediat dhe pavarėsia, mbi diplomacinė kosovare, 2500 Euro, Kuvendi i Kosovės nė Shipitullė, Albini, Baca,Hashimi dhe hashimėt e tjerė dhe e paharrueshmja Tina pėr fund , ne vend te desertit…….. )

AZEM VLLASI - O TUNGJATĖ JETA!

Edhe njė ditė dhe datė historike pėr Kosovėn! Dy ditė pas 1 prillit, pra me 3 prill, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė i mbajti konsultimet e para pėr pakon e Ahtisarit, sipas sė cilės e garanton pavarėsinė e mbikėqyrur-tredhur tė Kosovės nė substancė( faleminderit dhe respekt z. Hashim Thaēi pėr kėtė shprehje tė mrekullueshme , inkurajuese, domethėnėse, intelektuale, patriotike, demokratike, dragodanēe, demagogjike-jo more ēfarė, mos e bėftė zoti!).Pararoja e inteligjencės kosovare nė krye ma Franke(Ajn)shtajnin e politikės dhe estradės ka shkuar ditė mė parė pėr ta pregatitur terrenin pėr lobim pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane. Merreni me mend, oralisht punojnė pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane praktikisht ordinojnė pėr pakon e Ahtisarit! Njeriu i painformuar pėrballet me dilema tė mėdha, a t’i besoj gojės-fjalės-premtimit apo prapanicės-veprimit!

Koshtunica kėndon, Fatmiri suflon:

Mediat e shkruara ( njė pjesė e tyre) dhe ato elektronike( tė gjitha), nė procesin e shpėlarjes se trurit, me tė madhe “informonin” edhe pėr njė vizitė historike tė presidentit tė Kosovės Kėshillit tė Sigurimit, vendit ku do tė kėrkohet statusi i Kosovės sė pavarur dhe sovrane, sipas pakos sė Pandora Ahtisarit. Madje pėr tė qenė mė bindės atje, pėr tė raportuar i derguan thuaja krerėt e ketyre mediave kėshtuqė Fatmir Sejdiu, kryetar i Kosovės mund tė raportojė pėr televizionin e Ugandės, Skender Hyseni pėr radion e njohur tė Xhuxhukistanit ndėrkaq krerėt e mediave tė “pavaruara” do ta vazhdojnė kurtizanizmin informativ nė stilin e Blerim Shalės, “pėrfaqėsues” i shoqėrisė civile i zgjedhur nga zyra amerikane pasi ėshtė “konsultuar” shumė shoqėria civile. Ky kurtizanizėm informativ ėshtė bėrė si evergrin, i pėrjetshėm,si kengėt e Medės, pra, tallava informative pėrmes editorialeve ngjyrė roze qė i pėrngjajnė njė lagjeje tė ngjashme nė Amsterdam apo shumicės sė moteleve nė autostradėn Prishtinė –Shkup.

Edhe njė barcoletė qė lehtė mund tė jetė e vėrtetė:

Regjisori i famshėm, Quentin Tarantino ka vendosur ta jap kontributin e tij pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, me njė film. Janė dy skenare, nė njėrin aktrojnė Xhon Mėzati ( statist), Tarantino dhe Monika Bellushi ndėrsa nė tjetrin, Tina Kajdanova( nga teksti do ta kuptoni se ėshtė regjisore), Joakim Ryker dhe Fatmir Sejdiu, president i Kosovės( statist). Skenari i parė, Tarantino e udhėzon Xhon Mėzatin: nė ate tavolinėn nė kėnd ėshtė njė bukuroshe tė cilėsh duhet t’i afrohesh, ta fillosh bisedėn me te, t’i grahėsh njė viski pėr shkak tė atmosferės, ta ledhatosh, pėr fillim, ta puthėsh dhe pasi situata tė pėrndezet, e perkedhel, e percjell deri te krevati nė tė cilin e shtrinė me delikatesė dhe pastaj e liron nga garderoba e tepėrt. Xhon Mėzati u ekscitua pak si shumė, e ndjeu veten si president , mė falni regjisor dhe filloi edhe vet tė lirohet nga garderoba e vet. Me njė fjalė e vlerėsoi se kjo ėshtė datė historike, ta fus nė kthetra Monikėn.Pasoi njė ndėrhyrje energjike e Tarantinos me fjalėt: ndal, shko e vazhdo tė pish viski, tani ėshtė roli pėr mua, unė e pėrfundoj! Kuadri tjetėr:e thėrrasin Tina Kajdanova, Dejvid Blanti dhe Stiven Shuk pėr kafe presidentin e Kosovės dhe i thonė: ėshtė njė datė historike pėr Kosovėn dhe Ju si president, dy ditė pas 1 prillit, pra me 3 prill do t’i drejtoheni Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pėr herė tė parė dhe do ta arsyetoni kėrkesėn pėr Kosovėm e pavarur dhe sovrane. Kėtu e keni njė pliko, ua lexon Skenda si i zgjuar qė ėshtė, ndėrkaq tani rolet kanė ndryshuar, krueadministratori i Kosovės do tė pėrkujdeset pėr pamjen tuaj estetike, pėr valixhet e juaja dhe me njė tabaka me mėndafsh tė kuq do tua sjell plikon nė foltoren e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Mediat janė tė informuara pėr kėtė ditė historike. Ashtu edhe u bė. Fundin, lexues tė nderuar e dini tė gjithė, kush e lexoi fjalėn para Kėshillit tė Sigurimit. Fatmir Sejdiu, hyri nė histori por jo si deshti ai por ashtu siē deshi Tarantinka. Krahasimi ndoshta nuk ėshtė i qėlluar ama ka ngjashmėri!

Badinteri nė flagrancė:

Me ftesėn e zyrės sė kryeministrit apo tė Universitetit tė Prishtinės, varrėmihėsi i pavarėsisė sė Kosovės, z. Badinter ishe nė njė vizitė nė Prishtinė ku realizoi takime tė nivelit tė lartė dhe u prit me respekt tė madh. Kjo vizitė disi mė duket sikur tė shkojė Mladiqi nė Srebrenicė dhe tė deklarojė se ai gjithnjė i ka dashur muslimanėt dhe i ka mbrojtur ata. Dhe krejt kėtė me paratė e buxhetit tė Kosovės.

Testi i intelegjencės dhe partitė politike:

Qytetarėt e Kosovės, para dhe pas Ahtisarit nuk kanė arsye tė mos jenė tė kėnaqur me elitėn apo klasėn politike tė Kosovės.Kėta janė politikanė tė sinqertė, e mbajnė fjalėn, tė menēur, tė shkolluar pėr politikė, dinjitozė, humanistė, me njė fjalė janė shumė larg nga politikanėt e Tanzanisė qė nuk ua ndjen pėr Kosovėn. Hajt, ju lutem shumė, ma tregoni ndonjė rast kur politikanėt e Kosovės nuk e kanė mbajtur fjalėn? Nuk mund ta gjeni.Kėta na kanė premtuar nė 4 palė zgjedhje se Kosovėn do ta bėjnė tė pavarur dhe sovrane, dhe e bėnė. Pavarėsia e mbikėqyrur ėshtė megjithatė pavarėsi, ndėrkaq sovranitetin na siguron dhe kontrollon BE pėrmes vendeve mike, si Rumania, Bullgaria, Greqia, Spanja, Sllovakia etj. a nuk ėshtė kjo garancė e fortė!Politikanėt kosovarė e kanė nė dispozicion njė strukturė tė fortė intelektuale e cila me infrastrukturėn – substancė ( fl.. Hashim)mendore tė politikanėve aktual krijojnė njė mekanizėm i cili nuk mund tė dėshtojė siē nuk ka dėshtuar. Politikanėt kosovarė i kanė shumė tė fortė SHĖRBYESIT CIVILĖ ( intelektualėt). Jam kureshtarė dhe shkonė nė dobi tė Kosovės qė kėtyre politikanėve t’u bėhet testi i intelegjencės dhe pastaj do ta shohi se ku do tė mbetet QI i Xhorxh Bushit, me koeficientin 120.Dhe, politikanėt e Kosovės me dėshirė do tė pranoni tė testoheshin sepse janė tė sigurt nė veten e tyre. Pėr shėrbyesit civilė nuk ka nevojė tė bėhet ky test, dihet tashmė inteligjenca e tyre. Ata janė shembylltyra e politikanėve tė tyre, qė iu shėrbejnė.!

Blerim Daija dhe UNMIK-Police Mafia:

Ministri i Punėve tė Brendshme, Blerim Kuēi po mundohet tė vendosė njė rend nė SHPK dhe po kėrkon pėrgjegjėsi pėr policėt e UNMIK-ut qė kanė ikur nga Kosova ( rumunėt) e gojėkėqinjt thojnė se kėta policė kanė “ikur” sepse Stiven Shuku ėshtė kėrcėnuar se, ose do t’i burgosė ata ose do te hjek dorė nga Termocentrali Kosova C! Meqė policėt rumunė ikėn, Shukut nuk i ka mbetur alternativė tjetėr- pėrveē Kosovės C. Mė vjen shumė keq, aq mė parė kur e di se Stiven Shukut as qė i intereson ana materiale por, njeriu mbi tė gjitha. Kėtė ma kanė vėrtetuar edhe disa miq tė mi nga Bosnja. Deri mė tani, duket se ministri Kuēi ia ka arritur vetėm njė qėllimi, i ka lėnė pa gjumė krerėt e SHPK-sė! Dhe ua ka rritur barnatoreve nė Prishtinė punėn.
Me shitjen e hapave pėr qetėsim.

Hilandari i Graēanicės dhe Qiproja e Mitrovicės:

Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, tė gjithė me radhė, po pėrpiqen tė na bindin se nuk do tė ketė ndamje tė Mitrovicės e as tė Kosovės. Kėtė e pėrsėrisin edhe politikanėt e Kosovės. Edhe tė parėt edhe tė dytėt e kanė tė ditur se kjo punė ka marrė fund, se kjo pjesė e Kosovės ėshtė amputuar nga trungu, ėshtė qiprizuar dhe vetėm pritet qė kjo tė zyrtarizohet, mė vonė sepse tani mund tė shkatojė probleme. Si model mund ta marrin atė pėrrallėn e demarkacionit tė kufirit me Maqedoninė , 25oo –shi i famshėm. Ka dhėnė rezultate. Ėshtė “inkurajues” guximi dhe vendosmėria e njė politikani i cili ka deklaruar botėrisht se nė rast se rrezikohet veriu i Kosovės, ai do tė kthehet tė jetojė atje. Ky e ka seriozisht dhe duhet t’i besohet. Ju kujtojė se ky politikan pati shkuar nė vizitė nė Mitrovicėn e Veriut dhe ka qėndruar si burrat, e pati bėrė njė tėrheqje strategjike duke u kthyer nė pjesėn jugore me njė shpejtėsi tė rrufeshme, falė asaj se i ka njohur mirė rrugėt e atij qyteti. Kėtė e ka bėre sepse e ka ditur se i duhet mė vonė Kosovės, jo nga frika. Gojėkėqinjt flasin se pėr darkė ka shtruar hallve, qė e ka shpėtuar jetėn e bashke me te fytyrėn dhe dinjitetin. Shqiptarėt mė nuk do tė kenė problem me Qipron e Mitrovicės por me Hilandarin e Graēanicės. Do ta shihni mė vonė pse.

Vetėvendosja dhe opozita:

Lėvizja pėr Vetėvendosje mė shumė ka qenė e sulmuar nga opozita se pozita. Rrjedhimisht, Vetėvendosja ėshtė dashur t’ua kthej me tė keq ,ama nuk ka bėrė ashtu, i ka ndihmuar tė bėhet pozitė. Nė zgjedhjet e jashtėzakonshme, pėr shkak tė seriozitetit tė situatės nė Kosovė, organizuar nga Vetėvendosja, me 1 prill 2007, bindshėm ka fituar opozita. Urime pėr fitoren dhe u qoftė pėr hajr, zgjedhjet i kanė fituar me meritė!

2500 Euro dhe 40 euro:

LDK i ka ndarė si apanazh familjes sė Ibrahim Rugovės, kryetarit tė ndjerė shumėn prej 2500 eurove nė muaj( pėrkujdesja institucionale do tė pasoj mė vonė) ndėrkaq populli i Kosovės, pėrmes tė zgjedhurve tė tyre i ka ndarė pėr 30 vjet tė kaluara nė burgjet e Jugosllavisė, nga 40 euro nė muaj Adem Demaēit! Bėn gajret Adem Demaēi! Krenohu populli i Kosovės!

Kuvendi i Kosovės nė Shipitullė:

Delegatėt e Kuvendit tė Kosovės votuan me aklamacion pėr pranimin e pakos sė Ahtisarit. Pas kėsaj,Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nuk i mbetet asgjė vetėm ta miratojė kėtė vendim tė Kuvendit tė Kosovės, sepse ndryshe nuk mundet. Ky komisioni faktmbledhės i OKB-sė , sipas Rykerit, mund tė shkojė nė Shipitullė, atje i gjen faktet pėr Kosovėn e Ahtisarit. Thuhet se nė Kuvend ka mbretėruar njė festė e vertetė, fytyra tė qeshura, Naim Pyka shkėlqente, jetėsohej substanca e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Titistėt dhe enveristėt u bashkuan, edhe njėhere. Rroftė Ahtisari ndėrkombėtarė, poshtė Adem Demaēi dhe Albin Kurti, tradhėtarė! Nė Kinė flitet se dėmet mė tė mėdha ua ka shkaktuar Banda e Katėrshit- Banda e Kuqe. Fatmirėsisht nė Kosovė nuk e kemi bandėn e katėrshit, e kemi Ekipin e Unitetit! Dallojnė pėrkah numri, ngjyrėn e kanė tė njėjtė.Kuvendi i Kosovės , javėn qė vjen do ta ta shpallė konkursin pėr simbolet e Kosovės. Po ua tregojė , nė besė, se ėshtė caktuar komisioni pėr vlerėsimin e propozimeve nė kėtė pėrbėrje: Tina Kajdanova, Stiven Shuk, Dejvid Blant ( pakoja e Ahtisarit), Rada Trajkoviq, otac Pavle, Marko Jakshiq , Milan Ivanoviq, otac Sava Janjiq, Rangjel Nojkiq, Ceca Razhnjatoviq, Tomislav Nikoliq ( pėrfaqėsues serbė) Blerim Shala, Skender Hyseni, Ylber Hysa dhe Ulpiana Lama ( kosovarėt e Nexhmedin Spahiut). Haxhi Medrxha dhe Numan Baliq kanė refuzuar tė jenė anėtarė tė kėtij komisioni. Po e shihni se numri i pėrfaqėsuesve serbė ėshtė mė i madh por ende nuk ka arritur 2/3 aq as parashehė pakoja e Ahtisarit. Mė vonė ju shkruaj pėr rezultatet e konkursit. Kuvendi me aklamacion, gjithashtu ka vendosur t’i vazhdohet paraburgimi Albin Kurti pėr aq sa kohė nuk hyn nė pakon e Ahtisarit. Nė atė ēast kur tė bėhet pjesė e pakos, do tė jetė qytetari Republikės Demokratike me Pavarėsi tė Mbikėqyrur tė Kosovės me te drejtė pranimi nė Shoqatėn e Pavarur tė Papagajėve tė Filipineve, Konsorciumun e Kengurėve tė Australisė( Ambasadore e nderit, Kajli Minog e cila ėshtė magjepsur pas Astrit Haraqisė) nė institucionin financiar Bastorja pėr Garat e Qenėve nė Porto Alegre etj. Mendoj se ėshtė sukses i madh, pėr fillim.

E paharrueshmja Tina ,pėr fund, nė vend tė desertit:

Kėsaj radhe nuk do tė merrem shumė me Tinėn, jo se nuk dua, nė fakt vdes tė shkruaj pėr te por nuk dua ta pengojė, ėshtė duke e shkruar Kushtetutėn e Kosovės! Pastaj, ėshtė njė arsye edhe mė e fortė, tė gjithė ata qė janė takuar me te, mė kanė thėnė diēka……………………nuk guxoj t’ua them se ēka? Mė falni shumė!

Diēka pėr titullin:

Druzhe Azeme, kad vidim si ka qenė u tvoje vreme dhe si ėshtė sada nuk mund a da ne kazhem: AZEM VLLASI, O TUNGJATĖ JETA!
Lexues tė nderuar, besoj se nuk ma shihni pėr tė madhe qė po i pėrdori kėto fjalė nė gjuhėn serbe. Nė fakt , nga Epoka e Re mė kanė thėnė se pėr hirė tė Kosovės multietnike, mė duhet ta bėj kėtė ndryshe gazetės i kahet nėna! Po e respektoj.

6 prill 2007, Prishtinė Behxhet SH. SHALA
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio